THESPR0TI APO ÇAMËRI

Të vërtetat nuk kanë nevojë për demagogji, as për propagandë, ato vërtetohen me argumenta, me llogjikë. E vërteta dhemb vetëm një herë, kurse gënjeshtra dhemb përgjithmonë  sa herë e kujton. Përputhja e çështjeve me faktet dhe realitetin na shpie tek e vërteta. E vërteta është besim i njeriut, që bazohet mbi faktet e konstatuara, të vëzhguara, qofshin shoqërore, shkencore apo dhe fetare.  

Në kumtesën: “Përkatësia etnike ilire e fiseve epirote” të historianit, arkeologut Dhimitër Budina (Korçë, 1930-2004), i cili i referohet punimit: “Studime mbi historinë e Epirit” të dijetarit Nilson {Lars Fredrik Nilson suedez (1840-1899)}, shkruan: “Përfundimi i Nilsonit është se fiset epirote ishin barbarë (jo grekë), ashtu siç i quan Tuqididi dhe se ndryshonin nga ana etnike prej fiseve greke, prandaj ai e quan të përfunduar diskutimin në favor të tezës së përkatësisë ilire të fiseve epirote”. 

Çdo popull ka banuar dhe banon në hapësira territoriale të caktuara, atje ndërrton objektet e banimit dhe formohen fshatrat, qytetet dhe shtetet. Vendet e banimit janë ndërtuar në përshtatje me kushtet natyrore, ambjentet që e rrethojnë, me shijet dhe traditat, sipas përkatësisë popujve. Me përfundimin e vendbanimeve, vendosen edhe emërat, nëpërmjet të cilit shprehin domethënien që ata e dëshirojnë.  

Kështu kanë vepruar edhe banorët e lashtësisë të fisit thesprot, të cilët e quajtën rajonin e tyre Thesproti. Këto veprime janë të njëjta për çdo popull, pavarësisht nga afërsia apo largësia mes tyre, gjithashtu popuj me afërsi kufijsh, së bashku kanë emërtuar edhe kontinentet. Toponimet e fshtrave dhe qyteteve në Thesproti kanë veçoritë e tyre, të cilat janë dukshëm të ndryshme dhe pa asnjë lidhje me qytetet në territoret e fiseve jo ilire.  

Shteti Grek, i ndihmuar nga Fuqitë e Mëdha europiane, që nga krijimi në vitin 1830 dhe sidomos në vitin 1913, me forcën e fuqisë, jashtë llogjikës dhe arësyetimit njerëzor, përfitoi territore të fisit ilir të thesprotëve dhe disa territore të fiseve ilire të kaonëve dhe mollosëve. Tjetërsimi i territoreve u shoqërua edhe me ndërrimin e toponimeve, për të siguruar qënësinë e tyre si tokë greke.  

Shteti Grek i ndërgjegjshëm dhe i sigurtë, se ato territore nuk ishin asnjëherë greke, vendosi, duke filluar nga viti 1927, ‘28, ‘29, ‘55 dhe 1961, të ndërroi toponimet e fshatrave dhe qyteteve të rajonit të Çamërisë, duke i emërtuar me toponime me shije dhe përmbajtje greke.  

Strategji dhe taktika të vazhdueshme për të siguruar asimilimin e territoreve të huaja, nëpërmjet ndërrimit të toponimeve të fshatrave dhe qyteteve nga njëra anë, dhe ndërrimit të emrave të personave sipas përkatësisë fetare nga ana tjetër, e theksuar kjo me emigrantët shqiptarë nga viti 1990 e në vazhdim.  

Këto operacione shteti Grek i ka arritur duke përdorur “bisturinë” e dhunës, forcës, largimin e dhunshëm të banorëve autoktonë të rajonit të Thesproti/Çamërisë gjatë gjysmës së parë shekullit XX-të dhe me anën e favoreve ekonomike, duke përfituar nga situatat e vështira politiko-ekonomike të shtetit Shqiptar në vitet nëntëdhejetë e në vazhdim.  

Strategjia e përdorura gjatë afro 200 viteve për asimilimin e territoreve shqiptare dhe të banorëve autoktonë të etnisë shqiptare, duke përfshirë edhe emigrantët hallexhinj, kanë arritur të jenë të suksesshme si rezultat i disa shanseve historike të cilat kanë favorizuar shtetin Grek. Asimilimi i popullsisë arbëroro-epirote është i njëllojshëm nga fqinjët tanë, nga veriu kanë qenë dhe janë sllavët, në jug ka vepruar dhe vepron shteti grek. Nga të dy këto shtete shoviniste, në sinkron janë shfrytëzuar besimet fetare, nëpërmjet dhunës fizike, përfshi dhunën ekonomike, politike dhe sociale.    

Mesjetën bizantine dhe osmane historia e ka vendosur në kornizat e zeza. Shekujt e mesjetës kanë lënë gjurmë gjaku, vrasje, djeg’je, shkatërrime. Plot dymijë vjet popujt europianë, sidomos më e theksuar tek popujt e Gadishullit të Ballkanit, kanë qenë nën thundrën e kuajve, shpatave, predikimeve fetare. Besimi ortodoks, si dhe besimi mysliman u shndërruan, si efekt i dhunës, nga besime në predikime hyjnore, në domosdoshmëri për të siguruar jetën, ekzistencën. Ana shpirtërore e besimit fetar u çvleftësua, u konvertua si mjet jetese në përshtatje me “orekset” perandorake. Besimi fetar u përdor me mjeshtëri kundër popujve të ndryshëm, nëpërmjet akteve të tmershme, përçudnuese, rrënqethëse. 

Njerëzimi sot duhet doemos të kujtojë masakrat e Perandorisë bullgare, despotatin serb, bizantinët në tërësi. Luftërat e Kryqëzatave gjatë qindvjeçarit të 11-të deri në të 13-in. Luftëra të Shenjta të krishtere për rimarrjen e Jerusalemit dhe Tokës së Shenjtë, kundër myslimanëve. Kryqëzata Albigjinisë kundër katarëve në jug të Francës. Kryqëzata e Veriut, Kryqëzata e Katërt me marrjen e Konstantinopolit, etj. Të mos harrohen shpatat, shigjetat, tradhëtitë, kurthet, pengjet, diktatet për konvertimin në islam gjatë otomanizmit. Të mos harrohen masakrat greke të kryera në jugun shqiptar si në luftërat Ballkanike dhe ato Dy Botëroret, as holokausti nazist.  

Të gjitha të kujtohen, jo vetëm si histori, por për të rritur përgjegjshmërinë se çdo jetë njerëzore duhet respektuar, nderuar, duke reflektuar seriozisht në mundësitë për të korigjuar dhe zgjidhur problemet e kaluara që vazhdojnë të shqetësojnë në progresin e zhvillimeve në tërësi të shoqërive njerëzore. Dhuna e ushtruar nga riti  ortodoks bizantin dhe besimi mysliman i  Perandorisë Otomane, çorientuan popujt e Gadishullit të Ballkanit deri në skajet e harresës së identitetit të vërtetë. 

Operacionet për ndarjen e Ilirisë dhe dhunat shekullore në emër të fesë, kanë ndikuar rëndshëm në konvertimin etnik të shqiptarëve, por thellë në ndërgjegjen e tyre rri e vluar dhe e ruajtur me kujdes prejardhja nga lashtësia. Kjo e vërtetë është konstatuar në Slloveni, ku banorët shprehen: “Ne jemi pasardhës të ilirëve, por jemi sllavizuar”. Realitete të tilla vërtetohen në të gjitha shtetet e sotme të Ballkanit që shtrihen në ish trojet e Ilirisë. Këto ditë u dëgjuan edhe në Maqedoni zëra që ndërgjegja i shpie në deklarime të identiteteve të humbura, pikërisht nga dhuna fetare e pushtuesve. 

“Dhuna serbe, dhuna osmane e kanë krijuar një “komb” të quajtur Makedonac e që në vetvete nga thellësia janë shqiptarë. Por, jo të gjithë makedoncat janë shqiptarë”…”Dhe një ditë ata, shqiptarët ortodoks mund ta thonë të vërtetën e tyre të lashtë e të tashme njëherësh pa frikë ….sepse ata janë rrënjët e lashta të gjakut tonë….iliro-arbëror-shqiptar….rrethanat ua kanë diktuar shumë gjëra të rënda. (Citim nga Fahri Xharra. Bashkimi i Shqipërisë 20.02.2018).  

E njëjta situatë është edhe me arvanitasit në Greqi, të cilët në kushte të caktuara historike, rrethanat ndikuan në tjetërsimin e identitetit të tyre nga arbërorë në arvanitas dhe sipas besimit ortodoks, të ndodhur në territorin e shtetit Grek, ku besimi ortodoks përcakton kombin, ata quhen kombas grek. Ortodoksët shqiptarë në trojet e tyre në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, thellë në brendinë e tyre shpirtërore po e ndjejnë se janë të gjakut arbëror, ashtu edhe arvanitasit do të vijë koha të ndërgjegjësohen, do ta tregojnë të vërtetën e prejardhjes së tyre (janë shumë arvanitas që e kanë shprehur, por vazhdojnë ti ndruhen “trysnisë” së ortodoksisë grke), e cila i ka rrënjët në territoret e lashtësisë ilire.  

Deri këtu kuptohen lehtë operacionet e thella të kryera nga sllavo-grekët në “ndërrimin” e gjakut të arbëroro-epirotëve, për ti pagëzuar në rracat e tyre, me synim zgjerimin e territoreve, përhapjen e sllavizmit dhe helenizmit, shuarjen e etnisë ilire. Institucionet ortodokse sllavo-greke, predikimet hyjnore i konvertuan nga predikime shpirtërore në egërsi fizike ekspansioniste, me thirrjet racisto-fetare. Krejt ndryshe ndodh me besimtarët shqiptarë ortodoksë të cilët janë të ritit lindor nën juridiksionin e Papës së Romës, rit të cilin e predikojnë edhe arbëreshët në Itali. Për këtë i referohem edhe thënieve të arbëreshit At Antonio Bellusci, i cili shprehet:”….. pavarësisht se nuk jemi ortodoksë nga pikëpamja juridike; kemi ritin lindor të etërve tanë të ardhur këtu nga Shqipëria dhe jemi nën juridiksionin e Papës së Romës prej 500 vjetësh, që na ndihmoi të jemi edhe sot me ritin bizantin ashtu si në Himarë e në të gjithë Jugun e Shqipërisë”. Ortodoksia shqiptare është tolerante, respekton fetë e tjera dhe nuk dikton as me propagandë dhe as me dhunë ndërrimin e feve të tjera. Shqiptarët  ruajnë vlerat e trashëgimisë etnike ku:” Kanuni ashtë kanu dhe feja ashtë fe. Punët e dame”, që kupton: Ligji është ligj dhe feja është fe. Shteti dhe feja i kanë punët të ndara. (Kanuni i Lekë Dukagjinit) 

Aktualiteti i sotëm, në referim të nismës së negociatave ndërshtetërore Shqipëri-Greqi, për të arritur marrëveshje dypalëshe për shtrimin, argumentimin dhe sheshimin e problemeve të krijuara nga e kaluara mes dy vendeve tona, tregon se frika ndaj të vërtetave, po arrin të vetzbulojë strategjitë ogurzeza të përdorura dhe të realizuara me anë të dhunës, të shoqëruara me mashtrime për ngjarjet makabre, çnjerëzore, të kryera në emër të përhapjes së helenizmit me çdo mjet. Ku është dëgjuar të masakrohet një popull dhe me urdhëra verbale të kërkohet  edhe shuarja e emrit të tij?  Çështë kjo urrejtje e tejskajshme? Ç’është kjo “fole grenxash” që helmon në vazhdimsi miqësitë mes popujve! 

Le të kthehemi tek toponimi “Thesprot”, i cilat i referohet një zone të caktuar dhe i përgjigjen identitetit të popullsisë përkatëse.  

Trajtesa merr shkas nga thirrjet abstrakte greke, që kërcënojnë shtetin Shqiptar për shuarjen, heqjen emrit Çamëri, nga çdo e shkrojtur. Toponimi “Thesproti” nën kupton njëherësh edhe rajonin e  sotëm që quhet Çamëri, rajon i cili është vazhdim i jugut etnik të Republikës së Shqipërisë, kufizohet në lindje me Republikën e Greqisë dhe nga jugu me Gjirin e Ambrakisë – Greqinë. Nga viti 1913, bën pjesë në hartën gjeografike dhe politike të shtetit Grek. 

Toponimi Thesproti, linguistikisht spjegohet si emërtim në etimologjinë shqipe. Kjo e vërtetë dihet, por ja që ka institucione shtetërore që të bardhën e bëjnë të zezë dhe anasjelltas. Kërkohet durim, shumë mend, dije dhe mundime që të arrish t’u ndërrosh mendjen se e zeza është e zezë dhe e bardha është e bardhë.     

Sipas Z.N.Myrto në studimin: “Studime arbanistike” shpjegohet: “Thesprotia vjen nga fjala shqipe thes-thesi (emër) ku përcaktohet vendi i tregëstisë, mbartjes së mallrave (protothes) ku lidhet fonetikisht me foljen e lashtë të thotishtes shqipe të parë, me bashkëtinglloren “th” e zanoren “é” (thes) që përkufizon të thënurit se ç’farë ka në thes, the, të thënurit për komunikim”. 

Duke vazhduar mendimet e mësipërme, kuptohet se emri “Thesproti” zbërthehet qartë vetëm në gjuhën shqipe, duke e ndarë fjalën në: “thes” e “proto”. Pa asnjë vështirësi arrihet në kuptimin e vërtetë të këtij emëri të lashtësisë dhe “gluhës” së ardhur prej pellazgjishtes: “Protothes”, ose thesi i parë. Fjala “proto” në të folurën e dialektit çam do të thotë e “parë”, së pari, në fillim.  

“Është një vend sa një grusht dhé, i mbuluar me shkëmbinj, hone e burime të ftohtë. Njerëzit që punojnë në këto vende ngjajnë shumë me tokën e tyre, janë të ashpër, të veshur hollë dhe hije rëndë”. Shprehet Tasos Vurkasi për Çamërinë dhe banorët e saj fisnikë të Thesprotisë.  

Qenia në atë pozicion gjeografik, kushtet klimatike, mikroklima, përbërja me elementë kimikë e organikë të tokës e nëntokës së Çamërisë, e kanë bekuar, duke e renditur atë në vendin më të parë të përfitimit të prodhimeve bujqësore, blektorale, fruti e vitikulturës, olivikulturës, shumëllojshmërinë e prodhimeve të detit. Të gjitha këto të mira natyrore të atij rajoni, ndihmuan banorët e fisit thesprot ta pagëzojnë edhe rajonin me emrin e pavdeshëm dhe tejet të goditur “Thesproti” ose “Protothes”.  

E thënë shqeto shqip: “Vendi i korrjeve të para”, i “vjeljeve të para”, i “mbjelljeve të para”. Vend ku bagëtitë pjellin dy herë në vit! 

Thesprotia, ku kanë shkelur perandori të tëra, perëndimore, lindore, veriore; vend gjeografik, me histori, me mite, legjenda, objekte kulti të rralla, të veçanta me vjetërsi parahistorike; është rajoni ku janë shpellat, vend strehimet pellazgike, vend i Pirro Burrit, qytetërimit ilir. Atje gjenden edhe gjurmët shkatërruese antinjerëzore të perandorive dy mijëvjeçare. Atje, në atë Thesproti, është folur pellazgjisht. Straboni në kapërcyellin para dhe mbas Krishtit, u ekzaltua nga gjetja e të folurës pellazgike e banorëve të atjeshëm dhe shkroi: “Në Thesproti, në kohën time jetonin pellazgë”.  

Shkurt, qartë dhe pa u nxituar, toponimi “Thesproti” është toponim shqiptar dhe aspak grek. 

Nëse sot, këta grekët aziatikë, të cilët nuk e njohin historinë e asaj zone (është e justifikuar sepse nuk është vendi i tyre), mendojnë se duke shuar toponimin “Çamëri” dhe zëvendësuar me “Thesproti”, sigurojnë toponimin grek. Sigurisht që gabojnë! 

Për të mos qenë shumë entuziastë, me këtë shkrim grekëve u tregoj se, edhe po u pranua nga shteti Shqiptar një “nënështrim” i tillë, për të hequr emrin Çamëri në çdo të shkrojtur, nuk kanë siguruar asgjë greke, veç zhgënjimit të tyre. Thesprotia me banorët e saj, është atje në atë hapësirë sa nuk mbahet mend në kohë. Është vendbanim i thesprotëve pellazgë, më pas i thesprotëve ilirë, epirotë dhe shqiptarë të Çamërisë. 

Diferencat në përcaktimin e identiteteve tregojnë intelektin, nivelin kulturor të çdo shoqërie, shkallën e zhvillimit mendor. Qendrimet ndaj identitetit pasqyrojnë vendin real dhe joreal që zënë shoqëritë njerëzore ndaj të vërtetave objektive dhe jo objektive. Shoqëritë e konsoliduara, me qendrime reale ndaj ngjarjeve kaotike natyrore e shoqërore, arrijnë me forcën e arësyes të veçojnë identitetin e vërtetë nga identitetet e “sajuara”. Ndërsa shoqëritë e pa konsoliduara, me qendrime jo reale ndaj ngjarjeve kaotike natyrore e shoqërore, nuk arrijnë të kuptojnë dallimin thelbësor ndërmjet identitetit të vërtetë me atë të “sajuar”. 

Shqiptarët e sotëm, ku përfshihen edhe çamët (të krishterë dhe myslimanë), trashëgojnë identitetin e vërtetë që përcaktohet nga vendi i banimit të etërve të tyre, brez pas brezi dhe aspak nga besimet fetare. Siç u trajtua, besimet fetare janë “sajuar” me fillimet e erës sonë. Popujt u janë përshtatur interesave jetësore dhe nënështruar diktateve të perandorive bizantine dhe otomane.  

Në trojet ish ilire, sot popullsia e etnisë shqiptare, është e përfshirë në tri fe krysore: katolikë, ortodoksë dhe myslimanë. Por nëse shtrohet pyetja se ç’farë identiteti kanë? Përgjigja është e menjëhershme “shqiptarë”; nuk shprehen asnjëherë të kombësisë sipas besimit fetar. Fatkeqësia e madhe qëndron se disa shoqëri njerëzore nuk arrijnë të dallojnë predikimin e vërtetë hyjnor që transmetohet nga çdo fe, me përdorimin e predikimit fetar për interesa jo shpirtërore, por vetëm për jetën fizike, jetën trupore nga shumica dërrmuese e institucioneve të caktuara fetare dhe shtetërore.  

Afro 500 vjet më parë kemi një thënie tepër kuptimplotë, e cila vërtetohet edhe në aktualitetin e sotëm, gjë që tregon se njerëzimi nuk “shpëton” dot nga kthetrat mbytëse të qeverisjeve shtetërore dhe fetare. 

Thënia: Kancelari i Suedisë, Oxentierne (1583-1654) me origjinë angleze, i është shprehur të birit: “Djali im, ti nuk e di se me sa pak mëshirë qeveriset bota”.  

Dihet, historia nuk shuhet, as mshifet (hided), nuk fshihet, nuk ka aftësi të shuajë as ngjarjet, as toponimeve. Thesproti apo Çamëri (rrjedh nga emri i lumit Thyamis) është i njëjti toponim dhe vërteton identitetin etnik shqiptar të rajonit nga lashtësia deri në shuarjen e jetës njerëzore. “Aziatikët” mund të shuajnë shkrimet e tyre me shkumës në dërrasat e zeza, por nuk arrijnë të shuajnë historinë e konsoliduar nga mijëra vjeçarë. 

           Zelli këmbëngulës për shuarjen emrit “Çamëri”, nuk arrihet me toponimin e saj të lashtë ilir “Thesproti”, por me që nuk e njohin historinë, shpreh gadishmërinë për ti ndihmuar në gjetjen e toponimit të rajonin, ashu siç i përgjigjet realitetit grek me këtë toponim: Në greqisht: η ντροπή της Ελλάδας”.  

Për të siguruar një njohje më të gjërë edhe jashtë Greqisë, nisur nga fakti se tabelat e fshatrave dhe qyteteve në rajonin e Çamërisë, janë edhe në gjuhën angleze, le ta pagëzojnë edhe në anglish: The shame of Greece”.   

Ndërsa në shqip ky toponim kuptohet:“Turpi i Greqi”.                            

24/02/2018

                                                          

Shperndaje ne
Updated: 25 Shkurt, 2018 — 06:20

The Author

Fahri Dahri

1 Comment

Add a Comment
  1. rastesisht e gjeta ket portal kombetar dhe me pelqen shume.
    nuk dua ta kritikoj asnje fe e etni,por nuk lejoj te huajte te abuzojn me origjnen,historin dhe fatin e shqiptarve.
    historia dhe realiteti nuk mohohet,dhe nuk behet per deshira feve etnive e qarqeve te caktuara,por per interesa kombi shqiptar.
    e veteta se qsmeria dhe trajet shqiptare u pushkatuan nga turku dhe imponimet e tje fetare,ku ne marrveshjet turko-greke te lozane zvicer 1923 ne mos gaboj daten,u firmos nga turqia me greqin,se banoret musliman jane turq dhe te behen kombinime me greket ne turqi.
    pra turku mohoje etnin e lashte shqiptate,dhe i beri si tura,ku greqia dhe serbia i duartrojiten turkut tradhtar patologjik i shqiptarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons