Islam Idrizi: Nen thundren e okupatorit serb…(Shkrim Autorial)

(Shkrim Autorial)

Pas Demostratës se 27 Marsit të vitit 1989 ku fati deshi që unë të isha në ball të saj dhe të mbaja një fjalim të shkurtër,sigurisht me rekomandimin e shokëve pjesmarrës,si dhe grevës së përgjithshme të thirrur, drejtuar “Zejtarëve të Prishtinës” ( më vonë u shtri në mbar Kosovën e cila zgjati 4 deri në 7 ditë) ku dhe mbajta një fjalim në “Shoqatën e Zejtarëve Prishtinë” duke u shprehur se është e pakuptimt injorimi i juaj ndaj ngjarjeve dhe mos përfshirja e juaj…!?
Eshtë për tu shqetësuar, gjithë këto zhvillime në Kosovë dhe për rreth saj, dhe ju… vazhdoni të rrini indiferent…!?
Pas kësaj dhe shumë aktiviteteve tjera që unë zhvilloja nën hijen e LPRK-së, unë fillova të ndjej rrezikun seriozisht, përcillësha hap pas hapi,kishte edhe momente ku më ndalohej nga policia të futem në shtetitorën e Prishtinës.
Akoma më e rënd qe shpërbërja e kreut të LPRK-së Prishtinë! Kështu unë morra një vendim përsonal, të hapnja një dyqan këpucash në Hajvali,por jo për tu ndar nga qëllimi im.
Në verën e vitit 1990 unë isha për një vizit tek familja e Hamdi Rafunës i cili sapo ishte liruar nga burgu i Jugosllavisë, i mbajtur padrejtësisht vite më rradhë si gjithë të burgosurit tjer politik!
Në atë familje përveq ngrohtësis,mikëpritjes, takova edhe një shok, po të kesaj familje të mrrekullueshme, Shukri Rafunën, me të cilin gjeta një komunikim të shkëlqyeshum, sikur të ishim njohur apo lindur e rritur bashk në një familje! Pas disa takimeve unë i tregova për qëllimet e mia,akoma pa përfunduar mirë, mu përgjigj, gati jam më thuaj çfar duhet dhe çfar mund të bëjm!
-Pas kësaj ne u takuam edhe me disa shok tjerër besnik të Shukriut, Qerim Haxhollin, Arben Vitin, Remziun dajën e Arbenit, Suzana Zhujanin,me pas Fatmir Bislimin Kadire Rukovcin, Lulzim Gashin, Agimin (e vogel)Latifi etj. Me emra nuk i mbaj akoma edhe sot në mendje për arsye që koha e donte! Pasi u sigurova mirë, në krijuam grupin e parë duke u ndar detyrat që ishin si fillim kantakti me njerëz, sjella ndaj tyre, të ishin shumë e sinçert me qellim që pas dy apo tri herave të kemi mundësi edhe të shpalosim mendimet, me shumë kujdes të hapemi me ta, sepse na duheshin njerëz të rinjë, si fillim djem dhe vajza! Por, rezulltoi edhe më mirë se unë prisnja,për një kohe shumë të shkurtër na u ofrun shume njerëz të moshave të ndryshme!
Për tu shmangur zbulimit ne vendosëm si mbules të krijonim Këshillin për mbrojtjen e lirive të njeriut! Por,prap nuk mjaftoi, ne vum kontakt edhe me “Shoqatën Nëna Terezë” me qëllim të ndihmës që kishte nevoj çyteza e Hajvalisë dhe kështu edhe kishim mundësin të kontaktojm me qytetarët pa u kuptuar se çfar ne në fakt donim!
Më pas krijuam edhe një grup prej 4 vetash për “pajtimin e gjaqeve”, ngatrresave që ishin të pa numerta në Hajvali me rrethin!
Remziu ishte Student i fakulltetit të mjeksis,ai morri për sipër të merrej me “ndihmën e pare”, në të u paraqiten shumë vajza,kishte nga to… fshehurazi vinin për tu mos ndar nga shoqet! Më kujtohet një vajzë ikte nga dritarja fshehurazi pa dijen e prindërve vetëm e vetëm se donte të kontribonte edhe ajo në çlirimin e vendit.
Kurse në anën tjetër grupet po shtoheshin, secili grup kishte 7 deri 10 individ të gjinive të ndryshme! Përpjekjet që ne të stërviteshmi dhe përdorimin e armëve pa u vën re ishin të vazhdueshme,për një dyshim më të vogël ne reagonim shpejt dhe shumë siguri, duke i caktuar një detyr tjetër dhe për ta larguar nga kontaki me djemt e vajzat që po rrezikonin jetën, sigurin dhe familjet e tyre.
E gjitha kjo bëhej në kushte dhe rrethana shumë të vështira duke pasur parasysh se në Hajvali ishin të stacionuara trupat e njësis speciale të Jugosllavisë.
Pas lirimit nga burgu i Hakif Rexhepit, disi edhe u lehtesua puna jone, ai na u bashku ne fushen e komunikimit, pajtimit te ngatrresave dhe ne fusha tjera, pa dashur ta inkuadrojme ne stervitjet fizike sepse dyshinim se mos akoma eshte nen pergjim!
Do të vecoja një rast: Erdhi Suzana Zhujani dhe tha, babai i saj nuk do ta lejonte të merrte pjes në aktivitete, për të cilën ai nuk dinte asgjë, sepse Suzana nuk i kishte treguar! Pasi morra në tërsi biografin e kësaj familje, unë bashkë me Shukriun dhe Hakifin i vajtëm në shtëpi babait të Suzanës, na priti jashtëzakonisht mirë,pasi i tregova rrugëtimin tonë të përbashkët, biseduam hapur me të,ai më thot: Dëgjo mor djal, vërtet Suzana është vajza ime por, që sot kjo është edhe e juaja (Këtë nuk do ta harroj kurrë) dhe nuk do të ketë kurrë më penges nga ne.
Që nga ky rast, ai, me disa bashkëmoshatar, na u bashkua, kontributi i jashtëzakonshëm i Isa Haxhollin, Rrahman Zhujanit eshtë pamohueshum në përpjekjet tona!
Pati edhe levizje kundur nesh, si etiketime të ndryshme, janë enverist dhe gjëra të tilla,por ne i eliminuam një nga një me mjeshtri, ka shumë nga ata që sot e ulin kokën kur na shohin, rrin të heshtur,qëllimi i ynë, nuk ishte ti poshtronim ata-partit politike, në atë kohë në sken ishte LDK-ja dhe subjekte tjera, përkundrazi, ne ishim edhe njëfar sigurie për ta, sepse po vëzhgonim ditën edhe natën situatën, vendin ku po zhvillonim stërvitjet-aktivitetin!
Një natë ne kuptuam se prap ishin mledhur, prap si them kishin çfar behet, çfar do Islami me shok! Ne i zbuluam vendin shumë leht,shkuam në atë shtëpi,i zoti i shtëpis nuk donte të na lejonte të hynim në oden e tij!
Përderisa ju mblidheni për mua,ja ku jam, dhe shqip flasim, ne u futëm në dhomën ku ishin më shumë 20 veta, nuk dallohej asnjëri nga tymi i duhanit! Mbetën të gjithë të habitur, filluan të shikonin her nga unë, e her nga Hakifi e Shukriu!
Hë pse nuk flisni, ja ku jam, pa më njohur flisni, nuk ju shkon kështu si burra që jeni!
Ata vazhdonin të heshtnin! Shukriu ngriti grushtin mu të hunda e njërit, ne kishim kuptuar se ai po fliste më tepër, i thot: Ne nuk jemi komunist,e kupton ti domethënjën e grushtit, ai që shikonte grushtin e Shukriut e her fëtyren e tij mbeti, pa fjal, grushti na thërret të bashkohemi, të gjithë, si gishtat e dorës,të jemi grusht kundër jugosllavisë, jo kundër njëri tjetrit.
Si ky rast dhe raste te tjera kishim pothuajse çdo dite por ne dinim si te komunikonim ne cdo rrethan edhe pse ishim te rinje.
Të njëjten kohë nga shokët në Prishtinë, që më parë vepronim nën hijen e LPRK-se, dëgjova se do ikin disa grupe për në Shqipëri, për stërvitje ushtarake, nga Bajram Kadriu e Xhevat Qerimi,më pas takova edhe Shemsi Veselin dhe disa shok tjerë, unë përsonalisht jam kundër këti veprimi, është me pasoja,rrezikojmë edhe Shtetin Shqiptar etj.
Pa ju treguar se ne veq kishim kohë që po merreshim me një organizim të tillë, në Hajvali! Bajrami dhe Xhevati u pajtuan me mua, vet ata than se është e rrezikshme por, megjithëatë në do të shkojmë!
Fatkqsishtë, dolën parashikimet e mia, të gjithë ta që ishin në Shqipëri për stërvitje ushtarake, ranë në kurth, u zbuluan nga pushteti jugosllav.
Mjerisht, shumë nga ata u detyruan të iknin, ta lëshojn Kosovën,shumë prej tyre u burgosën, u malltretuan brutalisht, disa nga ta vuajn akoma edhe sot, nga të rrahurat shtazarake të pushtetit të asaj kohe!
“Por për fatin ton të mirë” neve nuk morrëm pjes në këto grupe, ne vazhduam detyrat tona por me një kujdes akoma më të shtuar.
Pas burgosjes së Shemsi Veselit dhe disa të tjerëve mua më dërgohet një mesazh “tronditës”nëprmes N.A dhe Z.H,të fshihem, apo të iki, sepse shokët nuk po mund ti përballojn turturat e njëpasnjëshme, ekziston mundësia e kapjes sime, edhe pse nuk isha në grupet e tyre!
Në anën tjetër vinin disa ftesa nga F. Emini! Sipas tij unë duhet të paraqitem në stacionin policor për konsultim!!!
Pastaj edhe dy thirrje tjera njëra e dërguar në (anunim) në shtëpin e dhënrit tim Sadik Burovcit që kishte për grua vajzën e axhës Haliden! Tjetra në shtëpin e Shukri Rafunës!???
Po në të njejtën kohë, morra vesh se po kërkohesha nga policia, më thanë njezit e lagjës së Veternikut, pas shumë kërkimeve ata-policia kishte gjetur shtëpin e vellait Naserit, vëllau me mjeshtri i ofron kafe, kurse në anën tjetër dërgon një fëmij në mënyr që unë të ikja nga shtëpia,Naseri u kishte thënë, Islami është jashtë, në Gjermani.
-Me të parë situatën, fillova të shqetësohesha shumë, më shumë për shokët dhe shoqet, bashkë kishim nisur një punë shumë të c’muar, e si ti lë vetëm tani.
Gjatë gjithë kohës kisha në mëndje ti iki, apo të rri, si do të jet e nesërmja, ishte gjithë ajo pasiguri?
Duke parë rrethanat, kontaktoj me Shukriun, vendosa jo të gjitha ti them, ka mundësi se unë të iki, për një kohë të shkurtër, gjendja ekonomike dhe disa rrethana tjera, më shtyjnë tu lë vetem!
Ishte jashtëzakonisht e vështir ti thoja pikërisht Shukjriut, i cili kishte refuzuar të merrte rrugën e mërgimit vetëm se unë e kisha kundërshtuar, kurse, pikërisht unë, që nuk lejova një gjë të till, po e bëja!
Më vinte shumë ´keq, sa as edhe sot nuk ja fali vetes.
Eshte nje pershkrim fare i shkurter i afro dy viteve veprimtari ne Hajveli!
Do te duhej vertet nje mjeshter i madh i botes se letersis, ti mblidhte gjithe ato mendime te bashkerrugtareve te mi dhe te behej nje permbledhje,nje pasqyrim i plot qe ka mbetur nga vitet e 90-ta ne posaqerisht ne Hajvali ku ishim grupi i pare ne tere Kosoven qe kishim marre nje hap sa te guximshum po aq te rrezikshem.
Une vazhdoj ti quaj keta TRIMA E TRIMERESHA edhe pse vazhdimishte refuzojn!
Kemi bere detyren thone.

Nga mergimi MIRENJOHEJE NGA ZEMRA nga une Islam Idrizi.

Shperndaje ne
Updated: 1 Prill, 2018 — 19:47

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons