ÇKA PO NDODH NË KULLAT TONA

Poezi nga: Kasam SHAQIRVELA
*
Atyre shqipfolësave që, me flamur të huaj, i stolisin Kalatë Shqiptare..!?
*
Ç’MË VJEN PËR TË QARË

O ju të mjerët,
të mjerët ju…
që ju ka sot Shqiptaria…
jo veç me tru të larë
e juaja paria…
por dhe njerëzit
e ngathët si dru.

O, sa keq për ju medet
ah ç’më vjen për të qarë
gjynah,o… për perëndinë…
se merrni frymë si shqiptarë?!

Dhe dikur në vendet e mia
i huaji njihej nga zakoni
po ç’ndodh tani o bukëshkalë
bukën tuaj me turp e hani,
me ndërgjeje të vrarë rroni
u bëtë e gjithkujt shalë….
tamam si “Dekameroni”..!

Ju, tuajën pse nuk e doni…
as vetveten s’e respektoni
përse pritni tjetrit t’u dojë
dhe tjetri juve t’u çmojë?!

Dhe, nga pushtuesi i huaj
mendoni se u vjen mirësia
midja juaj kërkon të bluaj
makar falë le të jetë dhe tagjia
se për tjetër gjë as që mendoni
rroftë për ju baba-padroni..!

Cili na vodhi e na përçau…
kush na shkeli e na ndau…
a qe turku, greku apo shkau
kjo për ju dhe s’paska rëndësi
mjafton që ju në mbllaçitje skllavi
strajcën përplot të varur në qafë
ta keni të mbushur me tagji..?!

Por Kalaja e jonë Shqiptare
është për t’u betuar me be…
sepse mbron Liri e Atdhe
aty dhe vdiset sikur ke le..!

Aty nuk varet famuri i huaj
se aty rruhen të kombit vlera
nuk prdhosen ore nga biçim buaj
sepse ruhen për breznitë tjera
që do të lindin në Trojet tona
që do na çelin sythë si përhera…
ashtu si çel edhe pranvera!

Shperndaje ne
Updated: 19 Gusht, 2021 — 18:29

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.