Marrëveshja shekullore turko-serbe për shfarosjen e shqiptarëve

Leo_shqiptar123

fahri_xharra_riShkruan: Fahri XHARRA

Historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë, te sllavët me Cara dhe turqit me vezirë, pashallarë e ‘sadri azema’. Cilët nga ata i jepnin nder atdheut? Nuk guxonin apo nuk donin të mendonin shqip? Një pyetje e cila ndoshta kurrë s’do të ketë përgjigje, as pohuese, e as mohuese.

 

Koha kur nuk kishte serbë as turq

Karte_der_Präfektur_IllyricumFanatizmi serb dhe racizmi i tij anti-shqiptar së bashku me anti-shqiptarizmin turk, herë veçmas e herë së bashku; bile edhe sot është aktiv…“ Këmbëngulja për t’mos u shkëputur nga thelbi i së keqes, do të çonte herët a vonë te e vërteta e hidhur se gjithmonë është e njëjta Serbi “(Ismail Kadare – Mbi krimin në Ballkan). Serbët nuk janë aq kokëkrisur heroikë siç e reklamonin vetën. “Nuk është fort e besueshme sidomos, po të vihej re flirti i këtyre me vendet arabe dhe veçanërisht me Turqinë. Njoftohej se në kohët e fundit Ankaraja i bën lavdërime presidentit serb Boris Tadiqit, si një paqeruajtës rajonal… Pra, serbët kur kishin interes dhe në këtë rast interesi kryesor ishte mosnjohja prej vendeve myslimane e Kosovës dinin fare mire të hiqnin dorë edhe nga krenaria krishteromadhe dhe të vinin deri te gjysmëmyslimanizmi i tyre” (Ismail Kadare, Mbi krimin në Ballkan).

Por, le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk.”Shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta, ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri, Kosovë, në Maqedoni, Mal të Zi, në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skënder Riza). Në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto troje, në ato kohë. Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj., prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç e tregon “bulla e artë” e mbretit Stefan Deçan(1330) Dr. Rizaj do t’na konstatojë se aty kishte vetëm shqiptarë. Kështu kuptojmë se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj Nemanasit-Nimanasit-Nemaniqët, të gjithë ishin ilirë tribullë (tribalë, fis pellazgë-ilir), njëherë katolikë e pastaj nga Milutini e këndej Shkizmatik (shqiptarë të sllavizuar) dhe se do të jetë plotësisht e natyrshme që edhe kishat dhe manastiret e këtij ambienti gjeografik si institucionet e shenjta fetare të kësaj popullate shqiptare dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar dhe ato atyre u takojnë.

Ç’ishte shkizmi?

Në vitin 395 pas e.k. Imperatoria Romane u nda në dysh, në atë të lindjes dhe atë të perëndimit. Rreth vitit 1054 u bë ndarja e madhe shkizmike e Kishës së Lindjes si rezultat i mospajtimit në mes lindjes e perëndimit. Shqiptarët që iu bashkëngjitën shkizmit (shki, shka, shkja, shkije) më lehtë e patën të përvetësohen nga serbët dhe kisha e tyre ortodokse. Pra në atë kohë kishte shka-shqiptar i sllavizuar dhe serb-kurrkushi i ardhur. Stefan Nemana, Nimani, Nemaniqi, kishte lindur afër Podgoricës, ku nuk kishte priftë ortodoks dhe u pagëzua me ritet perëndimore. Në kohën e Heinricht Luanit, Saksoni, 1172 serbët ishin vetëm rreth rrugëve të Çuprisë së sotme dhe ata shkruanin se: serbët, popull i paarsimuar i padisiplinuar, popull i maleve dhe pyjeve, që nuk e njohin bujqësinë, janë ata që gjithmonë e prishin qetësinë rreth vetes (Matica Srpska, Novi-Sad).

Dëshmitë origjinale për shki-të mund të gjenden në Hilendar dhe sidomos në punimet e Dr. Milutin Gjuriqiçit. Sipas F.Mikloshiçit emri Zeta që shënonte Doclean e vjetër (një pjesë e Malit të Zi të sotëm është shqiptare; M.E. Durhan (1863-1944) e cila udhëtonte nëpër Shqipëri dhe Mal të Zi duke i studiuar fiset malazeze dhe ato shqiptare vinte në përfundim që malaziasit ishin më pak sllav e më shumë trashëgimtar të sllavizuar të banorëve të vjetër të këtyre anëve .(Origjina fisnore dhe zakonet e Ballkanit, Londër, 1928); dhe që malazeztë ishin me origjinë fisnore shqiptare ishte e cekur edhe nga K.Jireçek (Albanienin der Vergangenheit, Leipzig, 1916)

Se si sllavizimet dhe turqizimet e shqiptarëve ishin të vazhdueshme dhe në bashkëpunim në mes të serbëve dhe osmanëve, tregon letra e të dërguarit francez në Shkodër Louis Heckart e shkruar shtetit të tij me 24.7.1880: “Zoti Corti besonte se do të ishte më e kuptueshme që Katolikët shqiptarë të pranonin dominimin malazias se sa ata mysliman, por se doli e kundërta” (letër në Arkiva e luftës Seria Nr. 1872-1919, Francë.) Këtu ishte ndikimi turk te shqiptarët mysliman. Qëllimi i bashkëpunimit serbo-turk për ndërrim të shqiptarëve ishte fokusuar te shqiptarët katolik sepse të tjerët veç ishin myslimanizuar.

“Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin, por u gurëzova kur e pashë që ata e urrenin edhe kishën tjetër të Krishterë. Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urryer nga sllavët se myslimanët (E. Durham, Londër 1920). “Urrejtja serbo-ortodokse ndaj katolikëve u pa më 1913 në Luftën Ballkanike, kur malaziasit në emër të çlirimit të krishterëve e sulmuan kishën shqiptare të Mazrekut duke shkatërruar çdo gjë bile edhe freskat e të shenjtërve në muret e kishës (E. Durham). “Më 1913 një numër jo i vogël ushtarësh të prirë nga një Pop Ortodoks e rrjepën për së gjalli deri në vdekje Luigj Palin, prift françeskan shqiptarë nga Gjakova, sepse nuk kishte pranuar të kryqëzohej në ortodoks (E.C. Helmreich, The Diplomacy of Balkan Wars, 1983 Harward).

Konvertimet me forcë

Më 20 mars 1913, gazeta “Reichpost” shkruante: Ne rrethin e Janjevës mbi 400 vjet nga sot, rreth 8000 shqiptarë katolikë, të ashtuquajtur Laraman apo Katolik të Fshehur, jetonin aty. Kur mbërritën serbët, me qindra nga këta Laraman deshën që haptazi të deklarohen që janë katolikë. Kur përfaqësuesi i shtetit serb të instaluar rishtas dëgjoi për këtë, tha: “Ose mysliman ose ortodoks. Jo katolik!”. Numër i panumëruar i katolikëve ishin vrarë ne Ponoshec, nga dora e sllavit (rrethi i Gjakovës). Afër Zhurit (rrethi i Prizrenit), kryetari i fisit ishe vrarë e thërrmuar nga shteti, mu pse ishte katolik. E njëjta gjë ndodhi edhe në Gjakovë në famullinë e Nikajve, kur mbi 70 katolikë u vranë nga malazeztë”.

Gazeta e kohës, “Neue Freie Press” m[ 20 mars shkruan: “Më 7 mars, soldateska e prirë nga një pop ortodoks, në dhe rreth Gjakovës deshi me forcë të konvertojë popullatën katolike në besimin ortodoks. Mbi 300 veta, gra, burra dhe fëmijë nën kërcënimin me vdekje duheshin të konvertoheshin. Popi ortodoks u tha: “Ose nënshkruani deklaratën se e keni pranuar fenë e vërtetë, ose këta ushtarë të Zotit do i dërgojnë shpirtrat e juaj në ferr”.

Te gjithë e nënshkruan përveç Patër Angjelit. rezultati ishte skena më trishtuese e paparë në atë shekull”( www.albanianhistory.net)

Me 1919 qeveria jugosllave “nënshkruante” çdo akt ndërkombëtar kundër diskriminimit. Por persekutimet ndaj katolikëve kosovarë vazhdonin. Në Shkup patriotin shqiptar, të atin e Nënës Terezë e helmuan serbët.

Serbët e shihnin rrezikun në shqiptarët katolikë se për ata mysliman ishin planet tjera. Më 1929 u vra Atë Shtjefën Gjeçovi një françeskan shumë i respektuar nga shqiptarët. Edhe pse K. Jereçek i përshkruante shqiptarët “popull i vjetër me kulturë qytetare; edhe pse organizimi qytetar ishte i rëndësishëm edhe për Ilirët; sllavët medoemos e bënin sllavizimin, e turqit turqizimin e shqiptarëve, herë ndaras e herë në bashkëpunim.

Ngritja e lëvizjes kombëtare shqiptare

Akademik Mark Krasniqi në “Gjurmë e gjurmime” (Rilindja, 1979), shkruan për këtë: “Milan Rakiqi (1876-1938) zë një vend të spikatur në historinë e letërsisë serbe. Rakiqi ka qenë me profesion diplomat, kështu që për një kohë të gjatë ai ishte Konsull i Serbisë edhe në Prishtinë, ku “udhëhiqte punët e aksionit nacional, kujdesej për serbët që pësonin zullumin e turqve e të shqiptarëve”. Rakiqi ishte në shërbimin diplomatik në Prishtinë mu në kohën kur lëvizja kombëtare shqiptare kishte marrë përmasa të mëdha të luftës politike e të armatosur kundër pushtetit turk, për liri e pavarësi. Milan Rakiqi shquhej jo vetëm në fushën diplomatike, letrare por edhe me angazhimin e popullsisë serbe të këtyre anëve që të bashkëpunojnë me ushtrinë turke kundër kryengritësve shqiptarë. Rakiqi “kujdesej” shumë për manastirin e Graçanicës. Sipas studiuesit Pero Sliepçeviq, është vërtetuar se nga numri shumë i madh i kishave të vjetra serbe vetëm një pjesë fare e vogël e tyre i kanë ndërtuar serbët, emri i të cilëve është shkruar në to. Serbët nuk kanë pasur fare traditë të vetën as në ndërtimtari e as në art e kulturë (Stare Srpske Zaduzhbine, Beograd, 1934). Manastiri i Graçanicës ekzistonte dhe kryente shërbimet fetare edhe para ardhjes së sllavëve në këto anë (V. Petkoviq, Pregled Crkvenih Spomenika, Beograd 1950).

Në vitet para pavarësisë në Parlamentin e Turqisë thuhej: “Rreziku më i madh i Turqisë, nga të gjitha kombet që jetojnë në perandorinë tonë janë shqiptarët; është frikë e madhe nga ky të mos zgjohet nga gjumi i rëndë, të mos mëkëmbët, të mos marrë diturinë në gjuhën e vet, sepse atëherë e mori lumi Turqinë. (Jusuf Buxhovi, Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane). Kurse ditën që ushtritë serbe do ta sulmonin Kosovën, gjenerali famëkeq Jankoviq do të drejtonte një proklamatë shqiptarëve me titullin simbolik “T’on fiseve n’ Shqipni – or vllazni”, në të cilët thuhej se “Vijmë në emër të Allahut që t’i jepet fund zullumit të turkut që për 500 vjet bashkërisht ka rëndu dy popujt… për ta çliruar vendin tonë të përbashkët dhe se shqiptarët do të munden me e rujtë fenë dhe zakonet si i kanë pasun…”

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Shumë i nderuari Fahri Xharra, shkrimet tuaja duhet lexuar çdo shqiptar kado qe ndodhet. Ka ardhur koha qe të gjithë të kuptojnë historinë tonë, të cilën histori na e kanë vjedhur (Grekët, Turqit, serbët dhe të tjerët}Personalisht jam shumë aktiv në leximin e shkresave-postimeve Tuaja, të cilat na frymëzojnë, na freskojnë njohuritë tona të historisë, si dhe paisja me njohuri të reja shumë të dobishme. Uroj qe të keni përkrahje ma të madhe në çdo aspekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.