Koha për çdo Komb është e njëjtë

medvegja

Shkruan për Medvegja REDAKSIA

Për deri sa shqiptarët e rajonit të Kosovës  Lindore, historikisht kanë dhënë kontribut të çmueshëm për veprimtaritë me  interes qytetarë dhe kombëtarë, ata pas këtyre proceseve shumë të rëndësishme  shoqërore, ndihen si të harruar, të përbuzur dhe të nënçmuar.   Shqiptarët e këtij rajoni, në vend që të marrin shpërblimin e merituar, ata  janë lënë anash, pa përkujdesje dhe pa mbikëqyrje, jo vetëm nga  ndërkombëtarët dhe shteti ku jetojnë, por ç’është më e keqja edhe nga vetë  shteti amë Shqipëria dhe shteti më i ri në botë Kosova, e cila madje e hoqi  edhe nga harta gjeografike dhe politike.

Gjatë  viteve 90, lëvizja mbarë shqiptare kur filloi në Kosovë, Maqedoni edhe në  Kosovën Lindore, me të njëjtin ritëm, të gjitha proceset në Kosovë,  shqiptarët e këtij rajoni u treguan solidarë dhe dhanë shembullin e merituar  se si duhet e mbrohet Atdheu. Mirëpo, ç’është më e keqja gjatë luftës në  Kosovë, edhe pse flakët e saj përfshinë rajonin tonë, ku mijëra banorë  braktisën shtëpitë e tyre për të gjetur strehë shpëtimi, kur Medvegja u izolua  me tanke dhe ushtri,u mbush me paramilitar dhe Serb të ikur nga Kosova. Çështja e Kosovës Lindore nuk zgjidhej sipas dëshirës së  popullit dhe çlirimtarëve.

Kërkesat e popullit të  pandërprera nga Kosova e Shqipëria që edhe shqiptarët e Kosovës Lindore të  përfshihen në bisedime, me qëllim të zgjidhet problemi njëherë e përgjithmonë  me serbët, qoftë përmes rrugës së Rambujesë e proceseve të tjera, ato,  mjerisht nuk u bënë pjesë të këtyre delegacioneve dhe bisedave për motive  politike, me arsyetimin se e dëmtojnë procesin e Kosovës.

Edhe pse së  bashku kemi udhëtuar deri në pavarësinë e Kosovës, që nga vitet e 90, Kosova  Lindore mbeti jashtë kufijve të saj pa ndonjë përkujdesje institucionale,  gjithmonë e lënë peng, në mëshirën e një shteti, i cili ata i ka llogaritur  qytetarë të rendit të dytë dhe të tretë.

Pse Kosova na shtyri të demobilizohemi ?

Kosova dhe vet ish  kryeministri Thaçi,  kanë ndikuar në demilitarizimin e UÇPMB-së, dhe u pajtuan që problemet dhe  statusi i Kosovës Lindore të zgjidhet me mjete politike, ndërsa, shteti i  Shqipërisë dhe Kosovës i dhanë përkrahje pushtetarëve të Preshevës,Medvegjes dhe  Bujanocit që të integrohen në Beograd, për interesin e tyre që serbët e  Kosovës të integrohen në institucionet e Kosovës, duke besuar ata se serbët e  Kosovës nuk guxojnë të vendosin pa Beogradin.

Për derisa kjo përbuzje e pamëshirshme,  neglizhencë, pa përkujdesje e skajshme, nga shteti Amë dhe nga Kosova , nuk  mund ta bëj fajtor aq shumë Serbinë, për shkak se na mbanë të robëruar duke e  bërë tokën e Kosovës Lindore si poligon ushtarako -policor për ushtrime dhe  demonstrimin e forcës, shqiptarët e këtij rajoni vazhdojnë të punojnë dhe të  gjallërojnë si një lis shekullor me rrënjë të thella në tokën stërgjyshore.

Popullata e Kosovës Lindore u flijua  dhe u sakrifikua për të mirën e Kosovës dhe për te mirat e Kombit, e gjithnjë duke menduar se do të bëhemi bashkë dhe  do e nxjerrim edhe Kosovën Lindore nga uzurpimi shekullor. Ajo sot ndihet e lënë pas dore. Ajo  edhe pse kaloi nëpër këto katrahura, shtetet shqiptare asnjëherë nga  drejtësia ndërkombëtare nuk kërkuan që të gjitha rastet e vrasjeve, plaçkitjeve,  burgimeve të dalin para një gjyqi ndërkombëtar.

Këto persekutime nuk vijnë vetëm nga  lufta e fundit e Kosovës, por janë edhe më të hershme dhe më të tmerrshme si  ajo 1944 e 33 viktimave të vëllezërve nga Sfirca nga sllavo-komunistë, të cilët u ekzekutuan në  mënyrë më barbare, duke u varrosur diku tek Leskovci ,që sot nuk dimë për fatin e tyre. Ata u arrestuan ne natën e Kurban Bajramit u ekzekutuan  pa gjyq,  me pretekst se kishin luftuar komunizmin dhe vepronin për të mirë të tokave  etnike shqiptare. Nga vitet 1878 e deri sot, nuk dihet qe ne shqiptaret zgjeruam shtet! po ndodhi e kundërta, na u morën brenda natës me dhunë , e politikë ndërkombëtare trojet tona stërgjyshore dhe Serbia i bëri  për vete duke shkruar një histori të rrejshme ,që sot shumë historian Serb pranojnë të vërtetën mbi falsifikimin e historisë, e mjerisht të pranuar ndërkombëtarisht.

A thua këto 130 vite të mundimshme,të vuajtjeve e dyndjeve nuk na çelen sytë të vetëdijesohemi dhe të marrim rrugën e Kombit. Si duket koha po ndryshuaka si edhe vet njeriu,apo ne shqiptaret nuk dimë ta shfrytëzojmë kohen që duhet t`ja ndajmë Kombit. Koha për çdo Komb është e njëjtë,kurse për ne shqiptaret si duket po ecë mbrapshtë,apo ne vet shqiptaret jemi të mbrapsht. Kështu nuk mendon populli ! Të mbrapsht po tregohet ata që qeverisin me kombin. (Qeveritaret Shqipëri-Kosovë).

Prandaj, e drejta e jonë dhe kërkesat e popullit janë ,  që dy shtetet amë, Shqipëria dhe Kosova, të na përkrahin institucionalisht  dhe të na ndihmojnë politikisht ,nuk e them edhe  finansishtë,sepse edhe këtu e kane përmbysë Kosovën duke vjedhur e shitë krejt çka pat. Këto ndihma do të përmbushnin amanetin e  bijve të saj, të cilët dhanë më të shtrenjtën për Lirinë dhe Pavarësinë e  Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë përkrahje na e kanë borxh Kosova.

Kur partive politike kosovare (PDK-LDK-AAK ) mbajnë zgjedhjet komunale  apo parlamentare,të gjithë i mbushin mendjen medvegjaseve me premtime se do ti përkrahin në zgjidhjen e problemit të Kosovës Lindore,dhe atë deri ne bashkim Kombëtar. Të gjitha këto premtime mbesin vetëm fjalë premtimi. Këtë e dimë ne medvegjasit që shumë vite e përjetuam të njëjtën gjë,bile nganjëherë marrim ofendime duke na thënë: Çka po lypni ju “sërbijanët” ,kthehuni në Medvegje ! Kjo është më e rënda që mund ti thuhet një vëllai shqiptar që nuk qenka nga Kosova.

Do të ishte më mirë që mos të kishim lëshuar vendlindjen,por si të jetohet me një regjim serb ku çdo here nxjerr ligje kundër shqiptarëve të mbetur në ato troje.! Zë vendet e punës që dikur i kishim,zë objektet banimin duke i vendosur serbët në to,hekë nga shkollat Abetaren shqipe,rrah e maltreton njerëz në punktet fame keqe buzë kufirit,Sfirce,Gerbace,Stara Banje etj. Shti spiunazh në mes pakë shqiptarëve të mbetur në Medvegjë, duke i përkrah disa parti të krijuara pas lufte në Komunë. Sot kur në Medvegjë veprojnë disa parti gjysme të vdekura, të shterura e të orientuara jo në rrugën e Kombit,nuk gjejmë përkrahje nga qeveritarët kosovar,bile morale ,apo t`na këshillojnë si të veprojmë në të ardhmen ,të ndihemi edhe Ne shqiptarë dhe të jemi  pjesë e Kombit. Mjerisht po ndodhe e kundërta .! Medvegjës këtyre ditëve do ti hyjnë masat e dhunshme në Komune. Këto masa ishin të papritura nga qeveritarët serb medvegjas dhe disa delegatëve shqiptarë që përfaqësojnë  interesat e popullit , e sidomos të atyre partive që ceka më lartë (gjysme të vdekura). Për gjendjen dhe prishjen e koalicionit të Kuvendit Komunal në Medsvegjë u kujdesen disa deputet komunal që nuk përkrahen planet dhe programet e Serbisë. Për këtë gjendje që sot është në Medvegjë, dhe që nesër do të ndodhë , ne shqiptarët medvegjase të diasporës ku do që jemi, jemi të organizuar shpirtërisht dhe materialisht të ndihmojmë që Medvegja mos të përmbyset. Mos ta lemë në fshirën e atyre që u dhimbset karrika më shumë se Kombi.

Të gjitha këto, vite me radhë i përjetuam ne shqiptaret e Medvegjes dhe Kosovës Lindore në përgjithësi. Për fat të keq pritem plot 60 vite t`na vizitoi një pushtetar nga Shqipëria,jo Medvegjen sepse është e boshatisur,por Preshevën, një motër tone shqiptare e cila i ka të njëjtat halle e derte,por kanë popullin me shumicë dhe mund të organizojnë  një pritje të tille historike. Kurse nga shteti i Kosovës nuk patëm  visit,nuk kemi përkrahje nga frika që i prishim imazhin politik Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur me disa shtete tjera,e kundërta kane ndihmuar finansishtë, politikisht dhe me mënyra të ndryshme popullit që ka mbetur jashtë shtetit amë.

Kështu kanë vepruar edhe shtetet e  tjera fqinje dhe nuk është turp të merret si model. Mësohuni nga fqinjët tanë  se si kujdesen institucionet e shtetit të Hungarisë për pakicat hungareze në  Vojvodinë, miliona euro derdhen në vit për fusha të ndryshme të jetës dhe  disa qindra mijëra për projektet që realizohen për destinomë të caktuara  nëpërmjet OJQ-ve. Gjithashtu shteti i Hungarisë përveç përkujdesjes  shtetërore në nivelin dy palesh që i ndihmon edhe i financiarisht pjesëtarët  e vet, ajo ka angazhuar edhe shumë organizata joqeveritare për ta ndihmuar  pakicën hungareze në Vojvodinë. Po ashtu bëjnë edhe kroatët dhe boshnjakët  etj.

Ngjashëm bënë edhe Serbia për serbët e  saj në Kosovë, e cila nuk kursen mundin, djersën e paratë për t’i mbajtur  gjallë pjesëtarët e vetë në tokat kosovare. Me miliona euro destinohen nga  Beogradi për serbët e rebeluar në Kosovë, të cilët nuk e njohin shtetin ku  jetojnë, madje as ndërkombëtarët, të cilët kanë ardhur t’ua zgjasin dhe  përmirësojnë jetën në Kosovë.

Shembull tjetër kemi Greqinë e cila përkujdeset  për grekët në Shqipëri, prandaj është momenti i fundit që edhe Shqipëria dhe  Kosova, ta ndihmojnë me rrugën institucionale dhe financiare popullatën e  Kosovës Lindore, me qëllim të forcimit të saj e cila aktualisht, është në  mjerim, për shkak proceseve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shembull me konkret dhe me i freskët ndodhi para pak kohe me rastin e Ukrainës. Rusia i mori Kremen me një Referendum të përgutshëm që u organizua nga rusët e Kremesë nënë ndihmën e Rusisë. Kryetari rus Putin para super fuqive te mëdha botërore mbron me dinjitet këtë copëtim që mori një pjese të Ukrainës. Duke e cituar gjithnjë Kosovën. Shtrohet pyetja. Ku mbeti Referendumi gjithë popullorë i vitit 1992  i trevave të Kosovës Lindore.? Pse Kosova dhe Shqipëria, mu sot nuk kërkon që ky Referendum të realizohet ?

Pse nuk ndodhë tek ne kjo përkrahje.? Ku janë pushtetarët Kosovar ? A dinë ku është Medvegja ? A dinë që 60% e popullatës së Kosovës i kane rrënjët nga Kazaja e Nishit,po dhe nga Medvegja që qëndroi heroikisht deri më tani e gjithnjë duke menduar e luftuar për  Bashkim Kombëtar. Është koha e fundit ta shpëtojmë së gjalli Kosovën Lindore. Këtë gjendje të mjeruar në Medvegje po e bartin në supet e tyre një pakicë njerëzish të mbetur,dhe diaspora shqiptare që po mban gjallë me finanësa këtë  popull të lenë nën mëshirën e qiellit. E në kohen e fundit një shpresë e madhe që disa vendas filluan ndërtimin ,meremetimin e shtëpive dikur të boshatisura që të kthehen në vendlindje. Kjo e fundit është realitet, sepse vetëm të organizuar mund ta shpëtojmë Medvegjen të ringjallet edhe një here.

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.