Kasam SHAQIRVELA: DUA TË JEM

Nga Kasam SHAQIRVELA

DUA TË JEM
(Fontanë dëshirash)

Dhe dëshira kam si shumë …
Që më mbijnë në t’zemrës bahçe
Sa e shohin diellin tek rrezon
I hapin petalet si manushaqe
Ndoshta askush s’më dëgjon
Por unë vetes sime i them:
-Dua të jem,..
kënga që mrekullon dëgjuesin,
peizazhi që mahnit shikuesin,
piktura që flet në heshtje,
enigma që zgjon kureshtje…dhe
-Dua të bëhem zog,
që këndon në ferrë
-Dua të hedh valle në logun
ku dimrat bëhen pranverë
-Dua të jem koka që
mendimin e ka me finesë
-Dua të jem fjala e lirë
që bën kthesë… dhe
-Dua të jem shpirti që dhuron mirësi
-Dua të jem zemra që rrezon dashuri
-Dua të jem syri që sheh në largësi
-Dua të jem shkolla që jep dituri

-Dua të jem udha që shpie në ardhmëri
-Dua të bëhem zëri i arsyes…
-Dua të bëhem flakadani për urtësi
-Dua të bëhem qiriri i dritës dhe dijes,
për ta mbledhur lëmshin e fillit tim,
nga Pellazgjia e deri në Shqiptari,
të mos i ngelë harresës dhe hijes!

Shperndaje ne
Updated: 14 Nëntor, 2021 — 19:39

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.