Letërsi Kombëtare: E NGRE ZANIN

M’NDALET ZANI N’RE T’BARDhA

Zanin shqip nalt e ngre
nga pesha e kohës murtaj
a i kumbushëm ndër ne
s’kam forc vullkanin mbrenda ta mbaj?
sepse vin nga thellsia e tokës
bashk me Plisin e Bardhë
symbolin tonë mbi kryet
dhe Lisin e Madh t’epokës
qi lindën bashk me yjet!

Ky za jehon shum larg
si majë pirgu i kapet qjellit
aj timbrin e ka t’Atit Pellazg
kumbon udhes Djellit!
m’i çon ndër re t’bardha
andrrat e mija t’kristalta
qepallave varen si lot i ngrimë
për lirimin e shpirtit të dlir
ditve n’lutje prej perenish
kërkohet energji zemrash
por dhe bashkim dashnish
s’lejohet ma shenjim themrash!
n’trupin e lenduem ilir!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 16 Prill, 2018 — 17:39

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.