Dasma e Princit te Arberit

Andronika (Donika) Kastrioti ishte gruaja e Gjergj Kastriotit. Ajo ishte bija e princit të famshëm Gjergj Arianiti, njerit prej prijësve më të mëdhenj të luftës kundër pushtimit osman. Andronika ishte një dukeshë. Ajo lidhi kurorë me Gjergj Kastriotin, kryekapedanin e Lidhjes Shqiptare te Lezhes, dhe u bë princeshë. gruaja e parë e Arbërisë.
Më 23 prill 1451; dasma u zhvillua në Kaninë zgjati tri ditë, 21-23 prill. Për dasmën e këtij çifti të shquar të Arbërisë.
Thonë se Gjergji erdhi me 500 kalorës. Kënga dhe vallja buçiti dhe kalaja e Kaninës llamburiti nga pishat dhe fenerët e shumtë. Aty u bë shkëmbimi i unazave. Në Qishbardhë (Kishën e Bardhë) afër Kaninës, çiftit iu dha bekimi ungjillor. Më pas ceremonia vazhdoi në manastirin e Ardenicës, në afërsi të Lushnjes, dhe më pas në kalanë e Beratit. Populli buçiste e duartrokiste kudo ku shkelte çifti.
Më 26 prill 1451, atyre iu dha kurorëzimi në Berat.
Per shkak te gjendjes se luftes dhe te papriturave,qe vini her pas here,siq ndodhte zakonisht me turqit e pabes (edhe pse prijesi i tyre kishte ngordhur), megjithate Gjergj Kastrioti dhe ushtria qe ai drejtonte e dinin, i njihnin pabesit qe vinin nga perandoria osmane…ai dhe gjithe trupat e tij, ishin gjithmone ne gadishmeri.
Eshte dasma me e madhe qe njeh historia!
Sipas njhurive te mia,dasma u be me 21 deri 23 Prill te vitit 1451,kurse kurorzimi u krye me 26 apo 27 Prill te po keti viti.

Islam Idrizi.

Shperndaje ne
Postuar: 1 Prill, 2018 — 05:31

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons