Politika e njollosur duhet të pastrohet, lufta e UÇK-së ishte e pastër

– Po, e saktë, pa dyshim se lufta jonë çlirimtare kishte shumë pengesa, dhe atë nga vet nga një segment politik i faktorit shqiptar! Që në zanafillën e krijimit të celulave të saja të para, ishin po këta pengesa si zoti Mustafa me bashkë- partiakët e vet të cilët në emër të luftës e rezistencës po zhvatnin para të majme nga mërgimtarët tanë gjithë andej Evropës e Amerikës, gjoja në emër të mbajtjes së arsimit në bodrumet e Kosovës (!)

UCK_ja

 

Mehmet_bislimiShkruan: Mehmet Bislimi

 

“Gjykata Speciale është një sfidë, por do ta pastrojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”!,- tha kryeministri, Isa Mustafa! Sipas tij krijimi i kësaj gjykate qenka domosdoshmëri për të pastruar luftën tonë çlirimtare!,

a thua vallë kush qenkan ata që e paskan përlyer këtë luftë deri në këtë shkallë, në mënyrë që të kërkohet një gjykatë “speciale” madje ndërkombëtare për të na pastruar!?

 

   – Po, e saktë, pa dyshim se lufta jonë çlirimtare kishte shumë pengesa, dhe atë nga vet nga një segment politik i faktorit shqiptar! Që në zanafillën e krijimit të celulave të saja të para, ishin po këta pengesa si zoti Mustafa me bashkë- partiakët e vet të cilët në emër të luftës e rezistencës po zhvatnin para të majme nga mërgimtarët tanë gjithë andej Evropës e Amerikës, gjoja në emër të mbajtjes së arsimit në bodrumet e Kosovës (!)

 

   – Janë po këta që akuzonin pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i etiketuar si grupe terroriste, madje kërkonin edhe shërbimet e UDB-së dhe shërbimeve të tjera ndërkombëtare që të zbulonin se kush po vret policinë zaptuese serbe në Kosovë!

 

   – Janë po këta, të cilët hidhnin gurë e dru mbi çlirimtarët, të cilët edhe Adem Jasharin e atë kohë e akuzonin për terrorizëm!

 

   – Janë po këta, të cilët me çdo mjet pengoni luftën çlirimtare, atë kohë këta po bënin sehir nëpër dyert strehuese të Evropës, kur Kosova po digjej në flakët e luftës për liri!

 

   – Janë po këta, të cilët mohuan Ushtrinë Çlirimtare dhe lirinë e vendit të vet, duke i paraqitur para bote si grupe të frustruara, madje nuk kursyen mund dhe mjete për të komprometuar djelmoshat çlirimtarë, duke sajuar edhe ushtri paralele e dezertuese!

 

   – Janë po këta, të cilët rrënuan dhunshëm edhe QPK-në, dhe përpjekjet e para për të vënë në rrugë të mbarë çështjen e atdheut, për herë të parë përmes jetës së organizuar dhe legale, institucionale!

 

   – Janë po këta, të cilët për as një çast nuk i ndalën koketimet me pushtuesit serbë, madje deponuan mbi 5000 faqe doje e dokumente të sajuara kundër UÇK-ës, duke i dorëzuar ato tek administrata e përkohshme e UNMIK-ut, te Tribunali i Hagës, më vonë te EULEX-i.

 

   – Janë po këta, që sot këmbëngulin në mënyrë që kjo gjykatë të krijohet sa më shpejt për të ndjekur dhe vrarë përfundimisht imazhin e luftës sonë çlirimtare!

 

Këta zëra kukuvajkash, po kërkojnë pastrimin e luftës, në stilin se: kjo gjykatë, do të dënojë nja 50-100 pjesëtarë të luftës, dhe kaq! Pastaj gjërat do të ecin mirë, lufta do të pastrohet, “njollat” do të hiqen, qeveria do të funksionojë lirshëm e pa brenga, më nuk do të akuzohen nga Serbia për krime, kështu që kushtet për përafrim me Serbin do të krijohen dhe miqësia do të trashet me pushtuesin, madje për këtë ditë është punuar bukur moti dhe si duket; kjo po arrihet ngadalë, por sigurt edhe me ndihmën e ish pozitës, me apo pa vetëdijen e saj, kjo ka pak rëndësi tani!…

 

Shtrohet pyetja: kush e njollosi luftën çlirimtare të Kosovë zoti Mustafa, veç atyre që sajuan dosje, atyre që bënë denoncim të shpifur kundër bijve tanë me të devotshëm, atyre që gërmuan nën dhe për ta njollosur luftën tone, atyre që i ofruan të dhëna të shpifura edhe Del Pontes e Dik Martit… e kështu me radhë, deri tek Këshilli i Evropës e Gjykata Speciale, pasi që ajo e Hagës nuk qenka e zonja të ngopi apetite e pushtuesit Serb dhe bashkëpunëtorëve të saj të të gjitha ngjyrave dhe kohëve- klasë politike e Kosovës, më shumë se mjerim!

Shtrohet pyetja: Kush e njollosi luftën tonë çlirimtare në Kosovë, më shumë se vet shqiptarët!, për çdo ditë të bardhë shtypi ynë në ballinat e tij kishte: Shik-un, kishte shpifje, sajime të Bllacave 1,2,3!!!, kishte akuza kuturu me emër e mbiemër në drejtim të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haredinajt, Fatmir Limajt, XHavit Halitit, Azem Sylajt e të tjerëve, që publikisht akuzoheshin por edhe aktualisht paragjykohen për vrasje, madje edhe Hagës i doli punë të merret me ta dhe nuk gjeti argumente! Mirëpo, akuzat kundër luftëtarëve nuk i pushoj shtypi ynë, as sot!, nuk i pushuan as politikanët tanë, nuk i pushuan as një dyzinë e caktuar deputetësh, në fakt, kanë krijuar përshtypjen para opinionit publik, se ata më shumë kënaqen ta zëmë po të dënoheshin, Hashimi, Kadriu, Ramushi, Fatmiri etj., se sa vet Mladiqi, Karagjiqi e Shesheli! Zoti i madh, deri në këtë derexhe keni shkuar! Këtë nuk mund ta mohoni, kjo gjykatë ka ardhur pikërisht si rezultat i këtyre shkresave dhe kërkesave të përditshme të disa segmenteve të politikanëve shqiptarë!!!

 

Me qartë, për çdo ditë ju me gojën tuaj keni përsëritur: duam një gjykatë speciale, duke dashur të thoni haptas: I duam në burg këta, dhe pikë!

 

Edhe ju vet zoti Mustafa, dhe shumë si ju, madje fatkeqësisht, me apo pa vetëdije edhe disa nga krahu i vet luftës, me hapareshjet dhe zhvatjet e tyre, duke e keqpërdorur skajshmërish edhe vet emrin e luftës për liri, duke përfituar më shumë se ç’meritonin nga ajo që kishin bërë dikur në shërbim të atdheut, e sollën gjendjen deri këtu ku duhet të kërkohet një dalje!

 

Po, jam dakord, duhet pastrim i madh në Kosovë, dhe një pastrim të tillë mund ta bëj vetëm populli me zgjedhje, me votën e vet “speciale”, që do të duhej ta pastronte Kosovën nga shumë ndyrësira që sot e kanë kapluar më keq se ushejzat!, duhet të pastrohet nga keqbërësit, hajnat, zhvatësit, spiunët, dhunuesit, nga keqpërdoruesit e kësaj vote, nga të papërgjegjshmit, nga të ligjtë që përditë e më shumë po na largojnë nga bota, po na largojnë nga miqtë!

 

Po, një pastrim të madh e do Kosova, por nuk po ndodhë. Ky pastrim duket filluar nga ju zoti Mustafa, për t’ u ndalur tek i fundit, një pastrim special, moral, kombëtar, njerëzor, por tash për tash kjo nuk po ndodhë dhe nuk po ka kush e bën.

 

Mars 2015,

Shperndaje ne
Updated: 17 Mars, 2015 — 21:39

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.