Çanakkale – gabim historik i shqiptarve !

 canakkale1fahri_xharra_riShkruan: Fahri Xharra

Këngëtari elbasanas Medi.Zena jep edhe një mesazh për Turqinë dhe popullin turk që “populli turk duhet të qëndrojë i bashkuar ashtu sikurse qëndroi i bashkuar në luftën e Çanakalasë. Shqiptarët dhe Turqit kanë treguar me këtë luftë që janë vëllezër. Edhe ne sot duhet të jemi të bashkuar me popullin turk ashtu sikurse ishim në këtë luftë”…. Ai vazhdon rrëfimin e tij duke treguar se gjatë muajit të Ramazanti Bashkia e Bajrampasha shtroi një iftar në Elbasan dhe një grup i cili kishte ardhur nga Turqia i kërkoi të bënim një duet me këngën e Çanakalasë, në shqip dhe turqisht. “Ne do ta këndonim në shqip dhe ato në turqisht. Muzika ishte e njëjtë dhe nuk e kishim të vështirë të bënim këtë duet. “….. “ E madhe kjo! “   Deri kur?

Ngushtica e Dardanelëve, është kanali i hollë dhe i gjatë detare, që ndan Evropën prej Azisë së Vogël, e cila ka histori mijëvjeçare e mbushur me plotë mite e legjenda. Në këtë ngushticë shtrihen gjithashtu edhe brigjet e Gadishullit të Galibolusit në anën e Evropës dhe asaj të Peninsulës në pjesën aziatike, nga më të lashtat deri në kohrat më të reja. Këtu është Troja legjendare (Lufta e Trojes rreth viteve 1235-1225 p.e.s.[7], në mes akejëve helenë dhe Trojanëve dhe aleatëve të saj, Paionëve, Dardanëve, etj. Për këtë rajon gjeo-strategjik ndër shekuj u thurën mite dhe legjenda që flasin për një periudhë të gjatë rreth 3.500 vjeçare.

Beteja e Çanakkalasë ishte një fitore e madhe për Kemal Ataturkun dhe Turqinë , por një humbje historike në njerëz (shqiptarë ) të vrarë dhe në humbje të përkrahjes europiane për ne , dhe një mbamendje e keqe që do të na përcjellë historikisht.

Dr. Ibrahim Krosi, në “Qemal Ataturku dhe Shqiptarët “, shkruan se “ Divizioni i 19 i Armatës së Turqisë në Betejën e Ç anakales komanduar nga Mustfa Qemali sipas dëshmive të studjuesve dhe historianëve përbëhej kryesisht nga shqiptarët “

”Ajo që i dallon shqiptarët e Jemenit nga këta të Çanakalasë është edhe ajo se këta të fundit iu përgjigjën thirrjes për luftë të shenjtë (xhihad), duke besuar se aty po mbrohej kalifati. Natyrisht, ata nuk kishin informacion të saktë se Perandoria tashmë kishte përfunduar, se Sulltani kishte mbetur një relikt që rrinte në Stamboll, se po ndërtohej një shtet i ri kombëtar turk dhe nuk kishin informacion se cila ishte dobia shqiptare e pjesëmarrjes në atë kasaphane. Ndërkohë, derisa në trojet shqiptare ushtritë ballkanike greke, serbe dhe bullgare po bënin kërdinë, shqiptarët bërtisnin “Allahu ekber!” në Çanakala.( Zeqirja Ibrahimi ).

Në vitet 1914-1918, u zhvillua Lufta e Parë Botërore, ku Perandoria Osmane ishte në anën e Gjermanisë. Kjo ishte arsyeja që ushtritë aleate të Francës, Anglisë, por edhe Rusisë, t’ia mësyjnë shtetit osman, i cili – po të mos ishte rezistenca që e organizoi Mustafa Kemal Ataturku – sot do të ishte një shtet i vockël në Azi të Vogël. Ndërkaq, ndër betejat më të lavdishme të kësaj rezistence ishte ajo që u zhvillua në zonën e Çanakalasë. Aty thuhet të kenë vdekur më shumë se 200 mijë ushtarë. . Por sa shqiptarë , dhe përse ? …..Ose, thënë ndryshe, manipulimi dhe indoktrinimi i të rinjve, duke i motivuar të marrin pjesë në fronte të këtilla. Derisa shqiptarët që iu përgjigjën kushtrimit për luftë të shenjtë në Çanakala edhe mund të arsyetohen, sepse ishte një botë me analfabetizëm thuaja të plotë, me informacione aq të pakta dhe aq vështirë të përcjella, është krejt e pajustifikueshme që në këtë kohë të zhvillimit marramendës të shkencës, teknologjisë, por edhe të teologjisë, të rinjtë tanë ende të manipulohen kaq lehtë.

Shqiptarët edhe në Çanakala nuk do të shkonin nëse do ta dinin se lufta e shenjtë ose xhihadi (në kuptimin etimologjik – përpjekja për avancimin e të mirës) për ta ishte në trojet e tyre për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe familjet shqiptare nga ushtritë ballkanike.

canakkale23

“Duke ecur aleave të varrezave të ushtarëve të rënë, përndryshe jashtëzakonisht të rregulluara dhe të mirëmbajtura, shpesh në gurët e tyre lexonin edhe emrat e qyteteve: Manastir, Ishyp, Ipek, Prizren , Ohri, Vlorë , Elbasan, Kumanova, Presheva, Gjakova etj. Duhet theksuar edhe një fakt i rrallë: gati të gjithë shqipëtarët e rënë në këtë Betejë kanë qënë të moshës shumë të re.Nuk mund që të mos pyetemi në vete se si u gjetën një ,numër i madh shqiptarësh në këtë betejë, duke pasur parasysh faktin se ajo u zhvillua në vitet 1915, kurse Turqia tanimë pothuajse ishte tërhekur nga Ballkani,pas Luftes së Parë Ballkanike (Dr. Rustem Buzhala, Shqiptarët në Turqi, Prishtinë, 2011 )”

”Në 25 prill 1915 filluan betejat më të përgjakshme të luftërave të Çanakalasë. Në orët e para të mëngjesit reparte angleze, franceze dhe të ANZAK-ëve, zbarkuan në Sedylbahir (Seddülbahir) dhe Arëburnu (Arıburnu). Repartet angleze që zbarkuan në kepin Arëburnu dhe përparuan drejt Xhonkbayër-it i priti divizioni i 19-të nën komandën e Mustafa Qemal Ataturkut. Gjatë muajve maj, qershor e korrik u jetuan luftime të përgjakshme trup më trup. Pas ofensivave të madha turke në 9 dhe 20 gusht dhe sprapsjeve, anglezët dhe francezët e kuptuan që Dardanelet nuk mund ti kalonin dot as nga toka, dhe duke filluar që nga nëntori 1915 vendosën që ti japin fund luftës, dhe në 9 janar 1916 u tërhoqën nga Çanakaleja edhe forcat e fundit të armikut.

Ushtria turke duke i bërë ballë për një periudhë 6 muajshe sulmeve të armikut me një forcë që arrinte deri në gjysmë milioni, jo vetëm që i ndihmoi në një shkallë të madhe aleatët e saj, por luaji një rol të rëndësishëm edhe në ndryshimin e fatit të Luftës I Botërore ( TRT )

Tani një pyetje shumë e drejtpërdrejt ; Ç `farë kohe ishte kjo për ne shqiptarët . Deri sa dirdhej gjaku për Turqinë , çka kishte në tokat shqiptare ? Luftë për egzistencë , me grejun e serbin e malazezin e dreqin e mallkuar : To be or not to be !

shqiptare_lufte_canakkale02

Shperndaje ne
Updated: 26 Prill, 2015 — 04:15

The Author

Fahri Xharra

11 Comments

Add a Comment
  1. Po e shikon vetem nga nje kenveshtrim i shkurt, jo historik. Perandoria Osmane ka qene shtet ku vetem sulltani ka qene turk, ndersa gjithe te tjeret shqiptar- citat i Ekrem Bej Vlores. – Kujtimet.( libri).
    Shqiptaret me turqit se bashku kane administru Perandorine Osmane kjo do te vertetohet. Pas pavarsise se Shqiperise mbi 15000 ushtare Turq kane dhene jeten per pavarsine e Shqipersise duke lutuar kunder Serbise e Greqise. Lexo arkivat.

    Çanakalaja eshte nje lufte aleatesh dhe ndihme miku- mikut.

    1. shum e drejte po hajde mbushju mendjen ketyre qe u lepihen katolokve dhe mohojn historin e tyre dhe nje gje mos vall shqiptaret ishin ne shtepit e tyre ne canakkale

  2. o zotni po shqipëria prej turkut është pavarsu e jo prej grekut e shkaut edhe kunder tyre ka luftu deri ne ngritjen e flamurit e grekut e shkaut ju ka ndihmu turku me i shfaros shqiptarët bile as gjuhen nuk i ka leju me msu, shqiptar te veshur ne ushtri te turkut dhe shqiptar qe kan luftu mes vete deri ne pavarsi te shqipërisë. qishtu jon kan shqiptart une katolik ti musliman ti ortodoks edhe jon vra ne mes veti qikjo osht historia jon

  3. Zoteri ke harruar nje fakte,,55 mije trupa te perandoriise osmanerane deshmore ne mbrojtje te sovranitetit te shqiprise menjehere pas shpalljes se saj,kur na sulmuan greket,,,po mos te ishte ai gjake i derdhur njekepohsishte njeri per tjetrin sod ne kosove per dy ore e ke serbine me rusine,,,mos u ban aaq i verber sepse edhe ti die diqka,,per funde te ju kujtoje se dashuria per Allahun kalone qdo dashuri,por ai qe nuk beson eshte i denuar te mos shijoje ate dashuri.

    1. dashuria per atdheun eshtre e para o “erreson” qe sdi pse quhesh bleon. Juve ju ka eeresuar syte turqimahnija dhe parate e islamikeve jo muslimane. Duaj atdheun me pare se fete, ato me se shumti jane te importuara. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

  4. shqiptarit, per me liftu ska kush qe idel ball po e,tradhtuan gjithe nje duhet te bushemi mend te behemi sikur ne kohen e Alexandrit te madh apo Bretreshes Tauta —– Rrofte shqiperia e Bashkuar ………………………

  5. E pse gjith kan frik qe mos te bashkohen shqiptart ne jemi dikund 7Miljon ne Trojet tona por te shperdar
    neper bot gjithe mundemi te jemi 19 Miljon ka shum popuj qer qe jan ma shum se na ku osht pika me e dobet e gjithe ketyre popujve qe ikan Frike shqiptarit ne jemi popull Bujar ne se guxim as kend po vetem brohemi dhe prap kushi sna don ……………………………………………… Prap se prap ne Bijetojm jemi me te fort se Guri i Diamantit
    Rroft Shqiperia e Bashkuar .

    1. Nuk e besoj se dikush i frigohet shqiptareve,kjo eshte vetem nji paroll e shkaut se gjeja po rrezikohet Ballkani se po bashkohen shqiptaret.Kosova ka diku rreth 11.000 klm2 dhe shqiperija 29.000 km2 dmth.te dyja 40.000 km2,kurse vetem serbia ka dikund rrethe 80.000 km2,nji industri qe vetem ne eksportin e armatimi fiton qindra milona euro e po na frigohet neve.Neve cdo gje e blejm dhe nuk prodhojm as prodhim industrial per export moste flasim dmth.jemi ne fund te listes ndoshta ne bote,sot lufton trimrija por ma shume teknologjia Besnik.Sa i peret Turqise ajo eshte nji shtet mik,partner i ngusht,shqiptaret e kane udheheq dhe sot e udheheqin Turqin,ketu qendron miqesija Shqiptaro-Turke.

      1. Alban Kastrioti

        Nuk esht krejt ashtu shoku, ne duhet të mbajm reciptocitet me Turqin, e jo te nenshtrohemi , dhe të lejojm imponimet kulturore Turke tek ne të cilat bien ndesh me përcaktimin ton Evropian.

      2. Nuk esht krejt ashtu shoku, ne duhet të mbajm reciptocitet me Turqin, e jo te nenshtrohemi , dhe të lejojm imponimet kulturore Turke tek ne të cilat bien ndesh me përcaktimin ton Evropian.

  6. jo 15 000 mije por 55 000 mije ushtare turq kane rene per mbrojtjen e territoreve shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.