Shqiptarët e Tuzit, Plavës dhe Gucisë kërkojnë pavarësi kulturore, ekonomike dhe politike nga Mali i Zi

Shqiptarët autoktonë, që jetojnë të kontrolluar e të administruar keq nga shteti një-etnik, Mali i Zi, duan të organizohen e të ndërtojnë platformën e pavarësisë politike, kulturore e ekonomike nga shteti jo-demokratik i Malit të Zi, shkruan MekuliPress.info

Trevat historike të Plavës dhe Gucise, Tivarit, Tuzit dhe të Ulqinit, së shpejti do të shpallen “Republika e shqiptarëve në Mal të Zi”; Republikë apo bashkësi që do të kishte elemente shtetformuese në Mal të Zi. Shqiptarët janë hiq më pak se 15 për qind në këtë shtet jodemokratik. Projektligji nuk mundëson që simbolet kombëtare të përdoren edhe në ato zona ku pjesëmarrja e pakicave është nën nivelin 5%. Dhe kjo duhet të ndryshoj.

Shqiptarët nga trevat historike e etnike të Malit të Zi duan të gëzojnë po të njëjta të drejta që kanë serbët në Kosovën “shumetnike”, të banuar me 95% shqiptarë auokton. Këtu mungon e drejta për informim në gjuhën shqipe, në këtë shtet nuk ka shkolla të mjaftueshme në gjuhën shqipe. Në këtë shtet shqiptarët nuk janë të përfaqeësuar në institucionet publike. Papunësia e shqiptarëve është skajshmërisht e madhe. Pastrimi etnik është në fazën përfundimtare. Asimilimi përmes gjuhës sllave është pathuaja i kryer. Identiteti shqiptar është në zhdukje e sipër.

Andaj, shqiptarët në Mal të zi sot e thonë hapur: Edhe ne jemi pjesë e kombit shqiptar. Në jemi pjëse e kombit të ndarë nga Tirane, Prishtina e nga Shkupi. Ne nuk jemi malazezë etnik, nuk jemi as boshnjak e as serbë: Ne duam shkolla fillore shqipe, duam shkolla të mesme e universitet në gjuhën shqipe, duam punësim, siguri dhe njohje e respekt për identtetin tonë shqptar./MekuliPress/

Shperndaje ne
Updated: 18 Mars, 2018 — 20:16

The Author

Brahim Avdyli

DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)... Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike... Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; -"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; -"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; -"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; -"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997; -"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999; -"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; -"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; -"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; -"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; -"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; -"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; -"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; -"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; -"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013; -"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; -"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017. “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019. Tani, pritet të botohet vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019... Janë të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë... Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë... Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht. Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i disa organizatave të tjera. Këto poezi lirike janë nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...

3 Comments

Add a Comment
  1. Ide shum e qëlluar edhe pse e vonur. Momrnti i fundit çë Shqiptaret të ndërmarrin dishka për mbrojten e substancës kombëtare.

  2. I pershendese te gjithe vllezrit e moterat e mija te tuzit dhe pllave e Guci,per pavaresi ,kjo tregone zgjimin e ndergjegjes kombetare . Urime,urime dhe suksese ne rrugen tuaje te pa ndalshme drejte lirse , e pavaresis ju faleminderit . Ny 3/21/18

  3. HEU,SHQIPTARËT E TUZIT,PLAVËS DHE GUSISË KËRKOJNË PAVARËSI;EU,SHQIPTARËT EDHE
    MAQEDODNISË DHE ÇAMËRISË KËRKOJNË PAVARËSI;OUUU,PËR DITËN E PRANVERËS OOH,PËR
    DRITËN E KRAHERËS,21 MARS 2018 PËR HIR TERË NGRIR PARALAMENDI-TRALARENDI O NË
    PRISHTINË-PRISHTGRINË;QË NGA SERVILËT,DEBILËT,STERILËT;RUSO-SERBO-GREKË;OOOH,
    PUSO-GJËRBO-VDEKË;QË NËN DHUNË,PËRSDHUNË;DHUNUAN,PËRDHUNUAN,TERRORIZUAN,OOOH,
    HORRORIZUAN;TË VETMËN SHPRESË VETËVENDOSJEN,VETËM SE GARANCIONE TERKOMBËTARE,
    NDËRKOMBËTARE,DONTE TË MBRONTE;FALJE PA NDALJE;APO,FERR SHITJE,TERR SHKITJE, OH,AFRO 10 000 HEKTARË ÇAKOR-KULLË-HAJLË;AH,HORR-RULLË-GAJLË;NËN PRESIONE,OH,
    KONCESIONE,TË UA FALIN MALIT TË ZI-MALËSI;SE PAK U DUKËN AH,QE NA ZHDUKËN,MBI
    80% POR,KËRKOJNË,TENTOJNË,100% DHE KËTË TROHË KOSOVË DORËZOVË,HORRËZOVË,OUUUH
    QE NA ZBRITËN SHPRITËRAT NGA QIELLI,MBARË DESHMORËVE,THERRORËVE O,SHQIPTARISË
    DHE,NGA GJAKU EDHE PRAGU,VARRE MASIVE,MARRE MARRËZIVE,ZJARRE ZJARRMIVE,AHIII,
    QE PREKU,THEKU,BËRTHAMËN TERË GJAMËN E TOKËS,OOOH,LOKËS,EKSPLODOJË,DEPËRTOJË,
    NGA NËNTOKË,MBITOKË,OOOJ,NËNËLOKË;DUKE SHKUNDULLUAR,VRUSHKULLUAR;RIGUFI,OUUU,
    TRIUMFI;RINGRITEJ,RILINDEJ,LARTË MË ZJARRTË;PRAN ALATRIT TË SHQIPTARIT,OUUUH,
    DUKE GODITUR,TRONDITUR,TERË PARTINË,TERË TRADHTINË,NËN RRUFFE VETËTIMA,PRURË
    KËTE DHE;TERË ATDHE,PËR ATKRE;DUKE PËRHAPUR,TËRKAHUR;FLAKRUAR FLAKË VULLKANI,
    KRATËRUAR DALKA KULLGJANI,HURRAGANI;TERË TIME FLAK,DUKE SHYPUR,MBYTUR,OUUUH,
    KRIME NDALKË,SHQIME FALKE;DUKE FLAKRUAR,ZVARRSHKUAR;MU ATË SHTRIGËN,OOH,MË TË
    LIGËN,SHLLIGËN PLAKË;LUGATË RIGJUAR NGA VARRI,GUNGATE RISHKRUMUAR NGA ZJARRI;
    QE GJYQI I HISTORISË,PYRQI I MIZORISË;QË TRADHËTARIA,BARËBARIA;A PSE TRADHTON
    ATDHEUN,ATKREUN;NUK DO KËTË VEND,AS PËR VARR,QAS TRETË NË ZJARR,DUKE MBETUR,O
    TRETUR;SI MISH,TRISH,PËR SORRA OR HORRA;AS NË TOKË AS NË QIELL;AS ME LOKË,AS ME DIELL;VETËM,VETËM,AS TË GJALLË AS TË VDEKUR,QAS PËRBALLË RRAS TEK HJEKUR,O
    OUUU,NË PURGATORIN FERRIT;AHIII,NË MURGATORRIN E TERRIT;LE TË VUAJË,VUAJË;AH,
    SEPSE,TRADHËTUAN VËLLA ME MOTËR,PËR SHKA NË VOTËR;BABA-NËNË,O,SHKABË-GJENË,OH
    KRENË;DUKE FALUR,PA NDALUR,PËR BISHA,TRISHA,HISHA,KUAKAZIANE-KRAPATIANE,AHIII
    SERBEZË-KËRRMEZË-TANIBALË-KANIBALË;QË KURRË HE BURRË,NUK NGOPËN AS KOPËN OOOH
    ME GJAK O PRAG TË SHQIPTARIT;AHIII,ME GJAK OU PRAG TË SHQIPTARIT;PRANDAJ,OREE
    DEGJONI,PËRGJONI,THËRRASIN,BËRTASIN,SI PËRJETË MOT,EDHE SOT,HEEJ,MADHI ZOT,QË
    GJEGJI I TERË ATDHEU;GJERGJI-KASTRIOT-SKËNDËRBEU;BASHKA,DASHKA,HYREGEJNDARIN,
    OUUUH,ME ADEM KRYLEGJENDARIN;QE SHTATË COPAT,SHTATË RROPAT,GROPAT;OU RIZGJIMI
    RIHIMNI,PËR RIBASHKIM,RIATDHESIM,RITRASHËGIM;PËR RILINDJE,RINGRITJE,OUU,MBARË
    KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;TA RIKTHEJMË,RINGREJMË,FAMËN,NAMËN;VLERË,NDERË,OUUU
    MBARË BOTËRORE,MBARË MË NJERZORE,OUUU,VËLLAZRO-RIHIRO-FARË SHKRIPKA VËRRIA;AH
    PELLAZGO-ILIRO-MBARË SHQIPTARIA,OUUU-HEEEJ,MBARË SHQIPTARIA!!.
    TË FALA REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA,WANAQUE,NEW JERCEY,22 MARS 2018 00:25.USA.

Lini një Përgjigje te Tomorri Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.