Evropa e bashkuar dhe shqiptarët XII

Evropa_600_peswebSHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT

(Pjesa e XII)

Brahimi

Brahim (Ibish) AVDYLI

Shkruan: Brahim (Ibish) AVDYLI

Nga vepra “Etnogjeneza e shqiptarëve” e shohin Prof. Dr. Kristo Frashërin duke e kritikuar ndonjëherë me pa të drejtë Aref Mathieun (Arif Matin), Spiro Kondon, Nermin Vlora Falaskin, Dhimitër Pilikën, etj. sa u përket metodave të tyre gjatë studimit apo gjenealogjisë shqiptare dhe lidhjet e shqipes me gjuhët botërore. Pa marrë parasysh se shqipja është e vetmja gjuhë që ka mbetur e gjallë nga gjuha e vjetër pellazge, e cila është gjuha-nënë për të gjitha familjet e gjuhëve, por të cilat na rradhiten në të ashtuquajturat “gjuhë indo-evropiane” siç na e përsëritin përherë autorët e shumtë apo shkencëtarët e Evropës dhe të Botës, dhe ajo është përpara të gjitha gjuhëve të tjera, përpara greqishtes së shkruar, ne nuk po merremi me këtë albanolog, të cilin padyshim që e kemi dashur, por pa ndikimet sllave, greke apo të tjera. Ai ka mjaft fakte pozitive të shkencës së historisë ilire dhe shqiptare, pos atyre që i kemi vënë në spikamë.

evropa_vjeter07

   Harta origjinale e vjetër e botës nga Abraham Oretelius – Antwerpen, më 1573

Sa i përket emrit “shqiptar”, ne po i mbështetemi njëherë shkencëtarit të njohur shqiptar, Muharrem Abazajt, dhe veprës së denjë të tij “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, i cili e shpjegon mirë domethenien e këtij emri, që na del në dritë pas vitit 1308. Zatën kjo është e vetmja rrugë shpëtimi apo e qëndresës sonë që të mos i lëshojnë trojet tona në duart e pushtuesve “serbë”, që nga viti 1204, për çka e prunë Kostandinopojën në pikëpyetje të madhe dhe deshën të zhdukin nga faqja e dheut qenien e shtetit të Arbërit.

evropa_600

                                    Hartë e vjetër nga Gjergj Anastasi – kur nuk kanë ekzistuar grekët

 Ideja e kësaj qëndrese, e ruajtjes me çdo çmim të tokës vetanake, është puna nëpër ara për të ruajtur e për të ushqyer me bukë fëmijët. Arbërit e dhanë këtë kushtrim se duhet të ngriten së bashku e nuk do lëshojnë arat që i kanë lënë etërit, pra trojet tona, dhe e bëjnë kështu bazën e lindjes dhe pranimin e këtij emërtimi të ri. Siç thotë z. Abazaj, gjuha pellazge ka qenë gjuha e vetme e folur ende në Arbëri, dhe se emërtimi shqiptar ka ardhur nga kjo gjuhë “sk-ip-at-ar”, prej kompozimit të kësaj gjuhe, që të mos e kuptojnë armiqtë tanë çka do të thotë kjo fjalë nga fjalët përbërëse pellazge.
Për të shpjeguar këtë fjalë ai e merr një fjali nga një studius i njohur për hulumtimet e historisë së popujve të Evropës, z. Thuman, i cili na i shkuan tekstualisht këto fjalë: “Albanët e quajnë veten e tyre skipatar, por kuptimin e tyre ata nuk e dinë” . Kur thotë “albanët” ai mendon për “arbërit”, na e futë në kllapa z. Muharrem Abazaj, dhe fjalën “skipatar” na e ndanë me fjalët përbërse “sk-ip-at-ar”, që do të thotë ajo tekstualisht në gjuhën shqipe: “sk”= s`ka, nuk; “ip”=jip, jep; “at”=ati, baba; dhe “ar”=arë. Pra, do të thotë se “nuk jepet ara që na e kanë lënë tashëgim etërit, baballarët”, dhe që do të mbrojnë ato ara që do të munden, pra nuk i lëshojnë trojet e tyre në duart e armiqve.

Nëse e zbërthejmë më tutje përngjitjen e fjalëve pellazge, thotë z. M. Abazaj, e marrim pjesën e dytë: at-ar; në të cilën e kuptojmë se do të thotë “ara e babës” nga fjala at=ati, baba dhe ar=ara, arë. Siç ka lindur nga emërtimi arban/arbër emërtimi Arbni/Arbëri, ka lindur nga emërtimi skipatar/shqiptar edhe emërtimi Shqipëri. Ndryshimet në këtë emër kanë ardhur si rezultat i vendosjes së disa rregullave drejtshkrimore të gjuhës së sotme shqipe.*****

disku

                  Disk me Diellin si shenjë e Zotit

 Ky është kuptimi i kësaj fjale në shqipen e vjetër dhe të sotme, të atyre që janë mbledhur nga rreziku i papritur i armiqve të shumtë, pra i arbanëve apo i arbërve, për të ruajtur tokën e lënë amanet nga baballarët, për të bërë bukë. Dhe “buka” është fjalë e parë pellazge, e thënë qysh më parë shqip, në Evro-Azi. Le të më falë Prof. Dr. Kristo Frashëri që në këtë kontinent nuk ka “rusë” dhe nuk ka “bjello-rusë”, as “serbë”, por figurojnë në hartën e vjetër të vitit 1573, të Abraham Ortelius, “grekët”, që janë shënuar kështu prej latinishtes “greia”, apo “graia”, gjë që nuk janë grekët e sotëm, por pellazgët, ilirët dhe shqiptarët.
Për të pasur një pasqyrë të vjetër e të hershme të pellazgo-ilirëve, nga të cilët janë shqiptarët, po lëshomi në thëniet e shkencëtarëve, edhe pse po i citojmë disa shkencëtarë që i kemi lexuar, të nxjerra prej Ridvan Musliut, pa u kthyer në veprat e tyre origjinale:
“- Gjysepe Katapangu: <>;
– Edvin Pears: “Shqiptarët janë banorë të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik (të emrit të maleve ERMI apo më vonë të Gadishullit Ilirik, po e themi ne, sepse autori e merr këtë emërtim si “të hershëm” gjë që nuk është e vërtetë, sepse ai nuk i ka të njohura këto të dhëna nga Lamberti ) gjegjësisht të racës arijane (ariane) duke e nxjerrur këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që do me thënë njerëz të arit të pastër.”, edhe pse do të thotë ana arave, se këto emërtime i kanë bërë arbërit, hapësit e arave, pra ar ban=arban dhe arë bënë=arbër, më tepër se domethënia e tij “arit të pastër”;
– Maks Myle: <>;
– Mauriko Duron: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (në njëren anë) dhe Hektori (në anën tjetër).”;

Mukenja35

Disk i artë Mikene Mycenaean – gold disk Mikenet fis i artë pellazgo – illir – Shqipe Hoxha

 – Edvin Jasque: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paepur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh, dhe Pirros së Epirit.>>;
– Agostino Ribeco: “Të drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohëve më të vjetra në Iliri, Afrikë dhe Azi të Vogël”;
– Gos Xhen: <> (Le të më falë Prof. Dr. Kristo Frashëri, por kjo do të thotë “paragreke”, që e thonë Arif Mati dhe të tjerë, madje disa herë!);
– Nikolla Jorga: <>;
– Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stënipërit e Pellazgëve”;
– Konstandin Pararigopulos: “Vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilire”.” Ka edhe të tjerë, por kjo është mjaft…

Pra, këta autorë e shkencëtar janë më të njohurit e botës përparimtare dhe intelektuale, që përpiqen ti mbledhin gjurmët e krijimit të botës, të pellasgëve të vjetër e shqiptarëve të sotëm.

*****

Por, ne po i kthehemi përsëri çështjes sonë:
Emrat “Ilir” dhe “Europa” (apo Evropa), siç na bënë të njohur një lexues i rregullt i organit “E vërteta”, ka një domethënie tjetër nga ajo që e dëgjojmë përditë. Emrat e fëmijve, Iliri dhe Evropa, i kanë marrë prindërit e lashtë nga jeta, nga domethënia e këtyre emrave. Ne, edhe sot ua ngjesim kështu emrin Ilir fëmijve tanë. E bëjmë këte sipas traditës; sipas domethënies; sipas rrolit të asaj gjëje të veçantë në jetë; si simbolikë e të gjithëve; etj. Pra, nëse guxojmë të marrim një shembull të vetëm, nga domethënia e kësaj gjëje të veçantë në jetë, atëherë shpjegojmë këtë emër me anë të lidhjes së tij. Emri ilir lidhet me illin (d.m.th. yllin), që pellazët i kanë thënë kështu zjarrit të lartë në qiell, d.m.th. Diellit, që është ylli më i vogël në qiell. Dhe, po kështu romakët e kanë quajtur YLLIRIA tokën ku kanë jetuar ilirët.

Të shkojmë pak më tutje dhe të marrim një shembull nga Aristidh Kola, të dhënë direkt nga Ridvan Muslia. Dielli është Ylli më i vogël që ndriçon në qiell. Ekzistonte që prej themelimit të botës mbi njerëzit dhe që ata e shikonin prej qiellit. Ai ishte më i nxehtë, që rrezatonte botën, që prej lindjes së tij e deri në perëndim, e që mbate gjithëçka që ishte në tokë, me rrezet e tij.
Diellin e kuq, në mëngjes dhe në mbrëmje kur perëndonte, e kishin simbol të parë dhe të vetin Yllirët, pra Ilirët. Diellit të kuq si gjaku i luten dhe i përkulen sot edhe arabët islamikë, megjithëse janë kundërshtarët tanë dhe atij i thonë kur lindë e perëndon “Al-lah”, perëndia i vërtetë, të marrur prej ilirëve.

Kështu u lindën, me gjuhën që e fliste njeriu, emri i diellit, i yllit. Thuhet se ne kemi ardhur prej yllit SIRIUS. Sirius është Sirri. Sirri është për fetë si gjëja më kryesore, që ne i lutemi si perëndisë. Islamikët thonë se Sirri është qenia e njeriut përtej vetes njerëzore, pra hieja e Zotit më të lartë se ne, që e përcjellë pas njeriun, që nuk duket, vetëm te ata njerëz që shohin gjërat e padukshme tek njeriu. Ata e shohin më tepër Sirrin e tij, sapo të lindë e të vdes, të largohet apo shkojë nga kjo botë e të kthehet prapë në dhé. Hoxha ia thirrë zërin, pra ia thirrë zanin, të vdekurit. Kur themi Zaa e kujtojmë Zeusin, që ne i themi Zâ.

Pra, kështu u krijuan mythologjitë e para, rrëfimet për krijimin e botës, etj. Kështu i morën konotacionet e Zotrave. U hyjnizuan gjërat më të vlerëshme të botës, edhe vetë Dielli, që u hyjnizua përpara miteve të tjera.

*****

Sipas Aristidh Kolës, Ridvan Muslisë e mua, Dielli do të thotë Dias, Dhias, Dhé, Dhéusi, Zeusi, Jezusi, Al-lahu. Ka një lidhje midis këtyre emërave. Dielli është më i larti i zotave dhe baba i perëndive të tjera dhe i njerëzve. Përpara se të bëhej i njohur si “Zot i Olimpit”, dhe përpara se të krijohej miti (Mythi) mbi lindjen e tij, në Kretën e më vonshme, kishte ZOT dhe kishte Krijues.
Nuk është Mykena e lashtë, se dihet që ka qenë pellazge dhe është rrënuar, por është Kreta e të ardhurve të tjerë. Ajo është bërë e njohur me pallatin e Minos, që ndodhet poashu në Kretë. Para Kretës eksistonte hyjnizimi i Diellit, që ishte Dias apo Dhias apo Dhé, Dhéusi, Zeusi. Italianët i thonë Dio, ndërsa ne, me vetëdijen tonë i themi Dhé, zoti i Dhéut, i Botës, pra Zoti i Madh.

“Përderisa ishte zoti i parë dhe më i madh i botës pellazge logjikisht duhet ta hasim në të gjitha territoret ku banuan këta pellazgë, nga Italia Qëndrore e deri në Azi të Vogël, Qipro, Kretë, etj.” Pra, kujtoni edhe njëherë Mikenën e lashtë me kokën e Luanit, mbi portën e saj, sepse ishin me të vërtetë pellazg, iliro-pellazg, edhe ata kanë qenë, ishin dhe janë shqiptarë, pra “sk-ip-at-ar”, por kështu nuk e quajnë veten e tyre para vitit 1308, por “graia”, jo helenë, që e quajnë veten grekët e sotëm dhe i përvetësojnë me patëdrejtë pellazgët e vjetër, sikur vetëm ata i trashëgonjë pellazgët dhe dinë të thonë ndonjë gjë për ta, ndonëse janë të detyruar të largojnë sa herë gjuhën e tyre, nga rrënjët e fjalëve të marrura nga gjuha pellazge, me mbaresat apo parashtesat greke, duke e përfshirë edhe Linearin A dhe Linearin B, bashkë me gjuhën e tyre në përpunim e sipër …

“Shumë dimë për Diellin dhe peripecitë e tij, por thelbësisht e injorojmë historinë e tij, prejardhjen e tij, etimologjinë e tij. Çka do të thotë Dhias, Zeus, Zin, etj.? Ç`kuptim kanë rrënjët Dhi dhe Zi të perëndisë më të madhe pellazge? Thonë që Dielli ishte hyjnizimi i <<shkëlqimit dhe ndriçimit>> të Diellit (Uranit)” Kuptojeni se iliro-pellazgët, pra shqiptarët e sotëm, në dialektin gegë i thonë Vrâni, i vrânët, i mvërejtur, me shira e vetëtima, terrinë, etj. që do të thotë është urani, që është terrinë, vranët, terr i zi, e nuk shihet mirë, madje as planeta e largët me këtë emër. Pra Urani krahasohet me terr të zi. “Qielli (pra Urani) në gjuhën sanskritishte quhej Diau-h. Gjuhëtarët dhe mitologët menduan se gjetën zanafillën e çështjes së Diellit, meqë e cilësonin gjuhën sanskritishte më të lashtë se ajo greke”. Në të vërtetë, është gjuha shqipe, e jo ajo greke, të cilën mund ta përcillni, në shpalimet tona.

“Rrënjet Dhi dhe Zi në shqip kanë kuptimin e ndriçimit, shkëlqimit dhe zjarrit d.m.th. i përshtaten vetive të Diellit…”. Këto veti i marrin edhe vetë arabët, me islamizmin, te Dielli, kur lind e perëndon, me ngjyrë të kuqe, si gjaku. Fjala Al=i kuq, si të gjakut ndahet me një vizë (-) me “lah”, dhe kështu thonë për Zotin e Madh, pra Perëndinë: Al-lah. Gegërisht i thonë diellit që perëndon, se ai praron, nga fjala ar, i praruar, i kuq, si gjaku.

Kështu e gjëjmë edhe “…te fjalët: Diell apo dialektore Dill, Div, Ditë, pra dita <>, pjesa e kohës që ndriçohet. Dihet, dialektore, që do të thotë bëhet ditë. Dieg, Djegë, Di, njoh, ndriçohem, (ndriçoj trurin). PerëDia, Perëndia, Zoti, Diell, E diel, d.m.th. ditë e diellë, dita e Diellit, që të krishterët e kthyen në ditën e Zotit. (Dialë, djalë djali, na i jep autori i njohur, Aristidh Kola, pa shpjegime se rrjedhë prej Zotit). Rënja Zi përfaqësohet me fjalët Zien tek fjala Zjarr dhe gjithashtu me fjalën e mëpasme Zot. Diah-u sanskritisht do të thotë Qiell (Uran), i cili, siç e kuptoni nuk është gjithmonë i ndriçuar, por edhe i errët dhe asnjëherët nuk është i zjarrtë. Kështu që nuk është e mundur të jetë e shpikur nga sanskrititët, të cilët e gjënin një emër tjetër për të shpjeguar veçoritë e qiellit. Si rrjedhim është fjala e prejardhur nga Dielli (Diau në pellazgishte) dhe ka të bëjë vetëm me shkëlqimin e qiellit, pra është e prejardhjes mbiemërore Diau.

Prejardhje e Diau-t (Qiellit) janë edhe fjalët latine DIOVIS dhe DEUS=ZOT, Perëndi. Kjo ka ndodhur në kohën pas krijimt të panteut të Olimpit dhe njësimit të Diellit me kryezotin Zeus. Pra, në kohëra kur dielli tashmë është “kryezot.” Këtu nënkuptohet nga greqishta Pantoni që do të thotë pan=gjithë, tërë dhe teu=zot, zotat, pra është lista e Zotave të Olimpit.

*****

Zotat e Olimpit i kanë tipizuar kryesisht shkencëtarët anglo-gjermanë dhe evro-perëndimorë si dhunti e “grekëve”, gjë nuk është aspak e saktë. E kemi shpjeguar më parë ne se nuk kanë ekzistuar grekët, dhe nëse kanë “ekzistuar” grekët në një pjesë të vogël të vendit, tërë vendi ka qenë tokë pellazge. Dhe, kështu i ka tipizuar gabimisht ata Roma, pastaj e tërë bota intelektuale, duke u ndërlidhur nëpër vepra të tyre, pa i kuptuar dhe pa i shqyrtuar mirëfilli këto vepra. Në të vërtetë ata kanë dashur të plaçkitin vetëm pellazgët dhe të mos i zënë në gojë paraardhësit e tyre të largët, dhe as shqiptarët, duke u nisur nga pozitat e veta ekonomike dhe të forcës ushtarake e gjeo-strategjike. Shqiptarët kenë qenë në të gjitha anët të rrethuar me armiq, që duanin ta zhdukin. Por, mjaftojmë të lexojmë të gjitha librat e Mythologisë dhe të parahistorisë dhe do të shohim si e kualifikojnë ata vazhdimisht si “greke”. Ne po i zgjedhim këtu dy vepra tipike, “Mythen und Legenden” dhe “Die Enzyklopädie der Mythologie”, të cilave do tu kthehemi më vonë, në shqyrtim. Por, meqë libri i dytë flet për mitet Greke, Gjermane e Kelte, ne po e ndërlidhim një falë të Arif Matit, kur flet për Apianin grek, që ka jetuar në vitet 95-160 pas Krishtit, në lidhje me zanafillen e tribuve ilire (Luftërat Ilire, libri X, faqe 2) që thotë se, “Ky vend e ka vendin nga Iliri, biri i Polifemit. Ciklopi Polifem (nënkupto: të mëdhenjtë, gegët, jo një qenie me përmasa mbinjerëzore, prandaj e quanin “Ciklopi”) dhe gruaja e tij, Galatea, kishin me të vërtetë tre djem: Keltin, Ilirin dhe Galin”. Për këtë arësye u quajtën kështu popujt dhe mbretëritë që pasuan.

Dihet se prej ilirëve, ne, shqiptarët, jemi pasardhësit e vetëm. Dhe, ilirët janë pasardhës të vetëm të pellazgëve të vjetër. Pra, a mund ti “harrojnë” me qëllim autorët e botës së gjërë këtë çështje kur çdo gjë e ndërlidhin me “grekët”?!…

“Herodoti i quan Dhia çdo zot të madh të popujve që ai përshkruan në historinë e tij. Fjalë të prejardhura janë edhe Dies-dita në spanjisht, Day-dita në anglisht, Dieu-Zoti në frengjisht, etj. Por, në asnjë gjuhë të botës nuk ka një sistem kaq të plotë të fjalëve me rrënjët Di dhe Zi si ekziston në gjuhën shqipe dhe ku të gjitha fjalët e kanë kuptimin e të ndriçuarës, të shkëlqimit, të zjarrit, të jetëdhënësit, d.m.th. të veçorive të Diellit.” Pra, këtu e pamë me të vërtetë çka do të thotë Zeusi, Dielli. Po i kthehemi edhe njëherë Muharrem Abazajt dhe parathënies se veprës së tij, të shkruar nga Prof. Sazan Guri. Në radhë të parë do të kuptojmë siç e kanë quajtur pellazgët Hyun e tyre, Zotin. Dihet se gjuha shqipe, që është gjuha pellazge, ka filluar me trajtat e saj njërrokëshe. P.sh. uji është emërtuar me një tingull të vetëm “U”, sepse uturon si proces apo gurgullon në përrrenj e në lumenj apo përplaset në det. Kjo lidhet me periudhën njerëzore kur akullnajat e ciklit të gjatë dhe klima e rëndë apo e ligë i ka detyruar qeniet njerëzore të jetonin së bashku, rreth 22 mijë vjet p.Kr. Njerëzit u detyruan të shpjegonin fatkeqësitë naturore dhe rregullat e botës së gjallë. Parasegjithash, jetën e botës së gjallë, të kafshëve dhe natyrën e botës qiellore. Në këtë etapë të madhe përpjekjesh të vazhdueshme ata e përdorën procesin e aglutimit dhe përngjitjes së fjalëve njërrokëshe, duke i renditur pranë njëra-tjetrës.
Duhet të kuptojmë se shkrimi ideografik dhe ai hieroglifik kanë patur si bazë filimisht çiftimin e figurës me rrokjen dhe e hieroglifit me rrokjen dhe ky çiftim përputhet me fjalën njërrokëshe pellazge. Kjo gjë mundësoi edhe leximin e pllakave etruske me alfabet pellazg nga Niko Stylo , nga znj. Nermin Vlora-Falaski dhe Muharrem Abazi.

*****

Pra, vazhdimësia pellazgo-ilire-thrako-arbane-shqipe është e pashkëputur. Ajo lidhet me tokën, arën, vatrën apo vatanin që mbështeten në konceptin “ar”, si tokë që ushqen, apo “di” të shpjegojë mbi tokën si dituri, si mjeshtri dhe në disa toponime apo koncepte të tjera. P.sh. si shpjegojnë toponimet Larisa= le-në-arë; Arkadi= ar-ka-di, për arë ka dituri, arë ka dituri; Ardian(ë), ndahet në fjalët ar=arë, di=dije, i ditur, an=anë; Epir, ndahet në fjalët ep=jep dhe ep=i epërm, i sipërm; ir=hir, hiri (jep hir, jep bekim nga lartë); Desar (etë)=des-ar, vdes në arë (des=vdes, ar=arë), etj. Për fjalën “vatan”, themi se ajo është fjalë turke, por kjo nuk është e vërtetë. Fjala vatan është fjalë e përngjitur pellazge. Ajo vjen prej fjalës “va-at-an”, që do të thotë “vendi i varreve të etërve”, va=varr; at=babë; an=janë, “varret e etërve janë”. Dhe, kështu me radhë…

Do ta përcjellim këte çështje në shkrimet e mëvonshe…*

Prof. Dr. Kristo Frashërit, “Etnogjeneza e shqiptarëve”, Botimet M&B, Tiranë 2013.
Muharrem Abazaj, “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013.
Muharrem Abazaj, vepra në fjalë, faqe 359, duke cituar Thumanin nga vepra e tij “Hulumtime për historinë e popujve të Evropës”.
E njëjta vepër, e njëjta faqe, 359.
E njëjta vepër, faqe 360.
Shikoni http://lajmonline.com/Kombetare/Aleksan-re-Lambert-Evropa-sabotoi-historine-tuaj-ne-shekullin-XIX-kur-Ilirine-e-quajti-Ballkan.html.
Shikoni http://lajmonline.com/Kombetare/Aleksan-re-Lambert-Evropa-sabotoi-historine-tuaj-ne-shekullin-XIX-kur-Ilirine-e-quajti-Ballkan.html.
Shikoni shpjegimet e mia, në faqen provizore, http://www.brahimavdyli.ch, Shpalimet për Evropen, 1-11.
Ridvan Muslia, në shkrimin „Dielli-Zeus“, të Aristidh Kolës, te faqja „Pellazgët-Ilirët-Shqiptarët“, në http://www.facebook.com.
Po aty.
Shiko fjalorin e turqishtes, Nijazi Sulça (Niyazi Sulçoğlu), “Fjalorin Turqisht-Shqip“, botim i autorit, Ankara 1994, faqe 3.
Shiko shkrimin e Aristidh Kolës, “Dielli-Zeus”, më tutje, të marrë tekstualisht prej meje, cituar prej Ridvan Musliut.
Neil Philip, „Mythen&Legenden-Ürsprung, Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag AG, Vevey/CH 1999.
Chrifstopher A. Weidren, “Die Enzyklopädie der Mythologie/ Die geheimnisvolle Welt der antiken Griechen, Germanen und Kelten”, Tosa GmbH, Fränkisch-Crumbach 2015.
Mathieu Aref, “Mikenët=Pellazgët, Greqia ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 210,
Aristidh Kola, “Dielli-Zeus”, më tutje, të marrë tekstualisht nga Ridvan Muslia.
Prof. Sazan Guri, në “Parathënie”, te vepra e M. Abazatjt, faqe 7.
I njëjti autor, faqe 9.
Shiko dy veprat e Niko Stylos, të cituara në shkrimet tona të mëparshme.
Shiko veprën e saj, të cituar në shkrimet tona të mëparshme.
Prof. Sazam Guri, në “Parathënien”, faqe 9.
Po aty, faqe 13.

Shperndaje ne

The Author

Brahim Avdyli

DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)... Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike... Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; -"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; -"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; -"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; -"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997; -"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999; -"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; -"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; -"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; -"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; -"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; -"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; -"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; -"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; -"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013; -"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; -"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017. “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019. Tani, pritet të botohet vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019... Janë të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë... Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë... Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht. Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i disa organizatave të tjera. Këto poezi lirike janë nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.