LASHTËSIA PELLAZGO – ILIRE DHE MANIPULIMI I HISTORISË NGA GREQIA (I)

samiu_gjuhae_pellazgeve_01

SPIRO BUTKA

Tiranë, 10. 01. 2014

Shoqëria njerzore, ka ecur në rrjedhat e veta historike, gradualisht dhe hap pas hapi, nëpërmjet zhvillimeve të njëpasnjëshme, që ka bërë vetë ajo, që nga dita kur lindi ndërgjegja e vetëdija njerzore, të cilin e ndau njëherë e përgjithmonë njeriun, nga gjallesat e tjera të kësaj bote. Proçesi i këtyre ndryshimeve në tërësinë e vet, i është nënshtruar mendimit më të përparuar kohor, ku për pasojë njerzimi, duke synuar në zbatimin e risive të lindura, ndryshoi veten dhe ambjetin e veprimit, në raport të drejtë me atë që kërkonte koha dhe vendi. Bota eci përpara dhe njerzimi duke u ndërgjegjësuar për ditë e më shumë, evoloi më tej, brenda asaj hapësire ku vepronte, për të siguruar mjete materiale, për mbijetesën në vazhdimësi. Gjatë këtij zhvillimi progresiv, popujt nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme, kaluan nga një rend shoqëror në tjetrin, duke lënë gjurmë të dukëshme, në çdo fushë shoqërore të jetës së vet. Zhvillimi njohu vetëm një rrugë, atë të ndryshimeve cilësore e sasiore të veprimtarisë konkrete, për të transformuar botën e kudo ndodhur, në ineresin jetik të njerzimit. Lufta e përditëshme për të mbijetuar, siguroi përvojën teorike e praktike, veprimtari e cila gradualisht u kthye në shkencë, pjesë e së cilës është dhe historia, pasqyruesja reale e shoqërisë njerzore, në të gjitha rrjedhat e kohës.

Historia e njerzimit, është dukuria e vetë jetës shoqërore, në të gjitha sferat e sajë, për rrjedhat e kohës së shkuar, që nga lindja e kësaj bote në tërësi dhe në veçanti pas ndërgjegjësimit të vetëdijes të njeriut për veprimtari të përgjegjshme. Ajo është zhvilluar, kohë pas kohe, në përputhje të plotë me ecurinë e botkuptimit njerzor, për punën dhe jetën, duke pasqyruar fenomenet e ndryshimeve, ashtu si kanë ndodhur në të vërtet, pa i hequr realitetit qoftë dhe një presje të vetme. Bota brenda historisë së vet, përsa i përket ndodhive të zhvillimeve njerzore, përbëhet nga pjesë të ndryshme kohore, epoka, shekuj e vite, ku secila ndarje mbart në vetvete, ecurinë e sajë me fakte e argumente bindës, të rradhitur sipas realitetit të ndodhur në kohën e vet. E kaluara historike e njerzimit, për vetë dukurinë e sajë përbërëse, ndahet në dy epoka të rëndësishme, në atë p.e.s. dhe atë të re, të Krishtit, kohë kjo, ku ndodhitë radhiten historikisht sipas kalendarit të ri, atij Grigorian. Për secilën epokë, historia paraqet ngjarjet, ashtu si dhe kanë ndodhur në realitet, gjatë zhvillimit të shoqërisë njerzore të vetë kohës. Më tepër kjo për epokën e re, atë pas lindjes të Krishtit, ku pasqyrimi i realitetit të ndodhur, i qëndron më besnik saktësisë, të ngarjeve gjatë ecurisë të zhvillimit njerzor.

 

Iliret

Lashtësia historike e njerzimit, kohë e cila përmblidhet kryesisht në epokën p.e.s., paraqet në vetvete zhvillimet kryesore në Azi, Amerikë, Afrikë dhe Europë, ku sipas përkatësisë Kina, Amerika Latine dhe lashtësia Egjyptiane në Afrikë, dalin para opinionit njerzor, të sinkronizuara e në raport të drejtë me realitetin e ndodhur. Përjashtim bën lashtësia Europiane e kryesisht ajo Pellazgjiko-Ilirjane në gadishullin Ilirik, që më vonë, pas pushtimit otoman, u pagëzua me emrin Ballkan. Historia e këtij gadishulli është shumë e ndërthurur, ku si rezultat i dyndjeve të popujve drejt këtij gadishulli, trashëgimia historike e vendasve është përvetësuar nga ardhësit. Kjo periudhë kohore, ka ngjallur interes të veçantë për shumë studiues dhe historianë të kohrave të ndryshme, për vetë faktin e ndërhyrjes të Grekve, për transformimin e realitetit të zhvillimeve historike në interes të Greqisë. Pasqyrimi i kësaj periudhe historike, nuk është bërë në përputhje të plotë, me realitetin përkatës të ngarjeve e ndodhive, por është ngjyrosur sipas interesave të ngushta të popullit Grek, i cili në ato kohra, pothuajse nuk ka ekzistuar, e jo më të ketë bërë atë histori, që ai sot e ka manipuluar. Këtë e kanë vërteuar studiues të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, të cilët në këto kohra të reja, ku mjetet e kërkimit, ekzaminimit, identifikimit dhe zbërthimit në përputhje me realitetin, janë sofistikuar në përsosmëri dhe për pasojë lashtësia historike, po na paraqitet krejt ndryshe, nga ajo që është prallisur nga vetë Grekët e argatët e tyre studimor.

Marrja e statusit ”si populli më i lashtë në botë”, është bërë me inisiativën e vetë Grekëve, të cilët sapo zbritën në gadishullin Ilirik, puna e parë që bënë ishte, uzurpimi i tokave Pellazgo-Ilire dhe transformimi i historisë vendore, në interes të popullit Grek. Kjo është një e vërtetë plotësisht e bazuar me fakte e argumente bindës, që rrjedh prej asaj kohe të lashtë e që dokumentohet në kohën e sotme, nga specialistët përkatës të historisë, gjuhësisë dhe arkeologjisë, gjatë kërkimit, studimit e ballafaqimit me aktualitetin njerzor të kohës që jetojmë. Për të vërtetuar argumentet e mësipërme, le ti referohemi ecurisë historike të lashtësisë dhe nëpërmjet sajë, të shohim e të ballafaqohemi me realitetin e ndodhur kohor. Shumë legjenda e mite janë thurur për Grekët e Greqinë e lashtë, por dokumentacioni historik, që zbërthen këtë periudhë kohore flet ndryshe, duke paraqitur para opnionit publik ndërkombëtar krejt të kundërtën. Për herë të parë Grekët përmenden në historikun e lashtësisë, në kohën që i përket Neolitit, periudhës kohore, që nis nga shekulli i VII-të e deri në atë të IV-të, peridhë kjo që ndahet në tre faza, E herëshme, E mesme dhe E vonë. Kjo e fundit i përket kohës së bakrit e lidhur ngushtë me kalimin drejt asaj të bronxit. Është pikërisht kjo kohë, kur dalin në skenën historike të lashtësisë Grekët, por jo aty ku banojnë sot, por të gjëndur në rregjionin e Daubit, në Azinë e Vogël të quajtur sot Anadoll. Teritori i Grekëve të lashtë, sot përdoret si sinonim i Turqisë Aziatike, që në fakt ky vend, është e njihet si atdheu i Hitëve, fiseve Greke, Frigasve, Armenve e më vonë të Turqve.

 

 

Harta e Shqipërisë, askund nuk figuron emri Greqi!

Vetë Grekët, nisur nga paudhësia për të përvetësuar lashtësinë historike dhe antikitetin e sajë, kanë bërë të pamundurën, për të sajuar e kurdisur prallisje historike, të vëna në funksion të trukimit të kohës së shkuar nga ana e tyre, duke përdorur figurat e njohura të lashtësisë si argument bindës, të atyre transformimeve historike, që ata kanë improvizuar. Por realiteti historik edhe pse i mungon shqisa e të folurit, kjo e fundit për kohën që jetojmë, i ka lënë gjurmët e veta, duke u dokumentuar nëpërmjet shkrimeve të vjetra. Për më tepër, gjetjet arkeologjike të shkrimeve, sendeve, veglave të punës, mjeteve të luftës dhe rrënojat ndërtimore, shprehin po aq sa dhe goja, atë të vërtetë historike, të qënë në kohën e vet. Kështu Homeri dhe Hesiodi, shkruesit kryesor të letërsisë antike, me autorësinë e veprave që zotërojnë, nuk janë të një mëndje me Grekët. Të dy këta bashkëkohës të shekujve të VIII-të dhe të VII-të p.e.s., nuk i përmendin aspak, ata si pjesë të asaj historie. Ata kanë ekzistuar, por si helenë, sepse Grekë janë quajtur nga Rromakët në shekullin IV-të p.e.s. Ata nuk ishin Pellazgë, megjithëse përvetësuan qytetërimin e tyre, në rugën e mashtrimit. Pas pushtimit të Pellazgjisë, Grekët u bënë padronë të vendit dhe asimiluan pjesën më të madhe të popullsisë. Herodoti i nohur si babai i lashtësisë historike, thekson në shekullin e V-të, se Pellazgët që nuk u kthyen në Grekë, mbetën jashtë qytetërimit Grek.

Babai i hitorisë së lashtë, duke shkuar më tej në thënjet e tij, saktëson se Grekët janë me origjinë Egjyptiano-Fenikas, si Danaosi Egjyptian dhe Kadruos Fenikas. Më pas ata u emërtuan Akej dhe Danaen. Kjo vjen e dokumentuar veçanrisht në Iliadë dhe Odisea, ku emri Helen nuk shfaqet fare. Në vazhdimësinë e kohës, Grekët krijuan autotoktinë e tyre, nëpërmjet një gjenealogjie artificiale, ku sipas tyre Deukaloni, i paraqitur si Noe Grek dhe gruaja e tij Pirilia, i shpëtojnë një përmbytje të madhe, bashkë me dy djemt, Helenin, babai i të gjithë Grekërve dhe Anfiktion mbreti Athinës, i cili sipas Grekve u bë pasardhës i Kronit, mbretit të fundit të Pellazgëve. Por është përsëri Herodoti 484-425 p.e.s., babai i historisë së lashtë, ai që këmbngul, se Jonianët ishin Pellazgë, që u bënë Helenë pasi mësuan Greqishten, ashtu si sot, që individ të veçantë të fshatrave të bregdetit flasin Greqisht. Për analogji, të këtij pretendimi Grek, le të arsyetojmë, se është e njëjta gjë, që të quajmë një Athinas Anglez, pse ai flet Anglisht. Janë Romakët, ata që ngatërruan emërtimin”Graikos”(Graeci), me emërin e një tribuje Epirote (etni pellazgjike dhe jo Greke), me atë Helen, emërtim i pushtuesve të parë të Pellazgëve, që pas pushtimit u quajt Helladë e që të huajt, sidomos Romakët e emërtuan më pas Greqi. Këtu qëndron e gjithë zanafilla e atij transformimi, që sot vetëquhet Greqi. Ishin Helenët ata që hodhën themelet e fallcifikimit të historisë. Për të arritur qëllimet e tyre, ata zëvëndësuan kultet Pellazgo-Ilire duke i quajtur ato Helle. Kjo ishte dhe mbeti taktika e rrasove të zeza të Athinës, për Grekëzimin e historisë.

Por a kanë të drejtë Greqia dhe Grekët për këto pretendime djallëzore brënda kësaj historie? E vërteta vonon por nuk harron. Kudo qoftë ajo, e aq më tepër kur kjo e vërtetë, ka të bëjë me historinë. Greqia e transformon lashtësinë historike, për interesat e veta të ngushta, por ajo nuk është Greke, por Pellazgo-Ilire. Këtë e deklarojnë vetë korifejt e asaj lashtësie historike, të cilët edhe pse Greqia i ka përvetësuar si të vetët, ata me thënjet testamentale të dokumentuara historikisht, provojnë të kundërtën e atyre që pretendojnë Grekët dhe Greqia. Kështu Herodoti historiani i lashtësë në vitet 484-425 p.e.s. ju përkushtua historisë e në mënyrë të veçantë asaj të Ilirisë, Thrakisë dhe Maqedonisë, vende këto të treja brënda kufijve gaishullor Ilirikë. Realizoi shumë udhëtime historike në Europë, Azi e Afrikë, nga ku mori dhe emrin si babai i historisë. Ai duke shkruar për Ilirët, nuk i përmënd fare Grekët brënda gadishullit Ilirik.

Hesiodi, autor i veprave antike të filozofisë dhe letërsisë në shekullin e VIII’të -VII’të, ka shkruar dy poema ”Krijimi i perëndive” dhe ”Punë e ditë”. Në veprat e tij, Greqia dhe Grekët, nuk ekzistojnë në rrjedhat historike.

Homeri poeti epikë e legjendar, me dy poemat e famëshme ”Iliada” dhe ”Odisea”, pasqyron ngjarje të vërteta historike, të ndodhura para 20 shekujve. Të dyja këto poema, janë burime Ilirike për krejt gadishullin dhe Grekët e Greqia, nuk zihen me gojë si pellazgë, por si Helenë të ardhur nga një vënd tjetër.

Tuqiditi i viteve 466-400 p.e.s, i cilësuar si historiani shkencor, i cili e ndërtoi historinë në rrugë shkencore e jo mbi bazën e të dhënave të perëndive, ju përkushtua egzistenës burimore të popujve me ndikim në ngjarjet e ndodhura, sidomos për gadishullin Ilirik dhe Pellazgo-Ilirët.

Isokrati i viteve 436-338, i njohur si mësues i retorikës, i la historisë 21 legjenda, në të cilat flitet kryesisht për Ilirinë.

Skylaksi i shekullit VI-V’të p.e.s. historian e gjeograf i shquar për kohën e vet, shkroi ”Lundrimi buzë brigjeve të Europës”, ku përshkruan Ilirinë me tërësinë bregdetare të gadishullit Ilirik, pa zënë me gojë Grekët.

Skymni gjeograf i shekullit të III-II p.e.s. paraqitet me veprat e tij me të dhëna gjeografike, ku zë një vënd të rëndësishëm Iliria.

Apolloni i viteve 180-109 p.e.s., i la historisë njerzore, dy vepra të rëndësishme botërore, ”Kronika” e cila bën fjalë për shkatërrimin e Trojës dhe ”Biblioteka”, ku gjënden shumë të dhëna për Ilirinë dhe Ilirët, për mitet e tyre në shekullin e II-të e të I-rë p.e.s.

Straboni, gjeografi i viteve 63-20-të p.e.s., studjues i cili shkruajti veprën gjeografike ”Vrojtimet në Azi, Itali, Egjypt dhe Iliri”, vepër e cila na jep të dhëna të shumta për gadishullin Ilirik. Ai përpiloi hartën e parë Europiane dhe sipas asaj harte, qartësohet së tepërmi tërësia e gadishulit Ilirik pa Grek dhe Helen.

Dionisi i shekullit të I-rë p.e.s. shkroi ”Historia e vjetër e Romës”, vepër në të cilën paraqiten të dhëna të rëndësishme për Pellazgët, Ilirët dhe fushatat e Pirros.

Harta e Herodotit (484-425)

Në kufijtë përcaktues të kësaj lashtësie historike përfshihet dhe historia e Maqedonisë, një mbretëri e fiseve Ilire, pothuajse në epiqëndër të teritorit të gagishullit Ilirik. Gjërësisht për Maqedoninë, është shkruajtur kohë më parë, në një artikull historik me titull, ”Maqedonia krijesa fantazëm e perandorisë Ruse në gadishullin Pellazgo-Ilir dhe domosdoshmëria historike për zgjidhjen përfundimtare të tokave të Shqipërisë Lindore”, botuar nga dy agjensi prestigjioze, Agjensia e Pavarur e Lajmeve Kosovapress në Kosovë dhe Iliria Nevs Agency në Maqedoni, shkrim ky ku trajtohet gjërësisht, fallcifikimi i historisë të asaj Maqedonie Ilirike nga Sllavët në interes të vetëquajturve, bullgaro-folsëve Maqedon. Shtjellimi analitik që po trajtohet, i përket krysisht manipulimit historik të lashtësisë nga Grekët e Greqia, por në rrjedhë të këtij manipulacioni helenik, do të sqarohet paksa, identiteti Ilirik i Maqedonisë e banorëve të hershëm të sajë, të identifikuar nga vetë Aleksandri i madh si Shqiptar, i cili në betejat e zhvilluara prej tij, njihet si folës i gjuhës Pellazgo-Ilire të kësaj kohe, të identifikuar nga Shqipja e sotme. Në atë shkrim është sqaruar, se Maqedonia u themelua nga mbreti Amintas i III-të, afërsisht në vitet 393-370 p.e.s. Ajo sundua nga mbreti Filip në vitet 359-336 p.e.s. dhe Leka i Madh në vitet 336-323, kohë kjo që vërtetohet nga vetë lashtësia historike, e tregon se Sllavët dhe Grekët si pretendues të atij shteti antik, në ato kohëra kanë qënë, të parët banorë të Uraleve Ruso-Aziatike dhe të dytët vendas të Azisë së vogël. Ky fakt i pamohueshëm, vërtetohet dhe më tej, nëpërmjet lashtësisë hartografike të Ballkanit të viteve 582-612 dhe hartës më të lashtë Europiane, të hartuar nga gjeografi Straboni në lashtësinë e viteve 63-20, ku paraqitet qartazi, vendosja e fiseve Ilire në krejt gadishullin Ilirik, të rrethuar krejtësisht nga Deti i Zi, Mesdhe dhe ai Adriatik, ndërsa në veri me brigjet jugore të lumit Danub.

Historianët, gjeografët, poetët e shkrimtarët e asaj lashtësie historike, nuk janë të vetmit, por më të spikaturit e asaj epoke, që qartësojnë para njerëzimit realitetin e ndodhur antik. Në vazhdimësinë e ecurisë kohore të historisë, pasqyrimi i realitetit nuk ka munguar asnjëherë, sepse dijetarë e studjues të tjerë, kanë vazhduar punën për të dokumentuar ngjarjet dhe ndodhitë që kanë pasuar, zhvillimin e kësaj shoqërie njerëzore, deri në ditët e sotme. Gjatë evidentimit historik të jetës shoqërore në epoka, shekuj e vite, krahas paraqitjes të evenimenteve të periudhave të ndryshme përbrënda kapitujve historikë, nuk kanë munguar vërejtjet, kritikat dhe sugjerimet, për ato që janë shkruar e sidomos për transformimin e lashtësisë historike në interes të veçantë të një vëndi e populli, si në rastin konkret për Grekët dhe Greqinë. Edhe pse bota u gjunjëzua përkohësisht para deformimit të lashtësisë historike nga ana Grekëve, kjo nuk do të thotë, se ajo histori e sajuar prej tyre, do të pranohej kaq lehtë nga popujt, e në mënyrë veçantë nga studjuesit e specializuar të kohrave në vazhdimësi. Propagandimi i asaj historie të trilluar nga rrasot e zeza të ortodoksisë Greke, deri diku u përqafuan, nga disa historianë të botës perëndimore. Kjo e nisur nga dy faktor kryesor. I pari ka të bëjë me investimin e madh që bëri Greqia dhe ortodoksia obskurantiste e sajë, duke u mbushur xhepat disa pseoudo studjuesve nëpër botë, për të pranuar si të vërtetë çudinë marramëndëse të Grekëve për trukimin e lashtësisë historike, si të vërtet të ndodhur në realitet. Dhe i dyti, lindi si rezultat i naivitetit të studjuesve të rinj perëndimorë, të pas luftës së dytë Botërore, të cilët të nisur nga etja, për tu bërë më të njohurit e asaj fushe, pranuan pothuajse qorrazi mashtrimin Grek të historisë, si real e të vërtet.

Kështu ndërgjegjësimi i vazhdueshëm ”step by step”, i njerëzimit në përgjithësi dhe ai i studjuesve në veçanti, bëri të tijën, ku si rezultat i angazhimit shkencor, studjuesit e vrarë shpirtërisht, për atë që kishin pranuar si të vërtet, dolën hapur kundër vetes, duke thënë të vërtetën ashtu si është. Më të spikatur për këto reflektime, janë një grup historianësh të njohur, të mbledhur më 14 Tetor 2010, të cilët deklaruan tek ”National geographic society”, se kanë ”fabrikuar krejtësisht Greqinë ë lashtë”. Grupi pranoi se kjo sajesë është krijuar, nga një ekip historianësh, antropologësh e klasicistësh që punuan pa ndërprerje në periudhën 1971-1974, për të ”krijuar dokumente e sende Greke”. ”Sinqerisht, asnjëherë nuk e mendonim, që gjërat do të shkonin kaq larg”, deklaron profesori Gene Haddlebury, i cili kërkoi, të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij, si kryetar i studimeve helenistike, në universitetin e Georgetoran. ”Ishim të rinj dhe përpiqeshim të çonim përpara karrjerat tona, kështu që nisëm të sajojmë: Homeri, Aristoteli, Sokrati, Hipokrati, leva, boshti, retorika, etika, të gjitha llojet e kolonave e gjithçka. Sigurisht shumë më tepër gjëra, nga sa do të kishte qenë në gjëndje, të krijonte një qytetërim i vetëm”.

Nuk është i vetëm historiani i mësipërm, ai që është penduar e po i kërkon ndjesë, për momentin njerëzimit për atë lapsus historik, që i është bërë periudhës së antikitetit në lashtësinë e herëshme, por ka dhe të tjerë, që po pranojnë trukimet, që i janë bërë lashtësisë historike nga Greqia dhe Grekët. Janë të shumtë ata që po kërkojnë rregullimin e asaj historie dhe ndërmjet atyre janë dhe dy francez të tjerë njëri me origjinë Shqiptare, Mathias Aref i lindur në Egjypt, rritur e arsimuar në Francë dhe Robert d’Angely i martuar me Shqiptare. Të dy këta nëpërmjet veprave të tyre, kanë saktësuar shkencërisht, se historia e lashtë e njerëzimit e manipuluar nga Greqia e Grekët, është pjesë e jetës të Pellazgëve dhe Ilirëve të vetë gadishullit Ilirikë, kufijtë e të cilit, janë përkufizuar në hartën e parë gjegrafike të Strabonit në vitet 63-20-të p.e.s. që nisin nga Deti i Zi në lindje, në jug Deti Egje dhe Mesdheu, në perëdim Adriatiku dhe Veriu brigjet Jugore të lumit Danub. Për të mos u hapur rrugë Grekëve, të përflasin studiuesit Matias Aref dhe Robert d’Angely për Shqiptarizëm, në veprat që ata kanë shkruajtur për Pellazgët dhe Ilirët, po i ballafaqojmë pretendimet Greke, me një tjetër studiues të antikitetit të lashtë hitorik Francez Louis Benloev dhe veprën të shkruar prej tij ”GREQIA PARA GREKVE”. Studiusi linguist dhe etnograf në studimin e vet ”Greqia para Grekve”, thekson se ”Sot ka dalë sheshit, se në atë epokë që nuk mbahet mënd, Greqia nuk ka qënë e banuar nga Grekët kur këta të fundit, depërtuan në vëndin, të cilin ata duan ta paraqesin me emrin e tyre, ky vënd nuk ka qënë shkretëtirë.”

Duke vazhduar më tej, në studimin e vet, kundër mashtrimit Grek të lashtësisë, linguisti etnograf Frances – thekson në argumentimin e vet se, ”Në tokën e Greqisë ka gjurmë të shumta të një qytetërimi të hershëm në kohë, se sa qytetërimi i Grekëve. Stralli, veglat e sëpatat në forma zanafillore të cilat gjënden aty me shumicë e pranojnë këtë. Ndërkohë Grekët nuk kanë patur asnjë kujtim të mirëfilltë për vete dhe se në periudhë të pasaktë të historisë, ata nuk ngurruan ta shpallin veten autoktonë.” Ai, me ballafaqimin e tij arkeologjik, paraqet para opinionit njerzor ralitetin historik të vetë Grekëve, brënda një të vërtete domethënëse, duke shkoqitur para Botës, se Grekët kanë përvetësuar lashtësinë historike të popujve të tjerë, për tu sanksionuar si populli më i lashtë brënda kësaj lashtësie. Gjatë konkretizimit të fakteve studimore, Louis Benloev thekson se ”Prej shumë vitesh, kam besuar se në një numër emrash gjeografikë, historik apo parahistorik të Greqisë së lashtë, kam hasur tregues të një popullsie zanafillore më herët se Helenët. Grekët nuk ishin të parët, ata që mbritën në këtë tokë dhe se emrat e vëndeve, maleve, lumejve, personazheve legjendar, nuk shpjegohen nëpërmjet mitologjisë Greke dhe duket se bëjnë pjesë në fjalorin e një idiome të huaj. Shumë nga këto qytete u përkisnin Pellazgëve, Lelegëve, Kaukonve dhe Dardanve. Deri më sot, një gjuhë e vetme duket se arrin, të na i bëjë të kuptueshëm emrat e këtyr viseve. Kjo është gjuha Shqipe.”

Duke analizuar prejardhjen rrënjësore të emrave të njerëzve e vëndeve, gjuhëtari Uilliams thekson, ”Se nuk është çudi, nëse njerëzit që kanë studjuar gjuhën Shqipe, të thonë, se kjo është gjuha origjinale e Homerit dhe se Grekët i kanë huazuar nga rapsodët Pellazg, eposin e tyre të shquar”. Dhe nuk janë vetëm këto argumente, të cilat pasqyrojnë realitetin e asaj lashtësie Pellazgo-Ilire, por dhe vetë emri i Homerit, ka rrjedhën e vetë nga Pellazgo-Ilirishtja e sotëshme në Shqip si ”i miri”. Përkatësinë e këtyre realiteteve gjuhësore të lashtësisë historike, e përforcon akoma më tepër, gjuhëtari Edvin Jacquet, i cili në studimin e tij ”Historia e popullit Shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, thekson me të madhe, ”se kur flitet për gjuhën Pellazgo-Ilire, duhet nënkuptuar rjedhimisht gjuha e sotme Shqipe, gjuhë e cila zgjdh të gjitha enigmat e lashtësisë”. Por, më tepër se kushdo tjetër, studiues i asaj epoke antikiteti, që e realizon këtë si qënie reale, është Profesor Frederiko Albherr (1857-1930), i cili me mbishkrimet e shekullit të VI-të p.e.s., të gjetura prej tij në Kretë në vitin 1893, e zbërthenë historinë e asajë epoke, vetëm nëpërmjet gjuhës Shqipe të Pellazgo-Ilirve të hershëm. Dukshmëria Pellazgo-Ilire në kontinentin Ilirik, është reflektuar gjatë gjithë kohërave të ecurisë njerzore, brënda kufijve historik të dokumentuar nga vetë jetesa e njerëzve në trojet përkatëse, argument ky i cili është shoqëruar faktikisht, deri në ditët e sotme. Kjo dhe për Shqiptarët, si pasardhës të denjë të Pellazgëve e Ilirëve, të cilët sipas Similian More ”Shqipëtarët janë të vetmit ndër popujt Europian, që jetojnë në tokat e veta”, gjë që vërteton pothuajse saktësisht se ”duket qartë plotësisht, mos egzistenca e Greqisë si autoktone e atij qytetërimi”.

***

Brenda lashtësisë Pellazgo-Ilire, në gadishullin e tyre përfshihet dhe pushtimi Romak, okupim i cili erdhi si rezultat i zgjerimit të kufijve të kësaj perandorie, gjatë luftrave të ndryshme të zhvilluara kundër popujve në Europën Perëndimore, gadishullin Ilirik, Azinë e vogël dhe Afrikën Veriore. Sipas legjendave të lashtësisë Romake, Roma u themelu nga Romuli e Remi, nipa të mbretit Latin Numidon të Alba Longës. Roma e lashtë ishte një perandori, e cila u fuqizua në luftë e sipër, gjatë pushtimit të tokave të reja në kontinente të ndryshme. Fuqia e kësaj perandorie, qëndronte në organizimin e mirëfilltë ushtarak të sajë si një republikë e qëndrueshme e drejtuar nga një senat me perandor diktatorial. Sipas historianit Romak Tit Livi, ajo u krijua në vitin 509. Duke qënë shumë e përhapur dhe shtrirë në disa kontinente, kuptohet që kjo perandori edhe pse tepër e fuqishme për kohën e vet, kishte kundërshtarë të fortë e të rrezikshëm. Si fillim dolën Etruskët, të cilët Roma në luftë e sipër, i nënshtroi sipas intereseva të veta. Probleme shqetësuese pati me Kartagjenën në luftën e parë Punike, ku si rezultat i ecurisë luftarake, Romakët pushtuan Siçilinë, Spanjën, Anglinë, Ilirinë, territoret Greke në Azinë e Vogël, Veriun e Afrikës, duke u bërë në Shekullin e II-të p.e.s., zotër të vërtetë të pellgut të Mesdheut. Në mesin e shekullit të I-rë, Perandoria Romake nën drejtimin e Çezarit të plofuqishëm, u forcua së tepërmi, por ecuria e sajë tregoi anën tjetër të lakmisë për pushtet brënda kësaj perandorie, ku si rezultat u vra Çezari i famshëm. U theksua fama e tij, jo vetëm si më i fuqishëm i asajë Perandorie, por edhe pse kjo famë e tij, u arrit nga që ai u arsimua në akademinë e Apollonisë Ilire, shkollim ky që ndikoi denjësisht, në formimin e personalitetit të tij si burrë shteti. Historia e lashtë i ka të dokumentuara faktet dhe argumentet për atë kohë, por ligësia politike e djeshme dhe sotme e qarqeve reaksionare në Romën moderne, i mban të fshehura e nuk i nxjer në dukje, për të mos treguar realitetin për Ilirët, e rolin që ata kanë luajtur në lashtësinë historike.

Luftrat e njëpasnjëshme të etjes për pushtime të reja, e zgjeruan së tepërmi perandorinë Romake, sidomos nën sundimin e Perandorit August, gjatë viteve 96-180, ku sipas të dhënave të asaj kohe, sipërfaqja e sajë arriti në kufijtë e 6,5 milion kilometra katror. Por kriza e viteve 193-235 të e.s, solli përçarjen asaj perandorie, e cila u nda përfundimisht në dy pjesë, ajo e lindjes e quajtur Bizanti dhe ajo e perëndimit, emërtimi i së cilës ngeli me emrin e Romës. Bizanti nisi rugëtimin e tij historik në drejtimin e Perandorit të parë Iliro-Shqiptarit Kostandini i I-rë, ndërsa Roma gradualisht kaloi nën ndikimin e katoliçizmit Roman. Në këto situata Roma u përballë me Hunët e Vizigotët, të cilët në vitin 410 gjatë sulmeve të tyre e plaçkitën Romën. Kështu hap pas hapi Perandorisë Romake, i erdhi fundi, pas më se dhjetë shekuj sundimi.

Të njëjtin fat pati dhe ajo Bizantine. Megjithse në vitin 1000 të Epokës së re, kjo Perandori arriti kulmin e vet, në vitin 1071, në betejën e Manzikerlit, pësoi humbje të mëdha, të cilat e detyruan Shqiptarin tjetër Perandor të kohës, Aleks Komnenin, t’i kërkonte ndihmë asaj perëndimore Romane, ndihmë kjo që ju dha nëpërmjet Kryqëzatave, ndër të cilat e dyta plaçkiti Kostandinopojën. Historia e Romës për vetë kohën e qënjes së vet, zë një hapësirë të gjërë në lashtësinë historike, por në këtë rast po mjaftohemi, vetëm me atë pjesë të lashtësisë, ku tregohet se Roma gjatë sundimit të sajë, Grekët i njeh dhe i përmënd në historinë e vet, si banorë të brigjeve të Azisë së Vogël. Përballja Greko-Romake pasqyrohet në lashtësinë historike, jo atje ku banojnë Grekët sot, por në atdheu e vertetë të tyre, gjatë pushtimeve Romake të Azisë së vogël dhe Egjyptit, në vitin 281 p.e.s., kohë kur Grekët kanë kërkuar ndihmën e Pirros, mbretit të Epirit, për të luftuar bashkërisht kundër pushtuesve. Romakët është e vërtetë, që në historinë e tyre të luftës, përdorin termin ”Graikos”, por ajo fjalë nuk ka të bëjë fare me Grekët, sepse rrënja e sajë, shpjegohet me prejardhjen nga emri i një tribuje epirote ”Graeci”, një etni shumë e njohur Pellazgo-Ilire, në jug të gadishullit Ilirik.

Shoqëria njerëzore si dhe vetë realiteti historik, nuk qëndroi në vënd, por vazhdoi ecurinë e vet, drejt infinitetit jetësor. Epoka p.e.s. përfundoi misionin e nisur kohor, duke i dhënë fund qënjes së vet në shekullin zero, por rrugëtimi historik nuk u ndal, ai vazhdoi ecurinë me nisjen e një epoke tjetër, të quajtur Epoka e re, ose ndonjeherë Epoka e Krishtit. Fillimi i sajë erdhi me një risi, sepse nuk i nisi numërimet e shekujve e viteve nga fundi, por duke vënë në zbatim kalendarin Grigorian, rradhitja e tyre nisi me numrin e parë rendor, për të ecur kështu në vazhdimësi drejt kufijve të pafundësisë të egzistencës të jetesës njerëzore të planetit tonë. Epokat zëvëndësuan njëra tjetrën, por gjakderdhja nuk u ndal, sepse përleshjet luftarake nuk rreshtën, pothuajse në tërësinë e mijëvjeçarit të parë të Epokës së Re. Më shumë se kushdo, ishte Perandoria Romake, ajo që luftoi në shumë fronte, në të katër anët e territorit që ajo kish pushtuar. Dyndjet barbare, ishin veprimet më të dukshme luftarake, ato që sollën trazira të mëdha në gadishullin Ilirik. Spikatën më tepër Gotët të ndarë në të Lindjes e Perëndimit, ose ndryshe Ostrogotët dhe Vizigotët. Sipas zhillimeve të kohës, këta të fundit pas betejës së Adrianopojës në vitin 378, arritën deri në brigjet e Adriatikut. Dyndjet Barbare vazhduan deri në ndarjen e Perandorisë Romake në dy pjesë, në të lindjes e perëndimit në vitin 395. Vizigotët u bënë rrezik për perandorinë Lindore Bizantine, sidomos kur u udhëhoqën nga Alariku, i cili me luftëtarët e tij plaçkiti Greqinë dhe trevat Ilirike. Nisur nga kjo, Bizantët bënë paqe me Alarikun, duke e emëruar komandant të ushtrisë në Iliri. Pas disa vitesh, Alariku me forcat e tij u nis drejt Italisë, ku në vitin 410 pushtoi Romën. Pushtimet Barbare të Vizigotëve, përshkruhen nga studjuesi Dalmat, Hieremoni, si më të dhunëshmet për kohën që u kryen.

 

Vijon pjesa e dytë

Marrur nga faqja  Pashtriku.org

Shperndaje ne
Updated: 20 Janar, 2017 — 09:07

The Author

SPIRO BUTKA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons