KORIFEJTË E ALBANOLOGJISË, Petro Zheji, Dhimitër Pilika, Aristidh Kola … dhe qëndrimi ndaj Tyre

eva_brinja_studiueseShkruan: Eva Brinja

 

Vitet e fundit në një mënyrë të një pasnjëshme lexuesi shqiptar është vënë në kontakt me botime të pjesëshme apo të plota të studimeve të ndryshme në fushën e albanologjisë. Kemi studime në fushën e linguistikës, në fushën e etnokulturës së trashëguar në etnografi, në simbolikë, në këngët-legjendat e mitet popullore, në fushën e shqyrtimeve të li-teratures së lashtë që paraqet përshkrimin e miteve të lashta (të njohura si greke) dhe trashëgimia e tyre etj. Dhe ndërsa kemi të bëjmë me autorë të huaj si Edwin Jacques, Robert d’Angely, Mayani etj. Vend përfundimtar që vendosin gurët e themeleve në fushën e albanologjisë, dhe jo vetëm kaq, janë autorët vendas si Petro Zheji, Dhimitër  Pilika dhe Aristidh Kola (arvanitas i Greqisë). Ne përmendëm këtu vetëm disa nga autorët bashkëkohërë duke lënë mënjanë studjues që vijnë që nga periudha e rilindjes europiane me linguistët gjermanë (mbi gjuhët indoeuropiane dhe lidhja me pellazgjishten e gjuhëve të sotme- shek.XIX) apo Rilindasit tanë pasi këta të fundit mund të themi se pavarsisht nga vlera për kohën ata pak a shumë kanë ndriçuar drejtimin nga duhet të ecet ndërsa autorët shqiptar që përmendëm kanë vendosur përfundimisht Gurët e Themelit të një ngrehine që quhet historia e shoqë-risë njerëzore e fosilizuar në gjuhësi, në mitologji e etnokulturë në përgjithësi. 

Secili në drejtimin që ka trajtuar është i përveçshëm dhe i padiskutueshëm për rëndësinë që përmbajnë. Ja cili është thelbi i secilit prej tyre.

gjuha_pasardhesit

Petro Zheji!

Në fushën e linguistikës sjell Zbulimin që për dimensionin hapësinor përfshin gjithë gjuhët e globit, për dimensionin kohor nuk mund të quhet as zbulim i dekadës apo i shekullit por i së paku tre mijë viteve të fundit, në dimensionin depërtues është një zbulim që bëhet present në të gjitha degët e dijes së shoqërisë njerëzore.

 

Po cili është ky zbulim?

 

Fakti i panjohur deri tani se Fjala, që njeriu i globit tokësor përdor, nuk është produkt i një procesi evoluitiv të zhvillimit të njeriut, por një proces ku njeriu ka marrë gjuhën të gatshme në përdorim si mjet i transmetimit të mendimit nga një Dije që vjen shumë e plotë dhe e saktë mbi ekzistencën.

Sigurisht ky zbulim është tejet tronditës pasi ka të bëjë me një formim të tërë njerëzor që së  paku prej tre mijë vitesh vjen krejt i ndryshëm. Është ky fakt që gjatë studimit të Petro Zhejit, ndërsa të gjitha nocionet e shtjelluara arrin të kapërdish lehtësisht, të ndjehesh tejet i lodhur nga një peshë që quhet tronditje në koshiencë.

 

pellazget_illyriensFjalë të gjuhëve të ndryshme por të të njëjtit kuptim në familje të ndryshme gjuhësore (latine, sllave, gjermanike etj.) kanë tingëllime të ndryshme pasi përdorin bashkёtingëllore të ndryshme. Por kur i zbërthen në rrokje apo edhe në bashkëtingëllore që ju kanë humbur zanoret shoqëruese; ja se çfarë zbulohet !Secila rrokje merr një funksion të caktuar si emër, mbiemër ose folje. Dhe të gjitha së bashku përbëjnë fjalinë e plotë që shpjegon kuptim që bart kjo Fjalë kur është e pazbërthyer.

 

Pikërisht ky zbërthim dhe lexim i këtyre fjalive të ngurtësuar brënda fjalëvë të gjuhëve të globit arrihet në saj të faktit se këto rrokje në gjuhën shqipe kanë kuptim sipas pozicionit që zënë brënda fjalisë (si emër, mbiemër apo folje). Ёshtё ky fakt qё e vendos gjuhёn shqipe nё bazamantin prej tё cilave kanё rrjedhur gjuhёt e botёs. Pra ёshtё gjuhё e  parё.

 

Nuk do të ndalem këtu për mekanizmin e vërtetimit të këtij Zbulimi që ka ndërtuar Petro Zheji, Algoritmit Simbolik, një metodë krejt moderne për shkencat bashkëkohore, pasi është jashtëzakonisht pak për një artikull, shtjellimi i një metode që mbasi bën vërtetimin e teoremës fillon e të futet në të gjitha degët e Dijes duke i bërë përfundimisht këto të fundit lehtësisht të depërtueshme tek njëra tjetra (fillozofinë, teologjinë fizikën, astronominë etj.).

 

Por le të mjaftohemi duke nxjerrë në pah vetëm faktin se ndërsa Dijet e ndryshme shkencore vazhdojnë rrugën e zbulimeve duke na çuar gjithnjë e më tepër jashtë globit tokësor, ajo që gjejnë dhe vërtetojnë (mekanika kuantike e matematika moderne) pra të gjitha përfundimet e tyre janë në mijra vite tashmë të fosilizuar brënda Fjalës këtij mjeti të transmetimit të mendimit. Pra nё fakt nuk sjellin gjё tjetër pёr Krijuesin e Fjalёs apo tё Gjuhёsisё.  

Ky është thelbi i Petro Zhejit që nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka dhënë Dijeve shkencore rrugën e gjetjes së Lindjes dhe Vazhdimsisë së Historis së Jetës së Njeriut mbi Tokë.

 

Dhimitër Pilika!

Tashmë mbas zbulimit të Petro Zhejit puna gjigande e një tjetër korifeu, e Dhimitër Pilikës, gjen rëndësinë e vërtetë.

Pasi kemi mësuar se është një moment e parё ku Njeriu i Tokës merr në përdorim mjetin e transmetimit të mendimit Fjalën, si një mjet i bazuar në vet të Vërtetën e Ekzistencës, vjen momenti i dytë që shoqëron në vazhdimsi zhvillimin e tё parёs.

 

Pra, kjo popullsi qё bart Fjalёn zhvillon dhe vet Jetёn ku e pёrdor kёtё Fjalё. Pra punon (vjel tё mirat materiale nga natyra), dashurohet dhe martohet me partnerin, lind fёmijё, gёzon, lodron, konkuron, lufton e kёshtu me rradhё, pra jeton Jetёn nё Shoqёrinё Njerёzore duke zhvilluar kёshtu, ngjarje pas ngjarjesh, tё rёndёsishme e tё parёndёsishme, historinё qё zё vend nё kujtesën e brezave si shpjegim i fenomeve qё kanё tё bёjё me tё Vёrtetёn e Ekzistencёs. Dhe i gjithё ky proces trashёgohet nёpёrmjet Gojёdhanave, Miteve, Le-gjendave, Kёngёve, Valleve, Veshjeve, Zakoneve e Traditёs nё pёrgjithësi e cila e ka formatuar tashmё brenda vetes Tё Vёrtetёn e Ekzistencёs qё nё Lёmin e Historisё quhet Mitologji.

 

Kjo ёshtё arsyeja qё shqyrtimi i etnokulturёs nё pёrgjithsi tё çon nё pasqyrimin e Mitologjisё sё Lashtё nё jetёn e asaj popullsie etnokulturёn e sё cilёs merr nё shqyrtim. Sa mё e pasur tё jetё kjo etnokulturё aq mё pranё Mitologjisё Origjinale ёshtё ajo popullsi. Kjo ёshtё arsyeja qё sigurisht popullsia qё bart gjuhёn e parё bart nё etnokulturё Mitologjinё nё formёn mё tё plotё.

Kjo ёshtё arsyeja qё shqyrtimi i Etnokulturёs Shqiptare tё çon drejt vёrtetimit tё njё pasnjёshme tё faktit se figurat mitologjike qё qytetёrimi perёndimor i trashёgon tё shkruara nga greqishtja e lashtё mbi letra papirusi, popullsia shqiptare i ka tё mёshiruar nё onomastikё (toponime e antroponime), nё zakonet dhe emёrtesat e tyre, nё shenjat simbolike tё veshjeve, nё ritet e vallet e kёngёt e legjendat ndёr breza pa dallim moshe e seksi. Kёshtu dёgjon si pa tё keq bariun nё mal tё Çikёs tё tё thotё kur shkreptine e bubullinё «ja dhe Zeusi po bёn dashuri me Ledёn»,  pa çka se nuk ja ka idenё e Mitologjisё sё lashtё Greke.

 

Pikёrisht pasqyrimit tё thellё nё jetёn e popullit shqiptar tё Mitologjisё sё Lashtё, qё njihet si Mitologjia Greke, ia ka kushtuar punёn e jetёs sё tij i madhi Dhimitёr Pilika. Nё kёtё kuadёr ai ka shpalosur kёtё pasqyrim nё qindra “albanicat” e tij tё hulumtuara nga treva jonё mёmё a po nga arkivat e botёs duke e shtrirё nё shumё drejtime si:

*Nё simbolikёn pellazgjike dhe bartjen e tyre nё veshje e kёngёt shqiptare.

*Nё traditёn shqiptare si pasqyrim i botёkuptimit pellazg.

*Nё vulёn qё pёrdornin dyert e mёdha shqiptare nё shekuj me simbole pellazge.

*Me onomastikёn (toponime dhe antroponime ilire).

*Mite etj.

Ky ёshtё dhe thelbi i Dhimitёr Pilikёs qё i tregon Dijes botёrore se Mitologjia e Lashtё nuk ёshtё as njё shpjegim naiv i botёs kur njeriu shihte yjet nё qiell e fillonte fantazonte dhe as njё shpikje nё laboratorёt e filozofёve e shkrimtarve tё lashtё tё periudhёs sё shkёlqimit tё Greqisёsё Lashtё. Jo, Mitologjia ёshtё vetё Jeta e asaj popullsie qё e ka bartur Botё kutimin Mitologjik dhe Historinё qё shtjellohet brёnda tij. Dhe ёshtё po ajo popullsi qё bart dhe Gjuhёn e Parё.

 

Aristidh Kola!

Nё po tё njёjtёn rrugё tё Dhimitёr Pikikёs, por nё njё mёnyrё tjetёr, ёshtё edhe njё tjetёr korife i albanologjisё, Aristidh Kola.

Pasi ёshtё njё njohёs i shkёlqyer i literaturёs sё lashtё, qёnёsia shqiptare e çon drejt shqyrtimit tё hollёsishёm dhe nё pёrfundimin se tё gjitha historitё e fiseve tё lashta helene qё bёnё dhe shkruan histori, nuk janё gjё tjetёr veçse historitё e lёvizjeve dhe bёmave tё fiseve Ilire, qё krijonin histori nё trevёn Ballkanike. Merr nё shqyrtim legjendat e lashta, Merr nё shqyrtim shkrimet e lashta etj. Pra, ndёrsa flitet pёr fise me emёrtesa tё ndryshme si Lelejёt, Karetё, Eubetjanё a Tibet-janё (Thivjanё) a Eolas etj, ato nuk janё gjё tjetёr  veçse fise Ilire apo me origjinё  Pellazgjike tё zbritura nё trevat e Greqisё sё lashtё qё realizojnё historinё e asaj kohe. Dhe ky fenomen ka ndodhur nё vazhdimsi deri nё ditёt tona nё kёtё trevё qё quhet Greqi. Ky ёshtё pra edhe thelbi i Arstidh Kolёs.

 

Shkurtimisht!

Bёjmё me dije se nё punёn e albanologjisё sё vёrtetё, dekadat e fundit kanё dhёnё vlera tё jashtёzakonshme edhe shumё studjues tё tjerё qё rrokin shumё disiplina si:

Mbi zbulimet hematologjike (F. Nikoleti, L.Benusi, A. Zhuzhuni) mbi shpёrndarjen e grupeve tё gjakut O, A, B, AB, Rho (D), M, N, MN.

*Antigjeneve A, B, C, D, M, N.

*Sistemeve A B O.

*Rhesus e MNS  si dhe faktorin Rho(D) qёi fal kombit shqiptar veçantinё  e njё primati Europian.

*Zbulimet antropologjike, nga antropolog tё ndryshёm deri tek ai i shquar grek Pulianos, ku pohohet se ndёrsa Pellazgёt janё brakicefalё ndёrsa Grekёt e vjetёr dolikocefale(E.Pitari) janё tё vetmit shqiptarёt qё e trashёgojnё nё masёn mё tё madhe kafkёn brakicefale.

*Nё fushёn e pasqyrimit te etnokultures – krahinore nё treva jo me, shqiptare nga Gjok Dabaj (Shestani), vepёr me pёrmasa akademike.

 

*Në fushën e linguistikës një tjetër arvanitas i madh Niko Stillo (HISTORIA E SHENJTË E ARVANITËVE ).

 

Por, ne jemi pёrqёndruar tek kёta tre korifej pёr ti rёnё shkurt se kemi tё bёjmёme njё artikull, ndёrsa pёr pjesёn tjetёr nёse do ti hynim njё  shtjellimi pёrfundimet do tё ishin po tё njёjta.

 Tё pёrbashkёtat!

 

Dhe, duke vazhduar shqyrtimin e kёtyre korifejve tё albanologjisё nё pasqyrimin e veçantisё tё secilit, zbulojmё se kanё edhe tё pёrbashkёta si:

*.Qё tё tre i kanё kushtuar jetёn.

*.Qё tё tre jo vetёm nuk janё vlerёsuar por janё persekutuar:

 

Petro Zheji, që para 30 viteve që ka bërë Zbulimin është persekutuar nga kolegë, shoke të afërm deri në kërcënim për jetën. Kjo është arsyeja që ky zbulim njihet nga ne, vetëm mbas tre dekadave.

Dhimitër Pilika, pas ardhjes nga Çekosllavakia me 30 arka me “albanica”, ku pasqyrohej puna shumëvjeçare e bërë prej tij në katedrën e albanologjisë, të krijuar po prej tij në universitetin Pragës, mbas disa viteve pune në Akademi internohet pa asnjë shkak në një nga fshatrat e Myzeqesë, ku jetoi dhe punoi si mësues 8-vjeçareje për 3 vjet dhe nga ku vetëm pas një sëmundjeje dhe në saj të mbështetjes së miqve të tij u kthye në Tiranë ku dhe vazhdoi, i mbyllur në shtëpi, të rishkruaj (pasi dokumentacioni i tij studimor ishte sekuestruar si punim i një armiku të rrezikshëm) veprën e tij madhore mbi pellazgët që në fakt është një volum prej 2600 faqesh.

Aristidh Kola, duke qenë se la edhe profesionin e vet si avokat duke iu perkushtuar rrugës studimore, kërcënohet deri në marrjen e jetës dhe pengohet vazhdimisht në botimet e tij shkencore. (Ne fakt ka vdekur ne rrethana te dyshimta, thuhet  i helmuar, Red. imi  K.M)

 

1.Qё tё treve veprat nuk janё marrё nё shqyrtim nga Akademia e Shkencave Shqiptare. Pёrkundrazi mbasi heshtet publikisht (arma mё e mirё kjo pёr tё vrarё  vlerёn) pasi nuk bёhet asnjё prononcim qoftё dhe kritik nga ata qё mbajnё gradat dhe emrat nё kёto lёme tё Dijes, pёrfliten tinzёrisht. Janё pikёrisht kёta titullarё dhe mbajtёs gradash shkencorё qё nёn buzё apo duke pёr dredhur buzёt tё thonё sikur tё bёjnё nder se ”ju vjen keq por nuk janё tё pranueshёm, nuk vijnё nga akademia, nuk janё shkencorё  apo nuk i pranon bota».

 

2.Qё tё tre ose i janё nё nёshtruar njё publiciteti diletant, nga gazetarё jo kopetentё por dashamirёs tё fushёs, qё pa dashje shtojnё nga vetja duke dizinformuar ose nga shkronjёs qё dinё mirё se çthonё dhe shtёrmbёrojnё qёllimisht e tё thёnёn e bёjnё tё pathёnё.

 

3.Qё tё tre nuk janё sponsorizuar as nga fonde qё vihen nё  dispozicion nga buxheti i shtetit pёr kёto punime, as nga biznesmenё shqiptarё qё rrahin nё vazhdimsi gjoksin pёr patriotizёm. Qё tё tre ose kanё sakrifikuar edhe atё pak ekonomi qё kanё pasur ose janё ndihmuar nga dashamirёs dhe ndihmёs tё tjerё albanologё qё pёr nga pikёpamja ekonomike janё «ku thёrret qameti” e megjithatё heqin nga buka e fёmijёve, nё kuptimin real dhe bёjnё tё mundur  botimin e veprave tё tilla me pёrmasa botёrore qё kjo Dije tё mos shkojё vetёm tek fёmijёt e biznesmenёve apo pushtetarёve qё rrahin gjoksin pёr patriotizёm me xhepin plot por tёshkoj dhe tё bёhet e pranishme pranё fёmijёve tё tё gjithё botёs.

 

Qё njerёzimi tё mёsojё dhe tё edukohet me faktin se nё kёtё botё ka vend pёr tё gjithё, tё dashurohen, tё trashёgohen e tё gёzohen pa qenё nevoja tё bёjnё luftё e vёllavrasje deri nё shkatёrimin e vet globit apo deri nё pamundёsisё pёr tё jetuar mё nё tё.

 

4.Kjo ёshtё e vёrteta me tё cilёn duhet tё çedukohen brezat e vjetёr dhe tё edukohen brezat e rinj pёr ti thёnё tё keqes NDAL pasi Jeta ёshtё Krijuar pёr ta Jetuar. Kjo e vёrtetё mёsohet dhe kuptohet kur njihet pikёrisht historia e Vёrtetёe Ekzistencёs sё njeriut mbi Tokё. Dhe nё kёtё edukim detyrёn parёsore e ka bartёsi i kёsaj, historie, bartёsi i asaj Dije nё formё Gjuhёsie dhe Mitologjie tё parё.

 

5.Kёtu merr spunto rёndёsia misionare pёrpara shoqёrisё njerёzore qё ka popullsia shqiptare nё shpalosjen e Etnokulturёs sё Vet deri nё hollёsi si bartёsi i vetёm autentik i Fillesёs.

6.Kёtu merr shtysё dhe rёndёsia misionare qё merr Akademia dhe Shteti Shqiptar ndaj Kulturёs Botёrore, pёr ti thёnё tё vёrtetat si Urtia mё e madhe e njerёzimit, qё nuk ёshtё marrё deri tani parasysh.

 

Nga sa thamë më sipër lind pyetja e thjeshtë:

A është normale kjo shfaqje armiqësore e penguese ndaj fenomentit  “Albanologjia e Vërtetë” ?

Për të kuptuar në është normale apo jo dhe cila është normalja në se ky fenomen do të shfaqej në vendet perëndimore po marrim një shembull. Shikoni Gjermaninë në dy shekujt e fundit (shek. XIX – XX) në lëmin e studimeve etnokulturore (linguistik, arkeologji etj.).

 

1.Mbas linguistit anglez, Sir William Jones (1786), i cili përcaktoi sanskritishten, latinishten, greqishten, të dala nga një trung, vijnë në vazhdimësi lunguistët gjermanë që hedhin shumë dritë mbi origjinën indoeuropiane të gjuhëve, lidhjen e tyre me sanskritishten etj. Në këtë kuadër e rëndësishme për ta, ka qenë pozicionimi i gjuhës gjermane dhe racës së tyre në këtë lashtësi.

 

2.Ajo që ka pasuar ambjentin shkencor dhe kulturor të Gjermanisë ka qenë investimi në të gjitha fushat e hulumtimeve etnokulturore deri në ekspedita që shkojnë në fund të Indisë për të gjetur rrënjët e tyre ariane. Kjo prirje për origjinë me vlerë çoi deri tek lindja e fenomenit nazist që e ktheu në kundërvlerë dijen shkencore e cila bart në thelb vetëm humanizëm.

 

3.Pra, ashtu si nё Gjermani nё çdo shtet ndesh njё pёrkushtim nё shpalosjen e vlerave etnokulturore si trashgimtare me vlerё. Pavarsisht politizimit tё tyre dhe kthimit nё njё motivim tё se keqes, vetё kёta shkencёtarё janё mirёpritur si vlera tё patjetёrsueshme pёr kombin e tyre.

 

Meqë i zumë linguistët gjermanë me gojë le të japim edhe disa shëmbuj në lidhje me atë çfarë ata kanë përcaktuar për gjuhën shqipe:

 

-Viti 1850, linguisti Schleicher arriti të vërtetojë se shqipja i takon gjuhëve indoeuropiane, më e afërta me të është greqishtja e lashtë, është degë e pellazgjishtes prej së cilës rrodhën greqishtja dhe latinishtja.

 

-Viti 1853, Gerg von Hahn, me anë të shqipes arriti të shpjegojё disa emërtesa me origjinë Ilire dhe disa emërtesa nga greqishtja e lashtë, të cilat nuk merrnin shpjegim me greqishten. Shqipja është bija e ilirishtes.

 

-Viti 1854, Borr (Vorr), e përcaktoi gjuhën shqipe si gjuhë indoeuropiane pa degëzime apo të afërme të saj. Dhe vetvetiu lind pyetja ”po linguistët tanë si i kanë pasuar ata gjermanë”?]

Kjo ёshtё ajo qё ka ndodhur nё çdo vend tё zhvilluar nё dy shekujt e fundit dhe qё vazhdon edhe sot. Shikoni ”fenomenin e origjinёs” sot nё vendin mё tё demokratizuar, SHBA. Tendecё gjithёpёrfshirse pёr tё treguar njё origjinё nga vende qё kanё vlera kulturore pёr historinё e njerёzimit. etj.

 

Pra, kudo dhe kurdo vlerave ju bёhet vendi i nderit. Po tek ne?

Nga periudha otomane vlen tё pёrmendet fakti se pushtuesit turq ndalonin rreptёsisht gёrmimet arkelogjike nё trevёn tonё pёr tё mos lejuar zgjimin e ndёrgjegjes mbi vlerat e lashta tё origjinё sonё. Po ne kemi 100 vjet, qё jemi çliruar nga ky zaptim. Si ёshtё puna?

 

Pёrse akoma Akademia dhe Institutet Studimore pёrkatёse brenda saj nuk janё shprehur akoma mbi vlerёn e kёtyre veprave. Sa dekada duhet tё kalojnё qё tё tregojnё nё mёnyrё shkencore se kёto vepra nё fakt nuk kanё vlerё? A nuk ka tё drejtё lexuesi taksapagues shqiptar, qё i blen kёto vepra pёr t’u edukuar e kulturuar veten dhe fёmijёt e tij, tё dijё nё se kёto punime kanё vёrtetё vlerё shkencore prej atyre pёr tё cilёn dhe i paguan?  Pёrse duhet tё persekutohen studiues qё i kushtojnё jetёn punimeve shkencore nё njё kohё qё ne kemi 100 vjet qё jemi çliruar nga regjimi otoman?

 

A duhet qё frazёn «ёshtё tragjedi, tej çdo pёrfytyrimi, qё kjo racё e madhe dhe shumё e lashtё tё katandisej nё kёtё gjёndje, e cila meriton tё quhet skandali i qytetёrimit europian», e dijetarit dhe politikanit tё shquar amerikan (1914) George Fred Williams ta pranojmё si rёndёsinё  e njё fakti pёr tё treguar se fajtor janё europianёt?

 

Ёshtё kёtu dhe vetёm kёtu tek ne kjo e keqe. Nuk kemi pse presim qё tё organizojnё fondacione dhe te presim nga institutet e huaja Sesione Shkencore mbi Zbulimet e Petro Zhejit, por duhet tё jemi ne qё ti ftojmё tё huajt nё shtjellimin e tij shkencor, jo thjesht pёr nderin se Petro Zheji ёshtё shqiptar, por se kemi tё bёjmё nё thelb me gjuhёn tonё Shqipen. E tё huajt duhet ta nisin sё pari nga mёsimi i saj.

 

Nuk kemi pse tё presim qё studjues tё huaj tё  hedhin dritё mbi vlerat etnokulturore shqiptare si bazamente tё asaj europiane nё muzikё, kёrcime, apo etnografi nё pёrgjithsi pasi sado tё konstatojnё dhe tё studjojnё ata gjithmon do tё ngelen kontake qё vijnё nga jashtё. Ndёrsa ne mund ti japim nё  njё mёnyrё tё plotё dhe tё sistemuar kёto vlera ashtu siç janё tё krijuara brenda rregullave rigorozisht pёr tu zbatuar nga bartёsi, etj.

 

Jemi ne qё duhet tё japim pёrgjigje pse niveli mё i lartё i punёve studimore shkencore tё Instituteve tona Studimore ёshtё mbledhja dhe ruajtja sistematike i informacionit qё vjen pёrkatёsisht nё çdo degё tё dijes dhe jo vetem analizimi i tyre.

Pikёrisht analizimi ёshtё dhe puna shkencore qё duhet tё sjelli pёrfundime tё vёrtetueshme dhe qё i shtrijnё mё tej rrugёt e dijes. Qё do tё thotё nёse kemi njё mbledhje serioze mbi trashёgiminё muzikore nё tё gjitha aspektet e saj, kjo duhet tё pasohet me analizёn se nga vjen çdo fenomen i shfaqur brenda saj dhe shtrirja nё kohё e hapёsirё.

 

Ose nёse kemi gёrmime arkeologjike masive, kjo duhet tё pasohet me analizёn e hollёsishme e shumёplanёshe tё gjetjeve nё mёnyrё qё tё pёrftojmё pёrfundime qё hapin drejtime tё tjera pёr gёrmime arkeologjike etj. Dhe jo tё lejohet deri tek folësi i lajmeve qё pasi etiketon, pa tё keq  Apolloninё greke, tё njofton mbi gjetjet e reja.

 

Si ka mundёsi qё nuk njihet procesi Analizë shumёplanёshe e Argumentit apo e faktit? Kjo ka ardhur se niveli intelektual i punonjёsve tё Instituteve nuk i ёshtё pёrgjigjur dot apo nuk ёshtё  lejuar qё ta bёjё kёtё. Le tё na i japin vetё studiuesit e Instituteve kёtё pёrgjigje nё kёto ditё reformimi. Ajo qё do tё pёrbёnte njё lutje pёr ta, ёshtё qё puna  e kryer deri tani nga Institutet tё ruhet si diçka e shenjtё, pasi mbi to nis puna shkencore e vёrtetё.

  

Shёnim: Ky artikull ёshtё publikuar nga autorja “Eva Brinja” nё shtator tё vitit 2006  nё organet e shtypit tё pёrditshёm shqipar, por pёr nga  vlerat qё mbart, informacioni qё na sjell dhe rёndsia e veçantё qё ka, ky i takon aktualitetit tё tё gjithё.

 

Burimi: kolmarku.altervista.org

Shperndaje ne
Updated: 22 Maj, 2015 — 05:37

The Author

Kol Marku

1 Comment

Add a Comment
  1. Te nderuar publikues. Ky artikull eshte shkruar nga Eva Brinja dhe eshte publikuar nga ana ime ne sitin Acas Skanderbeg.Keshtu qe autorsia e artikullit eshte atribut i saj.Tjeter gje eshte se ne artikull ka dhe nderfutje fotografish te ndryshme nga artikujt e mij. Ju falenderojme per vlersimet e shkrimeve dhe studimeve te mia,por jeni te lutur qe te beni korigjimet e duhura ne menyre qe ti pergjigjet realitetit.Per shkrimin ne fjane vlen shenimi im ne fund te shkrimit.Pra autorsia eshte e Eva Brinjes dhe burimi eshte Acas Skanderbeg ose kolmarku.altervista.org.Ju falenderojme per mirkuptimin dhe bashkpunimin. Me konsiderate Kol Marku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.