Shtypja dhe shkatërrimi i mbrojtjes ajrore serbe gjatë bombardimit dhe raketimit të NATO-s

Faza e parë e Operacionit Forcat Aleate, ishte shtypja dhe shkatërrimi i mbrojtjes ajrore jugosllave. I ishte dhënë prioritet sulmimit të forcave ajrore serbe dhe mbrojtjes antiajrore që në fillim të kampanjës ajrore dhe raketore. Por duke e pasur parasysh madhësinë dhe kapacitetet e forcës ajrore serbe, NATO pasi e shtypi dhe shkatërroi krijoi shumë shpejt supremaci ajrore. Mirëpo kampanja ajrore dhe raketore e NATO-s, vazhdoi për gjatë tërë kohës, madje në fillim ishin 30 caqe kundër mbrojtjes ajrore serbe, e ajo pothuajse u dyfishu në 58 caqe në fund të kampanjës.

Forcat jugosllave tentuan të luftonin në dy fronte, frontin kundër NATO-s( në luftë ajërore) dhe frontin kundër Shqipëtarëve( në luftë tokësore). Por praktikisht forcat serbe, treguan që janë fitimtare vetëm kundër popullatës civile dhe dështuan të fitonin luftën kundër NATO-s dhe kundër forcave ushtarake shqipëtare.

Harta 1. Pretendimet e NATO-s, për dëmtimin e kapaciteteve të forcës ajrore serbe.
Forcat ajrore të Jugosllavisë, në disa ditët e para të kampanjës ajrore dhe raketore të NATO-s, u përpjekën që të rezistonin kundër avionëve të NATO-s, edhe atë duke aplikuar tre mënyrat: Mënyra e parë-përmes ngritjes së avionëve serb në luftim ajror; mënyra e dytë- përmes shkrepjes së raketave tokë-ajër dhe mënyra e tretë-përmes artilerisë antiajrore.

I. Mënyra e parë-përmes ngritjes së avionëve serb në luftim ajror:
Jugosllavia kishte në përdorim rreth 60 MiG-21 dhe rreth 15 MiG-29, që kishin edhe raketa ajër-ajër, kurse në përgjithësi kishte 238 avion luftarak. Por disa burime japin shifrën prej 240 avionëve, prej tyre 17-19 MiG-29 Fulcrum, 64 MiG-21 Fishbed, 18 MiG-21E, pastaj 30 J-22 Orao, 25 G-4 Super Galeb dhe 50 Galeb, poashtu edhe 44 helikopter, prej tyre SA-343L Gazelle( 14 helikopter SA-341, 63 helikopter SA-341J, 90 helikopter Mi-8Hip-C dhe Mi-17 Hip-H), plus 3 helikopter Mi-14, 3 helikopter Ka-25, 2 helikopter Ka-28, helikopter ndërlidhës, 32 UTVA-66 dhe 14 Partizan.

Raketat ajër-ajër që posedonin avionët serb ishin shumë më të dobëta, në krahasim me raketat AIM-129 që përdorte NATO, e të cilat mund të goditnin avionin edhe jashtë pamjes vizuele. Një MiG-29, ka lëshuar një raketë ajër-ajër R-73( emri sipas NATO-s, AA-10 Alamo) kundër avionëve të NATO-s. Në tre ditët e para të përdorimit edhe të kësaj mënyre të mbrojtjes antiajrore të luftim ajror, avionët serb humbën përfundimisht shpresën, pasi pesë të tillë u rrëzuan. Pas kësaj forcat ajrore serbe pushuan të sfidojnë avionët e NATO-s, sepse bëheshin pre e lehtë e avionëve F-15. Nga 6 avionët serb që ishin ngritur për luftë ajrore, 5 prej tyre ishin rrëzuar, derisa në tokë ishin shkatërruar plotë 100 avionët serb.

Duke përfshirë më shumë se gjysmën e avionëve MiG-29 të shkatërruar e sipas disa burimeve deri 85% të tyre dhe disa MiG-21, poashtu edhe duke shkatërruar aftësinë e zhvillimit të operavioneve sulmuese kundër tokësore të aviacionit serb, gjegjësisht sipas gjeneralit Shelton u shkatërruan 20% të avionëve serb që mund të kryejnë sulme kundër caqeve tokësore. Edhe raporti i Ministrisë së Mbrojtjes Britanike, jep shifra të ngjajshme, duke theksuar që është e vështirë të dihet saktë numri i avionëve serb të shkatërruar, edhe për faktin që një numër i tyre kanë qenë në hangare që nuk janë pa, por së paku janë shkatërruar 7 MiG-29 që nënkupton rreth 50% të tyre, 12 MiG-21, 10 Super Galeb dhe 9 helikopter Mi-9. Poashtu edhe gjenerali Klark, thekson se më shumë se 70% të avionëve serb janë shkatërruar dhe rreth 40% të SA-3, një çerek i SA-6. Kurse më 10 qershor Departamenti amerikan i mbrojtjes theksonte që 85% e avionëve luftarak serb MiG-29 ishin shkatërruar apo dëmtuar rëndë, kurse MiG-21 ishin shkatërruar 24, gjegjësisht 35% të forcës totale.
Po ashtu supremacia e NATO-s, u arrit edhe duke ia shkatërru ajroportet e forcave Serbe si dhe avionët e saj, por edhe nga ana tjetër përdorimi i avionëve nga NATO, në lartësi që mbrojtja artilerike antiajrore serbe nuk mund ta arrinte.

II. Mënyra e dytë- përmes shkrepjes së raketave tokë-ajër:
Serbia nuk kishte sistem modern të mbrojtjes ajrore dhe as kapacitete të mëdha, por kishte numër të madh të aseteve që mund t’i shpërndante efektivisht dhe ta vështërsonte ekstremisht për t’i shënjestruar, e veçmas nëse ato nuk lëshojnë sinjale radari( mbahen fikur radarët) që të mund të shënjestrohen nga raketat anti-radar. Sipas vlerësimeve të NATO-s, në fillim forcat armike( serbe dhe jugosllave), kishin rreth 100 sisteme raketore tokë-ajër( SAM) përfshirë me raketat SA-2, SA-3, SA-6, SA-7, SA-13, SA-14 dhe SA-16. Sistemin e raketave antiajrore SAM, prodhim Sovjetik, Jugosllavia e kishte: 3 batalione SA-2, 16 batalione SA-3 dhe 5 regjimente me nga 5 bateri secila SA-6, pra në total 25 SA-6 dhe 100 makina të montuara në to SA-9 dhe disa SA-13 dhe një bollëk të raketave antiajrore të krahut, diku 1850 armë artilerike antiajrore.
Gjegjësisht sistemi i mbrojtjes antiajrore serbe i kategorizuar në:
1. Sistemi strategjik kishte 24 njësi gjuajtëse SA-2( S-75 Dvina ose Guideline) që ishte sistem i vjetër, 16 njësi gjuajtëse SA-3( Perchora-M ose Goa) dhe kishte 60-80 makina lansuese SA-6( 2K12 Kvadrat ose Gainful).
2. Sistemi taktik, i përbërë nga 113 deri 130 SA-9( 9K31), 17 SA-13( Strela 10 Gopher).
3. Sistemi portabël i këmbësorisë, i përbërë nga 850 sisteme prej tyre 500 Strela 2M/ASA-7, 230 9K310 SA-16 dhe SA-18, e këto dy sistemet e fundit janë tejet efikase.

Në natën e parë të sulmeve të NATO-s, mbrojtja ajrore serbe ka shkrepur disa SA-3 dhe SA-6, kurse në natën e dytë kanë shkrepur 10 raketa SAM. E që sipas raportimeve të pilotëve të NATO-s, mbrojtja kundër ajrore serbe, ka shkrepur 3 herë më shumë raketa tokë-ajër dhe ka gjuajtur me artileri anti-ajrore sesa në rastin e Operacionit Desert Storm, e që forcat serbe arritën shumë më pak sukses sesa forcat antiajrore irakiane. Specialistët e mbrojtjes ajrore Jugosllave muaj më parë, para Operacionit Forcat Aleate, ishin takuar në Bagdad me palën irakiane, e që bashkëpunimi mes tyre ishte shumë më i gjatë. Bagdadi kishte blerë disa paisje të Sistemit të Integruar të Mbrojtjes Ajrore Jugosllave, gjatë luftës së ftohtë pra para fillimit të Desert Storm. Po ashtu Iraku kishte ndarë inteligjencën me Beogradin në lidhje me taktikat e shtypjes së mbrojtjes ajrore të armikut, përvojat dhe rekomandimet.
Duke e bërë mbrojtjen antiajrore serbe më pak të rrezikshme për avionët e NATO-s, dikur kah fundi i muajit maj, filluan të përdoren edhe më shumë bombat pa dirigjim, ku diku rreth 4000 bomba të tilla ose 30% e municionit total u përdorën, sidomos kundër caqeve të ushtrisë jugosllave në Kosovë. E që më 27 maj, shkaku i përdorimit të avionëve me bomba pa dirgjim, mbrojtja antiajrore serbe shkrepi më shumë se 30 raketa tokë-akër, pas një muaji heshtje e që për gati një muaj filluan të bëheshin shkrepje të tilla. Mbrojtja kundër ajrore serbe, nuk mund t’i ndalonte avionët e NATO-s, ajo as nuk vehej në funksion, sepse rrezikonte të shkatërrohej tërësisht.
Nga raportet e pilotëve të NATO-s, forcat antiajrore serbe kishin shkrepur pothuajse 700 raketa, prej tyre 266 SA-6, 174 SA-3, 106 nga sistemi portabël i këmbësorit, dhe 126 tjera nuk ishin identifikuar sistemet. Kurse ekuipazhi i avionëve B-1 të bazës RAF Fairford në Angli, kishin regjistruar se së paku 30 raketa tokë ajër të Serbisë, që ishin shkrepur kundër tyre në 50 misionet e para, kurse fatmirësisht ALE-50, kishte mashtruar 10 raketa tokë-ajër të Serbisë. Edhe në shumicën e rasteve raketat tokë-ajër të Serbisë, shkrepeshin kot.

Raporti i Departamentit amerikan të Mbrojtjes më 22 prill, theksonte që NATO kishte shkatërruar 16 njësi kryesore të radarëve, 30 % e antenave të komunikimit dhe radarët e SA-3 dhe 10-15% të radarëve taktik-mobil dhe gjurmues SA-6. Sipas raporteve të NATO-s, ajo shkatërroi 2 nga tre SA-2, pastaj 10 nga 13 SA-3 dhe shkatërroi 3 nga 22 SA-6, gjegjësisht 75% e sistemeve fikse raketore tokë-ajër dhe 12% e sistemeve raketore mobile. Gjegjësisht në total NATO-ja shkatërroi rreth 30% të sistemeve raketore tokë-ajër të Serbisë. Kurse sipas Departamentit amerikan të mbrojtjes, NATO, shkatërroi 2 nga 3 sistemet SA-2, 70% të sistemeve SA-3 dhe 3 nga 22 sistemet mobile SA-6. Edhe pse nuk e shkatërroi totalisht Sistemin e mbrojtjes antiajrore raketor, të Serbisë, atë arriti ta shypte efektivisht gjatë tërë kohës së bombardimeve të Jugosllavisë.

III. Mënyra e tretë-përmes artilerisë antiajrore:
Sipas vlerësimeve të NATO-s, në fillim forcat armike

( serbe dhe jugosllave), kishin rreth 1850 armë artilerike të mbrojtjes ajrore. Armët e mbrojtjes ajrore, e të cilat ishin të shpërndara si në ushtri ashtu edhe në forcat ajrore serbe, e që forcat ajrore serbe kanë pasur 15 regjimente të artilerisë së mbrojtjes ajrore, ku përfshinin 1.850 armë.


a. 266 ZSU-30-2, të kalibrit 30 mm;
b. 54 ZSU-57-2 armë vetëmbushëse;
c. 350 M53/59, 30 mm;
d. 60 M55 A2 tretytësh 20mm;
e. 75 M55 A3 tretytësh 20mm;
f. 150 M55 A4B1 tretytësh 20mm dhe
g. 80 M75 20 mm.
Pas dështimit të dy mënyrave të para, asaj të ngritjes së avionëve serb për luftë ajrore, në 3 ditët e para, edhe mënyra e dytë që ishte me anë të shkrepjes së raketave tokë-ajër, të cilën mënyrë e aplikuan për disa javë gjegjësisht deri në muajin prill, e në fund i mbeti vetëm shkrepja me raketa krahu antiajrore dhe me artileri antiajrore. Gjegjësisht më së shumti janë vërejtur në vazhdimësi shkrepje mitralike nga mitraloz të kalibrave nga 12.7 mm e më të mëdhej, e sidomos kalibrat 20 mm e më të mëdhej. E që sipas gjeneralit Salko Begiq, komandant i forcave ajrore të Bosnjës, por ish-shok i gjeneralëve serb që drejtonin mbrojtjen ajrore serbe, taktikën e mbrojtjes antiajrore kundër sulmeve të avionëve të NATO-s e kishin që të krijonin “zonën e vrasjes” nën lartësinë 10.000 këmbë, përmes armëve antiajrore artilerike, raketave antiajrore të krahut( SA-7) si dhe raketave portable suedeze Bofors të mbrojtjes ajrore( RBS-70). Shkaku i kësaj kemi pa mitralimet e shumta antiajrore të forcave serbe, përmes së cilës në prapavijë synonin forcat serbe që të mbanin sa më lartë avionët e NATO-s, me qëllim që të ulnin sadopak saktësinë e goditjeve dhe kështu të shkaktoheshin më shumë dëme kolaterale dhe gabime të goditjeve, prej nga pastaj do propagandonin në medie për rastet e tilla, e që të arrinin përçarjen e antarëve të NATO-s, si përfundim të arrinin ndaljen e kampanjës ajrore dhe raketore.
Mirëpo avionët e NATO-s, fluturonin në lartësinë që mbrojtja artilerike antiajrore serbe nuk mund ta arrinte, por artileria antiajrore serbe dhe raketat antiajrore të krahut, paraqiteshin më shumicë në Kosovë, të përdorura nga forcat serbe dhe që parqisnin rrezik gjatë gjithë Operacionit Forcat Aleate.

Forcat e Millosheviqit, nuk ishin të afta të sfidonin drejtëpërdrejt superioritetin ajror të kapaciteteve ushtarake ajrore të NATO-s, prandaj forcat e tij në terren ishin të detyruara të fsheheshin gjatë gjithë kampanjës së bombardimeve, të qëndronin nëpër shpella, tunele dhe nën maskimin e maleve, fshatrave ose të motit, pastaj fabrika, manastire, ndërtesa të mëdha, si dhe konvojet e vogla të forcave serbe duke u përzier dhe shpërndarë mes trafikut civil.
Përpjekjet e vazhdueshme për t’i mashtruar forcat e NATO-s, duke përdorur maketa armësh të cilat i improvizonin forcat serbe në terren, me qëllim për t’i goditur ato por edhe duke përdorur kamuflazh të shtuar për t’i fshehur shënjestrat taktike të NATO-s( blindat serbe), por edhe përkundër kësaj nuk kanë pasur sukses të mjaftueshëm. Forcat serbe, shkaku i kampanjës ajrore dhe raketore të NATO-s, ishin detyruar të shpërndaheshin në njësi shumë më të vogla dhe në armë më të lehta duke bashkëqëndruar me civil të cilët i përdorin si mbrojtje. Forcat serbe përdorën edhe civilët Shqipëtar dhe objektet e tyre si mburojë dhe armët e rënda ushtarake i shpërndan dhe vetëm i koncentronin kur kishin nevojë për operacione ushtarake, i përzienin me lëvizjet e civilëve edhe lëvizjet e tyre ushtarake i përzienin me lëvizjet e civilëve, shfrytëzonin makinat civile dhe i bënin makinat e tyre si makina civile me qëllim të zvogëlimit të aftësisë për t’i identifiku ato nga avionët e NATO-s.

Foto 1. Armët serbe maketë, për të mashtruar avionët e NATO-s.

Më:23.04.2021

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 24 Prill, 2021 — 11:08

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.