Urime Shqiptarë, 28 nëntori 2021 – Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së kombit shqipëtar.
Në emër të Stafit Administrues te “Bashkimi i Shqiperise” ne Austri dhe në emrin tim personal, ua uroj Festën e 28 Nëntorit, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden, duke uruar që kjo festë jetike për kombin tonë të na gjejë të unifikuar e të bashkuar për interesat tona kombëtare.
Urojmë që nëntorët e ardhshëm të gjithë shqiptarët t’i festojmë tok të bashkuar nën nje shtet , ne nje flamurin kuq e zi si dhe me traditat tona shekullore.
Stafi Administrues i Bashkimi i Shqipërisë