Shqipëria 6 vjet në NATO

Postuar më: 03 Prill 2015

Flamuri_1234Zhvillohet ceremonia e 6 – vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe e prezantimit të armatimit të ri M4, me të cilin do të kompletohen efektivat e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë (b2k). Në këtë aktivitet, i cili u zhvillua ne ambientet e Batalionit të Forcave Speciale dhe Batalionit Komando në Zall – Herr, morën pjesë: kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Donald Lu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura, atashe ushtarakë dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.

Në fjalën e saj të përshëndetjes ministrja e Mbrojtjes Kodheli theksoi se, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, gjashtë vite më parë, kurorëzoi përpjekjet dhe punën e gjithanshme të shoqërisë shqiptare dhe forcave të saj të armatosura. Ministrja Kodheli tha se: “Është në interesin tonë që ta mbajmë NATO si një bashkim efikas dhe funksional edhe në të ardhmen. NATO duhet të vazhdojë të jetë elementi bazë i arkitekturës së mbrojtjes evropiane”. Duke iu referuar standardizimit të Forcave të Armatosura, ministrja e Mbrojtjes tha se “sot është dita që në ushtrinë shqiptare të fillojë një rrugëtim pa kthim, ku ne njëherë e përgjithmonë, i themi lamtumirë dhe jo vetëm simbolikisht, armës famëkeqe sovjetike “kallashnikov”, duke e zëvendësuar gradualisht me karabinën M4”.

Garda

ArmatimiAutoblindaRama_01helikopteri

Rama_oficerin

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.