Letërsi Kombëtare: THOTI I ATLANTIDËS FLISTE SHQIP

– Poezi sipas librave të Thotit nga Atlantida

Perëndia më bekoi  me  emrin, Thoti
Mua, krijuesin  Prijetar  të Numrave
dhe Teorisë së Relativitetit, shpiksin
e  Matematikës, e  të Kordinatave në
Fizikë  dhe  në  Astronomi, shpiksin
e ADN-së, shkrimtarin e 45 veprave
botuar  në pllaka të Esmeraldit. Mua
të besuarin  e Dhomave  të  Amentit,
Unë  krijuesi  i  “Këngëve hymnore”,
I  këngëve   të  dy  botëve  njerëzore
Perënditë ma dhanë çelësin  e  lirisë
Më zgjodhën  Perëndi  të njerëzimit
Unë kisha pirë tëra kupat e njohurive
 të zotave të tokës  dhe  të  gjithësisë.
Unë pyes, pse edhe pas 5 mijë vjetësh
vjetësh qytetërim pellazgo-atlantidë
ndalohet të  lexohem  nga  njerëzimi
vetëm pse unë vij drejt  e  nga shpirti
 Pellazgo-Atlantidë  e qytetërimi im!…
Kohë  e  shkuar,  kohë  plot  kujtime
më kthen në mëngjeset  e së kaluarës
agimeve  mitike  me  mjegull   e  shi
e mendja  më  lundron  nëpër  antikë…
Ç´farë të them  për Bijtë e Atlantidës
për stërgjyshërit e mi  të  Keorit  e  të
Undalit. Jam  Thoti,  Zot  i  shpallur
nga zotat e jetës dhe  të  vdekjes  dhe
Jam i  lirë  nga  vdekja  dhe  nga  jeta!…

  2
——————————————–
 
Jam Thoti ai urtaku në  Arkën e Noes
Ai që i që i shkroi të gjitha udhëtimet
Katër  motra  yll, bija  të  pellazgëve
atlantide, iliriote, Epirote  e dardane
Të shndërruar në abetare  të  para  të
njerëzimit, dëshmojnë  se unë Thoti
 flas Shqip dhe në shqip shkruaj libër
Botimi i librave  të mi  nëpër  pllaka
 Esmeraldi, më shndërruan në Libër
në  Kryeperëndi  të  tërë  njerëzimit!..
Këtë besim të perëndive  do  ta quaj
dhuratën  më  të  çmuar  të  botnave..
Jo rastësisht i fitova  çelësat  e  jetës
të  jem  i  lirë  nga   jeta  dhe  vdekja.
Vetë zotërat  më  zgjodhën,  Perëndi
Në Qendrën e pambërritshme,  mua
më  liruan  nga  Dhomat  e  Amantit
ku roje bëja pranë mistereve të botës!…
Jam Thoti jam dëshmitar i ngjarjeve
të mëdha, banor i gjallë i Atlantidës
Perëndia mua më deshi dhe m´i dha
çelësat  e  dy  botëve!Më  liroi  prej
jetës  dhe  vdekjes,  të  jem Krijuesi
Më i  plotëfuqishmi i Njerëzimit tuaj.
Jam  Thoti, kryeperëndia  njerëzimit
Keopsi  kur  vdiq  një  libër  timin  e
mori me vete, që ta ketë në përjetësi
si pasuri  të  botës  që  ai  i  përkiste!…
 
  3
——————————————–
 
Jam dëshmitar  i  mistereve të mëdha
Atlantida   dhe  banorët  e  saj, vajtën
në  përjetësi.  Unë   Thoti ,  kam  pirë
shumë  lëng  drite  nga  kupa e dijeve
dhe nga kupa  e  fshehtësive tokësore
Falë tyre unë i fitova  dy  botët  e  mia
Mençuria  ime   më   njohu,  Perëndi!
Vallja e vezëve dhe  gurëve  mbi  rërë
Kurrë nuk më  ka  pëlqyer, për  shkak
të betejës së vezëve në garë me Gurët.
Thoti,jo rastësisht jam poet e perëndi
se , Thoti flas shqip s’ka asnjë dyshim
Jam  Perëndi  i   Atlantidës  Pellazge,
ngrita Piramidën e Keopsit qytetërim
dritë  i  dhurova  të gjithë  njerëzimit!…
 
Rrustem Geci – Dortmund, 05.03.2018

Shperndaje ne
Updated: 18 Mars, 2018 — 20:17

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.