Shtet Grekoshqiptar? Plani i Kolokotronit me Ali Farmakin për themelimin e shtetit të përbashkët me Arvanitët e Peloponezit.

kolokotronis

Shkruan: Edrion Pepa

Më 1806 Kolokotroni i ndjekur nga Turqit që donin të zhduknin rrebelët e Peloponezit, shkoi në Zakintho. Të njejtin vit mori përsipër udhëheqjen e Peloponezit Veli Pashai, djali i Ali Pashës së famshëm të Janinës.

Gjatë kësaj kohe ekzistonte në fshatin Lala të zonës së Ilias një familje e fortë arvanite, Ismailinjtë. Udhëheqësi i saj ishte Ali Farmaki, mik me Kolokotrenjtë brez pras brezi, një nga “feudalët” më të fortë dhe më të panështruar.

Në pranverë të 1808 Veli Pashai rrethoi kullat e Farmakit duke u përpjekur që t’i eliminojë.

Në ftesën e Aliut për ndihmë, nxitoi menjëherë Kolokotroni me 14 luftëtarë. Kaloi natën nëpër kampin turk dhe u gjend në Kullën e Aliut në Monastiraki. Atje u mbrojtën dy muaj të tërë kundër mijëra ushtarëve. Sapo Veliu e mori vesh për mbërritjen e Kolokotronit i premtoi Aliut që nëse do t’ia dorëzonte atë do të ndalonte përpjekjet për të marrë kullën dhe do ta shpërblente. Aliu nuk pranoi në mënyrë të prerë. Luftëtarët e tij të cilët nuk e dinin arsyen e afrimit i kërkuan me këmbëngulje  të merrnin vesh përse udhëheqësi i ndërpreu bisedimet. Kur Aliu ju tregoi arsyen  luftëtarëve ata thirrën: “sa të bëjmë një turp të tillë më mirë të humbasim të gjithë”.

Si përfundim Veliu i përulur, pranoi një marrveshje dhe Kolokotroni u kthye në Zakintho. Kjo “çmenduri e pastër” që të ndihmonte Farmakët, shtoi famën e tij. Të gjithë u çuditën dhe lavdëruan sjelljen e tij prej kalorësi dhe guximin e tij. Luftëtarët e Farmakit u mrekulluan me trimërinë dhe mendimin e tij ushtarak dhe një nip i tij i kërkoi Kolokotronit që të bëhej myslyman.

Atëhere pasoi ky dialog:

– Ah more Kolokotron, nëse do të bëheshe myslyman, i tillë trim si je do të bëheshe udhëheqës i madh!.

– Dmth do të bëja synet?

– E, patjetër……

– Lere o Bej nuk bëhet kjo punë…..

– Përse nuk bëhet? Të gjitha bëhen!

– Të të them pse nuk bëhet. Kur pagëzohemi ne të krishterë, prifti na pret pak flokë  nga koka tonë dhe i vendos prapa korës së Krishtit, shenjë që ne i përkasim atij. Nëse bëj synet dhe bëhem myslyman, do të ketë Muhameti atë… gjënë, dhe kur të vdes do të dojë të më çojë në parajsën e tij. Pa imagjinoje njëri të më tërheqë nga flokët dhe tjetri nga “gjëja”!  Ti fut në luftë, për hatrin tim, të tillë profetë të mëdhenj? Do gjej belanë… Lere fare më mirë!

Më vonë Ali Farmaki kaloi në Zakintho. Shtroi bile planin me Kolokotronin e një aleance grekoshqiptare kundër Ali Pashës. Kolokotroni e kuptonte që me miqësinë e Farmakit do të kishte në krahët e tij të gjithë luftëtarët  Bardhunjiotë dhe Lalenjtë, por dhe ata luftëtarë shqiptarë të Epirit që ishin armiq me Ali Pashën.

Gjatë kësaj periudhe (fillimet e 1809) Franca ishte e shqetësuar nga miqësia e dukshme me anglezët që kishte Ali Pashai dhe për tendencën armiqësore kundrej udhëheqjes franceze së Eptanisëve. Për këtë arsye Kolokotroni mendoi që të kërkonte ndihmën e Francezëve. Shpalli pra planin e tij tek udhëheqësi Francez Donzelo. Vendosi bile që të shkonte ai vetë në Paris sëbashku me Ali Farmakin, që të takohej me Napoleonin dhe që të matëte tendencat e tij.

Donzelo i propozoi që të qëndronte në Zakintho, të përgatitëte një plan dhe ai vetë i premtoi që do të dërgonte letrën tek Perandori Francez. Pas tre ditësh, plani për kryengritje të përbashkët dhe për udhëheqjen e shtetit të ardhshëm grekoshqiptar ishte gati. Donzelo do të përforconte kryengritësit me 500 topçinj francezë dhe 5000 grekë që shërbenin në ushtrinë franceze.

Gjithashtu do t’iu jepte dhe të drejtën që të  rekrutonin 15000 Eptanisiotë.

Për më tepër do t’iu ofronte mjetet në mënyrë që të kryenin rekrutimin në Shqipëri, në Epir dhe Rumeli. Pas përqëndrimit dhe vlerësimit të forcës, do të realizohej zbarkimi në Peloponez. Vendasit turq, aleatë të Farmakit dhe të Kolokotronit, do të dorëzonin kështjellat e Mesinisë, Patrës dhe Monemvasiasë dhe do të dërgonin lajmërime tek sulltani se kryengritja ishte vetëm kundër Veli Pashait.

Shteti do të ishte i pavaruar nga mbizotërimi i Francës.

Qeveria e këtij protektorati dysh do të ishte demokrate me numër të njejtë deputetësh të krishterë dhe myslymanë. Ishte dhënë bile urdhëri në njerëz të famshëm dhe të shkolluar të Korfuzit që të ecin mbi përgatitjen e një Kushtetute Demokrate.

Deri sa të merrte përgjigje, ofroi shuma të mëdha parash tek Kolokotroni dhe Farmaki që të përgatiteshin. Ata shkuan në Epir ku dhe u pranuan me entuziazëm. Por, këto pritshmëri të mëdha të Plakut dhe të Farmakit u zhgënjyen. Përgjigjia nga Napoeleoni nuk erdhi kurrë. Nuk dihet nëse Napoleoni e lexoi të paktën letrën. Më 1809 Kolokotroni me mikun e tij kishin mbledhur në Pargë, 6000 shqiptarë, armiq të Ali Pashait.

I biri i Ali Farmakit kishte qëndruar në Zakinth për t’u gjendur në kontakt të vazhdueshëm me Arvanitët e Moriasë

Por në shtator të të njejtit vit, një skuadrone angleze u shfaq në breg të Zakinthit. Mbrojtja e dobët franceze nuk arriti që të rrezistonte. Pothuajse në të njejtën kohë, anglezët morën Kefalonianë, Itakën dhe Kithirën. Në Zakinth 400 grekë përgjegjës për planin bashkë me të cilët ishte dhe djali i Ali Farmakit, u arrestuan. Mbërriti atëhere Kolokotroni me 600 shqiptarë në Lefkadhë, por pushtimi Anglez “paralizoi” planet e tyre.

Shënim: Është e mira të nxjerrim mësimet tona nga kjo pjesë e historisë dhe të shohim se si të dy kombet shqiptarët dhe grekët jetonin pranë njërit tjetrit pa urrejtje. Urrejtjen duan ta mbjellin sot ata që nuk kanë lexuar asnjë libër në jetën e tyre po thjesht mashtrojnë njerëzit për të nxjerrë bukën e gojës. Këta lloj njerëzish ekzistojnë thjesht sepse ekzistojnë njerëz të cilët duan të urrejnë. Por më e keqja është që urrejtjen e zemrës së tyre duan ta mbjellin kudo dhe e shikojnë gjithmonë tek të tjerët duke shfajësuar veten. 

Shperndaje ne
Updated: 27 Prill, 2015 — 18:51

The Author

Edrion Pepa

4 Comments

Add a Comment
  1. … NUK BEHET FJALE PER URREJTJE POR, PER TE VERTETEN: TE GJITHE ATA PSEUDOGREQIRE, JANE THJESHT PO SHQIPTARE TE ASIMILUAR NEPERMJET FESE DHE NEVOJAVE TE MBIJETESES. NUK KA PASUR KURRE GREQI DHE NUK EKZISTON NE ASNJE GEN SAJESA “GREKE”!
    … BOLL ME ME MASHTRIME DHE ME ANTIKOMBETARIZEM AKADEMIKESH NE SHERBIM TE MALLKIMIT TE SHKRETETIRAVE AZIATIKE DHE EUROPIANE!!!

  2. kane qene te gjithe arbereshe nuk ka pasur greke ne ate kohe,fjala greke ne ke te shkrim eshte futur nga vete greket me vone kur e ri-shkruan historine dhe shumices se hereve ata ju referohen arberesheve ortodokse me epitetin grek……

  3. Ζotrinje,lexoni pak histori(qofte e te perkthyer ne shqip nga greqishtja),ajo eshte e lavdishme per grekerit e shek XIX-te,per ata heronje,te luftonin perkrah tyre erdhen mjafte figura evropiane,bile e lorder si Bajroni qe sakriofikoi jeten per lirine e Greqise.E vertete eshte se mjafte arvanitas luftuan ne revolucionin grek,duke u bere heronje(Marko Bocari,Kolokotroni,Karaskaqi na Arta),por dihet se Arvanitasit ne fillimet e sh 18 perbenin nje mase te madhe te popullsise se Greqise(Pipineli thote duke e tepruar per 1/3,por te gjithe ata luftuan e derdhen gjakper lirine e Greqise,kaq e shtrenjte qe ajo liri sa preku edhe Evropen plake.Ate qe beri Evropa e Amerika per Kosoven ne 1997-98 Evropa e beri per Greqine me 1820-30.Prandaj mohimi i gjitheckaje eshte shovinizem , dukuri qe ska qene cfaqe e shqiptareve as gjate rilindjes 1948,as gjate Pavarsise 1911-1912,as ne perjudhen e mbreterise 1925-1938,as gjate socializmit 1945-1990 bile as ne dekadat e demokracise.
    Lexoni pak histori,histori te Ballkanit,te Shqiperise e te Greqise se sdo tju beje keq>Mos lexoni vetem shkrime sensasionale te bera ne shtyp nga njerez medioker.

  4. Ne vitin 1923 Greqia dhe Turqia u morren vesh per shkembim te popullsise, mbi 1 milion “Grek” ne te vertete shumica e tyre ishin Armen, Gjeorgjiane, Syrian ortodox dhe Ortodox te tjere te Azise se Vogel u vendosen ne Greqi, kurse afer 1 milion “Turq” shumica e tyre Shqiptare, Grek dhe sllav musliman u vendosen ne Turqi. Per ate kohe keta numra kan qene te medhenj per ta nderruar strukturen etnike te Greqise dhe sidomos influencen e Arvanitasve. Keta “Grek” anadollak e kthyen urrejtjen e tyre qe kishin per Turqit edhe kunder Shqipetarve

Lini një Përgjigje te Mzrk Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.