NjË PRUSH PRET NË VATRËN TIME

Për sot kam përzgjedhur, për ju, një poemë nga libri: “Toka e shkelun”
nga Kasam Shaqirvela
*

NjË PRUSH PRET NË VATRËN TIME

Sa e sa kalvare…
mbushur përplot
me malcime…
mbi plagë të vjetra
m’u hapën varrë të reja
mbytur në stresime
nga re të zeza
randuar mbi krye
dimrash të rëndë
plot me kraneza
mbi shtëpi pullaze thyer
me oxhkë mbetun bajrak
gacat e prushit
i kam në oxhakun e vatrës
amanet nga Gjyshi Plak
për t’ia dhënë
edhe vllaut e motrës…
t’i mbajmë të mbluara
me të vetin hi
sikurse plafi
që ngroh carrokë e fëmijë
i rruaj nga furtuna
që kacafytet keqas
malit të rralluar
dhe shkul lisa…
e then drurë …
i pruej nga murlane
veç per një dëshirë nëne
qi nuk ju plotsue
sa ishte gjallë…
i mbroj nga i ftohti i veriut
per amanetin e stërgjyshit
që na e la nën krye
ta ruajmë si sytë e ballit
ditën Dielli kur bie
trollit prej Arbnije
e natën Hana e plotë
në qiellin me yje
prej Shqiptarie…
*
Shpirtin lidhur për zemër
zjarrin e ndezur në vatër
dhe emrin tonë epokash
ruaje zot nga shemër…
e pushtues tokash
sepse anmiqt’ tonë
duan për të na i shuar
të na lënë në terr…
me rrotën në duar
labirintheve të shekujve
jetën të na e bëjnë ferr
për të mbetur jetim
në tokën e babës tim
ata duan të na e lënë
vatrën e fikur në kullë
oxhakun e rrëzuar
e të mbuluar në tym
a kulmin e shtëpisë të rrënuar
atdheun e braktisur
dhe të harruar…
nipa e mbesa në kërkim
për të ma mbytur unin tim
dhe, po duan me na zhbë…
ne mes vete për t’u sharë,
ma lehtë për të na përçarë
se nuk mundën për të na ndarë
ne me u vra vlla me vlla
që më lehtë për të na sunduar
se kështu gjithmonë
armiqtë tanë kanë punuar
gjenin duan të na e shkatërrojnë
token tonë të na e shkretojnë
në kujë e në gjamë të gjëmojë
kurrkund më flamur të mos duket
askund më plisa mos me u pa
kshtu po duan grek e shkja
që pas Karpateve,….
nëpër drurë i kemi pa’..
edhe bullgari me turkun i zi
t’ardhur nga stepat e Mongolisë
që duan t’i vënë zgjedhën Shqiptarisë
më se dy mijë vjet..
më kanë mbajtur në rrobëri,
dhe nga harta gjeografike,
kur kan dashur, më kanë fshirë
s’e kanë patur aspak vështirë
të thuan se nuk ka Shqiptari…
bota atyre u ka besuar gjithnjë
e ne fajtorë perseri..?!
*
Unë kurrgjë bre nuk po dua
diçka të huaj të përvetësojë
vetëm vatrën time unë dua
ta mbrojë dhe ta nderojë
traditën tonë të moçme
fort e bindshëm ta përjetësojë
sepse ky është zjarr hyjnish
i bërë prej drite perëndish
vetë titanët(te-tanët)
që ia dhanë njerëzisë
vetë ata u dënuan
për ne vdektarët
u flijuan…
pra tradita jonë mbeti
u percoll na të parët
si nga rrobi…
me zgjedhën në krahë
si nga mbreti mbi ta
shpatën e të parit tim
e kam varur…
n’Lisin e Madh
te Dodonës Pellazgjike
dhe lapsin e mba për mot
që ma dha truri Thesprot
sa herë që fryma hyjnore
po m’i bie kambanës
për të na e zgjuar
ndërgjegjen e fjetur
që ka rënë në gjumë të lehonës
ngjarjet i shënoj në lëkurë
sepse druhem se m’i ha koha.
*
Dhe unë, s’ndejta duarkryq
prej degëve të Lisit
që era m’i theu…
e armiku m’i preu…
kam ngritur ledhe
e kam thurur gardhe
per ta ditur se
ku po i bie sinori im
bashk me ara e livadhe
dhe unë, kur dëshiroj
fort për t’u ngrohur
gacat e mluara në vatër
nisi t’i përtërij…
nga një adet të mësur
prej Nënës Loke
e të përcjellur
nga breza në brezni
prej në Pellazgji, Iliri,
Arbëri, e deri në Shqiptari
dhe një zjarr timin
e ndezi prapë…
se fort për unin tim
këtu e katërmbëdhjetë mijë vjet
jam kapur…
dhe gacat e prushit
me frymën hyjnore
nga të mijat mushkëri
që i mbajë mbyllur si me dry
une vetë i fryej…
shpërgaj të gjakut tim
të stërlashtë…
ngjitur mishi
fort për asht
ashtu si Ati Diell
për t’kaltërin qiell
ai vet pati dashtë
të m’i ndezë
dejt e mi…
në gjakun e arbrit
të vjetër e të ri…
që nga koha e Thotit
për tonën Shqiptari!

Shperndaje ne
Updated: 19 Gusht, 2021 — 18:21

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.