Antikiteti shqiptar dhe vjedhja e tij nga serbët!

deshmite_e_antikitetit_dardan_

Dëshmitë e antikitetit dardan

fxh vizatimShkruan: Fahri Xharra

Luis Benlou, Studiues Francez, “La Grece avant les Grecs (Greqia para Grekëve) 1877. “Shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke mund të shpjegohen fare mirë përmes një gjuhe jogreke. Deri më sot vetëm një gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra ajo është gjuhë shqipe. Shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat. “Përgjatë Adriatikut deri në Halis”. (Halis quhej një lum në lindje të Azisë së Vogël). A. Vasiliev, Autor i vëllimeve të shumta për Perandorinë Bizantine, “E vërteta është se edhe sot e kësaj dite shumica e ishullit ARQIPELAG dhe gati e gjithë ATIKA deri në ATHINË janë SHQIPTARE”.

Padashtas , më vjen një pyetje: Pse ky ndryshim në mes të serbeve dhe nesh ? Deri sa ata mundohen me rrenat e tyre të certifikohen edhe në historinë e vjetër , deri sa ata nuk lënë guri pa lëvizur që të gjejnë të kaluarën e tyre (!), derisa ata nuk lënë histori pa u futur në te dhe si për përfundim e duan certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë shekuj para se të kishin lindur ; ne shqiptarët, edhe pse më të hershmit në këto toka, me ndihmën e disa historianëve të huaj dhe me ndihmën e mohuesve tanë e kërkojmë certifikatën tonë të lindjes dhe mundohemi të bindim edhe botën se kemi lindur, jo ma herët se ardhja e osmanllive në këto anë.

A nuk është ky një tentim zhburrërimi i një të kaluare aq të pasur e të vrullshme sa edhe ta quajme veten kaotikë të historisë? Kush po na mëson dhe dirigjon, që ta bëjmë vetën më të rinj se sa ata që erdhën këndej pari e mësuan nga ato për të cilat po mësojmë ne sot nga ata. Gënjeshtrën nuk e kemi hak e as që na nevojitet, se ne i kemi faktet dhe provat të cilat e trondisin botën e sinqertë. shkrimi nuk mëton të jetë studim historik ; por vetëm një kënd tjetër i vështrimit të pafytyrësisë serbe në vjedhjen e historisë sonë.

“Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët” (Johan Tunman, 1774, Leipzig). E pse ishim të panjohur; edhe pse jemi populli kryesor, i lashtë, i rëndësishëm dhe se çdo historian (jo serb, jo grek e jo turk) na njifte dhe me historinë tonë e plotësonte zbrazëtin e madhe në historinë e vjetër të Europës? Ne ishim të nënshtruar, ne ishim fatkeq ne ishim të pa fuqishëm, dhe historianët ( serbët, grekët dhe dashamirët e tyre; dashamirët e falsifikimit të qëllimshëm)) shpesh ishin aq të padrejtë, sa tërësia jonë historike u copëtua në copëza të papërfillshme.

Po sot, ku jemi sot? A i bindemi fakteve historike për ne, apo prapë i nënshtrohemi diktatit të të tjerëve për shkruarjen e historisë sonë? Një shkrim në një gazetë zvicerane (2008) paska pas shkruar se Libri i Oliver Shmitit per Skënderbeun paska pas ngjallur zemërim tek shqiptarët. Jo nuk ka ngjallur zemërim, por ka ngjallur kundërshti ndaj shkrimeve të asaj historijeje të porositur, që nuk i jep lavd asnjë shkencëtari të shkencave historike. Edhe ne shqiptarët, i kemi historianët tonë edhe ne dimë kur të “zemërohemi”.

Për përshkrimin e ndërgjegjshëm të pandërgjegjshmërisë serbe në trillimet e saja në historinë e saj i morra për analizë (zbërthim) tri libra të cilat të japin një ide të vërtetë se deri ku shkon imagjinata e tyre për gjetjen e vetvetes (sllavizmit-serbizmit) në të kaluarën historike në këto toka: “Homer’s Blind Audience, An Essay on the Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të Roberto Salinas Price-it; “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 ( Misteri trojano –sllav) të Branko Vukosiqit (Ish ambasador i Serbise në Meksikë ) dhe “„Montenegro– Cradle of Homer” (Mali i Zi, djepi i Homerit)«Troyan language is Slavic) ‘Gjuha trojane është Sllave) të Novak Andesilić -it.

Është për t`u vajtuar guximi i pafytyrë i historiogarfisë serbe në këmbëngulësinë e saj në një përvetësim të një historije të gjatë mijëra vjeqare; e vaji duhet të jetë edhe më i madh që historiografia shqiptare heshtë dhe nuk gjen mjete as materiale e as morale që me fakte e dhe dokumente t‘i kundërvihet asaj. Bota i beson vetëm librit; e ne atë nuk e kemi se jemi zhytur në thellësinë e një vetëngulfatjeje nga e cila po e kemi vështirë të dalim. “Disa autorë e cekin sa Shqiptarët ( Albanci) kane ardhur nga krahina me te njëjtin emër (Albania, pra) e Dagestanit të sotëm në shek.11-12-të ps.k. si mercenarë të pushtuesve Normano -Sicilian, me qëllim pushtimin e bregdetit lindor të Adriatikut. Pas rënies së Normanëve, Shqiptarët mbetën në teritorin e e sotëm të Shqipërisë së Jugut. Dhe në kët mënyrë ata e vazhduan jetën në fqinjësi me Sllavët, duke e ruajtur identitetin e tyre. Së bashku me sllavët, ranë nën pushtimin turk, bile edhe luftërat kundër turqve i kanë bërë së bashku me serbët (Skënderbeu).

Me ndryshim nga sllavët, shqiptarët kryesisht janë islamizuar. Në kohën më të re duke përdorur teorina të ndryshme ; shqiptarët po dalin me tezën se janë pasardhësit direkt të Ilirëve. Përndryshe prejardhja e shqiptarëve mbetet e hapur” ( Branko Vukosiq, Mbi misterin Trojano-sllav, 2003, f.189). Para do kohe ne vet dualëm me teorinë që Albania jonë, qenka me prejardhje me Albaninë e Azerbajxhanit. Pak larg njëra me tjetrën (Dagestani dhe Azerbajxhani), por kryesisht nga Azia (?!?!)

Autori i lartpërmnedur e mbron qëndrimin se Troja dhe tokat e Trojës janë në Ballkan (qëndrimi i Jusuf Buxhovit, gjithashtu), por se Troja është në lidhje me civilizimin sllav, duke e potencuar mendimin e meksikanit Robert Salinas Prajs, i cili gjithashtu thotë se Troja është në Luginën e Neretvës, vendi i quajtur Gabela, por duke shkuar edhe më larg: Iliada dhe Odiseja u përkthyen nga sllavishtja në greqishten e vjetër(?). Lokaliteti i Trojës përmendet edhe në vitin 1872, kur historiani serb Milosh S.Milojeviq në faqen 173 të librit të tij “Fragmente nga jeta e serbeve”(1872) “thotë se trojanët ishin serbë”. E bukur kjo, apo jo?

A nuk është një guxim i madh i serbëve që vetën ta quajnë trojan; kurse ne, vetes ia mohojmë të kaluarën tonë? Novak Andesiliq në librin e tij: “Mali i Zi, djepi i Homerit, Gjuha trojane është sllave” shkruan: “Autori Straboni ne librin e tij “Gjeografia” shkruan se Ilirët, Epirotët dhe Maqedonasit e flasin të njëjtën gjuhë. Duke qenë se Frigasit jetonin në mes të këtij trekëndëshi, e logjikshme është se edhe gjuha e tyre ishte ilire, ne të të njejtën kohë maqedone dje epirote. Historiani i shek XIX-të, Xhon Kembel shkruan: “Në perëndim të Maqedonisë jetonin Dardanët dhe Ilirët, dy emra që e shënojnë të njëjtin popull- popullin serb” .

Duke parë që historia po flet ndryshe, dhe bota shkencore po flet ndryshe, serbet po mundohen që faktet për ilirët të cilat më nuk po mund t`i mëshefin, atëherë po kërkojnë lashtësi të stërlashtë për vete. Ky është me të vërtetë një qëndrim tejet arrogant ndaj historisë, me të vërtetë një vjedhje e pafytyrë në pikë të ditës. .. Kurse ne e humbim kohën duke u marr me vetveten dhe i tregojmë botë papjekurinë tonë kombëtare duke e mohuar çdo gjë shqiptare, dardane, ilire dhe pellazge. Profesori i Sorbonës në pension, linguisti i njohur Milan Ristanoviqi, e ka botuar një studim pas 40 vjet pune në te dhe me të cilën dokumenton që bredhja e Odiseut ka ndodhur në Adriatikun Jugor, prej Korfuzit e deri në Split, dhe që Poseidoni ishte Perëndi Ilire. Ai thirret në studimin e spikatur të historianit amerikan Mozes Finli, i cili në veprën e tij “Bota e Odisesë” vërteton që mënyra e jetës se Iliadës dhe Odisesë me të vërtetë ka qenë ashtu. Serbët gjithmonë të joshur dhe favorizuar nga bota, mendojnë qe ende u ecin “pallavrat” dhe, lexoni se çka shkruajnë: “Shkodra-Troja Serbe, dhe vazhdon autori Novak Andeseliqi, ilirët janë serbë, a serbët janë sllavë, kjo tregon se trojanët janë bartës të civilizimit serbo-sllav të antikës, sepse Troja-Shkodra është kryeqyteti antik sllav”. Bukur, hë! serbët në këto anë që 25 shekuj?

Gjuhëtari sllavo-maqedonas Odisej Belqevski, paska pas gjetur që në Iliadë dhe Odisenë e Homerit, fjalë të njëjta që po u përdorkan në gjuhen e sotme sllavo-maqedone dhe në atë të sotme serbe. Mrekulli që serbishtja i paska ruajtur ato fjalë. “Vepra më e vjetër helene-ilire Iliada dhe Odiseja, janë të shkruara me të ashtuquajturin heksametër, të cilat paskan shumë ngjashmëri me këngët epiko-lirike serbe. Meqenëse është përdorur gjuha jonike me ate eolike, e gjithë kjo trego se Homeri ishte Ilir, dhe këto gjuhë Ilire. Në shkrim është përdorur alfabeti iliro-helen”. “Fanula Papazoglu, mendon që Frigija ishte krahinë kufitare me Ilirinë, dhe ësht krejt e kuptueshme që ky ishte shteti i Trojës. ilirët e kanë marrë emrin nga kryeqyteti i tyre, që në at kohë ishte Sarda, sepse Ilirët ishin Sardë, gjegjësisht Sardanë (Dardanë), pra serb”.

Shikoni se sa të vjetër qenkan serbët: “Serbia antike, në brendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit, gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XV para Krishtit, dhe Serbia antike përgjatë bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë. Zbulim epokal i serbëve?!! Autori serb vazhdon: “Profesori Radivoje Peshiqi, bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparative linguiste të veprës së Homerit, me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë (ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me saktësi të drejton në komponenten e fuqishme sllave te Pellazgjishtja, dhe me këtë e lëviz rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët, pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë (pra, serbe)”.

Fahri Xharra

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.