Miftar Hasani, veprimtar e humanist i Bujanocit

Miftar Hasani, veprimtar e humanist i Bujanocit

(26.08.1909-28.11.1978)

Miftari është i lindur në vitin 1909, një rrëfim i shkurtër për njeriun nga lagja Litesh i Zarbicës, ishte tepër i urtë dhe me shumë autoritet me vepra të mira dhe gjeste humane, e solidare.

Ishte pjesëmarrës i luftës së dytë botërore për mbrojtjen e kufirit shqiptarë që mbrohej në Zarbicë e Bujanoc.

I rritur në një territor verilindor pjesë e pa ndashme e Kosovës, edhe luftrat shtriheshin gjatë tër brezit kufitar, Karadak mbi Preshevë, Malësisë së Bujanocit dhe Kamenicës. Në këto vise operonin forcat vullnetare nën komandën e Molla Idrizit dhe bashkëluftëtarëve të tij të njohur si: Muharrem Fejza, Sylë Zarbica, Shefki Desivojca, Sylejman Qarri, Fazli Ramadani, Lam Breznica e shumë të tjerë. Këto forca ishin të koncentruara rreth kufirit të quajtur Guri i ZI,Quka e Qarrit dhe Maja Sitilisë. Kështu më 12 Dhjetor 1944 kalon shtabi i lëvizjes në Zarbicë.

Miftari, ishte kryeplak i katunit dhe ka marrë pjesë aktive në forcat vullnetare që mbajtën kuvendin në Zarbicë te shtëpija e Dulahit të Hajrës. Aty ishin 1000 luftëtar të gatshëm dhe të gjithë të armatosur. Në kuvend për Komandant ishte rizgjedhur Idriz Hajrullahu, sekretar Muharrem Fejza e zëvendës Sylë Zarbica.

I inspiruar nga Hasan Masurica, të cilin e kishte edhe mik ku në kodra të Zarbicës testoi avionin e parë në gjithë globin, si që tregon Miftari, Hasan Masurica ishte njeri i shkencës ishte imam deri në fillim të luftës së Dytë Botërore në Zarbicë ku posedonte edhe një punëtori të vetën, kryente edhe punën mësuesit të fesë në Mejtepin e Zarbicës.

Me të përfunduar lufta e dytë botërore ishte kundër që fshati Zarbicë dhe Priboc të bashkëngjiten që ishin pjesë e Kamenicës dhe t’i bashkohen Bujanocit, përkundër që ju ofruan oferta joshëse. Ka patur bashkëpunim me Hoxhë Sherif Mehmetin-Zarbica, Ajeti i Muratit, Halili i Islamit, Kameri i Latës me Komandant Zitin, me Adem Ibrahimin, Molla Ajetin, Molla Shaqirin, Doktor Ilaz Selimin. Kontakte dhe bashkëpunim kishte edhe me Sylë Zarbicën dhe bashkëluftëtarë të tij të asaj kohe.

Miftari vazhdimisht në kontakte në ditë tregu në Vranjë, Vllasë ju thoshte haptas serbeve që jeni në tokë të huaj dhe do të vij dita që do të ikni nga këtu.

Miftari është kontribuuesi më i madh që banorët ti shkollojnë fëmijët e tyre dhe është angazhuar drejtpërdrejtë në iniciativën në ndërtimin e objektit të shkollës paralel të ndara fizike në lagjen Litesh në vitin 1957-1958.

Është angazhuar në renovimin e Xhamisë së Zarbicës. Ishte idhtarë për përparim dhe angazhohej kundër prapambeturisë, sepse kështu vazhdimisht ju fliste malësorëve në çdo ndejë e takim.

Miftari, është angazhuar dhe ka kontribuar edhe ka marrë pjesë në shumë pajtime të ngatërresave, gjaqeve e ngatërresave të ndryshme në Malësi të Bujanocit.

Miftari bashkë me Doktor Ilaz Selimin,dhe me disa bashkëpunëtorë konsiderohen që kanë iniciuar dhe kanë kontribuar në rregullimin e rrugës Muhoc-Zarbicë që filloi edhe të qarkulloi autobusi në vitin 1975, që ishte një e arritur e madhe për gjithë Melësin.

Me një tubim të madhë në fushën e Kitkës së Liteshit, Miftari ju kishte thënë bashkëfshatarëve se rruga përmes Vranjës nuk n’a lidhë me shqiptarët, sepse kërkoj që gjithë kontributin të jepni në rregullimin e rrugës Muhoc-Zarbicë.

Miftari, ishte mikpritës dhe kishte shumë miq e shokë edhe fshatarë tjerë si nga Desivojca, Tërstena e deri fshatra të Medvegjës. Gjatë tërë jetës së tij u angazhua për flakjen e dukurive e dokeve të vjetra, si heqjen e feregjes dhe perdes, që fëmijët të shkojnë në shkollë dhe populli të përparoj, por ishte i pajisur me ide, guxim dhe ishte oratorë që fliste para tubimeve të kësaj ane. Ai pas veti la shumë fjalë të meçme, iniciativa që janë bartur deri në ditët e sotme.

Pasqyrimi i drejtë i veprës, aktivitetet dhe veprimtaria e Miftar Hasani, do ti bënte nderë punës së tij dhe banorëve të kësaj ane.

Miftari ka vdekur më 28 Nëntor 1978, është varros në Litesh të Zarbicës me një pjesëmarrje të madhe që ishin në nderim të jetës dhe veprës së tij dhjetëra e qindra bashkëvendës. Në kohën që vdiq ishte i angazhuar në elektrifikimin e fshatit Zarbicë, e dritën e lampës elektrike nuk e gëzoi-Por vepra e tij do të jetë e ndriçuar brez pas brezi.

Shkruan:Refik Hasani

Shperndaje ne
Updated: 3 Shtator, 2021 — 01:44

The Author

Refik Hasani

Autori është publicist i pavarur nga Krahina Shqiptare që padrejtësishit ka mbetur nënë administrimin e Serbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.