Çlirimtari që solli lirinë e Atdheut

UCK-ja_jone

Avdi_ibrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Pa diellin që po lindete tutje maleve të Gjallicës dhe Pikëllimës, ju duk sikur ishte një diell i qetë, ndërsa Kosova po ziente nga ethet e luftës dhe shfarosja nga shovenizmi serbomadh. Po ti Çlirimtar ku shkon? – Ku do dalësh. Iu kujtuan ditët heroike e plot entuziazëm të nisjës nga Cyrihu. Kur kishte hipur në autobus, kishte dhe vullnetar të tjerë që pak nga ata njifte. I kujtohej se si me ata vullnetar të lirisë arriti në Kukës, dhe e mbante shpresa për fitorën e UÇK-së, zbriti duke kënduar këngën e lirisë, këngën e jetës. I kujtohej përcjellja e zjarrtë e bashkëatdhetarëve mërgimtar dhe pritja e ngrohtë nga luftëtarët e lirisë. Ah! Ditë ato që vështir të harrohen! Ato ditë kushtrimi dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kushtrim i dhënë për lirin e popullit shqiptar për ta luftuar kuçedrën shoveniste serbomadhe!

Ashtu i vetëm pranë malit të Pashtrikut po mendonte , për bashkëluftëtarët e tij të rënë në altarin e lirisë, heu i lehtë u qoftë dheu i Shqipërisë! Mendoi e çka nuk mendoi Çlirimtari! Ku isha dje dhe ku jam sot?! Dje punoja në Zvicërr dhe mirrja para të majme nga puna që bëja. Po sot mezi siguroj jetesën, pastaj për çdo muaj në shtëpi i vijnë faturat për pagesën e energjisë elektrike, të ujit, të mbeturinave, të tatimit në prone, fëmijët kërkojnë libra fletore, veshmbathje… dhe në brendin e tij shpirtërore lindi një ankim, mbase edhe një dëshprim, papunësia po ja hante shpirtin: ”Ah, pse su vrava dhe unë! Apo mbeta si qyqan për t’i thënë mashtruesve: Ju po na vrisni lirin e fituar me gjak! Befas iu errën sytë dhe pa dashur ngriti revolën, atë revole që e kishte bartur më vete në brez, në luftë, e shikoi me gjakftohtësi dhe përsëri padashur, tytën e revolës së ftohtë e ngjiti mes dy syve, dhe me gishtin në këmbëzën… u mat ta shkrepte njëherë dhe të mos flitej më për të… donte ta fshinte veten nga regjistrat e UÇK-së, si pjestar apo veteran i saj, donte tua lehtësonte punën komandantit e komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të veteranit… dhe nxori një ofshamë nga thellësi e shpirtit e ç’më duhet mua jeta! Përderisa askush nuk dëgjon për mua dhe bashkëluftëtarët e mi?

Në çast i erdhi një mendim tjetër, sikur u ngritën heronjtë nga varret dhe e çortuan! Kujtoje betimin dhe amenetet tona Çlirimtar! Zgjidhje nuk është kjo që ta vrasësh vetën! Zgjidhje është që të vazhdosh jetën me nder ashtu siç e kreve me nder detyrën tënde ndaj atdheut! Atdheu ende ka nevoj për ty!… Punoni dhe veproni për ta ribashkuar atë… Uli revolën menjëherë, u ngrit në këmbë, shikoi tutje Pashtrikun kryelart, ashtu me sytë gjysmë të mbyllur, si ata heronjtë që qëndruan gjer në flijim dhe i thonë kundërshtarit dhe varrmihësve të atdheut”… mendove se e fitove davanë, ë?” Dhe mori frymë thellëy pranë Pashtrikut, shliroi muskulat e shtrënguara të fytyrës, si të atij heroi të munduar në burgjet jugosllave dhe briti sa mundi më zë: ”Nuk vritem jo!” Nuk ja plotësoj kurrë dëshirat maskarenjëve të mallkuar përfituesve te pasluftës çlirimtare! Mallkuar qofshi që po tregtoni së bashku me të huajt lirinë tone të fituar me gjak, dhe me miliona vuajtje e mundime! Mallkuar qofshi që po burgosni çlirimtarët! Edhe ju e donit lirin, por të ua sjellin të tjerët! Thoni se edhe ju e doni atdheun, po të ua mbrojnë çlirimtarët! Po kush do e ruaj lirin, dhe mbroj atdheun kur të huajt burgosin çlirimtarët?!… duhet vepruar jo me fjalë po me vepra! A kuptoni.

Shperndaje ne
Updated: 31 Mars, 2015 — 16:14

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.