Dervish Cara i harruar nga vetë shqiptarët !

Samiu_dituria_uji_filiozofia

fahri_xharra_riShkruan: Fahri Xharra 

Historikisht është e vërtetuar që shtetet nuk shkatërrohen mbrenda natës. Farët e shkatërrimit të tyre janë të mbjellura thellë në institucionet shtetërore. Pellazgët paskan pas thonë që një e mirë e arrijtur pa mund, ndodhë që të shkakton të vjellura që s`kan të ndalur. Mirëpo, për këtë më vonë.

 Keni dëgjuar për Dervish Carën?

Dervish Cara kishte lindur në Palçishte, Tetovë ( Kalkandelen, në kohën e turkut). Ishte një djalë shumë i qetë, prej familjës së madhe të Carajve të Maleve të Sharrit. Ai ishte organizatori i Kryengritjes Shqiptare të viteve 1843 dhe 1844.

Si zakonisht, Instituti Maqedonas i Historisë në Shkup i mohon faktet dhe të vërtetën historike, e duke e klasifikuar e këtë hero si ”një shërbëtor të turqëve dhe që e paska pas qenë thjeshtë një organizator i një kryengritjeje kundër rekrutimit të muslimanëve në ushtrinë osmane” . Asgjë më tepër! Asgjë më tepër!

Por përmendja e historisë së Dervish Carës, sipas atij Instituti në Shkup s`qenka gjë tjetër vetëm se një ”keqpërdorim nacional-romantik i historisë për qëllime poltike”.(? ). Sa largë që jeni prej së vërtetës historike! Mosni ashtu, se bile edhe: Aleksandar Markovski në vitin 1985 e ka shkruar një libër me titull ‘Kryengritja e Dervish Carës’, ku e shpjegon qartë se kryengritësit shqiptarë e kanë çliruar Shkupin dhe me te ka dalë kërkesa e parë gjatë rilindjes shqiptare për Autonominë e Shqipërisë.

Dervish Cara ka qenë një ndër kryengritësit më kryesorë të kryengritjes antiosmane. Mijëra luftëtare te udhëhequr nga Dervish Cara çliruan Prishtinën, Shkupin, Tetovën, etj.., ku i ngritën edhe organet vetqeveritare të pushtetit.

Në vitet e përmendura  neve nuk na linin të shkruanim, e as që të merrnim shënime për vetën tonë; se, juve sllavëve maqedonas … ju as që ishit! Interesant në at kohë Serbisë i lejohej një autonomi; dhe ata i kishin edhe gazetat e tyre. “Serbske novine” (Gazeta serbe) e 17 majit të vitit 1844, në tekstin me titullin “Arnautlija” (Shqipëtari) shkruan se në Shkup kanë qëndruar mbi 20 mijë kryengritës dhe kanë luftuar kundër forcave osmane, të cilët kanë qenë të udhëhequr nga Dervish Cara. ”E shifni! gjërat ,që ne nuk kemi guxuar t`i përmendim, janë shkruar në kohë reale mu prej atyre që më vonë as që na lejonin t`i përshkruajmë dhe t`i qesim në “duvakin “ e përpjekjeve tona për pavarësi”.

Por, e vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm) – ka thënë Sami Frashëri.

E njihni Tanzimatin,sepse është i njohur; dhe reformat e Tanzimatit shkaktuan burgosjen dhe likuidimin e Pashave shqipfolës: Abdurrahman Pashëne e Kalkandelenit (Tetovës) dhe dy vëllezërit e tij, Hivzi – Pashën e Yskybit (Shkupit) dhe Hysen Pashën e Kjustendilit (sot qytet në Bulgari). Po, po shqipfolës në shërbim të Sulltanit dhe të xhepave të tyre… Por edhe ashtu si ç`ishin, ishin të pa dëshiruar për kreun shtetëror të osmanëve.

Dervish Cara e filloi kryengritjen e tij dhe kryengritësit e tij e morrën Gostivarin dhe menjë herë në muajin Nëntor iu drejtuan Tetovës (Kalkandelenit), një luftë që zgjati tri javë. Tetova u bë qendër e kryengritësve. Jemi ne Janarin e vitit 1844. I përforcuar në Gostivar dhe Tetovë, pergatitej për Dibren, Prizrenin, Prishtinën dhe Vranjen, por qëllimi i tij ishte Shkupi, sepse e dinte që edhe aty i kishte përkrahësit. Në Shkurtin e të njejtit vit 1844 u muarr Shkupi, dhe u formua Këshilli i Lartë, të cilin e udhëhoqi Dervish Cara, që ishte Trupi Suprem Organizativ i territoreve të çliruara. Pra, Dervish Cara e çliroi Shkupin.

Rruga e tij prej çlirimtari s`kishte të ndalur: Pas Kumanovës u çlirua Presheva, Bujanovci, Vranja dhe Leskofça ( Leskovac). Kryengritja i përfishinte një nga një tokat shqiptare, Peja, Gjakova, Prizreni dhe Shkodra. Kryengritja dhe çlirimi në pranverëne vitit të përmendur 1844 e përfishinte Ohrin me Manastir në Jug, Shkodrën në Perëndim, Kosovën Veriore në Veri dhe Kumanovën në Lindje.

Nuk ishte thjesht, vetëm Shkupi. Ata i kërkuan edhe Pashas së Janinës që Sanxhaku i tij t`i bashkangjitej vëllezërve të tyre në luftën kundër Otomanëve… dhe qëllimi i kjartë si loti: Automomia e Shqipërisë. Në vitin 1830, Serbisë iu dha autonomia . Por, me shqiptarët veprohej ndryshe.

Ushtria e Guvernatorit të Libanit, me 30 000 burra,u nisë drejt Manastirit, me artilerinë më të rëndë të kohës. Shatatori i 1844-es ishte fundi i Autonomisë së Shqipërisë dhe i Dervish Carës … Dervish Cara u denua vet i njëzeteteti më dënimin më të rëndë ,me vdekje. Pra nuk ishte në pyetje vetëm Shkupi.

Gjyshi i Karagjorgje Petroviqit, udhëheqësit të Kryengritjes së parë serbe, ka qenë Shqiptar dhe se ai është quajtur Gjin Marash Këlmendi, thuhet në librin “Karagjorgjeviqët- historia e mëshefur” Autorët e librit janë Milorad Boshnjak dhe Slobodan Obrenoviqi e edhe Letrari dhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Duklës, Jevrem Bërkoviqi e vërteton të njëjtën për përkatësinë shqiptare të Karagjorgjeviqëve. Por, përkundër saj që ishin shqiptarë ata ngritën krye për Serbinë. Dhe normalisht disa gjëra edhe në Perandorinë e madhe Otomane shikoheshin jo në mënyrë të njejtë; dy njësi të ndryshme vlerësimi për ne (e edhe për ju Sllavët e Maqedonisë) dhe për Serbët. Por sidoqoft edhe pse shqiptarët i udhohoqën Kryengritjet e para të quajtura Serbe ,ato e fituan Autonominë e Serbisë. Pra shqiptarët luftuan për Serbi. Kurse në rastin e Dervish Carës u vërsul e tërë Perandoria kundër tij sepse kërkesat e tij nuk ishin të njeta me ato të nipit të Marash Kelmendit.

Sllavëve të Maqedonisë Titoja iu mësoi keq të kaluarën e tyre; por edhe me ne veproi në të njejtën mënyrë. Pse po e them këte? Ju kujtohet Republika e Krushevës, Kryengritja e Ilindenit ? Pito Guli me shokë? Pra viti 1903. Edhe keta ishin shqiptarë;por edhe këta turku nuk i deshti, dhe i shkatërroi. E mjera Perandori! mendonte se do të jetë përjetësisht në këto toka.

Vorbulla e historisë sonë gjithëshqipatre, ishte marramendëse. Askush nuk mendonte se nga ato përplasje centripetale drejt vrimës së zezë, do të shpëtonim. Furtunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na zhbënin, dhe të na hidhnin në vrimën e moskthimit, duke na mohuar të kaluarën tonë, duke na çrrënjosur nga trungu ynë mijëravjeçar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe të tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë vehtën tonë dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim.

“Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Por ama, përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë.”

E kisha dikur një shok të mirë nga Maqedonia; Mitevski i thonin të ndjerit. Ai më spjegonte se mbiemri i tij ndërronte sipas kohës, herë Mitiq, herë Mitov e në kohën kur ne njiheshim: Mitevski.

Po ju shqiptarë të Maqedonisë, si i kini hallet? A ju shkon ndërmend që së pari jeni shqiptarë e pastaj ……lesh i dreqit të mallkuar?

samiu_gjuha_kombit01

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.