‘Baballarët e kombit’ po bëjnë shkombëtarizimin e Kosovës

Amaneti_i_rilindjes_kombetareRuajtja e identitetit kombëtar

 

Përpjekje të dëmshme për shpalosjen e vlerave të reja për shqiptarët e Kosovës

 

Fidan_MustafaShkruan: Mr.Fidan Mustafa

 

Deri në vitet 2000, shkombëtarizimi te shqiptarët, në veçanti në Kosovë, është kuptuar si një proces i cili ndryshon me dhunë nga ana e sllavëve dhe serbëve, armiqve të kombit shqiptar, të përcjellë me luftë, masakra, shpronësim, pastrim etnik etj., me qëllim asimilimi të shqiptarëve në Kosovë, zhveshje nga vlerat kulturore, fetare e kombëtare. Është e vërtetë se deri në vitet e pasluftës në Kosovë vlera të këtilla në ruajtjen e kombëtarizimit te shqiptarët e Kosovës u trajtuan me mjaft kujdes e sakrificë, jo vetëm në thirrje për ruajtje vlerash kulturore, tradita, e zakone të përbashkëta kudo që flitet shqip, por edhe të implementoheshin si të tilla me kujdesin më të madh në praktikimin e tyre mes shqiptarëve kudo që janë në çdo pore të jetës.

 

Por, fatkeqësisht, shkombëtarizimi i qytetarëve të Kosovës që nga viti 2000 e këndej, po ndodh çdo ditë e më shumë, sidomos nga neglizhenca e anëtarëve të kombit, institucioneve të vet shtetit tonë, Kosovës. Kombi shqiptar në Kosovë, po vdes si frymë pikërisht atëherë kur anëtarët e tij nuk po e ndjejnë se i përkasin kombit shqiptar, duke u munduar të shpalosin vlera të reja për shqiptarët e Kosovës, si një lindje e kombit “kosovar”.

Një pjesë e institucioneve të Kosovës, analistë e politikanë, më me lehtësi pranojnë vlerat individuale, fisnore, krahinore e katapultave politike si ‘baballarë të kombit’, të cilat marrin përparësi ndaj kombit dhe projektit të bashkimit kombëtar shqiptar. Mbi këtë pikëpamje, kombi shqiptar i Kosovës po kthehet mbi tezen e nevojës së lindjes të një kombi të ri, thjesht vlerat e kombit shqiptar, të mbesin një histori e kaluar e një fqinji tjetër.

 

Këtë shkombëtarizim të shqiptarëve nga Kosova e shohim përditë dhe kudo, që nga debatet televizive deri të veprimet e institucioneve shtetërore të Kosovës. Këtë e vërteton më së miri mbajtja e epopesë së UÇK-së, ku për herë të parë nuk intonohet Himni kombëtar, ku njëherë injoroi vlerat, sakrificën dhe luftën e popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

 

Prandaj, trajtime të këtilla nga institucionet e Kosovës na bëjnë të ndihemi të tradhtuar si qytetarë për mundin e sakrifica për çka luftuam e punuam, ndihemi të tradhtuar nga lidershipi i Kosovës për ndërtim të shtetit të Kosovës me mund brez pas brezi.

 

Sot, disa po na thirren si ‘baballarë të kombit’ e për fat të keq erdhën me katapulta politikë nga ‘kampet e hotelet e luftës’, nga të cilat Serbia është e pasionuar me të arriturat e tyre. Atë që Serbia nuk mundi të arrijë për 100 vjet me luftë duke persekutuar baballarët tanë, “baballarë e kombit kosovar’, po e arrin për 15 vjet… në favor të Serbisë…

Shperndaje ne

The Author

Fidan Mustafa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.