Kosovë, hallall e paç gjithë çka bëra e dhashë për lirinë dhe popullin tim!

ks_pavarur

E prangosën gazetën shqipe të maleve “Kosova Sot”! E dogjën shkrumb e hi pronën e saj! Shkaku, sepse, ishte aleate e UÇK-së!

Shqiptari s’e shkel nderin! S’i qet faqe të zezë atdheut! Vdes nga zjarri, por prapë rilindet nga hiri i atij zjarri

“Në mos e paç ditur, o pushtuesi serb-çetnik, ne shqiptarët për të gjallë s’e shesim Atdheun! S’e poshtërojmë UÇK-në! S’i qesim faqe të zezë Kosovës!”

riza_greqevciShkruan: Riza GREIEÇEVCI

Radio-Zagrebi “Ekspedita të armatosura të serbë-çetnikëve kanë prangosur (mbyllur) në Prishtinë, gazetën e UÇK-së, “Kosova Sot”

Është ky fillimi i një shkrimi tim, që e pata dërguar nga malet për botim, në adresë të gazetës “Kosova Sot”, por, po atë ditë, më 24 mars 1999, kriminelët serbë-çetnikë kishin vendosur shtatë dryna me shtatë palë zinxhirë të çeliktë në dyert e kësaj gazete shqipe, por edhe duke e djegur deri në themel shtypshkronjën e saj. Të nesërmen, më 25 mars 1999, tërë ditën e pritëm ardhjen e të vetmes gazetë shqipe në male tek jehonin krismat e lirisë, tek ishin ngjitur në male bijtë e bijat e popullit shqiptar pa liri, pa drejtësi, pa barazi, i pushtuar, i copëtuar, i ndarë nga trungu i Shqipërisë Amë. Të paktë ishin ata baballarë që kthenin atypari e që nuk i pyesja a mos ua ka dhënë ndokush gazetën “Kosova Sot”? Asnjë haber! Asnjë lajm! Por, në edicionin e lajmeve të mbrëmjes, Radio-Zagrebi kishte bërë me dije se më 24 mars ekspedita të armatosura të serb-çetnikëve kishin prangosur (mbyllur) gazetën e UÇK-së, “Kosova Sot” dhe e kishin djegur të tërën. Heu! Vetëm ata që janë marrë ose merren me informimin shqip mund të me besojnë se ky lajm i hidhur, i padrejtë, fashist, në shpirtin tim u ngul si një majë gjilpëre. Mbetëm me gishta në gojë: pa një gazetë të maleve, të UÇK-së…Ditë të tjera vinin burra, vajza, djem, fëmijë, dhe ma kërkonin gazetën “Kosova Sot”, e cila atëherë ishte bërë si një lugë e një copë buke në sofra të popullatës, në mes malesh.

 Duke iu përkulur mirësisë, kontributit, shembullit dhe punës dhe rolit informativ të saj sot e gati dy dekada, për detin e lexuesve të mi të kësaj gazete,po jep një pjesë të asaj letre që doja t’ia adresoja Evropës, OKB-së, Amerikës, dhe botës demokratike, por, fati e deshi, gazetën “Kosova Sot” e prangosen, vetëm pse shkruante shqip! Vetëm pse maleve u fliste shqip! Vetëm pse UÇK-së i fliste shqip! Vetëm pse Kosovës i fliste shqip! Vetëm pse Evropës, OKB-së, botës i fliste shqip, dhe i bënte me dije për masivizimin besa-besë të ushtarëve çlirimtarë të UÇK-së, e cila po bënte luftë çlirimtare!

Puthadorët shqipfolës, bashkë me kriminelët serbë, kishin kremtuar mbylljen dhe djegien e pronës së gazetës “Kosova Sot”…

Sot e kësaj dite, deri sa gazeta “Kosova Sot” mish e shpirt botonte lajme e informata, biseda e shënime nga frontet e luftës çlirimtare, duke mos i interesuar as paraja as sefaja, në anën tjetër, Puthadorët e djeshëm dhe të sotëm të Serbisë mbushnin thasët me marka e dollarë nga donacionet jo vetëm të “Sorros”-it, por edhe organizatave të ndryshme e të shumta humanitare evropiane e botërore, të cilat ende pa filluar lufta çlirimtare në Drenicë, kishin ardhur në Kosovë me i ndihmua popullatës së paarmatosur, e rënë në halle për bukën e gojës, për dorën e mjekut, e të tjera. Po, po, derisa gazeta “Kosova Sot” tashmë ishte mishëruar me rimin e luftës çlirimtare, duke informuar Evropën, OKB-në, Amerikën, botën për rrjedhat, për masivizimin e UÇK-së, përkrahjen e saj nga populli i Kosovës, por edhe nga diaspora!

Sot, puthadorët e tillë shqipfolës, janë bërë milionerë, duke mbledhur tëra donacionet e jashtme për mjetet e informimit shqip në Kosovë, gjatë dhe pas Luftës Çlirimtare të Kosovës. Qe pse puthadorët e djeshëm, puthadorë edhe të sotëm, qenë gëzuar kur kriminelët serbë-çetnikë prangosen të vetmen gazetë shqip të Luftës Çlirimtare, duke mos interesuar kurrë paraja, përfitimi, hajnia, korrupsioni, por çështja e lirisë së Kosovës, hallet e gjatë luftës dhe pasluftës çlirimtare të popullit.

Asnjë copë lirie puthadorëve shqipfolës, të cilët, edhe në kohën e UÇK-së, edhe sot e gjithë ditën, publikisht, në sy bote, ndër sy të hasmit shekullor, injorojnë punën e gazetës “Kosova Sot”, injorojnë, shantazhojnë, anashkalojnë, iritojnë, minimizojnë dijen, sukseset, kontributin për çlirimin e vendit dje, dhe për ndërtimin e demokracisë moderne perëndimore, sot, në Kosovën e lirë. Po, po, le ta dinë puthadorët, ziliqarët, përgojuesit, hileqarët, trumbetuesit puthadorë shqipfolës që edhe sot bëjnë yrysh e përpiqen me ua mbush mendjen ndërkombëtarëve se nuk ka pasur: As UÇK! As luftë çlirimtare! Nuk ka as liri nga UÇK-ja! Nuk ka sot Kosova, as pavarësi, as shtet, as flamur të shtetit, nuk ka as institucione legale demokratike, nuk ka as Parlament, as Qeveri, as presidencë…Këtë kështu e thonë edhe në do gazeta të pavlerë, jurishike, të shitura, gazeta që përhapin mëti, urrejtje, syresh që s’njohin as liri, as pavarësi, as shtet, syresh që bëjnë thirrje të fuqishme për grusht shtet në Kosovë…Eee, dihet pse: Për me e marrë ata vetë pushtetin bashkë me vëllanë e madh, Beogradin!

Gazeta“Kosova Sot”: “Kosovë, hallall e paç gjithë çka bëra e dhashë për lirinë dhe popullin tim”

E prangosën! S’u gjunjëzua! E dogjën, u rilind nga puna, djersa, vetëmohimi, sakrifica, nga dija, nga profesionalizmi, nga demokracia! Pushteti kriminel çetnik serb e pati dënuar me afro gjysmë milioni markash gjermane, dogjën rrafsh me tokë, bënë hi e pluhur krejt çka me punë, me forca vetanake, me investime e me dije e profesionalizëm të rrallë, familjarisht e patën ngritur, mirëpo, ja që sot ecën në këmbë të veta, duke arritur suksese lakmuese nga simotrat e veta medie pamore dhe shkrimore në Kosovë. Një det lexuesish janë ata dëshmitarët e vetëm dhe më të besueshëm që ka sot kjo gazetë moderne, e veçantë nga simotrat e tjera kosovare, me synimin dhe zotimin: Është vështirë të përkëdhelësh njeriun! Të bindesh të mos rrej! Të punojë! Të mos vjedh! Të mos shkel bukën e nderin e gjakun e dëshmorëve! Të jetojë e të vdes njeri! Zor, e ke tepër zor, sepse, dreqi udhëheq me shpirtin e tij! Nuk jemi sot ata që ishim dje! Jemi në shtegtim të demokracisë moderne perëndimore. Pa tjetër Kosova do t’ia dalë ta kapërcejë ylberin dhe të bëhet ajo që populli e do, ajo që jeta e do, ajo (Kosova), ulur në sofrën e përbashkët të Evropës së bashkuar, Kosova në gjirin e NATO-s, në OKB! Patjetër!

 

Shperndaje ne
Updated: 26 Mars, 2015 — 15:47

The Author

Riza GREICEVCI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.