Dardania si pjesë e ujdhesës Pellazgo-Ilire

Troja_dardania_pare

“Pellazgët erdhën në Ballkan në kohët parahistorike para ilirëve dhe quhen nga Korkuti “paleoindoevropianë”. Ata ishin pararendës të ilirëve, që më pas u bënë pararendës të shqiptarëve. Sipas shkrimtarëve të hershëm, pellazgët banonin të shpërndarë në rajonin Ballkano-Egjeas, duke përfshirë këtu të gjithë Ballkanin, bregdetin Egje të Azisë së Vogël dhe Kretën. Gjuha e tyre pellazge cilësohej si “barbare”, dmth jogreke. Studimet gjuhësore tregojnë se ky popull la gjurmët e tij në Ballkan nëpërmjet terminologjisë paragreke të emrave të njerëzve, vendeve dhe hyjnive – emra, që nuk kanë asnjë lidhje me greqishten, por që mund të shpjegohen nëpërmjet ilirishtes dhe shqipes.” Edwin Jacques “SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme” fq. 44 “Iliria”.
 
Këtë emër e mori ky vend, siç thonë, nga Iliri, i biri i Polifemit. Bijtë e qiklopit Polifem dhe Galatës, të quajtur Kelt, Ilir dhe Gal, lanë Siqelinë dhe u bënë sundimtarë mbi fise, të cilët nga emrat e tyre u quajtën keltë, ilirë dhe galë. Nga shumë legjenda që tregohen, kjo më pëlqen më tepër. Bijtë e Ilirit kanë qenë Enheleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi; vajzat e tij ishin Partha, Daortha, Dasara dhe të tjera, nga kanë rrjedhur taulantët, perrebejt, enhelejt, autariatët, dardanët, parthinët, dasaretët dhe darsejt. Thonë se Autari pati për bir Panonin ose Paionin), dhe ky i fundit pati për bij Skordiskun dhe Tribalin, nga të cilët muarën emrin dhe fiset. Po këta probleme le t’ua lëmë arkeologëve. Sa për fiset ilire, këta janë akoma tani të shumta dhe të dëgjura, siç është e natyrshme në një vend aq të gjerë; këta banojnë ndër krahinat e gjera të skordiskëve edhe tribalëve, të cilët nga luftat që patën midis tyre u shkatërruan aq shumë, sa që nga tribalët mbeti një pakicë fare e vogël, e cila më në fund iku dhe vajti përtej Istrit në viset e gotëve; kështu pra ky fis, që ishte në lulëzim gjer në kohët e Filipit dhe të Aleksandrit, tani është i shkretë dhe pa emër”. APPIANI ALEXANDRINI HISTORIA ROMANA (Historia e Romës)”Yllyriku”
Historia e Dardanise eshte e lidhur me historine pellazgo-ilire te Mesdheut, deri ne ate shkalle sa mund te themi se Dardania dhe dardanet jane protagoniste te historise qe nga shekulli XIII-XI p.e.r. deri ne renien e perandorise bizantine ne shekullin XIV te e.r.
“Ky popull indoevropian [dardanet] u shpërngul në drejtim të perëndimit në Azinë e Vogël dhe e lidhi fatin e vet ngushtësisht me Trojën, një nga portat e së cilës mori emrin “Porta Dardane”. Ndërsa ngushtica pranë Gadishullit Ballkanik u quajt Dardanelet dhe, duke shkuar më në perëndim krahina shqiptare e Kosovës në lashtësi kishte emrin Dardania. Në radhët e aleatëve të Trojës ishin edhe “pellazgët fisnikë”, që, ndoshta, ishin po ata luftëtarë, të cilët njiheshin gjithandej si “pellazgët e ashpër nga tokat pjellore të Larisës” Edwin Jacques “SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme” fq. 59
Themeluesi i Trojes ishte Dardani. Dhe nga Troja dhe heronjte e saj rrjedh historia. Troja e themeluar nga Dardani nuk ishte greke. Ne poemat e Homerit, te shkruara ne shekullin VII p.e.r., evokohej lavdia e Trojes dhe heronjve te saj, dhe Homeri nepermjet ketyre poemave donte te ngrinte moralin e bashkekohesve duke ju kujtuar heroizmat e paraardhesve. Kete histori greket e kane pervetesuar dhe e quajne histori greke. Ndonese edhe ne poemat e Homerit, kur behet fjale per luften e Trojes, thuhet se greket shkuan ne Troje per te marre Helenen, pra Troja nuk na del greke edhe nga vete keto poema.
Por greket kane pervetesuar me shume historine e jugut te Shqiperise ate qe quhet Epir. Luftetaret e Epirit qe moren pjese ne luften e Trojes ata i quajne greke. Greket e vene veten ne pozicionin e paraardhesve te epiroteve qe luftuan ne Troje. Greke ata quajne edhe familjen mbreterore te Akilit, pasardhesit e te cilit na sjellin deri tek Pirro i Epirit, qe, qe te gjithe, jane molose, pra ilire. Greket nuk kane qene ne Troje. Siç thote studjuesi francez Edvin Zhak
“Mëse njëherë vëmë re se historianët, gjeografët dhe shkrimtarët grekë ngulin këmbë në dallimin midis pellazgëve të parë dhe rivalëve të tyre, grekëve helenë, të ardhur më vonë. Një ditë historia tradicionale “greke” mund të rishkruhet sërish…” Edwin Jacques “SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme” fq. 54
“Mirëpo çuditërisht edhe protagonistët e tjerë të dramës trojane ishin gjithashtu pellazgë. Helena e bukur, e rrëmbyer nga Parisi, ishte faktikisht Helena e Argosit pellazg, gruaja e Menelaut, mbretit të Spartës pellazge. Kryekomandanti i ekspeditës ishte Agamemnoni, mbreti i Mikenës, e përmendur shpesh së bashku me Argosin fqinj. Në ushtrinë e Agamemnonit shërbenin dy vëllezër të Helenës, familja e të cilëve e kishte origjinën nga Lakedemoni, qytet i fuqishëm ushtarak pellazg, i quajtur edhe Sparta.
 
Pastaj vinte Akili legjendar, mbreti i Mirmidonëve të Thesalisë, bir i prijësit të madh e të hershëm Pellazg Peleut. Eolët, jonët dhe dorët nuk përmenden kurrë nga Homeri; trupave rrethues ai u drejtohej si akej, argivë ose danaj. Cilët ishin këta? Akea ishte një provincë në kufirin verior të Mikenës pellazge. Argivët ishin banorë vendas të Argosit pellazg. Danajt e kishin marrë emrin nga Danai, mbreti i hershëm i Argosit. Ndonëse disa aleatë të trojanëve flisnin gjuhë të ndryshme, duket se heronjtë klasikë brenda dhe jashtë mureve të Trojës ishin pellazgë e jo grekë. Ata bisedonin pa vështirësi në një gjuhë të përbashkët, adhuronin të njëjtët heronj, ishin njëlloj të zotët për rritjen dhe stërvitjen e kuajve, kishin fatrrëfyes të përbashkët që këshilloheshin me perëndi të përbashkëta, praktikonin të njëjtat rite e lutje fetare, si edhe ndiqnin të njëjtat tradita e zakone të përbashkëta, si p.sh, zakonin e varrimit. Dikush është shprehur se: “Homeri përjetësoi homogjenitetin e gjuhës dhe të kulturës së tyre. Brenda dhe jashtë mureve, këta heronj të luftës së Trojës ishin të gjithë pellazgë e jo grekë.” Edwin Jacques “SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme” fq. 60

“Interesimi i dukshëm i Homerit për origjinën pellazge të heronjve të tij mund të mbështesë fare mirë tezën e Strabonit rreth prejardhjes pellazge të vetë poetit të verbër. Sigurisht, studiuesit janë të një mendjeje se, ndonëse këto poema epike kanë mbërritur te ne nëpërmjet gjuhës greke, teksti përmbante shumë shprehje e konstrukte të çuditshme, që e kishin zanafillën në gjuhën më të hershme pellazge.

 
Në fakt, në librin e tij “Hyrje në indoevropianishte”, Gounaris hedh tezën se emri Homer e ka prejardhjen nga shprehja pellazge e keqardhjes për një të verbër: “Ho i mjerë!” Edwin Jacques “SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme” fq. 60
“Fushata ushtarake dhjetëvjeçare e Trojës nuk ishte një luftë greke, por një konflikt ndërfisnor pellazg. Të gjithë ata flisnin një gjuhë pellazge “barbare” e jo greke.” Edwin Jacques “SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme” fq. 65
“Para luftës trojane Hellada, me sa duket, nuk ka bërë asgjë me forca të përbashkëta. Mua bile më duket se ajo si tërësi nuk e mbante akoma këtë emër; se një emërtim i tillë as nuk ekzistonte para Helenit, birit të Deukalionit; dhe se emrin ia kanë dhënë asaj, sipas emrave të tyre, fiset e ndryshme, më tepër pellazgët. THUCIDIDIS HISTORIAE (Historitë) LIBRI I
Edhe sikur greket te kene qene ne kete lufte, se bashku me shume fise te tjera pallazge, per motivet per te cilat beheshin luftrat ne ate kohe, pra pervetesim trojesh dhe plaçke lufte, gjithsesi ata nuk ishin trojanet qe dolen te rrenuar nga kjo lufte.
Dardani njihet si themeluesi i Trojes. Dardanele mban akoma emrin ngushtica me te njejtin emer te marre nga dardanet.
Kur behet fjale per perandorin romak Klaudi ne historine e perandoreve thuhet
“…Klaudi u dallua jashtëzakonisht shumë guximi i kalorësisë së dalmatëve, pasi Klaudi linte të kuptohej, se ishte me prejardhje nga kjo provincë, megjithëse të tjerë thonë se ishte dardan dhe që rridhte nga mbreti i trojanëve Ili) dhe nga Dardani) vetë.” SCRIPTORES HISTORIAE AUGUSTAE (Shkrimtarët e historisë së perandorëve) libri XXV
Vete fjala “trojë” eshte e perdorur nder shqiptaret dhe simbolizon token, truallin. Qe te kujton faktin se pellazget, paraardhesit e shqiptareve, e lidhnin veten e tyre me token dhe quheshin edhe bijte e tokes, te pellgut. Ata adhuronin token, gurin, sikurse ndodh akoma nder shqiptaret. Ata ishin te lidhur me token, pas humbjes se madhe qe paten me vithisjen e vendit te tyre Atlandes. Dhe Dardanet ishin pellazge.
“Dardania kufizohet me fiset maqedonase dhe paione nga ana e jugut sikundër edhe me autariatët e dasaretët, të tjerë këta, në vise të tjera, që janë kufitare në mes të tyre dhe me autariatët. Dardanë janë edhe galabrët, tek të cilët…) është një qytet i vjetër, edhe thunatët, të cilët në lindje janë në kufi me medët, fis thrak. Dardanët janë aq të egër sa edhe nën pleh bagëtish rrëmijnë gropa dhe aty rrojnë; megjithëkëtë muzikën nuk e lënë mënjanë, po përkundrazi përdorin gjithmonë fyej e vegla me kordha. Këta, pra, banojnë në thellësitë e vendit; do t’i përmendim edhe më vonë.” S T R A B O N I S G E O G R A P H I C A (Gjeografia) LIBRI VII
“Kam dëgjuar se dardanët e Ilirisë lahen vetëm tri herë gjatë gjithë jetës së tyre… kur lindin, kur martohen dhe kur vdesin.” CLAUDII AELIANI 1. DE ANIMALIUM NATURA (Mbi natyrën e kafshëve) LIBRI IV
“Pas Panonisë vjen provinca e quajtur Myzia, e cila zgjatet me rrjedhjen e Danubit deri në Pont. Fillon me lumin [Sava] që përmendëm më sipër. Në të përfshihen dardanët, kelegerët, tribalët, timahët, myzët dhe thrakët e Pontit deri në Skythi.
Lumenjt e përmendur që vinë nga Dardania janë Margu, Pingu, Timahu nga Rodopi, Oesku, nga Hemi, Uti, Asami, Jeteri.” C. P L I N I S E C U N D I NATURALIS HISTORIAE (Historia e Natyrës) LIBRI III
“Dionisi, ashtu si bashkëkohësi i tij Virgjili, shkruante se, pas rënies së Trojës, Enea lundroi nga gjiri i Ambrakisë, gjatë bregut të Epirit, deri në Buthrotum, Butrintin shqiptar. Enea marshoi për dy ditë, derisa mbërriti në Dodonën pellazge, me qëllim që të këshillohej me orakullin. …
 
Prania e trojanëve në Butrint vërtetohet nga një kodër me emrin Trojë, ku ata ngritën përkohësisht kampin e tyre… Edhe prejardhjen e Eneas ai e nxirrte nga Dardani. Më tej, ai citon autoritetet e lashta greke e romake për të treguar se Roma ish me refugjatë nga Troja dhe se themeluesit, Romulusi e Remusi, ishin bij të Eneas, ose bij të bijës së Eneas, me fjalë të tjera, ishin dardanë e rrjedhimisht pellazgë.” Edwin Jacques “SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme” fq.56,
 
Po kështu Elini është i biri i Priamit (mbret i Trojes) qe ngriti Butrintin ne shembullin e Trojes.
Në “Eneiden” – në “Iliadën” e “Odisenë” romake – tregohet për peripecitë e udhëtimit të heroit trojan Eneut, i cili përpara se të arrinte në Lat për të formuar gjoja mbretërinë e tij në tokën latine qendroi për pak ditë edhe në Butrint. Kjo poemë e mrekullueshme epike mbeti e papërfunduar dhe doli në dritë vetëm mbas vdekjes së autorit. Në veprën e Virgjilit spikat një stil i bukur, një varg melodioz dhe një gjuhë e punuar.
 
Përkthimi është mbështetur në botimin: P. Vergili Maronis Opera post Ribbeckium tertium recognovit Gualtherus Janell, editio maior. Lipsiae in aedibus B.G. Teubneri 1920.
 
Dergoi: Ilir Mula
Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.