PËRSE NA VËRSULEN NE, SHQIPTARËVE!?

Historia dhe filozofia na këshillojnë se “Perandoria Bizantine”, e cila me mashtrime dhe shtrembërime arriti të zërë vend me atë emërtim, mund të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë, në saje të aftësive mashtruese të caktuara të saj, për të mbështetur predikimin ortodoks grek të “Megalidhesë”. Termat “bizantin” dhe “Perandori bizantine” krijuan trashëgiminë për të konsoliduar karakterin gjoja grek të Perandorisë romake. 

Në tekstet historike të Mesjetës kjo perandori nuk është shikuar si bizantine apo greke. Bizantinët nuk kanë qenë kurrë grekë, as filohelenikë. Asnjëherë nuk ka qenë e helenizuar, por mësohet gabimisht, në kundërshtim me të gjithë përbërësit e qytetërimit grek (filozofisë, teatrit, sportit, arteve, shkencës, etj). Po ashtu, vetë emri “grek” është shpallur nën një persekutim të ashpër, përmes fuqisë politike dhe fetare. Perandorët bizantinë nuk kanë pasur lidhje me Greqinë. Vetë gjuha greke është shartim, gjuhë teknike e mësuar jo nga goja e nënës. Këto të vërteta  na thuhen edhe nga akademikët grekë. 

Akademikët grekë: “Greqishtja – gjuhë teknike dhe jo gjuhë e popullit”. “Nuk ka asnjë gjuhë greke që vjenë nga mijëvjeçari i dytë”. “Gjuha greke rrjedh nga shartimi i një dege indoeuropiane mbi një lastarë (syth) të huaj”. “Athinasit, të parët, e krijuan gjuhën greke dhe e përhapën me favorizim nga Aleanca e Dilos”. (Aleanca e Athinës me qendër faltoren e Apolonit në Dilo e bënë detyrimisht Athinën qendrën e takimeve të shumë qyteteve dhe ishujve). Para greqishtes flitej dhe shkruhej “gjuha, me alfabetin e së cilës është shkruajtur mbishkrimi Pellazgjik i Limnos e po ashtu mbishkrimet eteokretane. (Mbishkrimi i Limnos na jep të dhëna të sigurta historike për gjuhën e paragrekëve. Limnasit dhe etruskët janë e njëjta racë dhe me pellazgët e malit të shenjtë “Atos”, aty ku Tuqididi takoi nga afër pellazgët që flisnin të njëjtën gjuhë. Pellazgët kishin Dodonën si kryeqendër më të vjetër në Epir”. Eteokretanët (Eteokretanet, Iliada T 176-Eterit e Kretes, nga fjala “etas” – prindërit, autoktonët, më të vjetrit, gjuha e tyre ishte shqipja pellazge). Mungesa e gjuhës etnike çoi në përcaktimin e kombit mbi bazën e besimit fetar, ortodoksinë bizantine, gjuhë teknike që “mësohej në letër e nuk mbinte në buzët e popullit” 

Sipas M. Z. Kopidakis gjuha greke lindi nga shartimi i një bisku indoevropian mbi një trung jo grek.. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 23.- “Athinasit dhe te huajt që banonin në Athinë, saktë me propozim të këtyre të fundit, ndaluan nga një kohë e caktuar të shkruajnë Joniken dhe më vonë filluan të shkruajnë Atiken”. 

Në qytetet shumëkombëshe merr jetë thënia e famëshme e Isokratit se “Grekët janë ata që marin pjesë në shkollimin grek”. Shkollim para së gjithash do të thoshte të mësoje gjuhën greke”. M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 84 “Atikun e ashpër e pranoi më së fundi si gjuhë të parë dhe kisha e krishterë….” 

Perandori Herakli mbretëroi nga viti 610 deri 641, ai ristrukturoi Perandorinë dhe miratoi greqishten si gjuhë zyrtare të saj në vend të latinishtes.  

Në 1100 vite të historisë bizantine asnjë prej perandorëve nuk kishte origjinë greke, as i ardhur nga zonat me popullsi kompakte greke. Shumë prej tyre nuk kishin fare dijeni të gjuhës greke. Edhe Andronikos II Palaiologos, një nga perandorët e fundit, ishte me veshje jo-greke, quhet “Perandori i Romakëve”. 

Perandoria Romake ishte perandoria e ngritur dhe e qeverisur nga qyteti i Romës gjatë qindvjeçarëve të 6-të p.e.r. dhe të 5-6- të e.r. Këto janë dy datat që shënojnë fillimin dhe fundin e perandorisë romake: viti 27 p.e.r., fillimi i vitit të principatës së Oktavianit, me marrjen e titullit “August”, dhe viti 395 e.r. kur me vdekjen e Theodorit perandoria u nda përfundimisht në pjesën perëndimore (pars occidentalis) dhe atë lindore (orientalis). Fundi i Perandorisë Romake zakonisht është gjykuar 4 shtatori i vitit 476, kur perandori i fundit i Perandorisë Romake të Perëndimit, Romulus Augustus u hoq dhe nuk u zëvendësua. 

Perandoria bizantine vazhdoi mbi njëmijë vjet në mbretëri të ndryshme feudale, derisa përfundoi në 29 maj 1453 nga sulmet e perandorisë osmane. Vetë emri ”bizantin” u shfaq si ide e gabuar, e cila ka lodhur (shurdhuar) historinë e perandorisë. Banorët e perandorisë bizantine nuk i përkisnin askujt tjetër përveç Perandorisë romake, të themeluar pak përpara fillimit të Periudhës së krishterë. Krenarë për prejardhjen e tyre të krishtere dhe romake, popujt e saj e quanin veten Romaioi ose romakë. Emërtimi Roma Lindore shpreh qartë grupimin politik që përfshinte provincat lindore të Perandorisë së vjetër romake deri në vitin 476, kur vazhdonte të kishte dy perandorë. Roma lindore përdoret deri në fund të gjysmës së dytë të shekullit  VI, kohë që njerëzit ende vepronin e mendonin njëlloj me popujt e Perandorisë romake. 

Duke filluar nga shekulli  VII  ndodhën ndryshime të qarta, krahasuar me karakteret e mëparshme të perandorisë romake. Nisur nga ky realitet historianët e kanë cilësuar perandorinë mesjetare si Bizantine. 

Nocioni i dytë vjen nga emri “Bizant”, sipas një kolonie të lashtë greke “Megariane”, andej nga shekulli IX para Krishtit, me qendër në qytetin “Megare”, në anën evropiane, midis Mesdheut dhe Detit të Zi. Administrata dhe jeta social-kulturore e perandorisë u përqendrua në Konstandinopojë nga viti 330 deri në vitin 1453, kohë kur mbrojtja e qytetit nga Konstandini XI Paleologu u thye nga turqit osmanë. 

Konstandinopoja (Qyteti i Konstantinit) u themelua  në vitin 660 para Krishtit, me emrin Bizantion (shqip Bizantin) dhe vazhdoi të quhej me atë emër deri në vitin 1930 (Qemal Ataturku e quajti Stamboll). Në vitin 330 pas Krishtit, Perandori romak Konstandini  I themeloi kryeqytetin e ri të perandorisë dhe e quajti Nova Roma (New Romë), emri formal, zyrtar, i cili vazhdon të ruhet në titullin e patriarkut ekumenik. 

Që nga ndarja me Romën, Patriarkana e Kostandinopojës zë vendin e parë, si “primos inter pares” (e parë ndërmjet të barabartëve), në rendin e kësaj Kishe. Në fund, sipas ortodoksisë, skizma (përçarja) e vitit 1054 ndërmjet Kishës së Romës e asaj të Kostantinopojës, është pengesë në rrugën e mbajtjes së një koncili vërtet ekumenik. Mbajtja e një koncili ekumenik kushtëzohet me pjesëmarrjen e të dyja Kishave. 

Emri i Romakëve ka mbetur në manastire për njëmbëdhjetë shekuj, që nga krijimi i perandorisë në vitin 395 deri në shpërbërjen e shtetit nga osmanët në 1453. Prandaj ortodoksët e sotëm të Stambollit quhen ”rum”, pra emri ”Romios”. Futja e termave “Perandoria Bizantine” dhe “Bizanti”, është një nga gabimet më të mëdha të historisë. Nocioni “bizantin” nuk u përdor kurrë nga vetë banorët bizantinë të shtetit shumëkombësh romak.   

Disa nga perandorët me prejardhje Ilire ishin: 

Eleuterio, nga Nikopoli i Epirit (Prevezë), ishte peshkopi i 13-të i Romës dhe papa i Kishës Katolike, që e nderon atë si shenjtor. Ishte Papa ngaviti 175 në 189. 

Flavio Valerio Aurelio Costantino, i njohur edhe si Konstandini i Madh dhe Konstandini I (27 shkurt 274-22 maj 337), ishte një perandor romak nga viti 306 deri në vdekjen e tij. Alexios Komninos (shekulli I). Theodore II Doukas Laskaris (Nicea, dhjetor 1221-Nicaea,18 gusht 1258) ishte një perandor bizantin. Ishte mbreti i romëve nga 1254 deri në vdekjen e tij. Ai ishte gjithashtu një studiues, një filozof dhe një poet bizantin. Ishte i biri i Giovanni III Vatatze (nga i cili mori mbiemrin e parë) dhe Irene Lascaris (prej të cilëve mori mbiemrin e dytë). 

Të gjithë mbretërit romakë paraqiten të veshur me kostume jo greke. Në materialin që i referohemi (sipas artikullit që është bazuar në “Historinë e kombit grek” (botim i Athinës), paraqitet një listë e perandorëve të Perandorisë Romake Lindore me origjinën etnike të secilit. Janë paraqitur fotografi, mozaikë, monedha, dokumente, etj.    

Në atë artikull ilustrohen perandorë të ndryshëm dhe me titujt e tyre, ku në asnjë rast nuk janë të shprehura fjalët: “Greqia” ose “grekë”. Edhe në dinastitë e fundit të Paleologi dominojnë titujt: “Perandori i romakëve” dhe “mbreti i romakëve”. 

Origjina e vërtetë e disa perandorëve është fshehur qëllimisht, prej nga lindin dhe dyshime të arësyeshme. Theodore, i cili thuhet se është një avian (zog- sinonim:kur dëshirohet të përshkruajmë luftëtarët) me një emër tjetër dhe origjinë të panjohur. 

Romoorthodoksët mbështesin pozicione të ndryshme qesharake disa herë, të tilla si Ph.Koukoules në “analet e bizantintit- Shoqërisë Studimeve”, vol. E, i cili ishte i mendimit se emri Laskaris (Lascar, do të thotë “luftëtar”në persisht) vjen nga mësuesi, kështu dilte që i pari Laskaris sikur ishte një mësues!. Për perandorët e tjerë ka elemente kontradiktore, të tilla si për dinastinë Isauri, e cila raportohet se ka origjinë siriane dhe jo isakike. Përfundimisht, në çdo rast, historia njëmijë vjeçare bizantine nuk është paraqitur si një perandori greke dhe akoma më shumë nuk është as bartëse e qytetërimit të lashtë grek. 

Perandori Julian i Ilirisë, ishte perandor prej vitit 361 deri në vitin 363. (Juliani lindi më 332 dhe vdiq në vitin 363, ishte nipi i Konstandinit të madh). Perandori Justiniani I, lindi rreth vitit 482 në Tauresium, një fshat në Iliri. Xhaxhai i tij Perandori Justinian I, ishte një truprojë që arriti në fron pas vdekjes së Anastasit në vitin 518. Justiniani që mbretëroi nga viti 527 deri në vitin 565 konsiderohet si një nga perandorët më të rëndësishëm bizantinë dhe romakë. 

Titulli i zakonshëm, i sjellë (i trashëguar) nga të gjithë perandorët bizantinë, ishte:”Mbreti dhe monarku absolut i romakëve”. Justiniani i Madh ishte perandori i fundit, përfaqësuesi i denjë i Perandorisë së Romës. Shekulli VI mbizotërohet nga personaliteti i Justinianit, sundimi i tij shënon pikën kulmore të Perandorisë Romake të Lindjes. Personaliteti më i shquar historik i Kohës së Vjetër, sunduesi më i lavdishëm i Perandorisë së Bizantit. Perandoria Bizantine, e cila ishte një grumbullim multietnike i dhjetëra popujve, në fakt kurrë nuk fitoi një karakter solid (të plotë) grek, përkundrazi, fjala greke, pavarësisht se u identifikua me idhullin, në fakt është konsideruar, arrogante dhe fyese. 

Manuel II Palaiologos (27.06.1350-21.07.1425), cilësohet perandori i fundit bizantin. Ishte mbret i romëve nga 17 shkurti 1391 deri në vdekjen e tij më 1425. Diplomacia e tij arriti të vendoste marrëdhënie paqësore me turqit osmanë gjatë mbretërimit të tij, duke vonuar për rreth 50 vjet pushtimin e Perandorisë Bizantine nga osmanët. Manueli  II kujtohet edhe për shkrimet e tij teologjike. 

Dymijëvjetori i lindjes së Krishtërimit ishte një ngjarje e madhe, jo vetëm e botës së krishtere, por e gjithë popujve të botës. Shekulli  XX i gjeti përsëri kishat të ndara në të perëndimit dhe të lindjes, ndarje e pa justifikuar. Ishte kjo arsyeja e organizimit të një takim mes tyre, e cila u mbajt në 7 dhjetor 1965. 

Në prag të festës së dymijë vjetorit të krishterimit, Gjon Pali II thoshte: 

         “Dimensioni gjithëpërfshirës ekumenik i Jubileut të Shenjtë do të jetë i cekur (i deklaruar) në mënyrë të qartë me takimin e gjithë krishterë“. 

Ndërsa Athenagora, duke folur për mallkimin (përjashtimin e vitit 1054), në takimin e dhjetorit 1965, ndër të tjera tha: 

Një nga frytet më të mëdha të këtij takimi (7/12/1965) dhe përqafimit historik gjithësesi është heqja e mallkimit të ndërsjelltë”.: “Ky gabim në mes Kishës së Romës dhe të Konstantinopojës, duke imituar dashurinë dhe mirësinë e Zotit ndaj njeriut, na detyron për këtë arsye në rikthimin e paqes…” 

Aristokles Spyrou ishte pastor dhe dëshmitar i ekumenizmit. Lindi në një fshat të vogël të Epirit në kufi me Shqipërinë (1886 – 1972), (Tsaraplana -Vasiliko ndodhet 13,6 km në jug perëndim të Konicës). Ishte një kryepeshkop i besimit ortodoks grek që njihet nën emrin Athenagora. Zgjedhja e tij “Patriarku Ekumenik” i Konstandinopojës u bë në vitin 1948. Athenagora ka kontribuar në disa drejtime: për afrimin mes besimeve të krishtera; në pjesëmarrjen e vëzhguesve bizantinë të Koncilit II të Vatikanit; në përgatitjen e një (këshilli) sinodit pan-ortodoks; në anullimin reciprok të shkishërimit (përjashtimit) në mes të Romës dhe Kostandinopojës; në takimin historik me Papa Pali VI. Të gjitha sëbashku, ishin shpjegimi i vetëm i një dëshire të brendshme të ndezur për unitet që animoi (identifikoi) Athenagorën.   

          Mbasi u njohëm me disa aspekte të perandorive romake dhe bizantine, ku në krye të tyre ishin disa perandorë me prejardhje Ilire, dhe asnjë perandor grek; po kështu rezulton se edhe në perandorinë osmane, shqiptarët qeverisën me 39 kryeministra, për një periudhë prej afro 150 vitesh. Duke filluar me Gjedik Ahmet Pashën, Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare në vitet 1475-1479, deri tek Demat Ferit Pasha, kryeministri i fundit i perandorisë osmane (1919-1920). 

Të gjendur përpara këtyre fakteve historike tepër të rëndësishme, ku iliro-shqiptarët janë shquar për aftësitë e tyre tepër të veçanta në drejtimin e tre perandorive në dymijëvjeçarët e erës tonë, nuk e shmangim dot pyetjen: 

Pse ndaj shqiptarëve të shekullit XX dhe fillim shekullit XXI, shtetet fqinje dhe disa shtete kryesore të Europës paraqesin urrejtje, rezerva dhe sëbashku, herë drejtpërdrejtë dhe herë indirekt, krijojnë situata tejet të vështira, bile në disa raste u vërsulen duke i sulmuar deri në afërsi të kufijve shfarosëse? 

Çdo intelektual, personalitet i vendit apo i huaj, përpara këtyre qendrimeve tepër dyshuese, sigurisht mbetet i habitur. Për të dhënë një përgjigje të pa kundërshtuar, ka jo pak vështirësi, për faktin se ky popull mbart shumë ngjarje historike, sidomos gjatë dymijë vjeçarit të erës tonë. 

Historiani zviceran Dr. Aleksandre Lambert, e ka një përgjigje, por nuk i prek të gjitha shkaqet në përgjigjen e tij, konkretisht ai veç të tjerash shkruan: 

“… do t’ju flas për faktin se me përhapjen e klisheve (pengesave), këtyre ideve të rreme shumë herë të përsëritura me fyerje kundër shqiptarëve, askush nuk do mund t’u ndërrojë bindjen shqiptarëve për dinjitetin e tyre të shquar as edhe për identitetin e tyre kombëtar, për të cilin ata kanë të drejtë të jenë krenarë…. të flasish qëllimisht keq për dikë dhe pa argumente tregon se kemi të bëjmë me një vogëlsi shpirtërore që mbulon me turp atë që shpif, sidomos kur nuk ia njeh, por edhe më keq kur ia mohon vlerat një populli”. ”….. një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët, shqiptarët. Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif (уничижительный – përbuzës-FD) “turq” për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë”. 

Kjo është një përgjigje e vërtetë, megjithatë pyetja habitëse përsëri qendron. Përgjigja e plotë dhe e saktë, mendoj se do të jepet kur të “mbretërojnë” dy faktorë të jashtëm dhe një i brendshëm: 

I.- Faktorë të jashtëm: 

a). Kur në Europë të triumfojë arësyeja mbi forcën; 

b)-Kur institucionet fetare të tkurrin tentakulat (kthetrat) brenda predikimeve hyjnore. 

II- Faktor i brendshëm:        

a). Kur shqiptarët të drejtohen nga :“Burra shteti”. 

                            

Shënim:(*).- Në këtë shkrim janë shfrytëzuar: 

  • Pjesë nga artikulli “ΟΥΤΕΕΝΑΣΕΛΛΗΝΑΣΒΥΖΑΝΤΙΝΟΣΑΥΤΟΚΡΑΤΟΡΑΣ! Shkruar më 09.04.2009 nga Eleftherios Kimon.
  • Informacione të marra nga Da Wikipedia, l’enciclopedia libera. Janë shfrytëzuar të dhëna mbi Perendorinë romake dhe bizantine si dhe për disa prej perandorëve, të cituar në këtë shkrim.
  • Nga gazeta “Lexo.al”, dt 1.07. 2016, Artikulli: ”Akademikët grekë: “Greqishtja- gjuhë teknike edhe jo gjuhë e popullit”
  • Sugjerimet e dashamirësave janë të mirëpritura për të siguruar informacione të mëtejshme lidhur me dinjitetit dhe identitetit e padiskutueshëm të etnisë pellazgo-ilire të shqiptarëve, arbëreshëve dhe arvanitasve. Po ashtu të arrihet në ndikimin e zhdukjes së alibive dashakeqe të të huajve ndaj gjithë shqiptarëve.  

Itali, më 06.03.2018.-                    Fahri Dahri

Shperndaje ne
Updated: 9 Mars, 2018 — 02:59

The Author

Fahri Dahri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.