Letërsi Kombëtare: KUR TË THIRR ATDHEU

Poezia ime që është përfshirë në Antologjinë “KRESHNIKU I LIRISË” pëgatitur nga poeti Nehat Jahiu 2018

KUR TË THIRR  ATDHEU
(Ismet Jasharit-Komandant Kumanova)

Eh,seç kullon bajraku
At’ të kuqin gjak!
Nga rrebeshi i topave
Granatave breshëri
N’të lashtën Dardani
Nuk mposhtet jo
Djalëria shqiptare
N’Bajrak të Luzhnicës
Pa marrë hak,
Asesi Bajraku nuk bie
Furtunave gjoksin ua vë
Bashkë me Kleçkën si një
Valvitet si i ka hije
Komandant Kumanovës
Ç’i është ndezur dejve
Ai i kuqi gjak
Kërkon të ndjejë
Sadopak…
Aromë Shqiptarie!
Në altarin e atdheut,
Në Luzhnicë, trimi bie
Po në altarin e atdheut
Bashkë me të
Edhe shumë të tjerë
Aty kishin rënë
Dita qe e murme
Nata qe pa hënë
Për fjalën e dhënë
Lidhur besa-besë,
Një për të gjithë
Të gjithë për një!
O të rrojmë të lirë
Pa zgjedhën e shkjaut
O si i ka hije trimit
Për atdhe të vdesë!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 13 Mars, 2018 — 18:45

The Author

Kasam SHAQIRVELA

1 Comment

Add a Comment
  1. AAAH,KUR TË THIRR ATDHEU;KRAAAH,KUR ZË SHQIRR ATKREU;OUUU,THIRRJA DHE SHTRIRJA,SI HURAGAN,BURRAGJAN;OH,SI
    VULLKAN,OR SI KULLGJAN;DUKE GODITUR,TRONDITUR;QË TË SHTATË PALË NËNTOKË,DHE MBITOKË;ORIII,NËNËLOKË;PORSI
    EDHE,LARTË MË ZJARRTË,QË TË SHTATË PALË QIELLI;BASHKA,DASHKA;TË SHTATË VALË DIELLI;DERI OOOH,NDERI,MU PRAN
    ALTARIT OUUU,TË SHQIPTARIT;MË TË ARTËS,MË TË LARTËS,MË TË ZJARRTËS;OUUU,TIME FLAKLË,SHQIME FALKË,MË TRIME
    DALKË;MU MË KRYTRIME RIGJALLËROJË,PRIRBALLËROJE;OH,NGA VARRI,NGA ZJARRI;KRYTRIMI,HYHIMNI;RIZGJUAR,RISHTRUAR,
    VARRI OUUU,ZJARRI,DUKE SHARTALLUAR KRIMIN,DUKE VATRASHTRAUR HIMNIN;PËR SHTATË COPAT TË NDARA,SHTATË RROPAT E
    ÇARA;DUKE RUZGJUAR,RRISHTRUAR,OUUU,TË SHTATË KONTINENTË,GODITË TËRMETË;OUUU,TEK RIGUFOJË,RITRIUMFOJË,HEEEJ, RIGJALLËROJË,RIBASHKOJË;OUUU,TË SHTATA,ASHTA,RASHTA,OOOH,MË TË LASHTA,DASHTA,SHTATA,RRASHTA;OUUU-ORE,MBARË
    GLOBËTARE,MBARË KOMBËTARE;TERË NENËN ME GJUHËN,KRENËN MË GJENËN,QË RUHËN;O DHE,BABËN E KOMBËVË,OUUU,SHKABËN
    E GLOBËVË;QE SI PËRJETË MOT,HEJ I MADHI ZOT;EDHE SOT,QË NA GJEGJKA NË TANDEMA,OUUU-ORE,PLOT,OH PLOT;PLOT ORE
    PLOT;GJERGJA MË ADEMA;AHIII,GJERGJA MË ADEMA;PËR LIRI,PAVARËSI,RIBASHKIM,RITRASHËGIM,RIATDHESIM,MBARË KOMBË-
    ËTARE,ORE OUUU,MBARË SHQIPTARE;OREEE HEEEJ,MBARË BOTËRORE,MBARË BREZORE,MBARË MË NJERËZORE!!.
    TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA,WANAQUE,NEW JERCEY,17 MARS 2018 20:04.USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons