ANTOLOGjI POETIKE KUShTUAR BABAIT

Poezia ime e botuar në Antologjinë poetike “BABAIT”, të autorit Rrahman Hyseni

POEZI PËR BABAIN

Atdheu mba emrin tënd
O Ati im!
Familja mbështetet në ty
O baba!
Fëmija mburet me prindin e vet
E ka si shtytës që s’e lë të shket
Si për mençuri, si për bujari
Logu i burrave kërkon burrëri.

Babë, ky emir i shenjtë!
Ky emër me kod hyjnor
Kohët e pakohë i përballon
Jeta i kushton shtrenjtë
Tufanit të zi i vë kraharor
Për familjen kështjellë
Nga stuhitë e egra e mbron.

Ah,zgalem deti je ti baba!
Qiri e ombrellë je për mua
S’e kam dert për furtunë e hata
Oh, sa kam afsh, sa fort të dua!

Çerdhen familjare ti e ngroh
Bashkë me nënën trimëreshë
Shtëpinë time unë mirë e njoh
Buzëqeshja e jote mburojë reshë.

Fjala jote peshojë në kandar
Zemra yte rreh për ne pandalur
Burrëria jote s’peshohet me ar
Gjakun dejve gjithnjë ua mba kallur!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 28 Prill, 2018 — 12:59

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.