Faktori shoqeror e poltik me ndikim ne krijimin e shtetit komb

Skender_Basha01Shkruan: Skender Basha

 

Faktori shoqeror e poltik me ndikim ne krijimin e shtetit komb

 

Te kemi dy shtete ku te perbejme shumicen si ne rastin tani Shqiperi, Kosove; Edhe nuk eshte keq. Per me shume eshte edhe epersi. Madje shikuar ne te kaluaren e larget e te afert kur ishim te rrezikuar te shuheshim e zhbeheshim si komb e me pas edhe si shtet, na del si nje mrekulli e llojit te vet.

 

Eshte reale edhe mundesia e krijimit edhe te ndoj shteti tjeter, pse jo, Ilirida ta zeme; E edhe ndoj enitet tone me nivele te ndryshme autonomie te shqipetarve ne Mali i Zi, ose edhe ne Serbi e Greqi. Keto, jo vetem mund te behen, por po deshem edhe le te behen, vecse le te jene shqipetare, e le te mos ndodhi qe varsisht ku jetojme dhe varsisht emrit te anes, vendit te quajtur a krahines shqipetare ku jetojme e krijojme realitete te reja te organizimit tone si perpjekje per liri e vetevendosje, te bejme se krijuari kombe te tjera. Kombesia nuk nderrohet. Kete edhe mund ta bej individi, vecse ai mund te vendosi vetem per vete. E njejta vlene edhe per grup individesh, kur kete duan qofte vullnetshem qofte nen dhune e presion, gjithere se barturi demken e atije qe s’mundi te rezistoi e qe u thye, ose demken e tradhetise ndaj gjakut te tije e kombit qe i takon.


shqiperia_kombi_imNisur nga premisa se ceshtjet ne shoqerite njerezore e ato kombetare, dhe vecmas ato te rrugetimit deri ne krijimin e nje kombi, per me teper shtetit te tyre komb, jane procese dhe se kalojne neper faza, periudha e etapa te zhvillimit te tyre jane proces i gjate me ndikime anesore por qe edhe ndikohen gjithere nga faktor te jashtem e te brendshem te tyre, kerkohet vigjilence dhe kujdes i vecante permanent pergjate gjithe rrugetimit derisa arrihet aty. Se kendejmi faktin dhe realitete te reja ku te kemi me shume se nje shtet kombetare duhet pare si te ndikuar dhe rezultat i rrethanave e faktorve, si nje fatkeqesi, e jo si rezultat i vullnetit tone te mire.


Epersia e te pasurit te dy a me shume shteteve te njerezve te te njejtes gjuhe, te te njejtave norma zakonore qe kane edhe lidshmeri te tyre vendi dhe gjaku qendron ne faktin se tashme ata jane faktorizuar dhe se mund te manifestojne ndikimin e tyre ne rrjedha te metejme kah perafrim e unifikim duke krijuar lidhje qe i bene nje, ndaj duhet shfrytezuar maksimalisht kete epersi dhe mundesite e shumta qe jep kjo epersi te arrihet qellimi perfundimtar sa me pare.


Shohim se kombe te zhvilluara e te perparuara gjithanshem jane vetem kombet e krijuara e te formesuara nen marrveshjen e tyre tashme te realizuar te jetojne, veprojne e frymojne ne nje shtet te tyre komb, kurse qe ne mungese te ketije kombi shtet- Kombe e popuj te shumte pergjate historise njerezore u shuan.


Identitet kombetar paraqesin gjuha, gjaku, traditat, zakonet dhe territori kompakt i entitetit si etnikum; Dhe jo krijimi i nje mori mini entitesh a shtetesh se emertuari ato varsisht krahine a anes ku pjese e kombit jeton, dhe se krijuari nga to kombe te reja artificiale si rezultat tekesh te individve a faktoresh te jashtem, e qe jo vetem jane te predispozuara te deshtojne por edhe s’paraqesin tjeter pos tendence negative per asimilim pa ndoj dhune a presion, raste teper te rralla ne histori.


Jo vetem brumi edhe shpirti i nje populli eshte vet ai. Ai nxjerr intelektualin nga gjiri per nevoja te tije. Shpirtroren ne kombin tone ende paraqet kleri fetar dhe klasa politike, kjo meqe jemi te vonuar se krijuari si komb mirefilli, perndryshe popujt qe kane arritur civilizimin, kete ne shek XIX kishin nderruar me nacionalizmin permes nacionalistesh te tyre, kurse qe te ne per shkaqe te shumta nga me te ndryshme s’munden te benin rilindasit tane sado i kishim me te mire sec i kishin popujt e tjere. Situate paradoksalisht te ngjashme kemi edhe tani. Ne kemi emra intelektualesh te mirefillte me bagazh veprimi politik e shkencor te tyre qe paraqesin dijetar e ideolog te vertete qe edhe tani na e kane lakmi te tjere, por ja qe ide e mesime te tyre s’fusim ne zbatim madje te tillet injorojme, perbuzim, dhe etiketojme per gjera krejt te parendesi, ndaj as s’i kemi e as s’i veme ne krye e s’i pasojme.

Shtresa intelektualesh, dhe klerikesh fetar duhet qene udheheqesit shpirteror qe prijne e pergatisin masen ne rrugetimin e saje per ndryshim, ndersa klasa politike duke e patur te gatshme masen duhet vleresuar momentin dhe duhet te realizoj praktikisht ate. Intelektuali meqe eshte truri qe kemi paraqiska mendjen dhe idene; Kleriku, dhe ne rastin me te mire nacionalisti frymen dhe shpirtin qe ne raste perpjekjesh per ndryshim duhen qene gjithsesi revolucionar, na e paraqet shpirtin dhe katalizatorin si nje promotor; Ndersa qe masa popullore e udhehequr nga klasa politike, bartesin e aktiviteteve dhe barres se pergjithshme ne realizimin e te berit veper te idese.

 

Shperndaje ne
Updated: 8 Mars, 2015 — 05:45

The Author

Skender Basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.