Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, tanimë ka filluar!

enderra_shqiptare
Barometri diplomatik
Mehdi_HYSENIShkruan: Prof. Dr. Mehdi Hyseni 

*** Së fundi, këtë ide dhe proces de fakto dhe de jure e provon edhe përfundimi i 11 marrëveshjeve ndërshtetërore ndërmjet dy qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë në Tiranë, më 23 mars 2015. Gjithashtu, këtë të vërtetë të afrimit, të bashkëpunimit dhe të ribashkimit kombëtar në frymën e rilindjes kombëtare dhe të realiteteve të sotme demokratike dhe integruese evropiane, e dëshmojnë edhe kontaktet dhe mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive shqipatare, të zhvilluara në Shqipëri dhe në Kosovë. Kjo formë e bashkëpunimit të ndërsjellë Tiranë – Prishtinë, pa dyshim se është edhe ide vizionare emancipuese evropiane, edhe vetëdije e lartë kombëtare. Si rrjedhim, kjo do të thotë se ideja për bashkim kombëtar e Rilindësve, tanimë, është riaktualizuar dhe po konkretizohet edhe në praktikë, duke marrë rrugën e mbarë drejt kurorzimit të saj në frymën më bashkëkohore, të qytetëruar, të përparuar, demokratike dhe paqësore.

Kjo fazë integruese e Kosovës me Shqipërinë, më së miri dëshmon të vërtetën historike se ideja e Rilindësëve tanë për ribashkimin gjithëkombëtar shqiptar nuk ka vdekur, por ende frymën e gjallë, edhe sot aktuale, sepse ende nuk është rrubullakësuar as de fakto e as de jure. Ndaj, në asnjë mënyrë, kjo ide nuk mund të quhet stereotipe, e tejkaluar dhe jashtë kohe, sepse nuk i rrezikon as interest vitale të Kosovës dhe të Shqipërisë e as të partnerëve të tyre ndërkombëtarë qoftë në kuptimin rajonal apo në atë evropian ndërkombëtar.

Jo “ide e tejkaluar”, por e margjinalizuar për interesa të huaja!

Se kjo ide e Rilindësve tanë nuk është “ide e tejkaluar”, as anakronike këtë e vërteton edhe gjendja faktike në terren e shqiptarëve dhe e trojeve etnike të Shqipërisë, që edhe sot, në dekadën e dytë të shekullit XXI, ndodhen të copëtuara dhe të kolonizuara nga shtetet fqinje sllavo-bizantine ballkanike (1878-2015).

Kjo gjendje faktike e shqiptarëve nën sundimin e egër të kolonilizmit sllav ballkanik, në asnjë kuptim nuk mund të justifikohet e as të argumentohet si e “tejkaluar” dhe e “harruar”. Përkundrazi, e pranuam apo jo, ky është problem ende i margjinalizuar (si nga politika shqiptare, ashtu edhe nga ajo evropiane) dhe i pazgjidhur ndëmjet shqiptarëve dhe sllavëve kolonizues ballkanikë. Për më tepër, ky problem nuk do zgjidhet, edhe sikur të dy shtetet e sotme shqiptare (Kosova dhe Shqipëria) të integroheshin në BE. Ndonëse, me gjithë premtimet e deritashme të përfaqësuesve zyrtarë të BE-së, hyrja e Shqipërisë dhe e Kosovës në BE, do të jetë një pikëpyetje e madhe edhe për një kohë shumë të gjatë. Kështu, do të ndodhë edhe me vendet fqinje kolonialiste të konglomeratit sllav (Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia), sepse ende kanë probleme të pazgjidhura territoriale me shqiptarët e aneksuar dhe të kolonizuar.

Foto-per-faqen-21Ideja e ribashkimit kombëtar shqiptar nuk është e tejkaluar, sepse ky proces historik, gjeopolitik dhe kombëtar ende nuk është i mbylluar si shkak dhe pasojë e vazhdimit shekullor të sundimit kolonial sllav në Ballkan. Ky është problemi, jo ideja, as kërkesa e drejtë shekullore e shqiptarëve për të qenë të lirë dhe të bashkuar në një shtet të vetëm kombëtar, ashtu si të gjtiha shtetet e tjera fqinje ballkanike dhe ato evropiane.

Kërkesa dhe përpjkejet e shqiptarëve për të mbrojtur identitetin dhe unitetin e tyre kombëtar, kursesi nuk mund të cilësohen si “prapanike” dhe “regressive”, por si domosdoshmëri objektive, realiste dhe emancipuese, sepse nuk janë në dëm të interesave të askujt, por rruga më e arsyeshme dhe më e parnueshme për arritjen e mirëkuptimit, të tolerances, të bashkëpunimit, të pajtimit dhe të dialogut demokratik dhe paqësor. Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë është faktor garantues i sigurisë, i qëndrueshmërisë dhe i paqes në Ballkan.

Nuk është prapambeturi, as turp, as gabim e as anakronizëm evropian nëse lufton për mbrojtjen e identitit dhe të unitetit kombëtar!

kombi_kosPrandaj, një ide dhe kërkesë të këtillë të drejtë, të ligjshme, emancipuese, demokratike dhe paqësore për ribashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm kombëtar (pa përfituar asnjë pëllëmbë territori të huaj të shteteve fqinje), askush nga shqiptarët (qofshin ata, edhe presidentë, kryeministra, akademikë, diplomatë, kyreliderë politikë pozitë a opozitë, priftërinj, hoxhollarë, biznesmenë etj.) nuk kanë të drejtë morlale, profesionale, ligjore, kushtetuese, politike e as kombëtare që ta gjykojnë verbërazi (qoftë për interesa të tyre meskine, grupore, partiake, karrieriste etj., qoftë për interesa të huaja të projekteve antishqiptare), sepse ky do të ishte vetëmohim dhe shpërfytyrim i identitetit kombëtar.

Prandaj, në këtë kuptim, një të drejtë të tillë nuk e gëzon as presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila për herën dytë, gjatë mandatit të saj të deritashëm, ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria nuk duhet bashkuar mbase sipas dioptrisë saj politike dhe diplomatike, ribashkimi “është një ide e tejkaluar, që i përket shekullit XX”!?

– Kjo nuk është e vërtetë ngase ende nuk ka ardhur në shprehje realizimi i së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve, që të shkolonizohen dhe të ribashkohen si një komb dhe si një shtet i përbashkët, ashtu sikurse popujt e tjerë të Balllkanit.

Vështruar si në aspektin historik, politik, diplomatik, ashtu edhe në atë kombëtar e ndërkombëtar, një konstatim i këtillë është absurd, iracional, i paqëndrueshëm dhe i papranueshëm ngase ribashkimi shqiptar si proces dhe, si e drejtë historike natyrore dhe legjitime, ende nuk ka konsumuar fazat, as etapat e zhvillimit dhe të përunfdimit të tij, edhe pse kemi shkelur në dekadën e dytë të shekullit XXI.

Akademia dhe Kushtetuta e Shqipërisë, demantojnë deklaratën e presidents Atifete Jahjaga

Sepse procesi i ribashkimit kombëtar, assesi nuk mund të quhet si “ide e tejkaluar”, thjesht, për faktin se ende nuk ka përfunduar si i tillë sikurse që ndodhi te popujt e tjerë të Ballkanit. Këtë e dëshmon edhe Kushtetuta e sotme(moderne) e Republikës së Shqipërisë, ku thuhet; “ me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”. (Shih: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, /Preambula/, “Pegi”,Tiranë, 2002,f.5).
Gjithashtu, edhe “Platforma për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare” e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prerazi e hudh poshtë konstatimin absurd se gjoja “bashkimi është ide e tejkaluar e shekullit të kaluar”, të pohuar nga presidentja e Kosovës, Adifete Jahjaga, duke vlerësuar se; “aspirata e drejtë e gjithë shqiptarëve është siç e kanë përcaktuar që në shekullin e kluar Rilindësit tanë – bashkimi i mbarë trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar.Deri sot ky bashkim ende nuk është arritur jo për faj të shqiptarëve. Përkundrazi, gjysma e trojeve etnike shqiptare ndodhet ende nën zgjedhën e disa shteteve të huaja.Si rrjedhim, çështja kombëtare shqiptare është një çështje ende e pazgjidhur.” (Shih: Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, ASHSH-së, Tiranë, 1998,f.50).

Në rastin konkret, të jemi të qartë me vetëvetën (pavarësisht nga gradat pushtetare dhe politike karriersite) se si Kushtetuta, ashtu edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, jo vetëm se kanë konstatuar problemin ekzistues ende të pazgjidhur të ribashkimit kombëtar dhe të trojeve etnike shqiptare në Ballkan, por edhe kërkojnë që ky problem të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe demokratike, në frymën e integrimeve evropiane.

Në këtë kontekst, nuk ekziston kurrfarë arsyeje që presidentja e Kosovës, Jahjaga, të deklarojë ndryshe nga vlerësimet e konstatuara dhe të qëndrueshme të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Kushtetutës së saj moderne, të miratuar me referendum, kur është fjala për ribashkimin kombëtar, sepse, atëherë bie qesharake, interpretuese e gabuar e historisë, e kulturës, e politikës, e drejtësisë, e Kushtetutës dhe e “Platformës për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Pikërisht, duke marrë për bazë idenë historike, kombëtare, politike, kulturore dhe vizionare të ribashkimit të Rilindësëve, që assesi nuk është e tjekaluar, por shumë aktuale, realiste dhe e ngutshme, këtë e provon edhe procesi i integrimit në fushën ekonomike, tregtare, energjetike, bujqësore, kulturore, arsimore…etj. midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Vazhdimi për jetësimin e kësaj ideje madhore të Rilindësve tanë, tanimë po bëhet realitet edhe në praktikë. Këtë para së gjithash e dëshmoi edhe thyerja e kufirit në Koshare midis Kosovës dhe Shqipërisë nga luftëtarët heronj të UÇK-së (1998), si dhe ABETARJA e hartuar, e njësuar dhe e praktikuar në të gjitha shkollat shqipe në trojet e Shqipërisë Etnike, si dhe kudo në diasporë, në mbarë botën.

Mirëpo, së fundi, me gjithë ngjyrimet politizuese, polemizuese dhe kontradiktore shumë të dëmshme dhe të panevojshme në disfavor të idesë së bashkimit kombëtar, nuk duhet harruar dallëndyshën e parë lajmëtare-NJËSIMIN e gjuhës së sotme letrare shqipe (1972).

Kjo ishte “hullia” e parë konkrete e rizgjimit të vetëdijes dhe të rimëkëmbjes së idesë së Rilindjes për ribashkimin kulturor, kombëtar dhe shtetëror, pavarësisht se çfarë thonë armiqtë dhe alergjikët e djeshëm dhe të sotëm të idesë së ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Në vend të përfundimit

*** Nuk është turp, as gabim, as anakronizëm e as kurrfarë krimi, nëse kërkon respektimin e të drejtave dhe lirive tuaja, por e kundërta, nëse pajtohesh me shkeljen dhe me mohimin e tyre. Në këtë rast vetëmohimi, nuk mund të ndihmojë askush, as Amerika e as Evropa.

Nëse, ndokush nga shtetarët apo liderët politikë shqiptarë mendon se me anë të simulimeve politike, mund t’i mashtrojë dhe t’i manipuojë Amerikën dhe partnerët e saj evroperëndimorë, vërtet, do të zhgënjehet si më së keqi, sepse nuk do të fitojë asnjë plus politik ngaqë si diplomatët dhe politikanë amerikanë, ashtu edhe ata evropianë, e dinë shumë mirë se ekziston problemi midis shqiptarëve dhe sllavëve ballkanikë. Ndaj, atyre, duhet t’u thuhet haptazi e vërteta, sepse ata i kemi miq, aleatë dhe partnerë të vërtetë. Ndryshe, ekziston rreziku i humbjes së tyre, gjë që kjo do të ishte tragjike dhe me pasoja të mëdha për politikën dhe për diplomacinë shqiptare, përkatësisht për gjithë kombin shqiptar dhe Shqipërinë.

Ne, nuk duhet të ndjehmi të frikësuar, të hezituar, as të gabuar e as të turpëruar nëse e mbështesim idenë e Rilindësve tanë, kur është fjala për ribashkimin edhe si komb, edhe si shtet, sepse kjo është e drejta jonë historike mbi territoret autktone shqiptare, jo mbi territoret e huaja të vendeve fqinje. Kështu thuhet edhe në “Platformën për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1998).

Kjo është e drejta jonë, që vazhdimisht duhet kërkuar dhe materializuar me vepra dhe me rezultate konkrete si në kuptimin kombëtar, politik, ashtu edhe në atë juridik, kushtetues, ndërkombëtar, demokratik dhe paqësor.

Sa më sipër, nëse presdenti, presidentja, kryeministri, ministrat, diplomatët a liderët e ndryshëm politikë shqiptarë, pyetën se çfarë është opinioni dhe qëndrimi i tyre për ribashkimin kombëtar shqiptar, ata, nuk duhet të frikësohen, as të ndjehen keq (të mbështetur për muri), duke iu tëkurrur zemra se, nëse shprehen pozitivisht në favorin e ribashkimit, do humbisnin pozitat karrieriste dhe privilegjet e tyre pushtetore dhe politike, por duhet të japin përgjigje të saktë, konkrete dhe të qartë se kjo, para së gjithash, është e drejtë legjitime dhe çështje e vullnetit dhe e gatishmërisë së mbarë shqiptarëve në Ballkan.

Pra, të gjithë atyre, që shtrojnë pyetje në këtë temë, troç, duhet t’u thuhet se për këtë çështje ekzistenciale dhe madhore, do të vendosë populli-sovrani, jo pushtetarët, as liderët e as partitë e ndryshme politike qofshin ato të mëdha a minore mbase i gjithë ky spekter faktorësh politikë, është në shërbim të popullit, sepse janë të zgjedhur me votën e tij të lirë dhe demokratike. Prandaj, edhe duhet të jenë zëri dhe veshi i popullit-sovranit dhe i atdheut, jo i politikave dhe i interesave të huaja antishqiptare, jo në shërbim të harangave dhe të teorisë e praktikës së komplotit serbo-sllav antibashkim si strumbullar i të gjitha projekteve të derisotme antishqiptare (1844-2015).

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.