Mesha në gjuhën shqipe në Rekën e Epërme

Elida Jorgoni

Në pritje të përgjigjes të kërkesës së shoqatës Foleja Kombëtare Shqiptare drejtuar Kishës Ortodokse në Maqedoni për mbajtjen e një meshe në gjuhën shqipe, në nderim të të parëve tanë shqiptarë ortodoksë në krahinën e Rekës së Epërme, u njoftuam zyrtarisht se, në dt. 07.10.2014, Sinodi i Shenjtë e miratoi kërkesën. Jemi mirënjohës për bashkëpunimin, sepse pritëm gjatë për këtë ditë të bekuar. Rekalinjtë, Llazar Siljani e Josif Bageri, dynga pesëanëtarët emigrantë, më 25 shkurt 1910 ia drejtuan kërkesën me shkrim, (firmosur nga 72 bashkatdhetarë) Kishës Ortodokse Bullgare për themelimin e një KisheOrtodokse Shqiptare në Sofje. Kërkesa u refuzua nga autoritetet, sepse në të theksohej, që mesha të mbahej në gjuhën shqipe dhe prifti të ishte shqiptar.

Elida Jorgo

Elida Jorgo

Me rastin e 110-vjetorit të vdekjes së Kristo Bagerit, vrarë nga pushtuesit osmanë, më 01.05.1905, në mungesë të varrit, Shoqata së bashku me Kishën Ortodokse në Maqedoni do të mbajnë një meshë përshpirtjeje për këtë martir të lirisë, tek varret e të parëve të tij, gjysh Jovanit, gjyshes, xhaxhait të tij, priftit Teodor etj….

 Atdhetari i flaktë Josif Bageri ua la amanetin me gojë kushëriri, Berboshit, dukagjinasit, Lush Shoshi, kolonjarit, Adam Shkaba-Stratobërda, gruas së tij, Vasilika, fëmijëve; Kristo, Jovan, Nikolla etj., që: …N’vorrt nonës un’ të shtrihem, Atje n’Rek para kishës, Në Nistrov’ n’hiet pishës… (Dëshira ime, 15.05.1899). Pas 115 vjetësh s’ia kemi plotësuar dëshirën, prandaj, vitin e ardhshëm, me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së Josifit, shoqata Foleja Kombëtare Shqiptare, do të përpiqet t’ia sjellë eshtrat nga Prishtina, për t’u prehur në Nistrovën e tij. Poezinë në prozë Vajtim, Josifi ia kushtoi djalit të tij 16-vjeçar, vrarë në rrethinat e Manastirit.

 Në gazetën Shpnesa e Shqypënis, më 27 maj 1907, me dhimbje shkroi: Kristo, obir, zemra ime, qofsh i bekuar! Ti nuk rrojte bir në këtë jetë; varrin si trim ti e ke gjetë…o bir qe shkrue; ti me vdek në vend të shenjtënuet; në llogore të kanë mbuluet, ku luftove!Shpejt, o bir, dhe unë do t’vi, si ti me gjetë dekën për liri e drejtësi… Dikur, babai i tij,Jovani e grishte Josifin: Eja me derdh gjak për shpëtimin e atënis (atdheut), për gjallimin e fisnis.

 Shoqata u themelua nga pasardhësit e rilindasve dhe ka për moto thënien: Duaje atdhenë si shqiponja folenë. Thënia e mendjendriturit Naim:Dhe dritë e diturisë përpara do të na shpjerë, shoqëroi pasardhësit në homazhet, në 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit (2008). Ruzhdi Mata, autori i monografisë Josif Bageri, përfaqësoi Josifin. Në 100-vjetorin e Kongresit të Dibrës (2009), Josifin e përfaqësoi stërmbesa e tij, Liliana.

Josif Bageri shqypja_shqipnise

Josif Bageri

Pasardhësit e rilindasve kanë çuar nga Shqipëria në Maqedoni këto vepra dhe pllaka përkujtimore:

– 10.06.2009, pllakën për hapjen e Shkollës së Parë Shqipe në Dibrën e Madhe, më 1888, nga Said Najdeni;

– 23.07.2009, ABC-në, ku shkruhej… Dhe dritë e diturisë përpara do të na shpjerë, në Dibrën e Madhe;

– 09.04.2011, ABC-në, ku shkruhej… Dhe dritë e diturisë përpara do të na shpjerë, në qytetin e Manastirit;

– 22.11.2012, pllakën e re të Kongresit të Manastirit, sepse pllaka ishte thyer nga antishqiptarët në vitin 2001;

-31.08.2014, u vendos në Rekën e Epërme, Shqiponja (prej betoni) me rastin e 105-vjetorit të hapjes së gazetës Shqypeja e Shqypënis nga Josif Bageri. Për nxjerrjen e numrit të parë të gazetës, shkroi: Shqypeja e Shqypënis, pas shumë mundimesh mundi të fluturojë… Edhe Shqiponja jonë fluturoi dhe e gjeti folenë… U nis nga Durrësi për në Rekën e Epërme me diçiturën: Rekën e zotëron, Rekën e mbron, Shqypja e Shqypnis’ me qip e me thonj.

 

P.S.Veprat u ideuan dhe u financuan nga Perikli & Elida Jorgoni, themelues de facto të shoqatës Josif Bageri

 

Shperndaje ne
Updated: 19 Nëntor, 2014 — 21:43

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.