Kombi pellazg i barabartë me zotin që mbiu mbi malet pyjedendur, ose në Tokën e zezë, për të qenë lindësi i të gjithë soit njerëzor

Aristidh_kola_01Shkruan: Fejzula Abdulai

Shumë studiues të dalluar në fushën shkencore janë orvatur të nxjerrin në dritë etnogjenezën e shqiptarëve si një ndër popujt më të vjetër në Ballkan. Janë krijuar teza të ndryshme, ndokund në mënyrë hipotetike, ndokunt me fakte të ndryshme, janë dhënë prova të cilat dëshmojnë se ky popull është më i vjetër dhe autokton. Këtë në rradhë të parë e kanë konstatuar autorët shqiptarë, pastaj edhe të huajë (evropjanë dhe një pjesë e studiuesëve sllavë). Të parët kanë ardhur në përfundim se më të vjetër janë shqiptarët e pastaj të tjerët. Tek autorët sllavë konstatimet nuk janë të unifikuara, sepse disa prej tyre mendojnë se grekët dhe vllehët janë më të vjetër e pastaj shqiptarët. Sidoqoftë, mund të përfundohet se, populli shqiptar bën pjesë në popujt më të vjetër në rajonin e Ballkanit, dhe se, gjuha shqipe është ndër më të vjetrat e determinuara në grupin e gjuhëve indoevropjane. Në këtë punim nuk kam për qëllim që të bëj ndonjë analizë të hollësishme mbi këtë temë, sepse këtë e kam bërë më parë në një punim të cilin e kam publikuar në faqet e internetit në gjuhën shqipe.

Në vazhdim do të bëj një shqyrtim të përgjithshëm të një studimi mjaft thelbësor shkencor mbi arvanitasit (shqiptarët) e Greqisë dhe grekët të bërë në kohën e fundit nga një studiues i dalluar arvanitas (shqiptar) nga Greqia i quajtur Aristidh P. Kola. Të gjitha të dhënat e legjendave dhe traditave, pastaj edhe literaturës përkatëse të cilës i është referuar, i patën ndihmuar për të ardhur në konstatime dhe përfundime shkencore të cilat i ka sistematizuar në librin e tij të titulluar “ARVANITASIT DHE PREJARDHJA E GREKËVE”. Ky libër voluminos, i ribotuar 10 herë në Greqi dhe, për shkak të cilësisë së dalluar shkencore, është përkëthyer edhe në gjuhën shqipe dhe botuar për herë të parë në Tiranë në vitin 2002.

Gjatë leximit të këtij libri, i cili më ra ndër duar kohën e fundit, qesh i befasuar me konstatimet dhe përfundimet shkencore të këtij arvanitasi grek, ku në sajë të miteve dhe legjendave të cilave iu referohet dhe literaturës së bollëkshme shkencore, që për mua, fatkeqsisht, e pakuptueshme, e tëra ështe e shkruajtur në greqisht dhe e pa përkëthyer në gjuhën shqipe, vjen në përfundim se shqiptarët (arvanitasit) dhe grekët (helenët) janë të një origjine (pellazge) dhe më të vjetrit në Ballkan. Kjo aq më tepër nga faktsi se, askund në histrografinë sllave të cilën kam patur mundësi ta lexoj për një kohë më të gjatë, nuk mund të shihet se këta dy popuj të lashtë janë të një origjine, por thuhej vetëm se, më të vjetër janë grekët, pastaj shqiptarët e vllehët. Për shqiptarët thuhet se janë me origjinë ilire, por edhe trakase. Për grekët nuk ka ndonjë të dhënë të veçantë. Në historiografinë shqiptare (mendoj për atë të Shqipërisë) nuk kam patur rast që të shoh ndonjë njgjajshmëri mbi etnogjenezën pellazge të grekëve me atë të shqiptarëve. Me fjalë të tjera, këta dy popuj të lashtë, sipas përfundimeve shkencore të këtij arvanitasi (shqiptari grek), qenkan të një origjine, d.m.th. nga pellazgët parahistorikë, dhe pastaj gradualisht janë divergjuar duke u formuar në kombe më vete, me gjuhë dhe tradita të ndryshme!

Qëllimi i këtij autori ka qenë që të kontrollojë lidhjet e arvanitasve (mendon për shqiptarët e vjetër e jo për këta të fundit të migruar në Greqi) dhe me grekët, ose helenët. Këtë e ka filluar nga helenët e viteve paraklasike dhe të atyre që padyshim mendohej se janë helenë.Nga të dhënat faktografike dhe legjendave të cilave iu referohet, ka ardhur në dy konstatime të papritura. Konstatimi i parë është se, lidhjet e arvanitasve me helenët e lashtë kanë qenë vetëm pak gjuhësore, kurse në konstatimin e dytë vjen nga faktet të cilët dëshmojnë se lidhjet e identitetit të helenizmit të ri me atë të arvanitasve janë mjaft të fuqishme. Mirpo, megjithatë, siç do shohim më vonë, teza e këtillë e këtij autori ka ardhur në kundërshtime të ashpërta nga ana e autorëve të sotëm grek. Këtë kundërshtim e mbështet me faktin se në kryengritjen greke kundër okupuesit osman të vitit 1821, sipas autorëve grek, paskan marrë pjesë vetëm grekët të quajtur “arvanitas” ose “turkarvanitas” ose “shqiptarë”. Me fjalë të tjera aty paskan marrë pjesë vetëm arvanitasit të kofesionit mysliman të cilët ata nuk i konsiderojnë si shqiptarë. Me këtë ata kanë synuar që para botës të tregojnë se grekët nuk kanë patur ndonjë lidhje me arvanitasit (shqiptarët). Qëndrimet e këtilla tendencioze dhe të papërfillta, e angazhuan akoma më tepër në kërkimin e fakteve me të cilët ai do vijë në përfundim se arvanitasit nuk do të ishin barbarë, por gjuha e tyre do të kishte lidhje me atë të Homerit, ashtu siç mendojnë edhe autorët e sotëm grek për gjuhën greke. Në fakt ky vjen në përfundime shkencore për të cilët mendon se janë të pakntestueshme, se arvanitasit dhe grekët, jo vetëm që janë më të vjetër, por se janë edhe të një origjine! Ai thotë se helenët (grekët) dhe arvanitasit (shqiptarët), nuk janë të imigruar në Ballkan prej jashtë, por janë pasardhës të drejtpërdrejtë të pellazgëve parahistorikë të popullzuar në Ballkan e më gjerë (në Italinë Qendrore, në Azinë e Vogël e në Afrikën Veriore). Por jo vetëm kaq. Ai shkon akoma më tutje, sepse tani del pyetja, prej ku dalllimi kaq i madh gjuhësor në mes grekëve (helenëve) të sotëm dhe arvanitasve (shqiptarëve) që sot jetojnë në Greqi të cilën e quajnë si vend të tyre, dhe që tani aty dalin si dy kombe më vete. Për këto do na flasin konstatimet e mëtutjeshme të cillët gjer tani nuk kemi patur rast që t’i shohim në ndonjë vepër tjetër.

Pasi qenkan pellazgët paraardhës të helenëve (grekëve) dhe arvanitasve (shqiptarëve), atëheren ëshë e udhës që të jepet një vështrim i përgjithshëm për ta.

Kush janë pellazgët.- Ky popull parahistorik, sipas këtij studiuesi, është çelësi që mundëson në zgjidhjen e problemeve historike, jo vetëm në Greqi, por edhe në hapësirën më të gjerë Ballkanike, në gadishullin e Italisë, Azisë së Vogël dhe Afrikës Veriore, përfshirë edhe ishullion e Qipros. Prandaj, nga ana e shumë autorëve lindën mjaft teori për pellazgët. Në të shumtën e tyre ata konsiderohen si paraardhës të ilirëve (paraardhës të drejtpërdrejtë të shqiptarëve) dhe të gjithë fiseve të lashtë helene (greke). Në disa nga këto teori ata quhen si ilirë të pastër. Mirpo, duke parë se në kohën e fundit në mes vetë autorëve grekë lindën mjaft mosqartësira dhe një anshmëri e papërfilltë në fushën shkencore, autori i kësaj vepre, në studimet e veta, niset me autorët e lashtë, që sipas mendimit tim, ka të drejtë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të nxirren konstatime më afër së vërtetës për pellazgët. Duke u nisur nga traditat dhe legjendat e vjetra që sot ekzistojnë në popull, vjen në përfundim se njerzit e parë që e popullonin vendin e Greqisë së sotme, quheshin pellazgë, kurse vendi quhej Pellazgji. Sipas të dhënave të Herodotit, pastaj historianëve të tjerë, gjeografëve, legjendave e traditave të vjetra, Greqia aso kohe quhej Pellazgioti ose Pellazgji, kurse banorët e saj pellazgjiotë ose pellazgë. Nga ana tjetër, tek studiuesit klasikë ekzistojnë mëdyshje. Disa janë të mendimit se në një lashtësi shumë të largët emri pellazg nuk ka ekzistuar. Si popull ata kanë ekzistuar, por me emër tjetër. Sipas legjendave e traditave (edhe pse vështirë të konstatohej.f.a.) janë quajtur akejë, danaj e helenë.

Madje, autori Aristidh Kola, duke iu referuar traditave të vjetra të ruajtura nga dietarët antikë, nxjerr në dritë shumëçka mbi këtë popull të shumë folur parahistorik. Sipas traditave, thotë ai “Kombi pellazg i barabartë me zotin që mbiu mbi malet pyjedendur, ose në Tokën e zezë, për të qenë lindësi i të gjithë soit njerëzor, shihet se Isiodi nuk e ka modifikuar traditën që pellazgët janë ata që kanë lindur popullin helen, na përcjell bindjen se ata janë lindësit e të gjithë njerëzimit…” Në mitet përmendet se mbret i popullit të lashtë arkadian pat qenë Pellazgu, i cili nuk mund të jetë i lindur nga njeriu, por nga perëndia. Ai është biri i Diellit dhe nënës Tokë. Traditat që i ruan Herodoti, bëjnë në dije se në kohën e vjetër Greqia qenka quajtur Pellazgji. Pastaj ai përmend se fiset e vjetra si jonët, athinejtë, eolët dhe dodonët, janë pellazgë. Edhe poeti i madh tragjik Eskili, poashtu përmend traditat e vjetra. Sipas tij grekët patën qenë të bashkuar në një shtet, icili fillonte që nga Peloponezi gjer në Iliri. Fëmia e popullit që jetoj aty thotë se ka qenë Pellazgu. Ky ishte kryetar i tyre dhe ata prej tij e muar emrin kombi pellazg. Thotë se vendi im (Pellazgu) shtrihej edhe nga ana tjetër e malit Pind, vendit të peonëve dhe maleve të dodonëve. Aty pat kaluar lumi Struma që e bënte tokën shumë pjellore. Herodoti, nga ana tjetër, poashtu përmend Tesalinë si një fushë të pellazgëve, kurse tesalët i quan fise panhelene. Sipas tij del se fiset helenë patën qenë pellazgë (jonët, dorët e eolët). Për gjuhën që flisnin pellazgët është vështirë të konstatohet, por një mund të supozohet se ata flisnin barbarisht, d.m.th. gjuhë të huaj. Mirpo, bindja e autorit të kësaj vepre, është se helenët e paskan folur të njëjtën gjuhë.

Nga kjo e thënë e shkurtër që përmendëm më lartë po shihet se kush janë pellazgët. Për ndonjë dyndje të madhe (migrim) historike të tyre në këtë studim nuk mund të shihet. Por, tani të shohim se si pat qenë shtrirja gjeografike e tyre.

Ky popull parahistorik, sipas të gjitha gjasave, u vendos në një hapësirë që fillon prej gadishullit Apenin, vazhdon në Ballkan, në Azinë e Vogël dhe në bregdetin e Afrikës Veriore. Gjeografi antik, Stroboni përmend: “Pellazgët ishin fise të lashta që u vendosën në Greqi dhe përveç Eolisë dhe Thesalisë…ata banuan edhe në Kretë, siç thotë Homeri…” dhe Nga ana tjetër, Antiklidhi nënvizon se, edhe vendet Limno dhe Imbro qenë banuar nga pellazgët. Madje në Apenin (Itali) qenë banuar Torino dhe Avian. Siç shihet, shtrirja e këtij populli pat qenë mjaft e gjerë.

Filozofi antik Platoni në veprat e tij i vë në dyshim përfundimet e Herodotit, sepse siç thotë: “Çdo gjë që ne sot nuk e kuptojmë dhe nuk e njohim në gjuhë, ka të ngjarë të jetë Barbare, por ka të ngjarë të jetë e të duket e tillë për shakak të vjetërsisë”. Sipas kësaj, thotë autori Kola, këtu ai për herë të parë vë fenomenin e zhvillimit të gjuhës, ose themelet e shkencës së gjuhësisë. Megjithatë, përmend edhe ata që këtu nuk i quajnë helenë pellazgët dhe që injorojnë gjuhën shqipe bashkë me të edhe pellazgjishten. Sot disa autorë shqiptarë, thotë Kola, i kundërshtojnë paraardhësit e tyre të shek. XVIII dhe XIX, të cilët janë të mendimit se pellazgët nuk janë paraardhës të përbashkët të ilirëve dhe helenëve. Kjo bie ndesh edhe me konstatimet e Tukididit. Konstatimet e këtilla të disa autorëve shqiptarë më tepër janë të natyrës subjektive duke patur më tepër karakter politik, nënvizon ai. Përveç konstatimeve që mund të shihen në këtë vepër të paraqitura gjer tani lidhur me pellazgët nga autorë të ndryshëm, si ata të kohës antike e asaj së më vonshme, përsëri mund të thuhet se dalin disa probleme që duhet sqaruar. Ato janë: 1. Ndryshimi i gjuhës, që përcaktoi edhe Homeri, 2. Zhdukja e emrit “pellazg” që nga koha e Homerit dhe 3. Mosekzistenca e një qytetrimi zyrtar pellazg që do ta provonte ekzistencën e tij me shkrim.

Përgjigjen e këtyre problemeve mundohet ta japë vetë autori. Ai është i mendimit se nuk bëhet fjalë për gjuhë të ndryshme, siç mendojnë gabimisht disa autorë të tjerë, por fjala është vetëm për gjuhën greke në fazat fillestare të saj. Me fjalë të tjera, thotë ai, ky është zhvillim i dialektit të Homerit dhe Atikës, d.m.th. zhvillim natyror i gjuhës së lashtë të pellazgëve. Në këtë, sipas mendimit të tij, pat ndihmuar shtrirja e gjerë hapsinore e pellazgëve duke filluar nga Italia gjer në Azinë e Vogël dhe Afrikën e Veriut. Faktori i këtillë gjeografik pat ndihmuar edhe në ritmat e ndryshme të qytetrimeve të cillët gradualisht iu përshtateshin hapsirave. Në fakt, faktori gjeografik- natyror, i cili luan një rol me rëndësi në zhvillimin e njeriut, e pat ndryshuar gradualisht gjuhën e traditat e përgjithshme, dhe me këtë patën filluar të paraqiten grupe më vete të njerëzve me emra ta ndryshme të dalë nga pellazgët. Me këtë, siç shihet, nuk ka zhdukje të pellazgëve parahistorikë, as të emrit pellazg, thotë ky autor në përfundimet shkencore të tij, por vetëm një coptim në fise të këtij kombi të madh që filloi gradualisht të zëvendësohet me emrin “Akej”, “danaj” e tj. Në këtë mënyrë filluan të paraqiten edhe qytetet-shtet. Kështu lindën edhe popujt helenë të ndarë në fise, në arë, mirmidonë, helenë, minenj, flegë, kademianë, e tj. Këto grupe njerëzish më tutje filluan të bashkohen në dorë, jonë dhe eolë, dhe së fundi, thotë ai, del emri i përgjithshëm helen. Për çështjen e ndërrimit të emrit të një populli, mendon se është një fenomen i zakonshëm në historinë e çdo populli. Kështu, prijësit e fiseve mund të ishin edhe emërdhënës kur duhej të caktohet emri i fisit. Ndikimin mund ta zgjeronin edhe tek fise të tjera. Greqia dhe helenët emrin e tyre e morën rreth shek. VIII-VII p.e.re. Këtë emër Homeri e quan si një vend të vogël rrëzë maleve të Pindit dhe që ka gra të bukura, nën pushtetin e Akilit. Fiset e lashtë gradualisht zhduken duke u zëvendësuar me sundimin e helenëve. Këta të fundit gjatë historisë e kanë ndërruar shumë emrin, por në esencë janë të njëjtët, konstaton studiuesi Kola. Kjo, thotë ai, ndodh edhe me popujt e tjerë që sot gjenden në Ballkan ose më gjerë. Edhe tani grekët, përkatësisht Greqia ka emra të ndryshme. Nga vetë grekët quhet “Hellas”, nga europjanët “Greece”, kurse nga turqit “Junanistan”. Kështu ndodh edhe me vendet e tjerë. Shqiptarët sot me të njëjtin emër quhen nga vetë shqiptarët, nga europjanët quhen “albanë”; para disa shekuj “arbëreshë”; më përpara “ilirë” dhe në lashtësi ndoshta me siguri “pellazgë”. Pra vetëm emri ka ndryshuar, kurse populli mbetet i njëjtë.

Për lidhjet e pellazgëve me fiset e njohura helene, autori iu referohet traditave të Homerit. Sipas tyre fisi i jonëve konsiderohej si pellazgjik, kurse i dorëve si helen. Edhe fisi i madh helen i eolëve sipas informacioneve të këtij historiani antik, ishin pellazgë. Pra që të tre këto fise helene patën dalë nga gjiri i pellazgëve. Mirpo, sipas disa historianëve të kohëve të fundit, shihet se periudha e helenëve filluaka prej epokës së akejve, sepse popujt para tyre i quajnë paraakej. Mendim i cili nuk përkon me konstatimet e autorit të këtij studimi. Në vazhdim nënvizon ky autor se, ata që konsiderojnë helenët autoktonë dhe ndërkohë veçojnë prej tyre pellazgët, bien ndesh me legjendat e lashta sipas së cilave banorët e parë të këtij vendi janë pellazgët. Pra, sipas përfundimit të këtij autori, “grekët e shqiptarët përbëjnë një fis”. Megjithatë, qëllimet e sotme politike të të dy vendeve aktuale, thotë ai, nuk e lejonë një gjë të tillë!

Si e shpjegon etimologjinë e emrit pellazg ky arvanitas? Për etimologjinë e këtij emri parahistorik përmend disa variante. Sipas njërit, fjala “Pellazg”, vjen nga fjala “Plasin” dhe “Pelago” që do të thotë se janë të ardhur nga Pelagu, edhe pse kurkund nuk përmendet se janë të ardhur nga Pelagu (nuk përmendet se ku gjendet ky vend). Po të kishin ardhur prej aty prap do të quheshin Pelagë e jo pellazgë, siç po i quajmë edhe ne. Gjeografi Strabon fjalën “Pellazg” e nxjerr nga “Pelarg”. Ky është emri i dytë që u kanë dhënë helenët dhe athinejtë. Autori Myler është i mendimit se vjen nga fjala “Pelin” dhe “Argo”. Kjo e dyta është pellazge dhe ka kuptimin fushë. Në fund është i mendimit se bëhet fjalë për ata që jetojnë në fushë. Homeri rajonin e Tesalisë e quan “argo pellazg”, që ka kuptimin fushë pellazge. Në gjuhën shqipe është e ruajtur rrënja e fjalës argo (ar-) dhe përdoret si “arë” dhe kuptimin fushë e mbjellur me diçka. Në sajë të varianteve që i përmendëm lidhur me etimologjinë e fjalës pellazg, autori Kola personalisht mendon se mendimi i Strabon-Mylerit mund të jetë më afër së vërtetës sepse mbulon, si nga ana gjuhësore ashtu edhe nga ana kuptimore, fjalën “Pellazg”. Ekzistojnë edhe variante të tjera për etimologjinë e kësaj fjale ku jepen sqarime të ndryshme, por besoj se nuk është e nevojshme që t’i përmendim sepse janë më lark të vërtetës.

Helenët dhe ilirët vijnë nga e njëjta farë pellazge.- Duke u bazuar në tezën e vet se pellazgët janë paraardhës të përbashkët si të ilirëve ashtu edhe të helenëvë, ai këtë është munduar ta argumentojë, përveç legjendave dhe fakteve të ndryshme që i ka patur në dispozicion, edhe në sajë të faktorëve natyrorë-gjeografik që kanë ndikimin e vet në zhvillimin e njeriut (ky, siç shihet, është thjeshtë një përcaktim deterninist i tij, por fakt i mundshëm për të nxjerrjë në dritë të vërtetën). Në fakt, sipas tij, meqë pellazgët kishin një shtrirje të gjerë hapsinore prej Italisë Qendrore gjer në Azinë e Vogël, nuk mund të kenë patur qytetrim të njëjtë, përveç emërtimeve dhe toponimeve të njëjta. Karakteristikat e tjera i kanë patur mjaft të ndryshme. Nga ky fakt, ai pyet, pse vetëm në Greqi pati një qytetrim mjaft të përsosur. Për këtë është i mendimit se popujt pellazgë u modifikuan sipas vendeve ku u vendosën dhe popujve me të cilët patën marrëdhënie. Nga ana tjetër, prap mbetën cilësi të përbashkëta të cilat studiuesit i mundësojnë që të vijë në përfundim në origjinën e njëjtë të këtyre dy popujve. Në kohët e sotme, studiuesit që merren me këtë çështje, duke gjetur karakteristika të përbashkëta të përcjellura me dëshmitë e së kaluarës, t’i emërojnë pellazgët sipas vendit ku patën jetuar, si bie fjala, italopellazgë, pellazgë, trakopellazgë, e kështu njgjajshëm. Herodoti ka qenë i mendimit se gjuha me kalimin e kohës nuk mund të ndryshojë. Nga kjo mund të mendohet se helenët gjatë gjithë kohës të flisnin gjuhën e tyre. Ndaj mund të thuhet se pellazgët nuk ishin helenë, sepse gjuha e tyre nuk ishte e njëjtë me helenishten. Pellazgët që mbetën në vendlindjen e paraardhësve të tyre, në veriperëndim të Ballkanit, mbetën prapa në krahasim me ata që zbritën në Greqinë Jugore. Me kalimin e kohës u paraqitën ndryshime mjaft të theksuara në mes tyre. Pelazgët e zonave veriore që nuk u përzienë me ata të jugut, u quajtën “ilirë”. Nga kjo edhe vendi u quajt Iliri. Kuptimi i kësaj fjale do të thotë vend malor ose i lartë dhe prej kësaj banorët u quajtën ilirë. Nga të dhënat e këtilla faktografike, ky arvanitas vjen në një përfundim shkencor se, helenët dhe ilirët janë me origjinë të njëjtë pellazge. Për këta të fundit thotë se vendlindjen e kanë në Ballkanin Perëndimor. Mirpo çfar mendojnë autorët e sotëm grek lidhur me këtë tezë të këtij arvanitasi. Vall edhe ata janë të një mendimi apo mbrojnë ndonjë tezë tjetër që bie ndesh me këtë.

Ç’mendojnë autorët grek për origjinën e helenëve.- Për të parë mendimin e historianëve grek të kohës më të re lidhur me zanafillën e helenëve, Kola pat marrë mendimin e dy autorëve, Kordat-it dhe Saqelari-ut. I pari për këtë çështje bën fjalë në veprën “Historia e Madhe e Greqisë” (botimi i 1956) dhe i dyti në veprën “Historia e kombit grek” (botimi i 1970). Që të dy këta autorë janë të mendimit se pellazgët nuk kanë lidhje me grekët. Saqelariu në studimet e veta shumë pak u kushton kujdes pellazgëve, kurse në veprën e Kordat-it nuk mund të shihet asgjë. Meqe nuk pajtohen me këtë tezë, atëheren vetë pyesin, ç’ishin vallë në të vërtetë grekët dhe prej ku e kanë zanafillën. Në fakt në këto vepra, thotë autori i kësaj vepre, ata orvaten që të përgënjështrojnë autorët e tjerë dhe mitet e lashta helene, duke përdorur prova shumë të thjeshta pa ndonjë mbështetje të fortë shkencore. Për të gjitha zbulimet arkeologjike të qytetrimit helen ata kanë qëndrim skeptik. Për Homerin mendonjnë se ka qenë vetëm një përallëtar e kurgjë tjetër. Mendimi i tyre është se helenët janë aziatikë, të imigruar nga Azia e Vogël, nga Mesopotamia, nga Egjypti edhe nga vende të tjera të Lindjes së Afërme. Me fjalë të tjera kanë origjinë semite. Atëheren autiri i studimit në fjalë (Kola) bën pyetje: Përse këta autorë nuk e përmendin gjuhën, traditat ose legjendat? Përse nuk e kontrolluan rastin e ngulimeve pellazge ashtu siç ua paraqesin autorët e lashtë, si traditat popullore? Helenët ose akejët që bënë betejën e tyre në Trojë gjetën popull të njëjtë , me të njëjtin civilizim, me të njëjtën gjuhë dhe fe e tj. Pse nuk e bënë kontrollin e kësaj cilësie të tyre. Nuk tregohet askund një emigrim i akejve në Azinë e Vogël, nëse nuk i marrin parasysh pellazgët të cilët nuk i konsideronin si grekë. Po ashtu, këta autorë grekë, nuk e shpjegojnë as fenomenin që në këto vende, ku sipas autorëve të lashtë helenë, patën banuar pellazgët, pastaj në Italinë Jugore, në Sicili, në Balkan, në Azi të Vogël, Qipro dhe Afrikën Veriore, ku do të mund të shihet historia e helenizmit prej lashtësisë gjer në kohët e sotme.

Në studimet e veta Saqelariu, pellazgëve nuk iu kushton një rëndësi të duhur sepse, ai mendon, se ata nuk kanë lidhje me helenët. Mendimi i këtillë është i pabazë, nga arsyeja se autorët e lashtë për pellazgët mendojnë se janë endacakë, paraardhës të fisit helen duke e futur tek grekët përveç gjuhës dhe germat, fenë, perënditë, adhurimet dhe misteret, artin e ushqimit nga toka. Këto konstatime më tepër mund të gjenden në veprat e Homerit. Mund të thuhet se ata janë të një populli që më vonë u quajt helen.

Historiani tjetër grek që po citohet për këtë çështje Kordati në veprat e veta nuk mund të shihet se merret me çështjen pellazge. Thotë vetëm se edhe ata janë me prejardhje semite. Mundohet me këmngulje të dëshmojë se edhe helenët paskan ardhur nga Azia e Vogël dhe Mesopotamia, kurse atë që synojnë të konstatojnë të lashtët, nuk mund të jetë e vërtetë. Që të mospërfillet materiali i këtyre historianëve grek, është e nevojshme që të bëhen studime të reja nga ana e filologëve dhe studiuesëve të huaj dhe me anën e provave të reja të demantohet konsiderimi i tyre lidhur me prejardhjen semite, egjyptjane ose ndonjë origjinë tjetër e grekëve. Në të vërtetë duhet një vepër e re shkencore që do të nxirrte në dritë qëllimin e këtij studimi, thotë arvanitasi Kola. Ky është kategorik në konstatimet e veta, duke dhënë prova se qytetrimi trojan ka prejardhje të përbashkët me atë akeas, ai është pellazg. Kjo mund të shihet në faktin se ata flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtën fe, të njëjtat doke e zakone; pastaj të njëjtën arkitekitektonikë, gjë që vërtetojnë edhe gërmimet arkeologjike. Kordati, nga ana tjetër, këtë identitet e sqaron ndryshe. Sipas mendimit të tij, Akili ndodhej shumë larg nga trojanët, më larg sesa ndodhej Agamemnoni me danajt dhe akejt, ndaj ai nuk ka lidhje me atë popull. Akili në sqarimin që jep lidhur me luftën e trojanëve haptazi e tregon gabimin e vet: “Nuk erdha këtu të luftoj trojanët, sepse nuk më dhanë asnjë shkak. As qetë nuk mi vodhën, as kuajt e mi, as erdhën ndonjëherë në vendlindjen e burrave, Fethian pjellore, që të shkatërrojnë të mbjellat, sepse ka midis shumë male të shpalosura dhe det të egërsuar” (cituar nga autori i këtij libri). Me këtë shihet se ai nuk krahason distanca, por vetëm praninë e tij të paarsyeshme në luftën e Trojës.

Mëtutje Kordati që të mbrojë tezën e vet, thiret në epet e Homerit. Aty nuk mund të shihet ndonjë sqarim i duhur lidhur me perënditë. Duke mos u marrë me pellazgët, për të treguar se helenët, mirmidonët, Akili, Atamani, Shperkiu e tj. mund të kenë vetëm origjinë aziatike dhe jo ilire. Për Akilin, pasi pat qenë detar i mirë, nuk është e mundur që të jetë edhe malësor edhe fusharak, thotë ky historian grek që ka qendrime krejtësisht të kundërta me ato të autorit të kësaj vepre. Mirpo, autori Kola prap paraqitet me qendrimin korrekt në mbrojtjen e tezës së vet të argumentuar me fakte historike. Sipas tij, Akili ka patur më tepër se 50% të anieve nga Agamemnoni, më pakë se Nestori, Meneleau, arkadët, kretasit e të tjerë. Sipas fakteve historike një popull malësor mund të bëhet edhe shumë detar i mirë, fakt që është i pakontestueshëm. Si shembull i merr arbëreshët të cilët në shek. e XIV erdhën në Greqinë Jugore nga malet e Shqipërisë dhe nga vende të tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe brenda pak vjetësh u bënë marinarë të dalluar.

Atë që ka dashur të sqarojë historiani në fjalë, ky e sqaron me një shembull shumë të thjeshtë. Kështu, bie fjala, “tryeza ka katër këmbë dhe meqë edhe gomari ka katër këmbë, nuk mund të pohojmë që tryeza është gomar. Pra meqënëse ekzistojnë të njëjtat emra dhe i njëjti qytetrim si në Azi të Vogël, ashtu dhe në Greqi, atëhere automatikisht dilka që grekët u niskan nga Azia për të ardhur në Greqi”. Kjo është ajo që Kordati përpiqet të sqarojë bashkë me mendimtarët e vet që kanë patur për qëllim të përgënjeshtrojnë Homerin, historianët e lashtë helenë dhe mitet, traditat dhe legjendat; pastaj edhe gërmimet arkeologjike që mbështesin të thënat e autorëve të lashtë. Mendimet e këtij historiani, kategorikisht demantohen duke i konsideruar si të pabaza në qarqet shkencore për të ardhur në përfundime të realta. Autori duke i quajtur si të pabaza këto konstatime, vë në dukje se, nëqoftë se ai i merrte parasysh pellazgët që përmenden si banorë të parë të Greqisë dhe po ta shihte shtrirjen e gjerë territoriale të tyre, siç e kemi përmendur më lartë, atëheren nuk do kishte mëdyshje për këtë çështje. Ai në mënyrë të papërfilltë dhe shumë naive i konsideroi si të pasakta të dhënat e helenëve të lashtë, kurse ata (helenët) i quan të ardhur nga brigjet e Mesopotamisë, nga Azia e Vogël, Peloponezit e Tesalisë, që pastaj të vendosen në malet shkëmbore të Epirit dhe të Shqipërisë. Autori në studimin e vet të dhënan e pavërteta të Kordatit i demanton me disa shembuj konkretë. Kështu, fjala “argo” do të thotë fushë, ose tokë pjellore (kjo fjalë rruhet në shqipen e sotme). Ose te Homeri fjala “ahthos ar-uris” që ka kuptimin njeri i pavlefshëm, por aty ekziston rrënja ar- si dhe kuptimi i parë i fjalës “arura” është “arë”, por edhe “arotron”, që do të thotë parmendë ose plug. Madje emrin Larisa që ka kuptim pellazg vetëm Kordati e kundërshton. Ose, për shembull, Troja quhej edhe Ilio që do të thotë vend i lartë, kjo nga fakti se Troja metëvërtet pat qenë ndërtuar mbi dy kodra të larta dhe rrëzë saj shtrihej një fushë. Aty gjejmë edhe një shembull tjetër më bindës me vetë kuptimin e emrit “Hellas” që ka kuptimin malësorë dhe me këtë tregon se helenët nuk erdhën nga jugu, siç mendon Kordati, por nga Iliria (nga Ballkani Veriperëndimor). Me këtë mund të konkludohet se vetë kuptimi i emrit të helenëve si malësorë priashton paramendimin se mund të kenë ardhur nga deti ose ndokund nga ndonjë vend të Lindjes së Afërme. Nga këto të dhëna konkrete shumë qartë shihet se ky autor ose nuk do ta pranojë të vërtetën shkencore se ashtu i shkon për shtat interesit të politikës greke, ose nuk ka njohuri të mjaftueshme për të kaluarën e helenëve. Siç duket është mendimi i parë.

Pasi bëmë një vështrim të përgjithshëm lidhur me pellazgët parahistorikë dhe paraardhësve të tyre ilirëve, pastaj edhe origjinës së përbashkët pellazge të shqiptarëve dhe grekëve të konstatuara në veprën studioze të arvanitasit (shqiptarit) grek, mbetet të shohim se si i shikojnë dyndjet e pellazgëve dhe ilirëve studiuesit e huaj dhe shqiptarët.

Të huajit mbi çështjen pellazge.- Në kohët e reja me çështjen e origjinës pellazge të shqiptarëve (nuk përmendet origjina e grekëve) është marrë edhe një studiues i dalluar amerikan me emrin Edward Jacques. Kjo mund të shihet në veprën e tij të titulluar “Shqiptarët, populli shqiptar nga lashtësia deri në vitin 1912”, (vëllimi i parë), botuar në vitin 1996. Sipas konstatimeve të këtij autori pellazgët parahistorikë të familjes indoevropjane të popujve, në të kaluarën banonin në kufirin medis Evropës dhe Indisë në Azi. Rreth 3000 para Krishtit (periudha e neolitit) ndodhi një shpërngulje e madhe dhe ky popull u shpërnda në të gjitha anët. Një pjesë e tyre shkuan në lindje në drejtim të Indisë, kurse tjetra në perëndim dhe një pjesë mbeti në malet e Kavkazit, që janë të njohur me emrin albanë. Këta të fundit më vonë nën ndikimin e popujve të tjerë më të numërt u asimiluan dhe u zhdukën krejtësisht. Ata që shkuan në perëndim, përmes Azis së Vogël dhe detit Egje u vendosën në pjesën jugore të Gadishullit Ballkanik. Për këta popuj, mendon ky autor, se mund të jenë akejët e Iljadës së Homerit. Madje, duke iu referuar autorëve të tjerë, nënvizon se kjo dyndje mund të ketë ndodhur rreth 2000 vjet para Krishtit (koha e bronzit) nëpërmjet rrugës Dardane-Trake ose përmes Kretës dhe shumë ishujve të Egjeut që i përdornin si vendqendrim gjatë rrugës. Në fillim u vendosën në viset jugore, madje filluan të zgjerohen në veri dhe perëdim të Ballkanit, ndaj dhe i tërë rajoni u quajt Pellazgji. Ky ishte konstatimi i këtij autori amerikan lidhur me dyndjet e pellazgëve parahistorikë, por, siç shihet,ky bie ndesh me konstatimet përfundimtare të arvanitasit në fjalë dhe është në pëlqim me ato të Kordatit.

Ç’konstatojnë shqiptarët për etnogjenezën e popillit të vet.- Pa ndonjë dyshim lirisht mund të thuhet së në historiografinë shqiptare edhe të kohës së fundit,flitet se etnogjeneza shqiptare është iliropellazge dhe si të tillë shqiptarët janë banorët më të vjetër në Ballkan, ose, thënë me fjalë të tjera, autoktonë. Kuptohet, në konstatime të këtilla autorët shqiptarë kanë ardhur në sajë të relikteve të ndryshme të gjetura nga gërmimet arkeologjike, pastaj edhe në sajë të të dhënave të autorëve antikë ku bëhet fjalë mbi pellazgët parahistorikë. Madje, mund të shihet se janë bazuar edhe në konstatimet shkencore të autorëve evropjanë e më gjerë. Të gjitha përfundimet shkencore të sjella nga konstatimet e argumetuara nuk lenë mëdyshje që populli shqiptar mund të ketë ndonjë etnogjenezë tjetër e cila do të ketë nevojë për ndonjë konfirmim me prova të reja.

Në një vepër historike të shkruajtur në kohën e fundit nga një grup autorësh, lidhur me historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve (“Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve,” Prizren, 2001), veç të tjerave, në fillim bëhet fjalë edhe për etnogjenezën e ilirëve si paraardhës të shqiptarëve dhe pasardhës të pellazgëve. Mirpo, ajo çka bie në sy këtu është se, shumë pak i është kushtuar kujdes kësaj pyetje mjaft subtile. Megjithatë, në vazhdim do të japim një eksplikim lidhur me atë se çfar flitet.

Për etnogjenezën e ilirëve ekzistojnë dy teori: Sipas njërës që, njëkohësisht, trajtohet si më e vjetër, thuhet se ilirët në Ballkan janë të imigruar nga Evropa Qendrore, përkatësisht nga vendi i quajtur Halshtat, duke e sjellë me vete edhe kulturën e tyre. Kjo mund të jetë koha e dyndjeve të mëdha të shek. XII-XI para erës sonë. Provat që sjell kjo teori hidhen poshtë nga konstatimet e më vonshëme shkencore (pas Luftës së II Botërore). Të dhënat arkeologjike të kësaj kohe flasin se gjurmat e kulturës halshtatiane që ndeshen në iliri nuk mund të merren si prova për të dëshmuar të vërtetën e një dyndje të madhe nga veriu në drejtim të Ballkanit, por janë si rrjedhojë i kontakteve kulturore e tregëtare që aso kohe kanë qenë mëse të nevojshme. Këto dhe fakte të tjera, flasin se ilirët nuk kanë kurfarë prejardhje nga vendi i përmendur.

Teoria e dytë e cila, sipas mendimit të këtyre autorëve, është më binëdëso dhe ka një pranim gjithëshkencor,është më e qëndrueshme, sepse posedon prova më të argumentuara me anën e së cilave ilirët nuk i quan të ardhur por vendas, përkatësisht i quan si një popull që i pari në vendin e vet në Ballkan mund të ketë kriuar kulturën, gjuhën dhe tiparet antropologjike. Që të gjitha këto janë të dëshmuara në sajë të kërkimeve arkeologjike dhe të dhënave të shumë autorëve të historisë së lashtë antike.

Për shtrirjen territoriale të ilirëve thuhet se kanë patur një hapsirë mjaft të gjerë në truallin e Ballkanit Perëndimor. Sipas tyre, hapësira ilire fillonte nga degët e Danubit, lumenjtë Sava e Drava, në veri dhe gjer në Gjirin e Ambrakisë (Prevezës), në jug. Në lindje thuhet se e përfshinte edhe territorin e Maqedonisë Perëndimore. Kufijtë e këtillë, siç do shihet më poshtë, gjer diku nuk përkojnë me konstatimet që i jep një autor tjetër shqiptar.

Në veprën e vet me titull “Gjeografia e Maqedonisë Antike” (botim i 2000), prof. A.Selmani në sajë të studimeve shkencore që i pat bërë për kohën antike të Maqedonisë, duke iu referuar autorëve të dalluar evropjanë e antikë, vë në dukje edhe diçka tjetër. Duke analizuar strukturën etnike të Maqedonsë së kohës në fjalë, konstaton se në tërësi ky rajon në Ballkan është i populluar nga fiset ilire. Madje ky studiues jep shpegim edhe për shtrirjen teritoriale të tyre, gjë që mund të shihet se ekziston një dalllim ndondse i vogël, por i dalluar, nga atë që konstatojnë grupë autorësh të përmendur më lartë. Në tërësi thotë se fiset ilire nuk bëjnë bjesë në grekët, por përbëjnë etnitete me vete dhe se, nga ana e tyre quhen “barbarë”. Në këtë vepër nuk mund të shihet se ky ndan mendim të njëjtë me arvanitasin, mbi etnogjenezën e përbashkët pellazge të ilirëve dhe helenëve.

Lidhur me strukturën etnike të popullsisë i referohet autorit austriak J.G.fon Hahn-it si një stdudiues me peshë në fushën shkencore (gjuhësore), i cili nxjerr në dritë shumë çka mbi popullsinë antike. Konstatimi i tij (Hahnit) është se ilirët janë pellazgë dhe se nuk kanë të bëjnë me grekët, ndaj edhe fiset ilire dallojnë prej tyre. Shtrirja e fiseve ilire, nënvizon A.Selmani, përfshin një hapsirë më të madhe, shkon akoma më në lindje. Gjatë luftës së Trojës, midis shek. XIII-XII p.e.s., shtriheshin në luginën e Axios-it (Vardarit) gjer në brogjet e detit Egje. Pastaj gjatë rrjedhjes së poshtme të lumit Erigon e deri në afërsi të Byllazorës (Velesit të sotëm). Në lindje shtrerjen e kanë patur diçka më në lindje të liqenit të Dojranit dhe rrjedhjes së poshtme të lumit Astibo. Shekulli i VI p.e.s. dallohet në historinë e peonëve (fiseve ilire) nga se tani kanë pasur një shtrirje më të madhe nga e tërë koha e ekzistimit të tyre. Megjithatë, kufiri i tyre gjatë kohës nuk pat qenë konstant. Në këtë ka ardhur nga fakti se një pjesë e territorit të peonëve: pjesa e madhe e luginës së Shkupit, Kumanovës, Pollogut e tjera, në shek. IV-III p.e.s. kalojnë nën zgjedhën e Dardanisë. Në këtë periudhë kohore qendra e tyre mbetet Byllazora (Velesi). Shtrirje të ndryshme kanë pasur edhe fiset e tjera ilire për të clët tani nuk është e nevojshëme që të bëhet fjalë. Ja pra, në vija të shkurta, ky ishte mendimi i disa autorëve shqiptarë lidhur me etnogjenezën e popullit shqiptar, që e gjejmë në historiografinë shqiptare.

Nga çka u përmend më lartë mund të nxirren disa përfundime të përgjithshme:

– Në këtë vepër shkencore arvanitasi (shqiptar) grek, Aristidh P.Kola, në sajë të legjendave, traditave, literaturës klasike dhe asaj të kohës më të re, vjen në një përfundim me peshë shkencore se pellazgët parahistorikë janë paraardhës të helenëve dhe ilirëve; në gjirin e këtyre pastaj lindën grekët e shqiptarët;

– Pellazgët patën një shtrirje gjeografiketë gjerë në Ballkanin Perëndimor, në Azinë e Vogël, në pjesën jugore të Italisë e të Afrikës Veriore;

– Burimi dhe origjina e helenizmit është Ballkani Perëndimor, që dikur u quajt Iliri, dhe që paraardhësit e helenëve ishin pellazgët;

– Nga gjuha fillimisht e varfër pellazge, u zhvillua më pas greqishtja, po ashtu edhe gjuha shqipe që tani e ruan trupin themelor të pellazgjishtes;

– Pellazgët në jug ku u zhvilluan grekët, imigruan nga veriperëndimi i Ballkanit;

– Lidhur me përfundimet shkencore të këtij arvanitasi, ekzistojnë kontestime nga ana e historianëve grek të kohëve më të reja të cilët nuk e ndajnë mendimin e tyre me këtë autor. Disa janë kategorik, duke synuar të vënë në dukje se helenët nuk kanë kurfar lidhje me pellazgët, por janë të ardhur nga Azia e Vogl dhe nga viset e Lindjes së Afërme, që do të thotë se janë semitë;

– Duke analizuar veprat e disa historianëve grek, autori arvanitas konstaton se ato më tepër jan të karakterit politike se sa shkencor, kur bëhet fjalë mbi etonogjenezën e helenëve dhe të arvanitasve;

– Në veprat e disa autorëve shqiptarë mund të gjendet se ilirët janë të ardhur nga Evropa Qendrore, nga vendi i quajtur Alshtat, por këtë teori e hedhin poshtë si të pa bazë, pasi pas LDB konstatimet shkencore tërësisht e demantojnë;

– Autorët shqiptarë ndajnë mendimin e njëjtë, duke konstatuar se shqiptarët kanë origjinë ilire, kurse këta pellazge;

– Ndërmjet vetë autorëve shqiptarë, kur bëhet fjalë për shtrirjen hapsinore të ilirëve, ekzistojnë mendime të ndara. Disa janë të mendimit se fiset ilire në lindje të Shqipërisë e përfshinin edhe Maqedoninë Perëndimore, kurse të tjerë thonë se ato shtriheshin edhe në lindje të këtij vendi, si, p.sh., peonët, dardanët etj.;

Në përfundim të këtij punimi modest lidhur me vështrimin që ja bëra veprës të arvanitasit shqiptaro-grek, ku mund të shihet se aty është bërë një punë me një peshë mjaft të theksuar shkencore, ku mund të shihet origjina e përbashkët iliro-pellazge e shqiptarëve dhe grekëve; madje vepër ku mund të shihet se ky autor është orvatur që duke derdhur mundin e tërë të tij, në kërkimin e miteve, legjendave, traditave të vjetra dhe literaturës, si asaj klasike edhe asaj së më vonshme, të nxjerrë në dritë të vërtetën e etnogjenezës së dy popujve, për të cillët ekziston mendim shkencor se janë më të vjetrit në Gadishullin e Ballkanit, ose, siç quhet zakonisht, autoktonë. Jam i mendimit se të gjithë ata studiues shqiptarë qe merren me këtë çështje shkencore mjaft subtile, të vazhdojnë më tutje në zbulimin e të dhënave të jera shkencore që do të jenë prova bindëse në përkrahjen e kësaj teze, ose do të dëshmojnë të kundërtën. Në këtë mënyrë do mund të binden edhe qarqet shkencore sllave ku haptazi ekziston një mospërfillje e tezes së sprovuar mbi etnogjenezën shqiptare.

Shperndaje ne

The Author

Fejzula Abdulai

2 Comments

Add a Comment
  1. Gjilan Shqiperi(Kosove)

    Te fillojme ne ta therasim Gadishull Ilirik se fuqit me qellim e kane bere Gadishulli i Ballkanit..!

  2. DARDANIA ANTIKE

    Gjurmët flasin vetë
    Jemi më të vjetrit
    Nga Pellazgët
    Dardanisë Antike.
    Trashëgimi e lashtë
    Dyndje popujsh babarë
    Nga lufta e Trojës
    E di bota mbarë
    Se Homeri ishte pellazg,
    Troja e dytë Butrinti
    Eneu ishte Dardan.
    Alfabetin latin
    Gjuhën tonë të lashtë
    E folën profetët
    Zeusi – zoti i zotëve.

    Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.