Fahri Dahri: SUDETËT, ISTRIANËT, IZRAELITËT, ÇAMËT DHE MODELI PËR ZGJIDHJEN E “ÇËSHTJES ÇAME” (II)

Italia, Gjermania dhe Çekia arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e çështjeve të dëbimeve masive të popullsive të tyre (viktima të Luftës së Dytë Botërore), deklaruan dhe pranuan vuajtjet e shkaktuara ndaj pakicave kombëtare. Politika greke ndaj çështjes çame ka mbetur e pandryshuar, ajo i mbetet një logoje të paharrueshme, sloganit “Çështja Çame është inekzistente”, e shoqëruar edhe me absurdin e këmbënguljes për mos pranimin e uljes në tavolinat e bisedimeve. Shmangje të pa kuptimta, allogjike, por shprehin qartë frikën e humbjes nga ballafaqimet.     

Zëri i Shoqërisë Politike Atdhetare “Çamëria” (SHPAÇ), e cila u krijua në 10 Janar të vitit 1991, si dhe protestat paqësore të organizuara prej saj mbas vitit 1990, kanë ndikuar në sensibilizimin e problemit, kryesisht brenda vendit. 

Krijimi i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), fillimisht dha disa sinjale të pëlqyera në elektoratin shqiptar, lidhur me misionin historik të përcaktuar në programin e saj për çështjet kombëtare. Më pas euforia, fryt i demagogjisë elektorale, në ballafaqim me veprimet reale në zbatimin e programit të saj, krijoi disa devijime me ndikim të ndjeshëm për elektoratin, të cilat u shfaqën tepër të qarta në rezultatet e 25 qershorit të vitit 2017.  

  • Kjo parti nuk krijoi raport të drejtë ndërmjet programit të saj përpërfaqësimin Politik të komunitetit çam, dhe interesave të ngushta partiake, përkundrazi u vërtetuan interesa në favor të Gruppe vetë caktuara dhe personale. 
  • PDIU pranoi të bëhej pjesë e qeverisjes në situata të pa përshtatshme. Bashkëqeverisja e tyre, miratoi marrëveshjen e detit me Greqinë, realizoi censusin e popullsisë sipas kërkesave të qeverisë greke. Kur kjo parti duhej ti përmbahej rigorozisht paanshmërisë në qendrimet ndaj problemeve të lidhura me çështjet kombëtare.
  • Koha e kërkuar për shtrimin në parlament, në prag të zgjedhjeve elektorale, të miratimit të Rezolutës së “Çështjes Çame”, ishte jo korrekte. Ai veprim e lëkundi “çështjen çame” nga problem me rëndësi kombëtare, e ktheu në një çështje thjesht elektorale.
  • Përfshirja e “ÇështjesÇame” nëprogramin e Partisë Socialiste, ishte një hap i madh cilësor në lartësimin e ndërgjegjësimit kombëtar, veprimqë e detyrontemoralisht PDIU-në të ishte ndërtë parat për ta përshëndetur atë program, por nuk e bëri, pavarësisht se ishte program kombëtar dhe kushtetues.
  • Nuk duhej kaluar me aq papërgjegjshmëri deklarimi i dyshimtë që Rezoluta për “Çështjen Çame” e vitit 2004, “paprit e pakujtuar” ne pas ka qenë e miratuar, por vendimi i miratimit ishte “harruar” në sirtaret e shtëpisë të ish kryetarit të komisionit të jashtëm të Kuvendit. Në atë sesion kuvendor pritej miratmi i Rezolutës, mbasi ishte premtuar. Një ngjarje e madhe pas miratimit të përmendores së gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë (27 qershor 1944), por u deklarua mosmarrja në shqyrtim dhe shkopinjtë e goma vetë policisë gjakosën qytetarët paqësorë të mbledhur për të festuar ngjarjen. Zhgënjim, tallje, qendrime inferiore ndaj Probleme vekombëtare.Tek gjithë zgjedhurit-heshtje varri!   
  •  Dita përkujtimore e 27 qershorit 2017, një ritual i përvitshëm në Kllogjer të Konispolit, nuk u organizua. Drejtuesit përkatës të SHPAÇ dhe të PDIU-së, u angazhuan tërësisht me fushatën zgjedhore të 25 qershorit, veprim i diferencuar me prioritet zgjedhjet elektorale dhe “harresë” për përkujtimin e atyre që këto dy subjekte pretendojnë për përfaqësim politik. Si rrjedhojë, krahas “trysnive” dhe “bërrylave” politike të brendshme dhe të jashtëme në zgjedhjet qendrore, ndikoi edhe qendrimi i komunitetit çam, i cili me intelektin e tij natyror, ndoqi rrugën që ai gjykoi të drejtë. Ky ishte dhe mbetet një mësim i madh për besnikëri ndaj kauzës së tij, sigurisht për ata që duhet ta kuptojë.
  • Drejtuesit e kësajpartie, nukarritëntëveçoheshinngaatmosferatkorruptivetëpërdoruranëfushatatelektorale, por pranuanteorinë e “atyreqëkanëshumë para” dhejoafrimin e meritokracisë.

Të gjitha qendrimet e mësipërme dhe ato në drejtim të seriozitetit, etikës, respektit real ndaj kërkesave të zgjedhësve dhe cilësisë së kandidatëve të caktuar për tu votuar, në një masë të caktuar prishën dhe shëmtuan imazhin e seriozitetit ndaj përkushtimit të “Çështjes Çame”.  

●●●Kroacia

Dëbimet e dhunshme të mbas Luftës së Dytë Botërore të ndodhura me popullsitë sudete në Çeki, istriane në Kroaci dhe të popullsisë çame nga Greqia, kanë të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre. Ndërsa modelet e aplikuara për sudetët dhe isrianët, nuk janë plotësisht të përshtatshme për tu përdorur në zgjidhjen e problemit të komunitetit çam. Arësyet qendrojnë tek të veçantat që kanë mes tyre dhe konkretisht përmendim disa prej tyre: 
          a) Popullsia shqiptare e Çamërisë, u ballafaqua me egërsinë shteterore dhe kishtare greke, menjëherë me kalimin e rajonit etnikisht shqiptar, në favor të shtetit Grek në vitin 1913. Këtu filloi agresiviteti ndaj çamëve myslimanë. Ishte thjeshtë problem etnik dhe fetar. Banorët e Çamërisë ishin etni shqiptare dhe në vendin e tyre autokton. Rajoni pasdrejtësisht u shkëput nga gjeografia etnike dhe i kaloi shtetit grek me një popullsi historikisht ndryshe nga etniteti i çamëve. 
         b) Në rajonin e Çamërisë banorët etnikë shqiptarë përfaqësoheshin nga dy besime fetare, të krishterë dhe myslimanë. Dallimi tepër i qartë që mbajtën shteti dhe kisha greke, që në fillim të aneksimit të rajonit të Çamerisë, ishte qendrimi selektiv. Ndryshe u trajtuan çamët ortodoksë dhe ndryshe ishte qendrimi ndaj çamëve myslimanë (sqarojmë se çamët si të krishterët dhe myslimanët janë të të njëjtit fis). Ky qendrim nuk ishte i pranishëm dhe as i ngjajshmëm me popullsinë sudete dhe istriane. Në rastin e banorëve të rajonit të Çamërisë kemi qendrim racist etno-fetar, i vërtetuar me kundërvënie vetëm ndaj çamëve myslimanë. Dëbimet e banorëve shqiptarë autoktonë në Çamëri kanë qenë të vazhdueshme që nga koha e aneksimit të rajonit në vitin 1913. Kurse largimet e para masive u bënë në vitet 1922 -1925, para Luftës së Dytë Botërore (çamët në atë kohë nuk akuzoheshin për bashkëpunëtorë, por u dëbuan dhunshëm nën sloganin se ishin “turq”!. Largimet e dyta masive dhe të fundit ishin në vitet 1944 -1945, ku ndaj çamëve u realizua një gjenocid i vërtetë, me pretendimin bajat, tepër qesharak si bashkëpunëtor me okupatorin. Kur dihet fare mirë se mbi 700 djem dhe vajza çame u bashkuan me partizanët e ELLAS-it, në luftë kundër nazi-fashizmin për të Çliruar Greqinë. 
         c) Agresiviteti, urrejtja e shtetit dhe e Kishës Greke ndaj çamëve, nuk e ka fillimin, siç thuhet andej-këndej, në Luftën e Dytë Botërore, por siç u tha, ajo ka nisur nga viti 1913, kur Fuqitë e Mëdha të Europës padrejtësisht copëtuan trojet shqiptare. 

ç) Banorët çamë, ndryshe nga dy popujt e mësipërm nuk kishin lidhje etnie dhe territoriale me kroatët, italianët, çekët apo me gjermanët dhe as me grekët. Çamët ishin autoktonë në vendin e të parëve të tyre dhe asnjëherë të përfshirë gjeografikisht në territoret greke; ndryshe nga sudetët dhe Istrianët. 

  1. d) Gjeografikisht Çamëria (Thesprotia) lidhej nga veriu me fisin ilir të kaonëve, nga lindja me fisin ilir të mollosëve (sëbashku të tre ato fiset ilire nga shekulli V-IV para Krishtit formuan shtetin e Epirit), nga jugu sot kufizohet me Greqinë dhe në perëndim me detin Jon. Fisi thesprot, sot fisi çam, kanë qenë dhe janë një degë e veçantë e fiseve pellazgjike, kanë veçori në histori, në gjuhë, në kulte dhe në kulturë. Kanë ruajtur të folurit e vjetër të shqipes, si pasardhëse e iliro-pellazgjishtes.
             dh) Konkluzion i qartë dhe i pa kondestuar del se qëndrimi i shtetit dhe i Kishës Greke ndaj banorëve çamë myslimanë nuk është se paskan bashkëpunuar me nazi-fashizmin që nuk i lidhte asgjë, as gjenetikisht, as gjeografikisht, as ideologjikisht me italo-gjermanët, siç vazhdon të mashtrojë pala greke me lapsaxhinjtë e saj. Përkundrazi mbreti dhe qeveria greke e kohës, bashkë me kryekasapin Zerva, ishin nazi-fashistë dhe bashkëpunuan duke luftuar partizanët grekë. Këta të fundit (ELLAS) luftonin okupatorin për çlirimin e Greqisë. 

Çamët myslimanë u masakruan dhe u dëbuan pasi nuk ishin të besimit ortodoks dhe si të tillë nuk ishin të kombësisë greke. Dihet që shteti grek nuk ka pranuar dhe nuk njeh minoritet apo pakica të etnive të tjera, por pranon dhe njeh të gjithë ata që janë ortodoksë, me të cilët ka krijuar kombin Grek.  

Ndërsa çamët ishin me etni shqiptare dhe territori i tyre është vazhdim natyror i kufirit me shtetin “Amë”. Sipas palës greke, këto dy fakte nuk siguronin garanci për tjetërsimin e atij territori, në territor të ligjshëm dhe natyror të shtetit Grek. 
         e) Këmbëngulja e pandërprerë dhe me kokëfortësi e palës greke se: “Çështja Çame” nuk ekziston, lidhet vetëm me strategjinë e “Megalloidhese” e cila kërkon helenizimin e Shqipërisë së jugut, që ata e quajnë “Vorio Epir”. 

ë) Çamët nuk janë dënuar me  asnjë ligj për tu dëbuar, siç ishte rasti i marrëveshjes së Potsdamit dhe dekretetve Bernes për sudetët. Nuk ka as vendime gjykatash greke ku të jenë dënuar masivisht ish banorët myslimanë të Çamërisë. Alibitë e  mëpasme për dëbimin e çamëve, duke i përfshirë në Ligjin e luftës Nr.2636/1940 (në mënyrë absurde, shteti grek mban “de jure” në fuqi Ligjin e Luftës Nr. 2636/1940 dhe ligjet, pjella të tij, 4506/1966 e 1664/1998), kur ata ishin nënshtetas grek, janë përpjekje agonije për ti shpëtuar ndëshkimit për masakrat që kanë kryer. Megjithatë pala greke kohët e fundit është tërhequr nga mendimi se çamët i përfshinte Ligji i Luftës (në këtë kurth, fatkeqësisht ka rënë edhe ndonjë personalitet shqiptar). Ky manovrim bëhet pasi Ligji i Luftës po diskutohet për tu çfuqizuar. Me heqjen e këtij ligji, pala greke ndryshon qendrimin e deri djeshëm që çamët i përfshinte ligji, ndërsa sot po pala greke deklaron se nga kjo heqje ligji nuk përfshihen çamët. Çështja nëse përfshihen ose jo çamët, kuptohet lidhet me mos përfitim të të drejtave tyre për pronat. Edhe në këtë rast përballemi me alibitë greke për të mos pranuar dhënien e të drejtave çamëve.  

  1. f) Ndryshe nga istrianët, çamët ishin banorë autoktonë, nuk kishin dilema etnike, ishte popullsi kompakte e një fisi etnik shqiptar, me vendbanim të mirë përcaktuar gjeografikisht, historikisht dhe pa përzierje. Nëse banorëve çamë myslimanë, nuk do t’u mohohej artificialisht autoktonia në trojet e rajonit të Çamërisë nga ana e shtetit Grek, do dilte e qartë “shuarja” e pretendimeve për shtrirjen e helenizmit në Epirin shqiptar. Fakt ky që tmerron shtetin dhe segmentet e tjera të shoqërisë greke.

Përpara këtyre veçorive të theksuara të shkaqeve që kanë sjellë pasojat e dëbimeve masive, tek këta tre komunitete, ndreqja dhe korigjimi i veprimeve të palogjikshme, sigurisht duhet të ishin të njëjta, vetëm në atë që: “Secili popull lejohet jetojë vendbanimin e tij autokton”.  

Në këtë trajtesë u përqendruam edhe tek izraelitët, sepse ai popull për mbi dymijë vjet që ishte i dëbuar nga vendi, me anën e një deklarate (Deklarata e Balfourit(³)), arriti të realizojë amanetin e të parëve. Ata u kthyen nga ku ishin shpërndarë nëpër botë, u mblodhën në vendin e të parëve të tyre. Emigrimi i tyre ishte fat i hidhur dhe i njëjtë me banorët e Çamërisë, ndërsa rikthimin i çamëve, dëshiroj të mos jetë me afat aq të gjatë. 

Nuk do komentoj modelet e përdorura në këtë proces nga shtetet e tjera, sepse ka diferenca të mëdha.  

  • Përrastin e “Çështjes Çame”, kërkohet që BE-ja të ndërhyjë tek të dy shtetet (Greqi-Shqipëri) që në mënyrë të ndërsjelltë dhe në barazi të plotë, edhe kjo çështje të përfshihet në marrëveshjen që pritet të realizohet dhe që do finalizohet me nënëshkrimin e “partneritetit strategjik”mes dy shteteve. Një veprim i tillë lejon dhe tregon në fakt mbrojtjen e të drejtave të njeriut, bazuar në Konventat dhe Ligjet Ndërkombëtare. 

Nëse edhe pas kësaj përpjekje shteti Grek do vazhdojë me kryeneçësi tek slogani i “mos ekzistencës”, atëhere modeli i zgjidhjes Çështjes Çamembetet: 

realizohet ngritja e një komisioni me ekspertë paanshëm nga Bashkimi Europian”. Është e drejtë dhe detyrim kushtetues për Qeverinë shqiptare kërkojë sesion veçantë Kuvendin Shqiptar për dëgjuar realitetet e hidhura shteti Grek ka përdorur ndaj banorëve etnisë shqiptare trojet autoktone rajonin e Çamërisë, nga viti 1913 deri vitin 1945. Mbi bazën e dëgjesës, Kuvendi i Shqipërisë sipas rregullave, kërkojë bashkëpunim me BE- për ngritjen e një komisioni ekspertësh për studjuar dhe hetuar problemin e “Çështjes Çame”.  

përfundim, arritjet dhe konkluzionet përkatëse dërgohen bashku me Akt-akuzën Gjykatën Europiane Hagës 

Nëse do hulumtohet dhe studjohet me paanësi, sigurisht do të kemi konkluzione të drejta, do gjendet e vërteta po ashtu dhe koha për të dhënë drejtësinë e mohuar komunitetit çam. Vetëm kështu mund të arrihet në zgjidhen e “Çështjes Çame”, nëse vërtet kërkohet të vendoset drejtësi, siç deklarohet nga institucionet e larta të Bashkimit Europian.  

Banorët e rajonit të Çamërisë, si de juro dhe de fakto kanë të drejtë, ndërsa gabim e ka shteti Grek. Prandaj ka patur të drejtë filozofi  Volter, kur thotë: Është e rrezikshme kesh drejtë, atëherë kur qeveria e ka gabim”.   

          03/prill/2018.-   Fahri Dahri 

Shënim(1): Sipas Dhiatës Vjetër rezulton se Filistejtë kishin qenë tokën e tyre premtuar para se izraelitët vinin tek ata. 

Shënim(²): Raoul Pupo (Trieste, 1952) historian italian, profesor i historisë bashkëkohore Universitetin e Triestes, një nga njohësit mëdhenj fenomenit zhavorrave dhe eksodit Giuliano Dalmata.  

Shënim(³): Letra cilën ministri i atëhershëm i Jashtëm i Britanisë, Arthur James Balfour, 2 nëntor vitit 1917 i a shkroi Baronit Walter Rothschild, njërit prej emrave shquar lëvizjes cioniste, e cila u e njohur si “Deklarata e Balfourit”, inicoi një migrim hebre përmasave mëdha trojet historike palestineze 

Shënim (4): Citohet ky rast kamuflimi për kuptuar mashtrimet bëjnë politikanët. 

Shënim(*): realizimin e kësaj trajtese janë përdorur materiale ndryshme publikuara Wikipedia po ashtu dhe materiale botuara gazetat shqiptare. Me këtë rast falenderoj gjithë autorët cilëve u jam referuar. 

03/prill/2018.-  Fahri Dahri      

Shperndaje ne
Updated: 8 Prill, 2018 — 08:40

The Author

Fahri Dahri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.