CIKËL POETIK NGA – Kasam ShAQIRVELA: ANTOLOGJI-GEGNISHTJA POETIKE

CIKËL POETIK NGA – Kasam ShAQIRVELA

-Këto janë katër poezitë e tij të përfshira në librin poetik me titull: “ANTOLOGJI-GEGNISHTJA POETIKE”, nga Filip Guraziu
*
KUR NA BIE NDERMEND
Lavdi deshmorve
te Atdheut!
kujtimi per ta
qoft i paharuem!
Heroj e Heroina!
ju mosh’njoma,
ju deshmor, ju lulebor,
meteor u dhezët n’flakë,
si i ri por edhe plak
hecët drejt udhës Djellit
u ngritët naltsive t’qjellit
atyne netve fort te trishta
ratë n’altar ju lule t’brishta
pa pyetun për moshën tuaj
si vendali e jo si t’huej
asnji fjalë pendimi s’thatë
pra, te gjithë ju qi jetën e dhatë
për lirinë e Atdheut tim
rrofshi e kjofshi ne kujtim!
pushofshi t’qetë n’amshim!

***

MËVE TË KOHËS

Jeta vragët i mban t’kthjella
Kur koha vjen me peshë mali
Dhe fjala dhimbjet i ka të fella
Si kurmin kur ta djeg malli
Ndonse kujtimi kurrë s’harron
E s’t’len të qetë dersa t’jesh gjallë,
Porsi vala ai mbrenda vlon
Kërkon grykën jashta me dalë
Nëpër gjurmët e kohëve të lashta
Në hapje krahësh e merr dhenë
Nga saga e dhimbshme për Morenë.

***

NJIQIN VJET Th’RrAS E TROKAS

Njiqin vjet Pamvarsi
Njiqin vjet pa Shiptari
Feston Kosova,Ilirida,Çam’ria
Presheva madje dhe Mal’sia
Dit’n e Flamurit Kuq e Zi
Dhe e pret kumtin e Liris’
Për pamvarsin’ e Shipnis
***
Un po fkas dhe po trokas
Anekand globit, botës
Për njiqin vjet hiç pareshtun
Portave t’mdhaja t’parlamenteve
Se s’kan mund për me m’heshtun
M’kan da hise nga fati i rrotës
Për me bredh anemban botës
Njiqin vjet i bie ndjenj’s
Çekani i ngjarjeve n’kalendar
Njiqin vjet i thirr ndërgjegjes
Ttroket e pret Bashkimin Komb’tar
***
Heci detit, heci edhe tokës
Nëpër gjeografin’ e tan Evropës
Për Tokën Time baj kërkesa
Sa paradoks dhe sa çudi
Sa e pashpirt asht kjo njerzi?
As me kuvend e as me shkresa
Ndërgjegjja Evropës nuk i trazohet
As ather’ kur Toka Ime m’coptohet
***
Heci dhe i kërkoj yjet nëpër qjell
Rrugtimi jem asht i gjat’, i v’shtir
Cilindo qi takoj m’bahet djell
M’ban drit’ për Atdheun tem t’lir’
Dhe un prap’ festoj ndonse n’dyshe
Mes pushtetesh a n’Trojet e Mia
Festën e mba e gjith Shiptaria…
Edhe pse realiteti m’flet ndryshe.
***
Po un s’hek dor’ e s’kam me u ndal
Nga pelegrinazhi jem n’pranver’
N’Baba Tomor, atje kam me u fal
I përkushtuem edhe me nder
Me vetë bekimin e perenis’
Te Molla e Kuçe Flamurin Kuq e Zi
Bajrak darsmor’sh e kam nxjerrë
Për nusen hypun n’Kal t’Bardh
Qi vjen për 100 vjetët e Pamvarsis’.

***

UN JAM GJAKU YT

Njiqind vjet, Shqipni, të due!
A thue vallë dhe Ti po m’do?
Njiqind vjet mendimi n’mue
Ma han shpirtin pritja për po…
Përse s’ma the moj nana ime
T’paktën nji here në dhjet vjet
Sa here prandvera m’sjell kujtime
Maleve t’Sharrit kushtrimi po m’thrret!
A s’t’u kujtuen thmija që t’i kanë nda
Ata fmijë t’ndamun fort me dhunë
T’djegun nga malli Ty për me t’pa
N’jep t’shpresës andrrat tuj perkund
A nuk po m’don edhe Ty si te due une?
T’paktën n’mos dhe ma shum’
A nuk t’rredhin dhe Ty, si mue, kujtimet
Për t’ngjamet tona mendve lum’..?!
Un jam gjaku yt e Ti je jeta ime
Na ishim nji dhe prapë do t’jemi
Shpirtin e ushqejnë t’njajtat kujtime
Qysh se ja prenë gjymtyrët Nanës Time!
Ushtima, si flaka, dheun sinorit ja ka përla
Dhimta e madhe nuk po m’ndalet edhe sot
Malli për Nanën Time trupin seç ma ka ça
Por une s’po t’ndahem prej gjinit, sot e mot!

© Kasam VELA

Shperndaje ne
Updated: 1 Nëntor, 2021 — 12:33

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.