Italianët qëllojnë dhe rrahin shqiptarët e dëshpëruar që arritën ne Itali me anijen Vlora në 1991

vlora1
Shkruan: Edrion Pepa
 
7 Gusht 1991. Në Durrës të Shqipërisë një grup i madh njerëzish lëvizte me vendosmëri drejt hyrjeve të portit, që ishte izoluar nga forcat e mëdha të ushtrisë Shqiptare. Papritur rojet hapën zjarr, por Shqiptarët e dëshpëruar në vend që të largoheshin vazhduan të ecin. 8 Gusht 1991. Një flotë e çuditëshme shfaqej në horizontin e Italisë Jugore….
Në anijen e tejmbushur – anijen “Vlora” gjendeshin më tepër se 10 mijë shqiptarë, që ditën e kaluar kishin arritur të shpëtonin nga plumbat e bashkëatdhetarëve të tyre. Italia kishte marrë tashmë masat duke i shpallur brigjet e Adriatikut në gjëndje emergjente.
 
Bile paralajmëroi që kushdo shqiptar do të shkelte tokën e saj do të kthehej menjëherë. Mgjth paralajmërimet e zemëruara të policëve portualë italianë dhe të izolimin marinar, shqiptarët ishin të vendosur që të ecin dhe të hyjnë në Bari. Kur anija arriti në port pa pritur, filluan shumë që të hidheshin në det e të dilnin në tokë, duke rrezikuar jetën e tyre që të kërkonin azil politik. Policët portualë italianë dhe forcat e sigurisë “ju gjuanin direkt” që ti ndalonin. Atë ditë 12 shqiptarë – siç raportoi televizioni shqiptar – humbën jetën e tyre. Sapo anija u lidh, përgjegjësit mblodhën rrefugjatët shqiptar në fushën e futbollit në Bari. Atje gjendja ishte vazhdimisht e tensionar.
 
Të uritur të munduar dhe të dehidratuar shqiptarët me djellin që ju binte në kokë, përplaseshin ndërmjet tyre ose me policët italianë. Helikopterë fluturonin çdo pak minuta mbi kokat e tyre duke hedhur ujë dhe ushqime dhe kështu i bënin shqiptarët që të japin beteja për tu freskua dhe të për të ngrënë. Disa përpiqeshin të dëshpëruar që të shpëtonin nga mankthi i ri që përjetonin duke hipur nëpër autobuza që do t’i kthenin prapa, të tjerë përpiqeshin që të hynin në brendësi të Italisë. E njejta situatë dhe në portin e Barit që ishin të rradhitur gjithashtu 3000 shqiptarë. Sa herë që bëhej ndarja e bukës krijohej një rrëmujë dhe shpesh polica përdorte shkopinjtë e gomës dhe bomba gazlotësjellëse që të rivendoste rendin.
 
Në fund brenda pak ditësh qeveria italiane arriti që me anije, autobusa dhe aeroplanë të dërgonte pothuajse të gjithë shqiptarët në atdheun e tyre. 17 466 rrefugjatë. Për të gjithë sa nuk donin që të ktheheshin policia italiane jepte 40 dollarë rroba të reja që të ndryshonte mendje dh të mos kërkonte azil politik. Mënyra e përballimit të refugjatëve shqiptarë i bëri gazetat italiane që të shkuanin për “fytyrën e egër të Italisë” dhe gazetarët gjykonin qeverinë e tyre për “vendosjen në stan” në stadiumin e Barit. Corriere dela Serra shkruante: “Ëndërra e shqiptarëve humbi por të humbur u dukën dhe italianët”. Denoncime pati gjithashtu dhe nga organizata humanintare, por dhe nga vetë Papa. Pak muaj më vonë një prej fotografive me Shqiptarët varej në anijen që u bë objekt i fushatës së marketingut të United Colors Benneton. Në takimet e dy presidentëve Kosiga dhe Alia që pasuan u dhanë premtime për ndihmesë ekonomike për Shqipërinë si dhe nga KE. Ndihmesa ushqimore Italiane arrinte 30 miliar lireta, ndërsa Ministri i jashtëm Gjerman i asaj kohen Didrih Genser bëri thirrje KE të ndihmonte Italinë që të përballonte këtë dallgë rrefugjatësh. (video)

Shperndaje ne
Updated: 27 Prill, 2015 — 18:52

The Author

Edrion Pepa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.