Boshnjakëzimi-islamizimi dhe turqizimi e në fund tjetërsimi i Kombit Shqipëtar në Luginë të Preshevës


Lugina e  Preshevës viteve  të  fundit, është  duke  u përballur  me  luftën  speciale të  Serbisë, që  drejtohet  kundër kësaj  treve, por edhe kundër   Republikës së Kosovës e më gjerë! Serbia në  bashkëveprim me  Myftinin e  Sanxhakut të Novi Pazarit, më  njerëz të  caktuar të Bashkësisë  Islame të Preshevës,  por edhe  në   aleancë dhe bashkërendim veprimesh edhe me  Turqinë( sidomos  përmes   TIKA-s), synojnë  boshnjakëzimin-islamizimin  dhe turqizimin e  Shqipëtarëve  të Luginës së Preshevës, si shkallë e  parë  drejtë   zhdukjes  së Kombit Shqipëtar në këtë trevë  autoktone. 

Vetëdija  jonë  Kombëtare  është ende e mjerueshme,  por edhe më  i mjerueshëm  është  qëndrimi plotësisht pasiv  sidomos  i Institucioneve  kompetente  të  shtetit  Amë( Shqipërisë) dhe  Republikës së Kosovës, karshi kësaj  dukurie! Edhe përkundër  faktit  që në vazhdimësi  kam kërkuar ndërhyrjen dhe ushtrimin e  ndikimit të  Institucioneve kompetente  të  shteteve  tona, kjo  ende  nuk është  bë! Tashmë  është  koha  e fundit, që duhet  veprim së paku të ndërprehet  ky  asimilim  i Shqipëtarëve  të Luginës së Preshevës. 

Familja ime mbetemi   pothuajse  familja e   vetme, në  Luginë të Preshevës, që  ashpër dhe vendosur kemi  ngritur  zërin,  madje shumëherë  anëtarët  e familjes  time,  janë  sulmuar, fyer dhe kërcënuar nga  bashkëpunëtorë  të  Serbisë, të cilët  mbronin këto akte  shoveniste  që  asimilonin  Shqipëtarët  e kësaj  ane! Edhe në kohët e  sotme,  Serbia dhe agjenturat  e  saj, lirshëm  mund t’na luftojnë neve  përmes një numri të hoxhallarëve të  komunës  së Preshevës, derisa intelektualët  e  kësaj  ane heshtin( nga frika prej  Serbisë  dhe  gjykimit nga bashkëvendasit), njejtë heshtin edhe  nacionalistët Shqipëtar të kësaj ane( që  për fat të keq  shumica  janë  as pa shkollën e  mesme- e që kurrë në jetë  nuk  kanë  lexu a dëgju për  taktika e   forma të luftës  speciale e as për elaboratet  serbe për shfarosjen tonë)! 

Serbia pas  Luftës  së  UÇPMB-së, rifilloi  aplikimin e  metodave dhe formave të   Luftës speciale, siç i kishin  projektu  që në Naçertaninë dhe i kishin  apliku shumëherë! Pasi që  jam  nga  fshati Rahovicë, komuna e  Preshevës, kjo më  ka  dhënë  mundësinë  të  disponojë   çdo informatë të këtij  problemi.  Fshati  Rahovicë,   gjatë  luftës  së  UÇPMB-së, i njohur  për  luftën  anti-serbe, njejtë  edhe  nga  një  fshat  i   komunës së  Bujanovcit,  Serbia filloi   përmes  hoxhallarëve të dirigjuar  prej  saj( që  personalisht i njohë në  detaje),  rekrutimin dhe organizimin  e  celulave dhe grupeve  të  Agjentëve  Islamik të Serbisë; po ashtu filloi edhe  boshnjakëzimin-islamizimin dhe turqizimin  e  Luginës së Preshevës! 

Boshnjakëzimi i Luginës së Preshevës, është  praktikë e  njohur  tashmë,  që tregoi  sukses  edhe  gjatë  kohës së titizmit(komunizmit) në ish-jugosllavi, si në Sanxhakun e  Novi Pazarit, apo edhe  më herët  edhe  në   hapësirën prej Vranjës  deri në Nish! Boshnjakëzimi-islamizimi dhe turqizimi  është  synim fillestar  shovenist i Serbisë, por edhe  interes i Turqisë për të shtrirë ndikimin e saj( tashmë të deklaruar  botërisht),  që  Shqipëtarët  t’i tjetërsojë  kombtarisht,  duke arritur  që  t’ia zbusë  identitetin  kombëtar e  duke ia  forcuar  identitetin  fetar islam( sepse  Serbisë  asnjëherë  nuk i pengoi   islami, por  i  pengoi Kombi Shqipëtar)! Qëllimi definitiv i Serbisë, është   islamizimi i Shqipëtarëve,  duke ua  shuar  plotësisht  identitetin  Kombëtar Shqipëtar apo edhe duke i tjetërsu në “srpski muslimani”, siç bëri  me  Sanxhakun e Novi Pazarit,  me treva të shumëta nga Vranja  deri në Nish! 

Një  fraksion i Bashkësisë  Islame të Preshevës, pak  vite më parë,  u shkëput nga Bashkësia  Islame  e Kosovës dhe   Agjentët Islamik të Serbisë( të  katapultuar në  Bashkësinë  Islame të  Preshevës) e  bashkuan-varësuan  me  Bashkësinë  Islame  të Sanxhakut të Novi  Pazarit! 

Derisa analfabetizmi, konservatorizmi, papunësia dhe paternalizmi  shtuar  kësaj  edhe  implikimet  dhe injektimet  e qëllimshme të   agjenturave  serbe,  për   tjetërsim të Shqipëtarëve  të Luginës së  Preshevës, është  pothuajse  në një  linjë të njejtë!  Tashmë  edhe futja e  mësimit fetar  islamik, që ligjërohet  nga Agjentët  Islamik të Serbisë, në  Shkollat  Shqipe  në Luginë të Preshevës, edhe  më shumë   dëmton  nivelin e  shkollimit të  shoqërisë!  Jo pak  ndikim   të dëmshëm  kanë  edhe prindërit dhe familjet  tona, që  nën  stigmën e  konservatorizmit, ndikojnë   jo në mirëruajtjen e   Identitetit  Kombëtar Shqipëtar, por  në  banalizmin dhe  ekstremizimin  fetar  islam. Për  fat të  keq, sidomos femrat janë  më të viktimizuara, pasiqë nën  slloganin  gjoja  të   ruajtjes  së  nderit  të saj,  gabimisht nga  familja dhe rrethi  eskivohet a shtyhet  drejt mbulesës turke( veshjes së  kulturës  turke) a arabe( veshjes së kulturës  arabe)-duke  menduar  që  :”vajza pa mbulesë është shkinë, e  vajza  e mbuluar është  e ndershme”! Dihet  mirëfilli që  në  vendet  ku ka  papunësi të shtuar, ka  sidomos problem të shtuara socio-ekonomike,  probleme  këto  që  manipulohen dhe  orkestrohen jo pak edhe për qëllime  të   pushtetmbajtësit-okupatorit serb! Ndërsa  paternalizmi në  Luginë  të Preshevës,  ka edhe ndikimin  negativ, sepse prindërit  tonë  ende  kërkojnë dhe ndërtojnë  xhami përpara  Shkollave( madje  xhamitë  i ndërtojmë  edhe me  djersën  tonë të nxitur dhe ndihmuar edhe nga Serbia, kurse  Shkollat presim  t’i financoj  Serbia!), pra  ende  mendojnë   për  vdekjen  përpara  Jetës-Ardhmërisë,  ende  mendojnë  për  vetëshkatërrim të  Atdheut-Kombit tonë përpara  Përparimit dhe  Zhvillimit të Atdheut-Kombit tonë! Forcimi i paternalizmit dhe konservatorizmit duke  dëmtu  Femrën  Shqipëtare  në Luginë të Preshevës, bënë  që  femrat  e tilla të  lindin  “fëmijë të sëmurë” –siç  tashmë  dukuria  e tillë është studiuar në Europën  Perëndimore!  

Ditëve të  fundit,  festuan  maturën( gjeneratën e parë)  në  Medresen(shkollën e  mesme)  në  Preshevë, shkollë  kjo  teologjike  islamike  asnjëherë  e penguar  nga Serbia, e  financuar dhe dirigjuar  nga  Turqia( për turqizim dhe boshnjakëzim të Shqipëtarëve  të kësaj  treve)! Pamjet e  këtij manifestimi-mature, flasin vetë: veshje  të kulturës  turke, e  sidomos vetëdeklarim i  i myftiut në  nivel  republikan të  Novi Pazarit- Mevludin  efendi Dudiq, që ata  nuk kanë    qëllimin e  boshnjakëzimit të  Luginës së Preshevës, por  tregon  që  qëllimi  definitiv i tyre  është  islamizimi i Shqipëtarëve.  

Më:08.05.2018 

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

 

Shperndaje ne
Updated: 12 Maj, 2018 — 06:01

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.