Përrallat serbe: Miti i Kosovës dhe Skënderbeu

 

skenderbeu_edward_gibon“…historianët e ardhshëm le të shkruajnë historinë e Betejës së Kosovës, jo sipas këtyre këngëve e përrallave, që kanë zbukuruar historinë”, porosiste Ilarion Jovan Ruvarac, themelues i kritikës së historiografisë dhe kundërshtar i historiografisë romantike nacionaliste serbe. Ata që historinë e shkruanin me legjenda i porosiste që të heqin dorë edhe prej prejardhjes serbe të Skënderbeut”

Kur Ilarion Ruvarac (1832- 1905) vendosi të shkruante për Betejën e Kosovës dhe për personalitetet që ishin pjesë përbërëse e saj, ishte i vetëdijshëm se po rrezikonte të rrënonte elementet e mitit të Kosovës e këtë e tha me një rast: “Është rrezik t’i luftosh paragjykimet e legjendës popullore”. Këtu mbase kishte parasysh se ai po i kundërvihej këtij miti për faktin se ishte përfaqësues i kishës serbe, se i shërbente asaj e cila ishte pjesë përbërëse e kësaj mitomanie, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, ai doli guximshëm kundër shkrimeve të historiografisë romantike nacionaliste serbe, e cila mbështetej në këngët e ciklit të Kosovës, që ishin pjesë përbërëse e kësaj mitologjie.

I. Ruvarac këtë e bënte për të qenë në shërbim të së vërtetës historike, se për të “dëshmia e fakteve ishte e një rëndësie të madhe”, se “pa argumente, përveç Zotit, të tjerat janë mjegull”, e se “vetëm Zoti është i paprekshëm, të tjerëve, përveç fakteve nuk mund t’u besohej”.

Duke u nisur nga ky postulat hodhi poshtë edhe martirizimin dhe aktin e martirizimit në Kishën serbe, si dhe Jug Bogdanët e Devet Jugoviqët, Shën Premten serbe, e shumë personazhe të tjera, që ishin në themel të mitit të Kosovës, por që ishin të paqenë nga pikëpamja historike. Kjo për I. Ruvarcin duhej të thuhej, sepse “nuk duhet t’i jepet mundësi gojëdhënës e legjendës për interpretim ndryshe, përveç fakteve dhe argumenteve”.

Përfaqësuesit e historiografisë romantike nacionaliste serbe e trajtonin këtë betejë në mbështetje të mitit të Kosovë. Sipas kësaj legjende besohej se: Knjaz Lazari, personazhi kryesor i betejës, qëllimisht u sakrifikua në “perandorinë tokësore”, për të gjetur vend në “Perandorinë qiellore serbe” dhe, që më pas do të shpaguhej (hakmerrej); Milosh Obiliqi, dhëndër i Knjaz Lazarit, që vendosi ta vriste Sulltan Muratin I në këtë betejë (28 qershor 1389), pasi ishte përhapur fjala se ky kishte rënë në ujdi me Sulltan Muratin I, që të bëhej vasal i tij (pas fitores së ushtrisë osmane), për çka ishte shpallur tradhtar; Vuk Brankoviqi, po kështu dhëndër i Knjaz Lazarit, që, sipas këtij miti, nuk mori pjesë në betejë, pra tradhtoi çështjen, që pati si rrjedhojë dështimin e palës serbe dhe fitoren e osmanëve. 

Mehilli_kopiliqi

Zef Ndrecaj: Beteja e Kosovës 1389

 
Shkruan: Zef Ndrecaj

Ngritja e nje permendore per Thedor Muzaken dhe Mehill ( Marash Kopiliqin ) do te ishte nje betej e fituar karshi mitit serb te falsifikuar tani e sa vite !

Pse shqipetaret asnjeher e as sot nuk ngriten qeshtjen qe strategve te betejes se Kosoves te ju ngrisin permendore , kurse keta e arriti pala serbe , qe ti ngris Carit te tyre Lazarit , i cili edhe ashtu gjysmen e ushtris e kishte shqipetare .
Serbet , i kendojn kesaj beteje , e festojn ate dhe e pervetsuan ate , si betej te vehten , si betej te „ fituar“ edhe pse e verteta eshte ajo qe , ajo betej eshte e humbur , dhe se ne te moren pjes vetem dy pries serb me nje numer tejet te vogel ne krahasim me priesit shqietar te cilet karshi kesaj beteje rreshtuan mbi 22000 trupa . Pra ngriten permendore dhe perkujtojn ata qe vete e tradhtuan kete betej (Brankovic ) i cili kaloj ne ane e Osmaneve duke i sulmuar trupat e kualicionit pas shpine . Me kete betej serbet krijuan mite te fallsifikuara , mbi Kosoven , mbi djepin serb e qe realiteti eshte se tradhtija e tyre u be vete shkaku shkaku i humbjes se kesaj beteje .

Beteja e Kosovës 1389

Beteja e Fushë-Kosovës e 15 qershorit 1389 ka provokuar dhe vazhdon të provokojë historiografinë dhe publicistikën e Europës Juglindore dhe të asaj europiane përgjithësisht, dhe veçanërisht historiografinë shqiptare, sepse pjesa më e madhe ishin shqiptarë të krishterë në këtë koalicion. Në betejën e Kosoves ,ashtu quajtur te fushë-Kosovës, Fushes se Dardanis nga dymbëdhjetë princa të koalicionit të krishterë, gjashtë prej tyre ishin arbër (shqiptarë) , Gjon Kastrioti, ,Gjergji II – Strazimir Balsha, Theodhori II Muzaka, Marash Nikollë Kopiliqi, Nikoll Dukagjini , Dhimitër Jonima.. Është e rëndësishme të theksohet se në atë kohë pjesa më e madhe e këtyre arbërve ishin të besimit katolik, ndërsa pjesa më e vogël e besimit ortodoks . Dhe pikërisht në këtë betejë zë fill dhe përpjekja e pseudohistorianëve serb mbi gjoja “të drejtën historike” mbi Kosovën.
Dokumenta autentikë dëshmojnë se beteja e Fushë-Kosovës është zhvilluar në mes të koalicionit krishtero-ballkanik dhe atij osmano-aziatik, d.m.th. luftë në mes dy kulturave diametralisht të kundërta.

Beteja e Fushë-Kosovës e vitit 1389 është kryesisht e lidhur me fillimin e depërtimeve të osmaneve në trojet iliro-albane dhe ky depërtim fillon pas fitores së Moricës më 1371,ne Bosnje dhe qendreses heroike te princerve boshnjak dhe Gjergj Balshes i cili i shkoj ne ndihm kesaj beteje ) ku perfundimishte pas fitores ne ket betej u thye teza se perandorija Osmane eshte e pa thyeshme . Priftërinjtë e Romës, duke parë rrezikun që u kërcënohej, bënë çmos për t’i pajtuar sundimtarët e krishterë dhe për t’i bashkuar në luftë në një rezistencë të përbashkët. Vetëm në këtë mënyrë mund të zmbrapsej rreziku i madh që i kërcënohej krishtërimit dhe perëndimit .

Për ndriçimin e rolit dhe të rëndësisë së princave arbër në këtë betejë, përveç historianëve të tjerë, një rol shumë të rëndësishëm luajtën dhe po luajnë edhe historianët perëndimorë, ku mund të veçojmë historianin anglez nga fillimi i shekullit XVII, Riçard Knolles, i cili, i liruar nga frazeologjia e një humanisti, në mënyrë decidive ka thënë: “Krahas të tjerëve, në koalicionin e krisherë ballkanik pati edhe princa nga Shqipëria”. Ndërsa historiani frëng, nga fillimi i shek.XIX, Le Marje (1821), thotë se në koalicionin e të krishterëve pati edhe njësi hungareze, rumune, dalmatine, tribale dhe njësi të panënshtruara të arbërve, kurse Muratin I e vrau një princ shqiptar i plagosur. Mandej Andreas Shoguna ( Prift Hungarez ) i cili deklaron se Sulltan Muratin e par nuk e vrau asnje pries Serb siq pretendon kisha autoqefale Serbe , por nje princ Shqipetar i paster si ujerat e korabit . Ndërsa historiani frëng, Alen Dyselje nga Parisi, me një shkrim ekskluziv, me një pikëpyetje që i vë në krye të titullit “A e kanë pushtuar shqiptarët Kosovën?”, ku bën fjalë edhe rreth betejës së Fushë-Kosovës, thotë: “Popullsia shqiptare jo vetëm që nuk erdhi atje e sjellë nga armiku (osman), ajo, që nga Liqeni i Shkodrës e deri në Kosovë u bashkua dhe rezistoi me popullsitë e tjera të krishtera”, duke vazhduar më tutje se “në kohën e betejes vendimtare më 1389, autorët grekë përmendnin krahas serbëve dhe bullgarëve, edhe shqiparët e veriut, ata të Himarës, të Epirit dhe të zonës bregdetare”. Po ky autor arrin në përfundimin se disfata e vitit 1389, duke e disorganizuar plotësisht shtetin serb, u la fushë të lirë veprimi prijësve vendas më të fuqishëm, midis të cilëve dhe prijësve shqiptarë të veriut dhe të verilindjes. Më i shquari ishte Gjon Kastrioti, baba i Gjergj Kastriotit, i cili, duke u nisur nga krahina malore e Matit, arriti që në fund të shek.XIV dhe në fillim të shek.XV të krijonte një principatë të gjerë, e cila shtrihej nga derdhja e Ishmit deri në Prizren, në qendër të Kosovës. Edhe historiani gjerman Jozef Fon Hamer i kushtoi kujdes të merituar pjesëmarrjes së arbërve në betejën e Fushë-Kosovës, ku, sipas tij, strategu më i aftë ushtarak i krishterë ishte arbëri Gjon Kastrioti, i cili kishte propozuar që osmanët të sulmoheshin naten dhe jo diten. Përveç kësaj është interesant të theksohet se Jozef Fon Hamer flet edhe për famën e betejës së Fushë-Kosovës. Ai qëllimisht ka përkujtuar se revolucioni frëng i vitit 1789 ka shpërthyer në 400-vjetorin e betejës së Fushë-Kosovës. Ai ka theksuar se kjo betejë hyn në radhën e ngjarjeve të famshme në pikat kyçe të historisë së njerëzimit. Ndërsa La Martin vë në spikatje se ushtria e të krishterëve ishte pozicionuar në shkrepat e maleve të Shqipërisë.

Përveç Gjon Kastriotit dhe prijësve të tjerë, kemi të dhëna interesante edhe për pjesëmarrjen e Theodhorit II Muzakës dhe rënien hoerike të tij në fushë-betejë, nga kronika e nipit të tij Andrea Muzakës, i cili ofron këto të dhëna: “Një vit pasi turqit filluan depërtimin në tokat e Arbërit, u formua koalicioni i krishterë ballkanik, që u ndesh në betejën famëkeqe të Fushë-Kosovës”. Andrea Muzaka në veprën “Historia e Genealogia del Muzakja” (Historia e Gjenealogjia e Muzakajve), thotë: “Duke kaluar nëpër të gjitha ato dhera, sulltani pushtoi disa vende, midis të cilave edhe qytetin e Adrianopojës. Pas tij erdhi Sulltan Murati I, e me furi të madhe e mori fushatën kundër Bullgarisë e Serbisë. Atëherë u bashkuan Lazari, despot i Serbisë dhe Marko, Mbreti i Bullgarisë dhe Teodor Muzaka II, i shtëpisë sonë e të tjerë zotërinj të Shqipërisë dhe u thyen të krishterët dhe vdiq Theodori i cili kishte me vete shumë çeta shqiptarësh, ku u zu rob i sipërthëni Lazar, të cilin pastaj e ekzekutuan.
Pas kësaj filluan në Arbëri luftëra të pandërprera me turqit, ndër të cilët mbetën dhe shumë zotërinj e bujarë arbër. Njëri ndër heronjtë kryesor të kësaj beteje është Mëhill (Marash) Nikollë Kopiliqi, i lindur në fshatin Kopiliq të Drenicës, udhëheqësi i kësaj treve heorike të Kosovës. Momenti më i rëndësishëm dhe akti më heroik i drenicasit Mëhill (Marash ) Nikollë Kopiliqi është vrasja e Sulltan Muratit, nga dora e shqiptarit të krishterë, i cili më pas vritet nga osmanët. Dhe momenti më dramatik është aty ku She-Ul-Islami e këshillon Sulltanin: “Mos ia jep dorën/veç jepja kambën/ndër këmbët tuaja ai për me mbetë”. Këtu është fjala kur Mëhilli shkon në shatorren e Sulltan Muratit. Ai, për ta poshtëruar, në vend të dorës i jep këmbën, por dora e fuqishme e Kopiliqit e godet për vdekje me hanxhar. Në të vërtetë, ky gjest i sulltanit arsyetohet edhe nga disa historianë osmanë, ndër të cilët vlen të përmendet Sadudimi, si dhe Neshriu, krahas me rritjen e madhësisë së fuqisë turke, në lidhje me të edhe në çështjen e paafrueshmërisë mistike të personalitetit të halifesë, nuk lejohej mundësia që as në kohën e kaluar t’i bëhet e mundur, jo muslimanit t’ia puthte dorën Padishahut, porse i caktonte vetëm këmbët dhe zingjirët e qenit. Gjithnjë duke u bazuar në argumente të forta shkencore, vijmë në përfundim se kontributi i princave shqiptarë të krishterë jo vetëm që ishte i madh, por ai ishte edhe vendimtar. Kështu që e vërteta historike qëndron në atë se Beteja e Fushë-Kosovës (1389) ishte zhvilluar në Fushë-Kosovë më 15 qershor të atij viti, në mes të forcave të aleancës së koalicionit të krishterë ballkanik dhe atij osmano-aziatik. Në këtë betejë ngadhnjyen ushtritë osmano-aziatike dhe u hapën portat dhe të gjithë korridoret që të sulmohet dhe pjesa tjetër e Europës, por dhe Konstantinopoli, pra kjo ishte ngjarja që më vonë solli rënien e Bizantit dhe ngritjen e Perandorisë Osmane, përhapjen me dhunë të islamizmit në Europën Juglindore (Ballkan), sidomos ky islamizim u përhap me dhunë më së shumti te shqiptarët, megjithë qëndresën heroike të tyre për të mbrojtur kombin dhe fenë nuk pushoi kurr!

 

 

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.