Letërsi Kombëtare: Atdhe Geci- RRËFIM I REXHEP MALËS

Atdhe Geci: RRËFIM I REXHEP MALËS

– toka dhe liria, venbanimi im

Ky vend kaq i lashtë  e qytetërues
është vendbanimi im, i  gjyshërve
dhe stërgjyshërve të mi. Ky  vend
i lashtë me kulla  e  varreza, është
qytetërim i  tërë  brezave  shqiptar
Pse s´ngritemi, pse  nuk zgjohemi
armiku në  secilën  libër  e  ka  vu
pushtetin e tij  dhe  historinë  e tij.
 
Çlirimtar të nderuar të çlirimtares
populli  ynë  ka  besim  në  luftën
tonë, thika xhelatit  na  ka mësuar
të  ngritemi  mbi  plagët  e  marra
Shqipëri, nënëloke e gjitha trojeve
parzmore vullkani  e atdheut tonë,
plagë  e  kam Iliridën e Çamërinë,
dhimbja po më shqyen kraharorin…
 
Jam Rexhep Mala, bir  i Dardanisë
mençuria ime, pak  i beson paqes,
bisedimeve   dhe   marrëveshjeve
lufta me Serbinë do të jetë e gjatë
kemi  të  rënë  me  serbët. Në  një
mëngjes  në  Gjilan,  te  gjimnazi,
takova Skënderbeun! Po ti i thash!
Zgjohem tha, kur zgjoheni dhe ju!..

Atdhe Geci – Dortmund, 2018

Shperndaje ne
Updated: 31 Mars, 2018 — 10:39

The Author

Rrustem Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons