Raca shqiptare më e bukura në botë

gruaja_shkodrane_1943

Gruaja shkodrane 1943

fahri_xharra_ri

Shkruan: Fahri Xharra

“Kafkat e shqiptarëve e tregojnë racën më superiore të Europë, (Rudolf Virchow). “Prej elementeve të ndryshme të popullsisë, asnjë nuk tregon tipare më karakteristike se shqiptarët, një racë që shfaq kapacitetin kafkor më të madh në Europë. Kafkat e shqiptareve tregojnë racën më superiore të Europës.

Ndërkohë, aq i bindur ishte Virchow në lidhje me përgjigjet shkencore për racën shqiptare, saqë i drejtohet Kongresit të Berlinit që të ruante këtë racë të rrallë. Atë, nuk e dëgjuan. Natyrisht që Shqipëria u copëtua si mos më keq. Shkenca para politikës (interesave, pazareve) është thuajse gjithmonë e zhvleftësuar. Po kaq vlerë kishte edhe drejtësia e Fuqive të Mëdha. Do të ishte me shumë interes për publikun shqiptar të dinte kumtesën e mbajtur nga Virchow në lidhje me racën shqiptare dhe përpjekjet që ai ka bërë për vlerësimin tonë, nga Kongresi i Berlinit, si racë me tipare të veçanta. Por profesori i ditur, nuk ishte i vetmi që i shikonte shqiptarët si një racë tejet të lashtë”.

Shkenca para politikës (interesave, pazareve) është thuajse gjithmonë e zhvleftësuar. . (Albert Hitoaliaj )

Por sidoqoftë në Parlamentin e Anglisë diskutohej:“Joseph Cowen: Besoj se qëllimi i anijeve luftarake që do të mblidhen në Raguzë është që t’u kallin frikën turqve. Po sikur të mos i zërë frika Turqit? Çdo të bëhet atëherë? Forca detare e Anglisë, e Anglisë së lirë dhe konstitucionale, a do të përdoret për të djegur a për të shkatërruar kasollet e gjahtarëve, peshkatarëve ose barinjve shqiptarë të Ulqinit? Për këtë qëllim të poshtër do të përdoret fuqia e Britanisë? Për fitim të kujt do të bëhet kjo padrejtësi? Për fitim të malazezëve… Malazezët janë rrethuar prej një populli tjetër, i cili është aq trim sa ata, dhe historia e të cilit humbet në brymë të kohës. Shqiptarët janë më i vjetri komb i Lindjes. Ishin atje më parë se grekët e vjetër. Shqiptarët kanë legjenda, gjuhë e karakteristika të veçanta të tyre. Kanë ca cilësi që ndryshojnë fare nga ato të malazezëve, po janë aq trima sa ata dhe dashuria e tyre për liri, as u vu as mund të vihet në dyshim. Plani i fuqive të mëdha është të marrin një copë të Shqipërisë dhe t’ia japin Malit të Zi, pa i pyetur shqiptarët dhe pa u marrë atyre leje. ( Përmbledhur nga Kristo Frasheri 1961)

Jemi apo nuk jemi? Sa e vlerësojmë vetveten? Pse sot jemi aq të pa kurriz?

Në vitin 1915, pas ndarjes së padrejtë të trojeve shqiptare, Shqipëria kërcënohej sërish nga një copëtim i ri. Ishte viti i Traktatit të fshehtë të Londrës. Në këtë vit, Faik bej Konica, intelektuali i njohur shqiptar, ngre zërin për padrejtësitë e radhës që po bëheshin ndaj shqiptarëve. Në atë kohë ai ndodhej në Lozanë, Zvicër. Më 12 nëntor 1915, duke i dërguar një letër të hapur, zotit Hans Delbruck, (këshilltar i afërt i qeverisë, profesor i historisë moderne në Universitetin e Berlinit), Në këtë këtë letër të Konicës, është se ndër të tjerë ai i referohet edhe Virchow-t, për t’i treguar profesorit gjerman, Hans Delbruck, tiparet e kombit shqiptar. Ja seç shkruan ndër të tjera Faik bej Konica:

“…mund t’ju vë në dijeni për ekzistencën e një traktati bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe garantuar nga Gjermania. Për këtë arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarët e mi një pyetje: “Si do të arrini ju të pajtoni deklaratën tuaj me planin brutal të copëtimit të Shqipërisë?”

….Ja një vend, ja një popull që hyn në kategorinë e “kombësive të vogla” dhe që do të meritonte, në mënyrë të veçantë, mirësinë dhe vlerësimin tuaj. A nuk ka thënë Mommseni juaj se kombi shqiptar është më i vjetri në Ballkan? A nuk a ka quajtur shpesh Virchow-i juaj “kombin me të vërtetë më superior” të Europës Lindore? A nuk e kanë përsëritur në çdo kohë, dijetarët tuaj, që shqiptari dallohet nga fqinjët e tij për nga gjuha dhe shpirti?”

Që profesor Virchow ishte një prej emrave më të shquar të shkencëtarëve të kohës, vihet re lehtë. Këtë ide e përforcon edhe më tepër Blowitz në artikullin e tij. Duket se ky emër i famshëm kishte bërë që artikulli i Blowitz, të botohej, në të njëjtën kohë me Times, edhe në cepin më të largët të botës, në Zelandën e Re (“Dr. Virchow on skulls”, New Zealand 22 November 1878) Ja se si e përshkruan Blowitz-i takimin në shtëpinë e profesorit Virchow:

“Në muzeun e tij në vitin 1878, gjatë kohës që po mbahej Kongresi i madh në Berlin, të nesërmen e luftës ruso-turke, (shënim, A. Hitoaliaj) kur po flitej për racat e ndryshme të Ballkanit, doktori dijetar (Profesori Virchow) u ngrit papritur: “Shikoni! – tha ai. Ja raca me të vërtetë superiore e këtyre vendeve. Shikojini këta!” Përpara na vuri tri kafka me një konformacion të barabartë. “Njëri nga kolegët e tu më ka dërguar të parën, pastaj shtiva në dorë dy të tjerat. Janë kafka shqiptarësh të vrarë nga turqit. Vështrojini me kujdes! A s’janë të bukura?! A s’janë madhështore?!”

Aq të njohura ishin bërë për kohën pohimet e Virchow-it, saqë kishte raste kur merreshin si treguese krahasuese të superioritetit. Qëllimet se përse bëheshin këto krahasime nuk janë më të rëndësishme sesa fakti që i referoheshin shkencës antropologjike si element i pakundërshtueshëm. Këtyre krahasimeve nuk iu shmang as poeti kombëtar më i madh rumun, Mihai Eminesku: “Raca e pastër shqiptare, e para nga perandoria e lashtë e Lindjes”

Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës,por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artiste të mëdhenj. Numrit të njerëzve të dëgjuar, që njihen si Shqiptarë, duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë m’i i madh të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë emrat.

E kemi edhe profesorin Stillman (antropolog i njohur gjerman), i cili në kujtimet e tij për takimet me Z. Virchow në lidhje me studimet e racës shqiptare. Ai përmend një bisedë që ka bërë me profesor Virchow në lidhje me Pellazgët dhe nisur nga kjo i dërgon atij kafkat e shqiptarëve. Nuk duhet shumë mprehtësi për të kuptuar se raca pellazgjike për të cilën Stillman kishte biseduar dikur me profesorin ishin pikërisht shqiptarët. Në të kundërt përse do përmendte këtë gjë kur synonte të shtinte në dorë kafkën e shqiptarit? (A.H)

fahriu“Mbledhjen e kësaj lëndeje, lëndës së racës ne nuk duhet ta kërkojmë prej të huajt, por prej vetë Shqiptarëve… Për të zbuluar origjinën tonë dhe për të njohur vetveten duhet t’i kushtojmë kujdesin e duhur studimit të racës, që do të kishte për rendësi të barabartë,në mos më të madhe me studimin e gjuhës e të historisë ( Jakov Milaj1911-1997) Kontributin që kjo race i ka sjellë botës, në përpjesim më numrin e me kushtet në të cilat ka jetuar,nuk e vë prapa racave të tjera fqinje. Tregon, përkundrazi,se paja shpirtërore e sajë është e madhe dhe e shumanshme.”

Duke e pasur një vetvete me një pajë shpirtërore të madhe dhe të shumanshme, si mundemi të luftojmë që ta shëmtojmë vetveten. “Popujt që kanë patur të bëjnë me Ilirët gjatë shekujve kanë qenë kolonizatorë, pushtues ushtarakë ose imigrantë endacakë. Këta nuk kanë patur kontakt të barabartë me të gjithë turmën ilirike të përhapur në një trevë kaq të madhe. Por,ndërsa,ndrydhja e tyre ka qenë më forte për disa fise e vise,ka qenë shumë me dobët ose nuk është ndier aspak nder fise e vise të tjera. Disa nga këta popuj,nuk kanë lënë gjurmë veçse në qytetërim: kurse disa të tjerë kanë lënë shumë gjak ndër fiset e pushtuara. Vetëm ai grup i Ilirëve që më vonë u quajt me emrin Shqiptar, qëndroi m’i pastërti dhe, me gjithë se e ndjeu mjaft ndikesën e qytetërimit të huaj, mbeti gati krejt i paprekur për nga raca.” Kështu pra na e shpjegon Jakov Milaj racën shqiptare.

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

12 Comments

Add a Comment
  1. Më vjen mirë të lexoj shkrime të tilla nga “Shqipëria e bashkuar” dhe autorit Fahri Xharra.
    Unë ju përgëzoj dhe ju falënderoj z. Xharra për publikimin e këtyre aktefakteve nëse më lejohet ti quaj të tilla. Do të përpiqem ti lexoj përsëri dhe mos ti harroj më kurrë dhe ti shpërndajë çdo shqiptari. Lutem që të vijë dita që këto shënime të gjejnë vendin në çdo shkollë dhe institut arsimore në trevat shqiptare. lka

    1. Eshte shum intéressante jemi shum rrace evjeter e me zemer te madhe kjo ka qene dhe eshte dhe sot e ksaj dite po qe ezhvleresojme veten kjo eshte karakteristike .dhe qe durojm shum vuajme shum.Vendin ton nga veriu der deri ne jug eshte nje vend ku kemi bukura te rralla edhe klim te mire flasim jo vetem per bukura fizike por edhe si vend eshte i mrrekullushme per me kriju pika turistike hap vende pune sa te dush dhe nuk vuan mileti dhe smerr rrugen e veshtir te emigrimit qe te cahet zemra nga malli dhe halli len njerzit mate dashur vendit ma te bukur .ja nis nje jet te dyt nga 0 perse. Faleminderit per kte articull intéressant et vlersoj shum . Ju per shen des
      Me rrespekt.

  2. Un e kam njofte personalisht kete shkodranen ne foto. Kjo ka origjine te paster e te paperzime shqiptare, nga Veriu i Shqipnise.
    Por shqiptart e fushave dhe te qyteteve nuk jane te paperziem si popullsia e maleve.

    1. Faleminderit administratori i faqes: https://paultedeschini.wordpress.com/ per faktin.

  3. Pohime dhe deklarime të tilla janë thjesht RACIZËM!
    Janë MASTURBIME PATRIOTIKE.
    Të tilla pohime dhe deklarime të kujtojnë atë fjalën që thuhet në Korçë: LËVDOMË GOJË SE TË ÇAVA!
    Nëse shqiptarët kanë të drejtë të pretendojnë si raca më e mirë në botë, ç’mund të thoshin gjermanët, francezët, angelezët, suedezët etj. etj. etj.
    Me këto nuk dua të përçmoj racën shqiptare. Por më realiste do ishte të thoshim: jemi një racë si gjithë të tjerat. Me të mirat dhe të metat tona. Ashtu si edhe gjithë të tjerët.

    1. realist !! Nuk e ka bere kete perzgjedhje Shqiptari, por ka mbledhur material nga te gjithe popujt tjere qe kane hulumtuar dhe shkruar per kete.
      Pikerisht suedezi e gjermani e ata qe permend ti kam pare une vet ne disa portale te tyre konstatime shkencore dmth qe kan shkruar per racen me te bukur, dhe ato shkrime ka tubuar ketu Zoteri Xhara dhe tregon per ket.
      (Shume nguten disa nga raca jone) !!!

  4. Z. Xharra, E kam njohur shumë nga afer zonjen e kesaj fotoje, tashme e ndjerë. Kam qënë si një djalë i saj. Një grua shumë e dashur dhe shumë e zgjuar. Ju mbase nuk e dini, por ajo ka dy vajza, tashmë në moshën e tretë. Edhe njëra edhe tjetra e ka burrin me origjinë nga Kosova. Njëri me mbiemrin Margjini (Prizren) dhe tjetr me mbiemrin Berisha(Malishevë). Vijnë nga familje me shumë kontribut për çështjen kombëtare. Babai i Margjinit i vedur në burgjet e ish Jugosllavisë, ndërsa i Berishës i rënë në betejë kundra forcave të policisë dhe UDB-së.

  5. Shkruani aq bukur sa filozofike aq dhe letrare.Une personalisht e kam njohur kete grua fisnike Shkodrane,edhe pse ne nje moshe …..jo te re ajo e ruante kete bukuri te rinise….e cila bashkohej me bukurine e saj te madhe shpiterore.Sa bukur ,madheshtore, e larte sa Taraboshi,krenare sa kaloja e Rrofafes, e paster si ujrat e e lumit Buna, SI LULJA SHKODRANE ,vjen prane nesh figura e bukuria e gruas SHQIPTARE.Faleminderit Fahri Xharra per kete kenaqesi qe na dhate.Respekt per penen tuaj.

  6. Profesor Jakov Milaj e kam njohur personalisht. Ai kishte studiuar ne Torino ne kohen e mbreterise dhe eshte veterineri i pare shqiptar i njohur zyrtarisht. Respekt per prof Jakov Milaj.

  7. ore njerez lexoni me kujdes cthone studiuesit gjerman,kafkat shqiptare deshmojne pasterti te madhe dhe te vetme per europen LINDORE ,kujdes asnjeri nuk krahason lindjen me perendimin.pra angli e gjermani hane buke vec.cuditerisht kafkat shqiptare lene me kuptue qe raca perendimore ne SHQIPERI ka pasur rrenje te thella.kjo asht me shume rendesi.pra pellazg apo jo pak rendesi ka shqiptaret nga veriu ne jug kane tipare si me qene viking,pra ose ishin te tille nga fillimi ose me kalimin e shekujve jane perzier kaqe shume me race nordike(gjerman,norman,vikinge keta te fundit kane zbritur ne ballkan nga ana lindore e tij,) dhe nga ana tjeter shqipot jane perzier shume pak me rracat e tjera lindore,sllave, turke,siriane,persiane,konkluzion dominon elementi verior,nordik.kjo ne racat europes lindore eshte me shume rendesi pasi ne lindje zotron elementi lindor.pra ndryshe nga italia ku elementi lindor eshte tejet prezent ne trojet shqiptare kemi dominim te elementit verior.kjo iben shqiptaret autoktone ne trojet e veta, ashtu sic i ben italianet dhe grekerit jo autoktone prezenca masive e njerzve me pamje lindore apo afrikano veriore.ne italisht ALBANIA ka kuptimin vendi i njerzve te bardhe(mengjezoret).

  8. Termi racë filloi të përdorej në shekullin e XVI dhe arriti kulmin e tij në shekullin e XIX, duke u bërë një kategori taksonomike (klasifikuese) hierarkike ekuivalente me atë të subspecies (nënlloj). Në vitin 1905, Kongresi Ndërkombëtar Botanik e ka eliminuar vlerën taksonomike të racës.
    Sot, për sa i përket aspektit shkencor, pothuaj të gjithë shkencëtarët janë plotësisht dakord se termi racë është i papërdorshëm kur bëhet fjalë për njeriun, megjithëse përdorimi i këtij termi nga disa shkencëtarë vazhdon, për disa vlera dhe kuptime të ndryshme (p.sh. termi është përdorur në disa degë të antropologjisë, si antropologjia mjeko-ligjore). Ndërsa disa studiues janë duke e përdorur atë për të bërë dallime brenda bashkësive të shqendërzuara (fuzzy set) të tipareve karakteristike, të tjerët besojnë se përdorimi i termit racë është i përciptë dhe besojnë se për njerëzit koncepti i racës nuk ka rëndësi taksonomike (klasifikuese) duke pasur parasysh se të gjithë njerëzit i përkasin të njëjtës specie (lloj), Homo sapiens sapiens. Në rastin e njeriut mendohet se kategoritë racore janë konstrukte sociale dhe se grupet racore nuk mund të përcaktohen biologjikisht.

  9. Pershendetje e respekt per punen e vlefshme qe beni.
    Nje fakt tjeter,Princesa,Fawzia Fuad e Egjyptit,eshte vleresuar
    nga Hollywood, si femra me e bukur e gjithe kohrave.

Lini një Përgjigje te Shpetim Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.