LUFTËTARI I LIRISË ËSHTË SHENJTËRIA E ATDHEUT

heronjte_kombetare01

Avdi_ibrahimiSHKRUAN: AVDI IBRAHIMI

Brez pas brezi luftuan shqiptarët, gjithnjë luftërat e tyre paten karakter çlirimtar e mbrojtës, në fitore të lirisë dhe ruajtjen e saj. Ndërsa populli ruajti kujtime për sakrificën e madhe të luftëtarëve që u bënë fli për ruajtjen e qenies kombëtare.

Historia na tregon vyrtytet e larta e shpirtin luftarak të shqiptarëve që kur shkonin në luftra të përgjakshme, të lidhur me besa-besë dhe kjo besë assesi nuk thyhej, pavarësisht sakrificat, moto kjo se fjala e dhënë nxit ndjenjen e pastër patriotike, njëkohësisht kjo ishte edhe një lloj kushtrimi për ngritjen e ndenjes kombëtare ndaj atyre shqiptarëve që perms fesë e ndjenin veten si turq, grekër, apo serb, si ata të fesë ortodokse, dihej qartas se sundimtarët e ndryshëm perms ndasisë fetare donin ti përqanin shqiptarët.

Për këtë krenaria e luftëtarit shqiptar kishte vetëdijesuar atdhedashurin. Ajo që është në lartësinë e shenjtërisë për shqiptarin është atdheu? Nga ku u lind, u rrit, u mësua, u edukua luftëtari shqiptar, por pa e lënë anash edhe luftetarën shqiptare. Në krijimtarin e poetëve kemi shprehje të shumta ku shkruajnë se edhe perënditë e duan atdheun e tyre,se për here të pare ata dritën e Diellit e kanë pare pikërisht në atdhe, ani pse Dielli është drita e përbashkët e mbarë njerëzimit.

Prandaj njerëzit paisen me dije gjatë zhvillimit të tyre për ti shërbyer sinqerisht atdheut.

Për këtë dekadat e fundit shqiptarët u ngritën në luftën çlirimtare ngado që jetonin ata, për ta çrrënjosur nga tokat shqiptare gjenocidisten Serbi. Ku në vitin 1999, gjatë shtatëdhjetë e tetë ditëve të bombardimeve të NATO-s u goditën caqet ushtarake e policore të okupatorit shtetëror terrorist serb. Ku populli shqiptar dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës u janë mirënjohës SHBA-së dhe faktorit progresist ndërkombëtar. Mirëpo edhe pas 14 vjet të mbarimit të luftës çlirimtare kundër okupatorit terrorist serb nuk po shifet ndonjë zhvillim i avancuar i proceseve politiko-ekonomike në Kosovë. Përballë këtyre proceseve politike është krijuar një realitet ku askush të mos ndjehet humbës e veçmas edhe shteti serb. Nga kjo rrjedhë politike nënkuptohet që Kosova dhe shqiptarët të mos e fitonin atë qe e merituan dhe natyrisht ajo që na takonte. Kështu u bë një zgjidhje e pafavorshme për ne, ku u krijua një iluzion i fitorës për ata që jetojnë ende në iluzione! Por në të njetën kohë nuk do të provokoheshin serbet në ndenjen se ata janë humbës.

Për jetësimin e këtij zhvillimi të mbrapshtë politik në Kosovë së pari u goditën eksponentët më kombëtarë të UÇK-së, sepse kjo ishte kategoria më e avancuar në aspektin politik e organizativ për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar Shqiptar në shekullin që lamë prapa. Kjo goditje u bë nga UNMIK-u, e tani nga GJYKATA SPECIALE, nëse votohet në Kuvendin e Kosovës, të cilat po krijojnë një atmosferë dyshimi e frike, sidomos për ish-luftëtarët e lirisë që rezultoi me një numër procesesh politike, ngjashëm me ato procese të montuara politike gjatë sundimit më së një shekull të okupatorit serb në Kosovë. Përmes këtyre proceseve dhe krijimit të dosjeve nga ana e Serbisë dhe spiujve të tyre, që u përgaditën për ish-pjestarët e UÇK-së, kinse në emër të ”drejtësisë”, të “ vendosjes së rendit ligjor”, u synua dhe u arrit qëllimi i jashtëligjshëm politik ku nuk po respektohen vlerat komëtare shqiptare natyrisht edhe vullneti i sovranit popull.

Prandaj është mire dhe domosdoshmëri, që kjo praktik e gjertanishme të ndërpritët sa më pare, kjo papërgjegjësi morale, profesionale si dukuri negative e cila tashmë ka kaluar në papërgjegjësi njerëzore. Ata që kanë pranuar një zgjidhje të tillë të papërgjegjshme do të ngelën në koshin e plehrave të historisë. Ku ne shumica shqiptare kemi të drejtë të zhvillohemi dhe të integrohemi së pari në llojin tonë kombëtar e pastaj do të integoehemi me të tjerët. Ky është rendi i natyrshëm dhe logjik i proceseve politike. Nuk është zhvillim i natyrshëm e logjik nëse vazhdimisht na imponohet ndarja, respektivisht ruajtjen e ndarjeve të gjertanishme në Bashkimin Evropian. Ata që përpiqen ta prishin e pengojnë këtë rend të natyrshëm dhe logjik të bashkimit tonë kombëtar shqiptar nuk janë nga soji ynë! Ndjej një siguri në vetë-vete se nuk do të jet e largët dita, kur do të vlerësohen të padrejta dhe antihistorike të gjitha ndarjet që po u bëhen me të padrejtë shqiptarëve. Europë a je ne vete, mos i arresto çlirimtarët ata janë shenjtëria e atdheut.

Shperndaje ne
Updated: 20 Prill, 2015 — 15:21

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

1 Comment

Add a Comment
  1. Pse e ignoroni luftarin Ded Gjon Lulin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.