Bellkameni, ku ende flitet shqip

Familjshqiptarbllkamni

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Bellkameni, fshati i shumë kolonjarëve, dikur edhe ishte pjese e vilajetit të manastirit , i cili nuk është shumë larg nga konispoli , dhe sigurisht shtrihet në zonën e shqipërisë jugore, apo camërisë, por sot fshati ka një emër tjeter, “Drosopigi”.

spiro_ballkameniFshati i Spiro Bellkamenit, luftëtarit të shumë betejave kundër grekëve e osmanëve , është sot i banuar, nga banorët e paktë, që shkojnë e vijn, rrugicave të tyre, mund të jenë miqësorë, gjithashtu edhe ndoshta nuk refuzojn që ti thonë të vërtetat e tyre.

Shumë nga këta banorë të këtij fshati, kanë bartur gjuhën brezë pas brezi dhe që shkolla këtu në bellkamen nuk mundi të funksionoj shumë, ku funksionoi vetëm një vit. Në vitet 1909, 1910 por pastaj ishte mbyllur nga grekët për të mos u hapur më kurrë. Ka shume të tjerë që thone se janë shqiptarë apo sic thonë ata “shkipetar”, por ndoshta bijt e tyre thonë se janë grekë sepse nuk kishin mundur të mesonin gjuhen shqipe, pasi që nuk kishin gjyshe, në shtepi por shumë banorë të tjerë thonë se greqishten e kanë mësuar në shkolla, kurse shqipen e kanë trashëguar nga të paret. Shqipja jeton mes të moshuarve dhe po vdes përfundimisht tek të rinjt por nuk mund të kuptojnë shumë mirë shqip, ngase kishte pasur një presion të vazhdueshëm në këto zona. Në muzeun e fshatit, fotot dhe sendet e vjetra pasojnë njëra tjetrës por nuk gjendet kurrkund qoftë edhe një tregues që ketu u fol dhe flitet në masë gjuha shqipe, por nga rojtari dhe pronari i këtij muzeu mund të kuptosh shume mire edhe pse në greqisht prejardhjen e këtij fshati. Banorët e ketij fshati erdhën andej nga vitet 1844, nga erseka nga vithkuqi, nga voskopoja dhe nga zona e sulit, ata banorë kishin gjuhë, tradita, doke e zakone te njëjta, dhe nga kjo mund të kuptosh që njerëzit që e banonin fshatin ishin me prejardhje nga shqiptarët por jo, historia nuk vdes ende, ajo në këtë fshat është ende gjallë, akoma nuk ka vdekur.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. arben llalla, historian

    Kur kopjon vend e pa vend më shumë ngatërron punët se i rregullon, Bellkameni është afër Korçës, diku 100 km, afër Manastrit dhe jo Çamërisë dhe Konispolit. Ata janë shqiptar vendas dhe jo ardhacak.Hajde gafa hajde Brilant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.