Tërfili ilir me katër fletëza

Shkruan: Fahri Xharra

E keni para sysh tërfilin me katër petale , një lule shumë e rrallë dhe sipas shumë vetave ( edhe historikisht komentohet ) gjetësit të saj, ajo do i sjellë fat . Zakonisht tërfili është me tri fletëza.

Shikuar historikisht , tërfili në të kaluarën tonë historike ishte edhe simbol i caktuar i para ardhësve tanë -ilirëve.
Në postimet “ historike “ të sllavëve gjendet edhe tërfili me katër petale të cilën ata e quajnë “ Stema e vulave ilire “ (Pečatni grb Ilirije ) . Në foton e parë ju e shihni një guri të gdhendur të fisit ilir të Daorsëve i gjetur në Bosne si dhe amfora e vitit 530 paraKr. po me atë shenjë tërfili i cili është në muzeun e Luvrit në Paris.

Ky është guri i mbi varrit i gjetur në Bosne ( Qyteti Kakanj ) ku shihet tërfili ,tani me një formë tjetër të një kryqi me katër Hëna të reja për rreth. Në anën e majtë është ylli polar ashtu si e shihnin ilirët tanë ashtu pa instrumente.

Gurët e gdhendur ilir gjenden edhe në fshatin Vuksanaj, të cilët e kanë të gdhendur tërfilin me katër petale, simboli ilir i zhdukur nga anët tona me qëllim të caktuar.

Kalojmë më tutje , tërfili me katër fletëza u përvetësua nga Bizanti për të shprehur kryqin ortodoks e më vonë kaloi tek serbët .

Në propagandën vet mashtruese të Serbisë se 4 C është e vjetër sa vet historia ata vat janë viktimat e një rrene të madhe me të cilën rriten dhe vdesin .
Slogani i tyre me 4 C “Vetëm harmonia i shpëton serbët” (Samo sloga Srbina spasava, Cамо слога Србина спасава ) është vetëm se një sllogan nacionalist pa kurrëfarë baze historike.
Në mediet serbe shkruhet që atë shenjë e gjetën në shkrimin pellazgë të Kulturës së Vinçës , që atëherë kur „shkruhej „ çirilica . Medet , çfarë gënjeshtre historike ! E shikoni në të majtë ( e rrumbullakuar me të kuqe ) , një shprehje apo shkronjë pellazge e cila nga që është bartur , serbët ishin larg këtyre anëve, e ndoshta as në Azi ,prej nga e kanë prejardhjen.

Kjo shenjë e kryqit serb është e vjedhur nda heraldika Bizantine e mesjetës , dhe ët bile ia atribuojnë Shën Savës së tyre . Përralla !

Kryqi i stolisur me katër shkronja B ( gr. V ) rrjedhë nga mottoja greke “βασιλεὺς βασιλέων, βασιλεύων βασιλευόντων”’ një moto e futur në jetë nga Michaeli VIII Peleologu (1261–1282) , i cili e kishte formuar dinastinë e tij dhe përdorej si flamur Bizantin . Pra baza ilire , tërfili me katër petle u « shenjtërua » nga Bizanti .
Neve , shqiptarëve ne iku por serbët e morën si shenjë të tyre dhe me të cilën na lodhin historinë duke rrejtur dhe falsifikuar

Ne heshtim thuaje se nuk kemi gojë, thuaje se nuk jemi shqiptar


Stema ilire , shkruajnë sllavët me kohë u bë Stema e Bizantit e pastaj edhe stema e Serbisë

Për deri sa ne merremi me të kaluarën osmane , lashtësia ynë po e ndërron pronarin . Marre !

Shperndaje ne
Updated: 28 Prill, 2018 — 12:54

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.