Enveri ka qenë një nacionalist i madh dhe Kosovën e kishte një nga brengat më të mëdha të tij

NHoxha-KosovaeLire

Me origjinë nga Dibra e Madhe, e lindur në Manastir, e shkolluar në Tiranë, Nexhmije Hoxha do të bëhej një nga gratë më autoritare e më të fuqishme të vendit për gjysmë shekulli në atë pjesë të Shqipërisë së mbetur nga copëtimi që i bënë fuqitë e huaja dhe më të mëdha të kohës një shekull e ca më parë.

Pavarësisht se ajo e ka mohuar të ketë pasur ndikim mbi vendimmarrjet e të shoqit, pra të Enver Hoxhës, shumëkush beson edhe sot e kësaj dite pikërisht të kundërtën. Prandaj dhe figura dhe personaliteti i saj ka ngjallur dhe ngjall vazhdimisht debate në opinionin e gjerë sa herë shfaqet në publik me libra dhe intervista.

Bashkëshortja e Enver Hoxhës nuk mund të kishte tjetër fat. Ajo u bë pjesë e pandarë e një sistemi që u vendos në mbarim të Luftës së Dytë Botërore dhe që për fatin e saj personal qëlloi të ishte në anën e fitimtarëve të asaj lufte dhe në krah të njeriut më të fuqishëm që nxori ajo kohë në Shqipëri: Enver Hoxhës. Me këtë lavdi ajo kaloi një gjysmë shekulli të jetës së saj.

Mirëpo, ashtu si janë ndërtuar punët e kësaj bote, nuk ka lavdi të përjetshme. Nexhmije Hoxha është një nga njerëzit që i ka provuar edhe parajsën, edhe ferrin. Sepse jetoi gjatë. Ne e kemi parë në të dyja gjendjet: Edhe kur ishte në zenitin e pushtetit absolut, edhe kur zbriti poshtë midis njerëzve të zakonshëm. I hodhën edhe prangat dhe e burgosën pas rrëzimit të sistemit që ajo përfaqësoi.

Para afro një muaji Nexhmije Hoxha mbushi 94 vjeç. Këtë përvjetor të ditëlindjes së saj ajo me sa duket e kishte menduar ta kremtonte me botimin e një libri, duke regjistruar kështu një rekord të llojit të vet. Në këtë libër kemi të bëjmë me një histori sa personale, aq dhe kombëtare, me një dëshmi që nuk duhej të mungonte në memuaristikën e shqiptarëve. Është aty qëndrimi i saj dhe i Enverit doemos për Kosovën, një nga pikat nevralgjike të historisë sonë kombëtare.

A e ka shitur Enveri Kosovën, sikurse është thënë shpesh pas përmbysjes së regjimit komunist? Jo! Enveri ka qenë një nacionalist i madh dhe Kosovën e kishte një nga brengat më të mëdha të tij, pohon në këtë libër Nexhmija.

Gjithsesi, duke e njohur peshën e fatit të saj, ajo ka punuar dhe vazhdon të punojë me një devocion të habitshëm në mbrojtje të kauzës komuniste dhe të regjimit që përfaqësoi, pavarësisht se ai regjim përfundoi si një katastrofë për Shqipërinë. Nexhmije Hoxha në të gjitha shkrimet e saj ka mbrojtur, e mbron, e miraton dhe e justifikon Enverin në të gjitha qëndrimet dhe vendimet e tij.

Të krijohet një përshtypje se e justifikon verbërisht të shoqin, edhe pasi kanë kaluar tridhjetë vjet nga vdekja e tij. Përzihen në këtë rast ideali, përkushtimi, dashuria, adhurimi, bashkautorësia në ato që kanë ndodhur. Ajo është njësh me Enverin dhe për këtë nuk kemi pse ta qortojmë. Duket se qëndrimet kontestuese gjatë këtij çerekshekulli të fundit asaj nuk i bëjnë përshtypje duke vazhduar të argumentojë se kjo ishte rruga e vetme dhe më e mira që mund të ndiqej për Shqipërinë dhe shqiptarët.

/Xh.Shehu

 ****

Nexhmije Hoxha: Ç’është ky libër me titullin “Kosova e lirë”?

Materialet qё pёrfshihen nё kёtё libёr janё shkruar vite mё parё. Ato botohen pёr herё tё parё, pёrveç ndonjё shkrimi, qё e kam gjykuar tё rёndёsishёm, siç ёshtё ai pёr qёndrimet e Enver Hoxhёs ndaj Çёshtjes sё Kosovёs, i botuar mё parё. Materialet jepen siç janё shkruar nё kohёn e ngjarjeve, pa ndryshuar asgjё, pёrveç rasteve kur ёshtё dashur tё heq ndonjё fjali a paragraf, qё nuk ka lidhje me Kosovёn. Materialet nё librin “Kosova e lirё” janё ndarё nё 4 pjesё.

Nexhmije Hoxha

PJESA E PARË pёrfshin kujtimet e mia dhe ato tё rrёfyera nga prindёrit e mi, pёr Dibrёn e Madhe, e cila ёshtё vendlindja e familjes Xhuglini, banuese e hershme e saj. Nё kёtё pjesё pёrshkruhen pёrndjekjet dhe barbarizmat e serbёve ndaj kёsaj treve dhe gjithё Dibrёs, veçanёrisht gjatё Luftёs Ballkanike tё viteve 1912-13, qё e detyruan familjen Xhuglini tё shpёrngulet nё Manastir, ku linda unё, nё shkurt tё vitit 1921. Nё kёtё pjesё tё librit, pёrfshihen edhe kujtimet e mia pёr periudhёn e fёmijёrisё, deri nё moshёn 7-vjeçare, qё kalova nё Manastir. Ato janё shkruar vonё, nё moshё madhore, nё bazё tё tregimeve nga nёna e gjyshja, dhe nga mbresat e mia nga aq sa mbaja mend, si edhe kujtimet e njё vizite tё pёrmallshme qё bёra nё Manastir nё vitin 1998.

PJESA E DYTË pёrmban disa shkrime tё mia pёr qёndrimin e Enver Hoxhёs ndaj “Çёshtjes sё Kosovёs”. Kёtu kam pёrfshirё vetёm 2-3 shkrime tё mia, qё edhe janё botuar mё parё, siç ёshtё Parathёnia pёr librin e djalit tim, Ilirit, “Kosova ёshtё Shqipёri”, botuar nё vitin 1999, qё ёshtё njё pёrmbledhje e qёndrimeve tё babait tё tij, Enver Hoxhёs, ndaj Çёshtjes sё Kosovёs. Nё Veprat e Enverit dhe nё Ditarin e tij ka shumё shkrime tё rёndёsishme pёr Kosovёn qё janё tё botuara, por kёto janё shkrime tё tij, qё s’mё pёrkasin mua t’i pёrfshij nё librin tim. Ka edhe materiale shumё tё rёndёsishme, tё pabotuara nga Enveri dhe tё panjohura, siç ishte letra, qё ai i ka dёrguar Stalinit nё vitin 1949 pёr Çёshtjen e Kosovёs, e cila u botua nё shtypin e kёtyre viteve tё fundit, nxjerrё nga arkivat ruse, si edhe njё letёr qё i paska dёrguar Enverit, luftёtari i madh pёr lirinё e Kosovёs, Jusuf Gёrvalla, pёr tё cilёn as unё nuk kam pasur dijeni. Nё kёtё pjesё tё librit bёhet fjalё pёr letra, lule dhe disa dhurata simbolike tё ardhura nga rinia dhe shqiptarёt e Kosovёs. Po ashtu, edhe nga shqiptarёt e trevave tё tjera shqiptare, sidomos nga emigrantёt nё Zvicёr, nё Gjermani dhe nё vendet nordike, si dhe nga diaspora. Në këtë pjesë kam përfshirë edhe një profil për gruan e shquar kosovare, Bije Vokshi.

NË PJESËN E TRETË jepen takimet e mia dhe letёrkёmbimet me personalitete tё Lёvizjes Ndёrkombёtare Marksiste-Leniniste, qё mbёshtesnin Luftёn e drejtё tё shqiptarёve tё Kosovёs dhe Ushtrinё e tyre Çlirimtare (UÇK).

Nё disa nga kёto takime, lidhje telefonike ose nё fakse, u pёrballova me disa drejtues ose pjesёtarё tё grupeve tё partive komuniste, qё ishin kundёr Luftёs qё bёnin shqiptarёt e Kosovёs dhe Ushtria e tyre Çlirimtare (UÇK) kundёr Serbisё, sipas tyre “socialiste”, dhe kundёr S.Millosheviçit, tё cilin ata e quanin po ashtu “socialist”(!).

Pas pёrmbysjes sё sistemit monist nё vendin tonё, shumё nga kёto personalitete vazhduan tё mbajnё lidhje miqёsore me Shqipёrinё dhe me mua.

Mё 4 dhjetor tё vitit 1991, kur mё arrestuan me akuza tё sajuara financiare, por, nё tё vёrtetё, pёr motive politike, vetёm pse isha bashkёshortja e Enver Hoxhёs, kёta miq mё ofruan tё dёrgonin avokat mbrojtёs, organizuan komitete pёr “lirimin nga burgu tё Nexhmije Hoxhёs”, shkruan peticione, tё firmuara nga personalitete dhe profesorё tё njohur tё fushёs sociale e tё kulturёs, drejtuar institucioneve shtetёrore tё Shqipёrisё, organizuan protesta nё disa nga kryeqytetet e Europёs, kryesisht, Paris, Londёr dhe nё qytete tё Italisё, si nё Milano, Bari, Leçe, protesta qё vazhduan kohё pas kohe.

Pasi dola nga burgu, mё 10 janar 1997, unё u ndesha me dy ngjarje tё mёdha, shumё shqetёsuese: Nё Shqipёri, me revoltat popullore kundёr mashtrimit me piramidat financiare, nga shteti dhe qeveria e Sali Berishёs, sa u desh ndёrhyrja ushtarake e Forcave tё Paqes “Alba” nga OKB-ja. Ngjarja tjetёr, shumё e dhimbshme, ishin lajmet nga Kosova, pёr masakrat e paraushtarakёve tё Sllobodan Millosheviçit tё Serbisё.

Po nё kёtё kohё, unё mora ftesa, sё pari, nga shqiptarёt emigrantё qё jetonin nё Zvicёr e Gjermani, si dhe nga disa parti a grupe marksiste tё vendeve tё Europёs Perёndimore. Nё nёntor tё vitit 1997 dhe nё maj tё vitit 1998, unё bёra disa vizita nё vende tё Europёs Perёndimore, Itali, Belgjikё, Francё, Gjermani. Nё kёtё pjesё tё librit jepen tё dhёnat e kёtyre takimeve, letёrkёmbimet me personalitetet e lёvizjes ndёrkombёtare M-L, si me ata qё mbёshtesnin Luftёn e drejtё tё shqiptarёve tё Kosovёs, edhe me ata qё e kundёrshtonin. Kёtu botohen pёr herё tё parё dy letra tё miat, tё shkruara njёra nё frёngjisht dhe tjetra nё italisht, ku shpreh qёndrimin tim tё vendosur.

PJESA E KATËRT. Shumica e materialeve tё kёsaj pjese, tё cilat botohen pёr herё tё parё, janё pёrshёndetje qё unё u kam dёrguar tubimeve tё shqiptarёve tё Kosovёs e tё trevave tё tjera, si dhe tё atyre nё emigracion, kryesisht nё Zvicёr, Gjermani a gjetkё, tubime pёrkujtimore kushtuar Enver Hoxhёs. Esenca, thelbi i kёtyre tubimeve dhe i pёrshёndetjeve tё mia ёshtё aspirata e pёrbashkёt e tё gjithё shqiptarёve, tё njё gjaku e tё njё gjuhe, tё shohin BASHKIMIN e tё gjitha trevave tё tyre nё NJË SHQIPËRI.   Nё kёtё pjesё pёrfshihen edhe disa letra pёrkujtimore pёr luftёtarё dhe komandantё tё shquar tё UÇK-sё, qё ranё dёshmorё pёr Lirinё e Pavarёsinё e Kosovёs.

Gjatё luftimeve nё Kosovё, nё vitet ’98 e nё vazhdim, kam qenё shumё e nderuar qё shqiptarё nga brenda Kosovёs, qё vinin nё Tiranё, pёr punё dhe pёr nevojat e luftёs, dhe shqiptarё nga emigracioni, qё kalonin nga Tirana dhe shkonin nё Kosovё, pёr tё luftuar nё radhёt e Ushtrisё Çlirimtare (UÇK), mё vizitonin nё shtёpinё time tё vogёl, nё njё rrugicё tё humbur, nё periferi tё Tiranёs.

Pas Çlirimit tё Kosovёs nga forcat ushtarake serbe tё Millosheviçit dhe pas Shpalljes sё Pavarёsisё e nё vazhdim prita me shumё kёnaqёsi qindra shqiptarё nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Me emocione tё veçanta prita luftёtarё dhe komandantё tё UÇK-sё, qё dilnin nga spitali ushtarak i Tiranёs me kokё, gjoks e krah tё fashuar, pasi kishin kuruar plagёt e marra në luftё. Me trishtim kujtoj atdhetarin e zjarrtё, shqiptarin e Kosovёs, Arunin, qё njoha gjatё vizitёs sime nё Dysseldorf tё Gjermanisё, e ftuar nga Klubi “Emin Duraku”, ku pata njё takim dhe u prita shumё ngrohtё. Njё ditё, kur luftohej ende nё Kosovё, Aruni kaloi nё Tiranё, erdhi nё shtёpinё time dhe mё tha: “Loke, po shkoj tё luftoj pёr Çlirimin e Kosovёs, nuk po fle dot…”. Pas afro njё muaji, Arunit i qёlloi tё luftojё i vetёm, i rrethuar nga trupa serbe, dhe luftoi gjersa dha jetёn.

Pas Shpalljes sё Pavarёsisё sё Kosovёs, unё mora shumё ftesa nga miqtё pёr tё vizituar Kosovёn e çliruar, por, pёr arsye tё moshёs, jo aq nga ana fizike, sesa prej emocioneve tё forta, nuk shkova fizikisht, por ndihem e lumtur shpirtёrisht qё u realizua hapi i parё i njё ёndёrrimi gjatё gjithё jetёs sime, si edhe i tё gjithё shqiptarёve, pёr tё arritur mё tej nё BASHKIMIN e tёrё shqiptarёve, si komb i njё gjaku e njё gjuhe, dhe tё territoreve tё njohura mijёra vjet mё parё si treva shqiptare.

Nё qindra vizita tё shqiptarёve tё Kosovёs dhe tё trevave tё tjera shqiptare, kanё qenё edhe figura, qё sot mbajnё funksione tё rёndёsishme nё shtetin e ri tё Kosovёs dhe qё mё kanё nderuar me vizitat e tyre.

Shumё prekёse ka qenё vizita e motrёs sё Ukshin Hotit, politologut dhe atdhetarit tё zjarrtё tё Kosovёs, me inteligjencё, kulturё e mençuri tё rallё, qё serbomёdhenjtё barbarё e zhdukёn. Edhe sot e kёsaj dite nuk dihet nёse ёshtё gjallё a vdekur. Por nё mendjet e zemrat e shqiptarёve tё Kosovёs, si dhe tё gjithё atyre qё janё njohur me veprimtarinё e tij, Ukshin Hoti ёshtё i gjallё.

Me emocion tё veçantё kam pritur vёllain e Adem Jasharit, Komandantit legjendar tё Luftёs pёr Çlirimin e Kosovёs nga pushtuesit serbё, dhe nipin e tij, mbetur gjallё nga familja e tij, qё luftoi gjer nё fishekёt e fundit, brenda “shtёpisё-kala” tё tyre tё rrethuar.

Shumё e nderuar kam qenё nga vizitat, mё se njё herё, gjatё Luftёs nё Kosovё e pas saj, nga Luftёtarёt e Komandantёt e UÇK-sё si: Xhevat Zeka, Ismet Sylejmani e tё tjerё, qё organizuan nё “Sallёn e Kuqe”, nё Prishtinё, Mbledhjen Akademike nё pёrkujtim tё 100-vjetorit tё lindjes sё Enver Hoxhёs.

Po ashtu, me mirёnjohje tё veçantё kujtoj pёr dashamirёsinё, mbёshtetjen dhe ndihmёn e tyre personale shqiptarёt kosovarё Rilind Bytyçi dhe djalin e tij Ilirjanin; vёllezёrit Besim dhe Hyzer Gashi, tё cilёt, si atdhetarё tё flaktё, veprimtarinë e sipërmarrjes së suksesshme të tyre e zhvillojnё vetёm me Shqipёrinё; mikun e ngushtё tё familjes qё nga vitet ’90, Enver Lena, nga Struga; Ramadan Vokshin dhe bashkёshorten e tij Emine, Idriz Sulejmanin si dhe Shpëtimin me shokë të tjerë në Bernë, nga emigrantёt e Zvicrёs; nga ata tё Gjermanisё, Sabri Durakun dhe drejtues tё Klubit “Emin Duraku” si dhe Fadil Shytin, nga ata të Suedisë.

nexhmijaKёrkoj tё falur qё nuk kam pasur mundёsi tё pёrmend shumё emra.

Gjithashtu, kёrkoj falje qё nё fashikujt e fotografive kam vёnё vetёm ato qё m’i kanё dёrguar ose qё kam pasur.

Unё jam plotёsisht e vetёdijshme se gjithё kёto nderime qё mё bёhen mua nga vëllezërit kosovarë janё tё lidhura me faktin si bashkёshorte e Enver Hoxhёs, ndaj tё cilit, shqiptarёt e Kosovёs e tё trevave tё tjera shqiptare ushqejnё njё dashuri tё madhe dhe vlerёsojnё lart rolin e Enver Hoxhёs si Mbrojtёs i tё drejtave tё tyre, si Komandant i shquar qё çliroi Shqipёrinё nga pushtuesit nazifashistё dhe si burrё shteti, qё siguroi Pavarёsinё e Sovranitetin e atdheut mёmё dhe nderoi gjithё kombin shqiptar.

Thellёsisht e prekur nga kjo dashuri dhe nga ky vlerёsim i lartё, falёnderoj dhe pёrulem me respekt para gjithё kёtyre vёllezёrve dhe miqve dashamirёs. Në fund të kësaj pjese kam përfshirë edhe një profil të birit të shquar të Dibrës, antifashistit dhe shkrimtarit progresist, Haki Stërmilli, ndërsa në mbyllje të librit kam hedhur disa konsiderata për atdhetarin e madh Arbën Xhaferi dhe akademikun Rexhep Qosja.

MANASTIRI, VENDLINDJA IME

Unë kam lindur në Manastir, mё 8 shkurt 1921. Babai thoshte që datëlindjen time e kishte shënuar në një derë tё shtёpisё. Nuk e di nëse kjo ka të bëjë me faktin qё shqiptarët atje hezitonin t’i regjistronin fëmijët në zyrat e gjendjes civile të serbo-maqedonasve. Sidoqoftë, datëlindja ime është e pёrcaktuar: 8 shkurt 1921.

Nëna më kishte thënë se emrin ma kishte zgjedhur ajo, sepse i kishte pëlqyer kur dёgjonte fqinjёn, qё i thërriste vajzës së vet ‘Nexhmije’. Emër ky me origjinë persiane a arabe, që, siç më kanë thënë, do të thotë “yll”. Unë kam qenë fëmija e parë që rrojta. Pas meje lindi vëllai, Fehmiu.

Familja ime prej 4 vetash u largua nga Manastiri, kur unë isha 7 vjeç. Manastirin e mbaj mend shumë pak, ndёrsa shtëpinë ku kemi jetuar e mbaj mend shumë mirë.

Për të hyrë në të, nga rruga, kishte një portë të madhe, si të qëmotit, që hapej veç për ngarkesa të mëdha, kurse ne, njerëzit e shtëpisë, hynim e dilnim duke hapur një kanatë të vogël. Shtëpia ishte me tre kate dhe me dy oborre, qё i kujtoj fare qartё. Oborri i parё ishte ai i hyrjes. Nё tё kishte njё hambar pёr bereqetin dhe një makinë shirëse. Në këtë oborr shihnin (merrnin dritë) një pjesë e dritareve të një krahu të shtëpisë. Këto dritare i kujtoj me mall, sepse prej tyre më ka mbetur një kujtim i paharruar. Qё andej mund të shihja djalin e xhaxhait të madh, Ahmetin, që ishte i sëmurë rëndë nga tuberkulozi dhe e mbanin të izoluar nё njё odё tё veçantё, sidomos nga ne fëmijët. Atij i shërbente vetëm gjyshja jonë, sepse babai edhe nëna i kishin vdekur dhe ai, bashkë me të vëllanë, Skënderin (Xhuglini) mbetën jetimë. Ahmeti vdiq fare i ri, kurse Skënderin e rriti nëna ime, prandaj unë e konsideroja si vëllain tim tё madh.

Vjen një moshë që jo vetëm nis e kujton vitet e vegjëlisë, por edhe të kap një mall për vendet dhe për shoqërinë e fëmijërisë e të rinisë, mall që nuk të lë të qetë, derisa ta shuash duke shkuar në vendlindje. Këtë bëra edhe unë në vitin 1998. Pasi kisha dalё nga burgu, një miku i familjes më ftoi në Strugë. Pavarësisht moshës dhe lodhjes nga burgu, vajta tërë gëzim. U çmalla me ata njerëz të mirë aty buzë liqenit dhe një ditë i kёrkova të mё çonin në Manastir.

Kështu, një të diel të verës së nxehtë tё atij viti, lamë Ohrin e bukur, të cilin e kisha vizituar një herë në vitin e parë pas çlirimit të Shqipërisë, por tani kishte ndryshuar mjaft. Pas dy orë e gjysmë rrugë arritëm në Manastir. Vetë ideja që po shkoja në atë qytet, më emocionoi shumë, por, kur mbërrita aty, emocionet m’u shtuan edhe më shumë. Ndjeva një kënaqësi të madhe dhe vrisja mendjen a do të më kujtoheshin rrugët dhe rrugicat ku kisha bredhur fëmijë, a do ta gjeja vallë vendin e shtëpisë së babait, të kushërinjve të mi etj. Xhaxhai im, Arifi, na ka lënë një shёnim për adresën e shtëpisë, emërtimi zyrtar ishte: “Vranska ulica”, kurse populli i thoshte: rruga e Isuf Emin Agës (njё pasanik i madh). Shtëpia jonë ishte komshi me këtë dhe me Sinan Hoxhën (ky i njohur si fallxhor).

Fillova të kërkoja. Brodhëm nëpër qytet, por nuk po orientohesha dot. Rrugën e shtëpisë nuk e gjeta, megjithëse, kur pyesnim kalimtarët, u përmendja emrin sllav të saj, më thoshin se nuk e kishin dëgjuar, as atë dhe, aq më pak, emërtimin turqisht.

U mërzita shumë. Por kishin kaluar më shumë se 70 vjet dhe një qytet, që shekuj më parë ka qenë qendër vilajeti, nuk mund të mbetej në vend, ai ishte rritur dhe kishte ndryshuar shumë. Manastirin e vegjëlisë sime e mbaja mend si një qytet më të ri, më të freskët. Kurse Manastiri që gjeta m’u duk si i lodhur, i braktisur, rrugët ishin pothuaj bosh (ndoshta, ngaqë ishte e diel dhe bënte shumë vapë).

… Duke u larguar, miku që na shoqëronte na tregoi një ndërtesë në krahun e djathtë të urës. Na tha se aty ishte mbledhur Kongresi i Alfabetit shqip, në vitin 1908. U shtanga! M’u kujtua për një çast se e kisha parë fasadën e saj në ndonjë fotografi të botuar në libra apo albume, por edhe u habita sesi ishte e mundur që, kur isha fëmijë, vinim kaq afër kësaj shtëpie të shtrenjtë, prindërit as nuk na e kishin zënë në gojë këtë shtëpi dhe këtë ngjarje. Për më shumë, siç na është thënë, njëri nga xhaxhallarët e mi, Arif Xhuglini, pati marrë pjesë në të. Unë nuk pata mundësi ta verifikoj këtë, por, nëse kjo është e vërtetë, mendoj se xhaxhai ka qenë aty si përkthyes, meqenëse është i njohur fakti që me këtë funksion ai ka qenë edhe pranë Komisionit Ndërkombëtar për Shqipërinë në vitet 1912-1913.

Tani them, sa e çuditshme që në fëmijërinë tonë prindërit na flisnin pak për ngjarjet politike, historike dhe për veprimtarinë e tyre. Si duket, kjo lidhej jo vetëm me hallet e shumta të tyre, por edhe me atmosferën mbytëse në kushtet e përndjekjeve të shqiptarëve nga ana e serbo-maqedonasve.

Bëmë fotografi para ndërtesës së këtij Kuvendi historik për ne shqiptarët dhe për gjuhën shqipe.

Vajta e përmalluar në vendlindjen time, por po largohesha prej saj me zemër të rënduar, sepse qyteti, ku u linda dhe hodha hapat e parë në jetë, m’u duk si i huaj, njerëzit që pyesnim përgjigjeshin në sllavisht dhe si të bezdisur. Nuk takuam asnjë shqiptar. Shtëpinë e dashur të prindërve e gjyshërve të mi nuk e gjeta… Gjithsesi, hoqa një rëndim që ndieja në shpirt, që më mundonte prej aq dekadash, pashë edhe një herë rrugët, gurët, lumin e qytetit të lindjes.

Shperndaje ne

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. NJË MIK KËTU NË FB MË PYETI, A ISHTE ENVER HOXHA NACIONALIST?!
    Me ç´rast iu përgjigja me sa vijon:

    Enver Hoxha, nacionalizmin e ka konsideruar nga dy aspekte të kundërta:
    Ay, lidhur me këtë fenomen të kombeve shkruante për:
    ” Nacionalizmin përparimtar dhe nacionalizmin borgjez,-sipas mësimeve të tij: nacionalizmi përparimtar, është i dobishëm për popullin tonë dhe për popujt liridashës, sepse kanë luftuar dhe luftojnë për interesa të veta e shumë të drejta, për liri, barazi e përparim; ndërsa nacionalizmin reaksionar, e quante të dëmshëm, me ide të këqija borgjeze,-kur ai zhytet në shovinizëm, është nacionalizëm; kur i urren popujt tjerë,kur bën sulme të padrejta në dëm të tyre “!

    Enver Hoxha, ishte nacionalist përparimtar-revolucionar!
    Lavdi udhëheqësit tonë të lirisë dhe të shkencës së vërtetë shqiptare!

    11. Mars. 2015

    PS. KËTË PËRKUFIZIM TË SHOKUT, ENVER PËR NACIONALIZMIN, -DISI TË PËRBLEDHUR, MËSA MË KUJTOHET E KAM LEXUAR TEK VEPRA E TIJ,
    “KUR LINDI PARTIA”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.