Shqipëria bën pa secilin nga ne , po nuk bën dot pa Gjergj Kastriotin

Në fillim të vitit 2012, me rastin e çeljes në forumin Zemra Shqiptare të rubrikës “Shqipëria bën pa secilin nga ne, po nuk bën dot pa Gjergj Kastrotin”, krahas emrave të nderuar që do të shpreheshin me zjarr për figurën e Skënderbeut, si Ismail Kadare, Neki Lulaj, Enver Bytyçi, Ilia Karanxha, Lis Bukuroca, Ndue Ukja, Sami Repishti, Fahri Xharra, Gjon Keka, Kozeta Zylo, Visar Zhiti, etj. Fotaq Andrea, duke goditur pseudo studiuesit që përpiqen të “çmitizojnë” figurën e Kastriotit të madh do të shkruante: Identiteti i kombit shqiptar është i lidhur ngushtë me figurën emblematike të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Në tërë kohërat, Shqiptarët e vërtetë kanë për flamur lavdie, krenarie dhe shqiptarie emrin e tij… Në ka pasë, në ka e në do ketë komb shqiptar, ai është i lidhur historikisht e përjetësisht si mishi me thoin me figurën e Skënderbeut, Heroit tonë kombëtar, është i mishëruar njëherë e përgjithmonë në vetëdijen tonë shqiptare, si dy krerët dhe dy flatrat e shqiponjës sonë, Gegëri e Toskëri, me dy dialektet e tyre kryesore të gjuhës shqipe, që bëjnë një e vetëm një… Po e përfundoj, vijon Andrea, me revoltë kundër atyre që cenojnë Heroin tonë kombëtar, nderin dhe lavdinë tonë, me fjalët: të gjithë ata që mohojnë Skënderbenë tonë janë të tredhur, të pjerdhur, antishqiptarë, pemë pa kokrra, gomarë pa koqe. Një revoltë e tillë u komentua gjatë nëpër forume.

(Fotaq Andrea, http://www.tiranaobserver.al/fotaq-andrea-studiues-dhe-zbulues-ne-fushen-albanologjike-antologjist-e-perkthyes-i-niveleve-te-larta/)

Shperndaje ne
Updated: 9 Mars, 2018 — 02:34

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Meqenese ne mesin tone jane kyqur shume elemente destruktiv e te cytur per te shkatruuar qdo hallke qe mbane te lidhur e te qendrushem kombin tone nder me te vjetrin ne keto ane, mendoj qe duhet te jete prioritet i prioriteteve mbrojtja permes ligjeve figurave dhe shum e shum vlerave tjera qe jane themeli qe i bene dhe qe qe duhet ti beje balle qfardo dridhjeve e furtuna ve nga indivi ,grupe te paguara apo shteteve armike qe kane qene historikisht dhe jane aktivizuar edhe sot te mohojne, vjedhin dhe duan ta shkaterrojne ose pervehtesojne vlerat tona historike shpirterore si dhe materjale e konmbetare te popullit dhe vendeve tona kudo qe ishim dhe jemi akoma .

Lini një Përgjigje te Shkelzen Zhuja Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.