Dielli nuk më nxeh!?

Dielli mё nuk nxeh

Te gjithёve na prek jeta,na prek dhimbja, na prek loti, kur humbim njerёz tё dashur, njerёz tё zemrёs, zemra thyhet copash shumё herё gjate jetёs, shumё herё jemi gati me u shtri pёr tokё, me ju dorёzua kёsaj jete, por disi i mbledhim forcat dhe vazhdojmё me jetue ashtu tё pёrlotur tё thyer e tё vrarё, tё friksuar nё shpirt, se ç’do njeri si do tё takojmё nё jetё do tё na therё nё shpirt, me pabesi ,me tradhёti, me vepra tё kqia,

sa shumё nevojё kemi pёr pak dashuri, me na ngrit kurajot e guximin, me na ndalue lotin e dhimbjet, me na dhёnё pak frymё, pak shpresё, pak lumturi.
Frika e madhe nё shpirt, dhimbja mё nuk durohet, mbyllemi nё vetminё tonё, e cila ёshtё e vetmja mbrojtje, izolohemi nga bota e jashtme , dhe bota na bёhet shumё e vogel , e lumturia edhe mё e vogel , dielli mё nuk nxeh, lulet s’kanё aromё, jetojmё vite tё tёra tё plagosur thellё nё shpirt, mundohemi me fsheh dhimbjen ,
mundohemi me tregue sa tё fort jemi , gjithё kjo e ka burimin nga frika, atherё kur kemi shumё nevojё pёr pak dashuri njerёzore, atherё nga dhimbja e pabesia, strukemi si njё zog i vogёl, jeta nuk ёshtё e drejtё, ashtu si njeriu nuk ёshtё i drejtё, ashtu si toka nuk ёshtё e drejtё, diku fryn stuhi, diku bie tёrmet , diku kёrcet lufta, diku lulet janё tё vyshkura, diku as dielli kurr nuk nxeh,kjo ёshtё jeta e jonё, sa mё shumё dashuri e mirёsjellje , njё ditё tё gjithё do vdesim, njё ditё kёtё bote do ta lemё mbrapa siç e lanё gjyshrit tonё, nuk ja vlen me kalue jetёn me lotё e me dhimbje, nuk ja vlen me kalue jetёn me grushta abuzime , paqe dashuri e lumturi …

Shperndaje ne
Updated: 18 Shkurt, 2021 — 02:51

The Author

Coka Lutfi

Mesues matematike me UShTPunon si mesues mstemstike ne shkollat e mesme. Shkollen e mesme Pedagogjike Shkoder.

1 Comment

Add a Comment
  1. HEU, “DIELLI NUK MË NXEH!”EU, QIELLI TUK MË PREH; OH,NUK MË MREH; OUUUH,
    PO I NDIEJ THIRRJET E DESHMORËVE, PO I NDIEJ SHQIRRJET E KRESHMORËVE; PO
    I NDIEJ GJËMËT O ASHTAT TË SKELETEVË T’ÇLIRIMTARËVE; O,I NDIEJ RRASHTAT E
    NGELETËRVE TË FLIJIMTARËVE; ME NIP E NIPE, KE SHQIP E SHQIPE; SI VËLLA ME
    MOTËR, MBI TRA NË VOTËR; BABË E NËNË, SHKABË E GJENË; QË KANË SAKRIFIKUAR,
    DUKE U FLIJUAR; QË JANË BARIKADUAR,PËR TË NA ÇLIRUAR; O, ME GJAKUN E TYRE;
    OR,PËR PRAGUN SHËMBELLTYRE; DUKE RIFLIJUAR OREEE VETËN, EDHE JETËN; VËLLAU
    PËR VËLLA; MOTRA PËR MOTËR; TRAU PËR TRA; VOTRA PËR VOTËR;DUKE DHURUAR AH,
    DUKE U FLJUAR, VETËM PËR TA GËZUAR, DHURUAR,KURORËZUAR,URORËZUAR;LIRINË OR
    PAVARËSINË, DEMKRACINË;SI EDHE, MOS T’NA ÇFARROSUR,SOS KATRANOSUR;ME MBARË
    FAMILJEN; O,PËR TI NDEZUR, FENERDHEZUR;SIKUR NJË QIRI NË FUND TUNELIT;AUH,
    PIKUR ILIRI QË TUND BURGELIT, CUNGELIT;OUH,VETËM,VETËM, MBARË POPULLIKOMBI
    FARË RROKULL LOBI;TERË SHKRIP SHKRIPE FARË SHKRIPKAVRRIA;OUUUH,GJERË SHQIP
    SHQIPE,MBARË SHQIPTARIA; AHIII, NA THËRRASIN, NA PËRPLASIN OR,MBARË TROJET
    TONA; NËN PLOJET ZONA: OUUUH,NESE NUK PLOTSONI AMANETIN KRYLEGJENDËS MBARË
    KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE; DO TË JU MALLKOJË GJAKU EDHE PRAGU;OUUUH,DO JU
    SHKALLMOJË ÇARKU OR THARKU ZGRIPZVARE; NGA LUKURI ISHA KASTASTROFALË;AUUH,
    NGA DUKURI BISHA MË KANIBALË;ËËËH, NGA DUKURI BISHA MË KANIBALË!”MANI,USA.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. poet Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.