Dhimitër Pilika – pellazgollogu i madh i harruar dhe i internuar

petro_zhejjiJu kujtohet dredhëza  e ëmbël  e cila e ka për “mëri “që  t`i rris  dhe t`i mbaj farërat e saja mbrenda në  trupin të saj ? E po edhe ne jemi të atillë që farën më të mirë nuk e mbajmë mbrenda por me kënaqësi ia “falim” dikujt tjetër, një kombi tjetër apo një shteti tjetër. .

fahri_xharra_riShkruan: Fahri Xharra

Fjalën e kam për një njeri shumë të madh i cili nga “ dashamirët e kombit dhe shtetit” internohet në fshatrat e Lushnjes, ku edhe atje vazhdon të punojë. Kur ndodhi kjo, Lasgush Poradeci, miku i tij, do të shkruante : “Bretkosat e ugarit se ç’vranë drenë e malit”.  dhe i cili nuk do të “vyen” deri paas viteve të  ’90-ta,  ku do të vazhdojë aktivitetin e tij dhe do të jetë një nga emrat më të lakuar në sesionet shkencore.. Dhimitër Pilika , një shtyllë e madhe e kombit , një shtyllë e lartë e trashëgimisë sonë historike pellazge, një dren i fuqishëm i shqiptarisë  e i “mbytur” nga bretkosat llomotitëse të kënetave. Tmerr!

Dhimitër Polika lindi në Korçë më 30 prill 1923. Pasi mbaron Liceun Francez të vendlindjes fillon studimet pranë Universitetit të Sienës në Itali. Merr pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare në drejtimin e njësiteve guerile. Pas Çlirimit, në 1945 zgjidhet kryeredaktor i fletores “Zëri i rinisë”, në Korçë dhe bashkëpunon ngushtë me gazetën “Përpara” të Korçës. Jep mësim në shkollat e mesme të Korçës, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës. Nderohet me dy medalje ari dhe i jepet titulli “Doktor” në histori dhe gjuhë shqipe pranë Fakultetit të Filozofisë, si dhe në romanistikë – helenistikë tek Fakulteti i Filologjisë pranë po të njëjtit Universitet të Pragës. Themelon dhe drejton “Seminarin shqiptar”, qendër e nderuar studimesh dhe kërkimesh albanologjike pranë Universitetit të Karlit në Pragë, ku ngarkohet si profesor me ligjërimin e mbarë disiplinave albanistike…. dhe vdes në spital në 31 dhjetor 2003, në mjerim dhe vetmi të plotë ( Vasil Qesari).

Do të lundroj me këtë shkrim t`imin ( me një lundër pra , sepse nuk kam më shumë mundësi ) mbi valët e një oqeani të madh të dijës dhe shkencës shqiptare . Një Oqean që të mbërthen dhe nuk të le të dalësh jasht , sepse është aq i madh , i qetë e plotë thesare , dhe shëtitja me një lundër është ndoshta edhe ofendim. Mbi këtë oqean të pellazgollogjisë , duhet ndërtuar anije të madhe e speciale për të nxjerrë nga thellësitë e tij  , të gjithë thesarin nga një njeri i cili duhej të internohej nga bretkosat zë shterrura dhe llomotitëse.

Të flasësh për një njeri -njohës i shkëqyeshëm i 12 gjuhëve të huaja, mes të cilave 5 gjuhë të vdekura, si dhe i mjaft disiplinave shkensore., është përgjegjësi e madhe por edhe krenari.

“Gjatë qëndrimit afro 15 vjeçar në Pragë, nxjerr në dritë 64 botime me brendi arbërore, si monografi-dorëshkrime, tekste akademike, fjalorë, tekste për gramatiken, historinë dhe letërsinë, antologji të këngëve shqiptare, veprën “Shqipëria vend shqiponjash” në shqip, anglisht, frengjisht, rusisht etj…Gjurmon gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe sjell në atdhe 30 arka me dokumente të rëndsishme, apo siç i quante ai: “albanica”. Pas prishjes së marrëdhënieve kthehet në atdhe dhe fillon punën shkencore pranë UT. Boton plot studime e monografi, si dhe zbulimet e bëra në Çekosllovaki, deriska e internojnë pa motiv në Myzeqe”… PO e dij se pse e kanë internuar: sepse gërvishti në plagën e pa shërueshme te fqinjëve (mohimin) : e kaluara pellazge e shqiptare .

“Fakti i panjohur deri tani se Fjala, që njeriu i globit tokësor përdor, nuk është produkt i një procesi evoluitiv të zhvillimit të njeriut, por një proces ku nje-riu ka marrë gjuhën të gatshme në përdorim si mjet i transmetimit të me-ndimit nga një Dije që vjen shumë e plotë dhe e saktë mbi ekzistencën “…. thoshte Petro Zheji. Pikërisht ky zbërthim dhe lexim i këtyre fjalive të ngurtësuar brënda fja-lëvë të gjuhëve të globit arrihet në saj të faktit se këto rrokje në gjuhën shqipe kanë kuptim sipas pozicionit që zënë brënda fjalisë (si emër, mbiemër apo folje). Ёshtё ky fakt qё e vendos gjuhёn shqipe nё bazamantin prej tё cilave kanё rrjedhur gjuhёt e botёs. Pra ёshtё gjuhё e  parё.

Tashmë mbas zbulimit të Petro Zhejit puna gjigande e një tjetër korifeu, e Dhimitër Pili-kës, gjen rëndësinë e vërtetë.

Pasi kemi mësuar se është një moment e parё ku Njeriu i Tokës merr në për-dorim mjetin e transmetimit të mendimit Fjalën, si një mjet i bazuar në vet të Vërtetën e Ekzistencës, vjen momenti i dytë që shoqëron në vazhdimsi zhvi-llimin e tё parёs.

Pra, kjo popullsi qё bart Fjalёn zhvillon dhe vet Jetёn ku e pёrdor kёtё Fjalё. Pra punon (vjel tё mirat materjale nga natyra), dashurohet dhe martohet me partnerin, lind fёmijё, gёzon, lodron, konkuron, lufton e kёshtu me rradhё pra jeton Jetёn nё Shoqёrinё Njerёzore duke zhvilluar kёshtu, ngjarje pas ngja-rjesh, tё rёndёsishme e tё parёndёsishme, historinё qё zёvend nё memorjen e brezave si shpjegim i fenomeve qё kanё tё bёjё me tё Vёrtetёn e Ekzistencёs. Dhe i gjithё ky proces trashёgohet nёpёrmjet Gojёdhanave, Miteve, Le-gjendave, Kёngёve, Valleve, Veshjeve, Zakoneve e Traditёs nё pёrgjithsi e cila e ka formatuar tashmё brёnda vetes Tё Vёrtetёn e Ekzistencёs qё nё Lёmin e Historisё quhet Mitologji.

Kjo ёshtё arsyeja qё shqyrtimi i etnokulturёs nё pёrgjithsi tё çon nё pasqy-rimin e Mitologjisё sё Lashtё nё jetёn e asaj popullsie etnokulturёn e sё cilёs merr nё shqyrtim. Sa mё e pasur tё jetё kjo etnokulturё aq mё pranё Mitolo-gjisё Origjinale ёshtё ajo popullsi. Kjo ёshtё arsyeja qё sigurisht popullsia qё bart gjuhёn e parё bart nё etno-kulturё Mitologjinё nё formёn mё tё plotё.( Shënim Nga  Eva   Brinja )

Dr_dhimitri_pilika

fahriu_fara_joneDhimitër Pilika një Dijetar  i madh dhe i heshtur -për të cilin mediat  franceze shkruanin me gërma të mëdha “Shqiptarët pushtojnë Francën”, ndërsa për të “shqiptari që korrigjon të folurën e francezëve”. Kryevepra,”Pellazgët origjina e jonë e mohuar” ( Shkaku i  internimit të korifeut)

Lum` e lum` që kemi pasur  Dhimitër Pilikën. !

Fahri Xharra

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Duke kerkuar material për të madhin Pilika, lexova pathosin me të cilin shkruani Ju për ‘të e jam në një mendje me çka lexova . Jam ish nxënës i Tij në vitet që punoi në Divjakë dhe kam vizatuar në bardhë e zi gati të gjitha zbulimet e Tij si pjesëtar i grupit të nxenesve që përbënin ekspeditën , veç kësaj kisha krijuar më shumë se një lidhje mesues-nxënës me ‘të.Sot jam skultor e piktor, shkruaj në poezi e prozë e, jetoj e punoj në Verona dhe më e rëndësishmja , po punoj për një “diçka-zë” për ato vite.
    Me respekt Miço Mone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.