UÇK, krenaria jonë.(Poezi)

UCK_ja

Ushtria Çlirimtare e Kosovës –

UÇK, vet krenaria jone.-
UÇK

Dorë e zërit të arsyes,
Dritë e agut të lirisë,
Kandil që ndrite mendjet,
Krenari Shqiptare sot.
Gjoks Kosove,
Fole shqiponjash,
Gjak i ri qe derdhet,
Flamur më i kuq se kurrë.
Lindja e motit të madh,
Betim për fitore,
Cicërimë zogu i lirë,
Behar lirie sot.
Fëmijë i djepit të pluhurosur,
Shkëndijë zjarri e zemrash,
Rreze dielli e shprese,
Dritë e syve tanë.
Stinë e pranverës,
Ag lirie e vonuar,
Guri i themelit- muri,
Çatia e lirisë sot.
Forcë që shpërndanë errësirën,
Që ndritë shpirtin,
Ngrohë zemrat,
Burim i këngëve të trimërisë.
Pjellë e qiellit të përflakur,
E nënës së përlotur,
E vashës që priste kot,
Zot i tokës së larë me gjak, sot.
Flamur i shpalosur trimërie,
Roje trojesh stërgjyshore,
Flakë e ndezur për liri,
Krejt qëndresë dhe krenari.


Tetor 1999, Vraniq.

Skender_Basha_01Skender Basha

Shperndaje ne
Updated: 5 Mars, 2015 — 07:45

The Author

Skender Basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.