Libri i artë etrusk në muzeun bullgar të Sofjes

“Unë nuk e dija që ishte polemika aq e madhe për rolin e madh të gjuhës shqipe për ndriçimin e gjuhës etruske dhe që kishte aq shumë shpjegime të qarta për këtë – shkruan Zacharie Mayani në librin e tij “Les étrusques commencent a parler“, Paris 1961.

”Por si duket vullneti nuk ishte që të zbardhet e vërteta që vetëm nëpërmjet të shqipes i jepet dritë etruskishtes së “humbur” që nga fillimi i Perandorisë së Romës. Sa ka kundërshtarë ndër ne (ne vetëm nga principi i caktuar antivetvete) ka, po aq edhe ndër të huajt. Interesant, nuk e duan të vërtetën dhe “studimet për shpjegimin e etruskishtes u harruan“ -thotë Mayani.
Etruskët flisnin shqip, e flisnin shqipen e kohës. Ju kujtohet, më lart e shkrova që Edouard Shneider thoshte që gjuha etruske lexohet vetëm me shqipen e vjetër; shikoni në këta rreshta të librit të Zacharie Mayanit “Çelësi i fjalës e asaj enigme ishte e kryera e foljes ilirishte, pra etruske dhe shqipe:shoh -pava”.
Pra, në shqip, prapashtesa -va është e kryera e shumë foljeve, blej -bleva, shoh -pava, laj -lava, qaj -qava.


Miq të lashtësisë së kombit tonë, e vërteta është në duart tona. Të vërtetës duhet që t`ia japim edhe krahët që ajo të fluturojë rreth e për rreth globit.
Një lajm nga Sofia e Bullgarisë shkruan se është gjetur Libri më vjetër shumë faqesh në botë- në gjuhën e humbur Etruske. Libri i ka 6 fletë të lidhura , të arta, dhe të ilustruara me një kalorës , harpë dhe ushtarë.
Libri është i shekullit 6-të para epokës së re. . Libri është autotentifikuar nga ekspertë e bullgar dhe ata të Londrës
Deri sa lajmëtari BBC (http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/2939362.stm ) thotë libri është në gjuhën e harruar etruske (in the lost Etruscan language ) Mayani na shpjegon se gjuha etruske nuk ka humbur se ajo lexohet nëpërmjet të shqipes

Kurse dorëshkrimin që e shihni ,është dy mije e pesëqind vjet i vjetër , i gjetur para 60 viteve në brigjet e lumit Struma ne Bullgari.

Fahri Xharra,11.03.18
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 11 Mars, 2018 — 05:27

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. engjell xhaferaj

    Respekt per punen e palodhur ne dobi jo vetem te historise se Kombit Shqipetar por ne interes te zbulimit te te vertetave qe na jane fshehur per mijra vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.